Jump to content

40 Hadithe të Zgjedhura nga Imam Neveviu/2

Nga Wikibooks

40 Hadithe të Zgjedhura nga Imam Neveviu


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3
Nr. Hadithi
11. Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn Ebi Talibi, nipit te te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe rejhanit (lule erekendese ) te tij, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: " Kam mbajtur ne mend nga i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:

' Lere ate qe te duket e dyshimte, kurse pranoje ate qe nuk te nuk te duket e dyshimte'. "

( Tirmidhiu dhe Nesaiu )

( Tirmidhiu ka thene: " Ky eshte hadith hasen sahih." )

12. Nga Ebu Hurejre, radijall-lahu anhu, trasmetohet se ka thene: " I derguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

'Nga Islami i mire i nje njeriu eshte largimi nga ajo qe nuk i intereson'. "

( Tirmidhiu dhe te tjeret trasmetojne se ky eshte hadith hasen.)


13. Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, sherbyesi i te Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, trasmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Nuk do te jete besimitar ( mu'min ) askush nga ju, derisa nuk i deshiron vellaut te tij ate cka i deshiron vetes. "

( Buhariu dhe Muslimi )

14. Nga ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: " I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

' Nuk eshte e lejuar derdhja e gjakut te nje muslimani, pervec ne tri raste: prostitucion i vonshem (person nje here i martuar), shpirti per shpirt(koka per koke) dhe ai i cili e le fene (e tij) dhe e le bashkesine e tij '."

(Buhariu dhe Muslimi)

15. Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Kush e beson All-llahun she diten e Mbrame, le te flase mire ose te heshte, dhe kush beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta nderoje fqiun e tij dhe kush beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta nderoje musafirin e tij."

( Buhariu dhe Muslimi )

16. Nga Ebu Hurejre radijall-llahu anhu, trasmetohet: " Nje njeri i tha te Derguarit te All--llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:

' Me keshillo.' I Derguari tha:' Mos u zemero!' Ky e perseriti pyetjen disa here. I Derguari perseri tha: 'Mos u zemero! ' "

( Buhariu

17. Nga Ebu Ja'la Sheddadibn Eusi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Vertet All-llahue ka bere obligim miresjelljen ndaj cdo gjeje: Kur te mbytni ( p.sh. armikun ), mbyteni ne menyren me te mire; kur te therni, therni ne menyren me te mire; mprehni thikat qe t'ia lehtesoni sakrifices tuaj. "

( Muslimi )

18. Nga Ebu Dharr Xhundub ibn Zhunadeh dhe Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se i Derguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Kije ndermend All-llahun kudo qe te jesh. Pas te keqes pason e mira, ajo do ta fshije te keqen. dhe edukoj njerzit me moral te mire. "

( Trasmeton Tirmidhiu, i cili thote: Ky eshte hadith hasen, kurse ne disa permbledhje te tjera eshte hadith sashih.)

19. Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene pas te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha:

' O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend All-llahun, All-llahu do te te ruaje ty. Kije nder mend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej All-llahut. Nese kerkon ndihme, kerko prej All-llahut. Dije, sikur tere populli te tubohejqe te te ndihmoje ne dic, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar All-llahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka All-llahu tash me te ka caktuar. Jane ngriturlart pendat dhe jane thare faqet ( d.m.th. cdo gje eshte caktuar dhe mbaruar )

( Tirmidhiu, i cili thote: hadith hasen sahih )

Ne trasmetimet e tjera, pervec te Tirmidhiut, qendron:

" Kije ndermend All-llahun, do ta gjesh para vetes. Njihe All-llahun ( kur je ) ne bollek, All-llahu do te njeh ty ne veshtiresi. Dhe dije, ajo qe nuk te ka goditur, as qe ka mundur te te godase, kurse ajo qe te ka goditur, nuk ka mundur te mos te godase. Dije se verte ndihma eshte me durim, gezimi me deshperim, kurse ne cdo veshtiresi ka lehtesi."

20. Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

' Vertet, nga fjalet (urtesite) qe bota i ka mbajtur mend nga predikimet e pejgambereve te meparshem eshte: 'Kur nuk turperohesh, atehere vepro c'te duash'. "

(Burahiu)


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3