Jump to content

40 Hadithe të Zgjedhura nga Imam Neveviu/4

Nga Wikibooks

40 Hadithe të Zgjedhura nga Imam Neveviu


Faqe 3
faqe
- 4 -

Ballina
Nr. Hadithi
31. Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa'd Es-Sa'idij, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:

"Erdhi nje njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe tha: 'O Resulull-llah, me perudh ne ate pune, qe nese e punoj do te me doje All-llahudhe do te me duan njerzit.' Ai tha: 'Mos e lakmo (ben zihad) kete bote, do te te doje All-llahu, kurse mos lakmo ne ate qe eshte te njerezit-do te te duan njerzit'."

(Ibn Maxheh dhe te tjeret me senede te besueshme)

32. Nga Ebu Seidi Sa'd ibn Malikibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Nuk ka dem as te demtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i behet dem, as demi i shkaktuar te kthehet ne te kthehet ne te njejten menyre").

( Hadith hasen, trasmetojne Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet tjera: kete hadith e trasmeton edhe Maliku ne El-Muwata si hadith mursel nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka trasmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., duke leshuar Ebu seidin, kurse ky pa pasur zinxhir te trasmetuesve i cili eshte me i fuqishem se te tjeret.)


33. Nga Ibnu Abasi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Sikur njerezve t'iu jepej ajo qe e kerkojne, do te kishte asosh, te ciletdo te kerkonin pasurine dhe jeten e te tjereve. Mirepo, ai i cili pohon, ai eshte I obliguar te shtroje deshmi, kurse ai qe mohon besimin." ( Hadithi hasen; trasmetojne Bejhekiu dhe disa te tjere ne permbledhjet e tyre. )


34. Nga Ebu Said el-Hudriu, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

'Kush nga ju sheh nje te keqe-le ta ndryshoje me dore, e nese nuk mundet kete ta beje-atehere me gjuhen e tij, e nese nuk mundet kete ta beje-atehere me zemren e tij, porse ky eshte imani me I dobet.'"

( Muslimi )

35. Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:

"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

'Mos ia kini xhelozine njri-tjetrit, mos e mashtroni njeri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njeri-tjetrit shpinen, mos garoni njeri me tjetrin ne shitblerje dhe behuni robet e Zotit, vellezer. Muslimani eshte vellai I muslimanit, nuk I ben dhune atij, nuk e le ( ne balte ), nuk e genjen, nuk e nençmon'. 'Takvalleku eshte ketu', dhe tregoi ne kraharorin e tij tri here. ' Per nje njeri eshte e keqe e mjaftueshme qe ta nençmoje vellain musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurine e tij Dhe nderin e tij'."

( Muslimi )

36. Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Kush ia largon besimtarit nje brenge nga brengat e kesaj bote, All-llahu nga ai do ta largoje nje brenge nga brengat e dites se Gjykimit. Kush ia lehteson atij I cili eshte ne veshtiresi. All-llahu atij do t'ia lehtesoje ne kete dhe ne boten tjeter. Kush ia mbulon ( nje te mete ) muslimanit, All-llahu atij do t'ia mbuloje ne kete dhe ne bote tjeter. All-llahu do t'i ndihmoje robit, derisa ai t'I ndihmoje vellait te vet. Kush ndjek rrugen qe ne te te kerkoje dituri, All-llahu do t'ia lehtesoje atij rrugen deri ne xhennet. Asnjehere nuk do te tuboheni ne nje shtepi te Zotit nje grup njerzish qe te lexojne Kur'andhe qe ta studiojne ate e qe mbi ta te mos zbrese qetesia dhe t'I mbuloje meshira, t'I rrethojne engjijt, dhe qe All-llahu mos t'I permendinder te zgjedhurit e Tij. Kend e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradoje prejardhja e tij."

( Me keto fjale e trsmetoi Muslimi )

37. Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, I eshte trasmetuar nga Krijuesi I tij I Madheruar, I cili ka thene:

" Me te vertete All-llahu I ka shkruar veprat e mira dhe veprat e keqia. Pastaj kete e ka sqaruar: 'Kush deshiron ta beje nje veper te mire, por nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaje si veper te mire te plote. Por, kush deshiron ta beje nje veper te mire dhe kete e ben, All-llahu do t'ia shkruaje dhjete vepra te mira, deri ne shtateqind shperblime dhe me shume. Kush deshiron te veproje nje veper te keqe, dhe nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaje si veper te mire te plote, por nese deshiron dhe e ben, All-llahu do t'ia shkruaje si nje veper te keqe'."

( Me keto shkronja ne sahihet e tyre e trasmetojne Buhariu dhe Muslimi )

38. Nga Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

'Me te vertete All-llahu I madheruar ka thene: 'Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut ( veliut ) Tim, Une do t'I shpall lufte. Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte vetem per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua; dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen ec, ec vetem per Mua. I ketilli nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate'."

( Buhariu )

39. Ngaibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Me te vertete All-llahu ummetit tim I fale ato qe behen duke gabuar pa qellim, ato qe behen nga harresa dhe ato qe behen nen presion (nga te detyruarit)."

( Hadithi hasen, e trasmetojne Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe te tjeret. )

40. Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene:

"Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, me kapi prej krahu dhe me tha:

'Jeto ne kete bote si I huaj ose si udhetar'."

Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:

"Kur te ngrysesh, mos e prit mengjesin, por kur te zgjohesh, mos e prit mbremjen. Gjate kohes se shendetit pergatitu per smundje dhe gjate jetes pergatitu per vdekjen tende!"


Faqe 3
faqe
- 4 -

Ballina