Jump to content

Aanamorava e Binqes

Nga Wikibooks

Nga Vitia shkruar Granit Salihu.

                    Anamorava e Binçes 
                      Gjeografia

Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut,në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së ku e ka emrin Morava e Binqes Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me nji sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000m. Përbëhet nga shtresa të vjetra dhe derdhjeve vullkanike, ka toka të mira.Fusha e Moravës veqohet me formacione të rejatë kenozoikut. Dominojnë sendimetet e konglomeratit, të zallit dhe rërës së moshës së neogjenit, duke e bërë këtë hapsirë më hoogjene në aspektin litologjik. Fusha e Moravës paraqet pjesën më të ulët të relievit të Kosovës jug-lindore. Fusha e Moravës me lartësinë prej 450-500 m,jo vetëm se është më e ulët, por edhe diferencat janë më të vogla në mes rrafshinës aluviale dhe të terracave të liqenit të dikurshëm. Klima e Anamoravës është e mesme kontinentale , ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 110 m. Nuk ka erëra të forta në këtë fushë. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.Mesatarja e temperaturave vjetore për Anamoravën është 10.6 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 gradë C, e muajit më të ngroht e korrikut me 20,7 gradë C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.[1]Nëpër Fushën e Anamoravës rrjedh lumi Morava e Binqes me degët e veta si Lumi i Karadakut, Llapushës nga ana e djathtë dhe lumi i Livoqit, Mirushës, Stanishorit , Përlepnicës dhe Krivarekës nga ana e djathtë.Dikurë krahinë agrare, në të cilën janë kultivuar gruri e duhani, më vonë fiton edhe tiparet industriale, sidomos qendra e këtij regjioni Gjilani, tash qytet me rreth 80 000 banorë me industri tekstili, të duhanit, të radiatorëve, të baterive etj. Vitia, qendër komunale, paraqet një qytetzë agrare me industroi fillestare metalike, me Banjën e Kllokotit afër, ndërsa Dardana po ashtu qendër komunale, qytet i vogël agrar industrial, me industri të qeramikës.


                             Morava e Binçes
                           Portali i Gjeografisë


Morava e Binçes është lum në Kosovë. Morava e Binçes buron në Malet e Karadakut (Malet e Zeza) në teritorin e Maqedonisë në jug të Vitisë e në veri të Shkupit. Dy rrjedha formojnë Prronin e Madh, i cili kur të kalon kufirin njihet si Morava e Binçes. Emrin e ka marr nga vendbanimi Binçë. Lumi Morava emri i vjetër është Angros. Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Mur an Vadës apo më vonë Vendi i Lekës - Velekinca e sotme. Poashtu fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s. Lumi Morava e Binçes rrjedh nëpër fushen e Anamoravës nëpër Velekincë e deri në ngushticen e Konçulit kalon në Luginën e Preshevës ku pas 49 km gjatësi i bashkohet Morava e Vogel e Preshevës në afërsi të Bujanocit. Prej fshatit Pisjan nëpër Velekincë e deri te Dobërçani (Mireshi) , Morava e thellon shtratin e saj në formacione të vjetra të paleozoikut, duke formuar grykën e gjatë 16 km, të quajtur Gryka e Gjilanit. Me të dalë prek kësaj gryke , Morava zgjeron shtratin e vet në gjatësi prej 10 km. Në këtë pjesë merr degen e majtë Krivarekën dhe së bashku me Moraven formon Grykën e Konçulit dhe del në teritorin e Luginës së Preshevës. Morava e Binçes i takon pellgut të Detit të Zi. Bashkohet me Moravën Perendimore të cilat bashkohen dhe derdhen në Danub e pastaj në Detin e Zi. I tërë pellgu i Moravës së Binçës me degët e saj përfshinë sipërfaqen prej 1.156 km2

Prurja mesatare mujore në Moravën e Binçës në mënyrë të theksuar fillon të rritet nëmuajin shkurt, kur prurja është më e madhe se ajo e janarit për 2,89 m3 /sek në Domoroc dhe 356 m3/sek në Kërmjan. Krahasuar me muajin shkurt- mars kjo prurje në lokalitetin e parë është më e madhe për 2,35 m3/sek e në Kërmjan për 2,20 m3/sek, kur në këto lokalitete arrinë lartësia më e madhe e prurjes, në muajin mars. Minimumi i prurjes është shënuar në muajin gusht në të dy lokalitetet. Prej maksimunmit të prurjeskjo e gushtit është më e vogël për më se 12 herë në Domoroc dhe 8 herë në Kërmjan. Në bazë të kësaj mund të përfundohet se në Moravën e Binçës prurja më e madhe është në mars dhe në shkurt e më e vogël në gusht dhe në shtator. Degët e djathta të Moravës së Binçës janë lumi Letnica, Karadaku, Pisjani dhe Llapusha. Dallohen si lumenj të shkurtër, të rrëmbyeshëm, me lugina të thella dhe të ngushta, me fuqi të theksuara erosive. Degë të majta të Moravës së Binçës janë ajo e Zhitisë, Cërrnica, Livoqit dhe Krivareka ( Lumi i Shtrembër). Ky i fundit dallohet prej të gjtha degëve jo vetëm për nga gjatësia dhe prurja , por edhe me madhësi të pellgut ( 612 km2). Veçori e përgjithshme e degëve të Moravës së Binëës është intenziteti i madh i erozionit dhe procesit të akumulimit në pjesën e poshtme të fushës së Gjilanit. Sidomos dallohet lumi i Letnicës dhe i Përlepnicës për veprimin e roziv dhe procesit të akumulimit të materialit të sjellë.