Jump to content

“Kaçaniku i i Idriz Seferit nxorri trima”, Haradinaj kujton dëshmorët e atdheut

Nga Wikibooks

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku shprehet se Kaçaniku i Idriz Seferit ka nxjerrë trima dhe kujtoi me emra komandantët e luftës të UÇK-së.

Statusi:

Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare. Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me pietet luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës.

Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!


10 Gusht 2018