Jump to content

“Ju lutem, vetëm ballist mos më bëni”

Nga Wikibooks

Nga Duro Mustafai

Me regjisorin e njohur të Kino-Studios, Muharrem Fejzon, autorin e shumë filmave artistikë me vlerë, gjëndeshim ne fshatin Dukat të Vlorës. Me ne ishte edhe shkrimtari Vath Koreshi, që atëhere punonte me mua si redaktor i gazetës “Drita”. Muharremi na kish ftuar në sheshin e xhirimit për të parë skenën e fundit të filmit “Gunat mbi tela”, skenën e “Ultimatumit” , dërguar gjeneral Piaçentinit.

Ishte një gjë e bukur e prekse, tek shikoje ata qindra “fshatarë kryengritës”, tek ngrinin dyfeqe e hanxharë lartë mbi kokat e tyre, e betoheshin te flamuri në kodër, se do ta hidhnin në det “breshkaqënin” ..Ndërsa si sfond do na vinin në vesh vargjet, që ato ditë pata krijuar enkas për filmin, muzikuar nga kompozitori i mirënjohur vlonjat, Kujtim Laro..

Muzika e atij mjeshtrit të Madh, të bënte ta jetoje luftën me sakrificat e gjakun e derdhur për atdhe. Të rrëngjethnin tonet e melodisë dramatike dhe heroike ,. mishëruar me vargjet..”Besëm lidhëm në flamur/,Ne do rrojmë, se rron liria /, Tokë e dashur, je e jona/, Është e jona Shqipëria”…..

Ishte muaj i nxehtë korriku i vitit 1975, vapa qe e papërballuershme për ata qindra kooperativistë, të veshur rëndë me guna të leshta, që ishin figurantë e në rrolin e luftëtarëve kryengritës në “Luftën e Vlorës”. Dhe, tek shikoje atë, artistin e madh, Lefter Pajën, të mbytur në djersë, po me një mitroloz të rëndë italian, që nuk e hiqte nga dora, mendoje se lufta ishte midis nesh. Po një luftë tjetër ishte edhe vapa… Prandaj xhirimet kishin nisur qysh në orën 4 të mëngjezit… Aty nga dreka, kur dielli përvëlonjës qëndronte në kupën e qiellit, gjithëçka për skenën e asaj dite, kish mbaruar..Për një çast do të hidhja vështrimin te Ilia Terpini, operatori i palodhur i kino-studjos dhe njëri prej më të zotët e atyre viteve. I merakosur për punën e tij, ai pati dëshirën të pyeste ..”E , si ju dukën ato sekuencat e filmit ?,..Se vrejta që po shikonin me vëmëndje.? ”. ..”Ishin pamje, reale, të mbrekullueshme”, tha Vathi, i enthuzjasmuar. Kurse unë do të shtoja..”Unë nuk jam specialist si Vathi, po mu duk vetja i përfshirë në një luftë që as në ëndërr se kisha parë, po po të ishte ëndërr tani do ta ndjeja veten të lumtur, se u kisha shpëtuar batareve të plumbave të italianëve, e se tani ndjehem gjallë…”.Dhe,. qeshëm të gjithë sëbashku, me vështrimin te regjizor Muharremi, që sapo ish afruar. E përgëzuam edhe atë, që na kish falur çaste të bukura, që nuk i kishim përjetuar më parë..

”ATË RROL E LOZA NJËHERË, POR S’MË DOLI GJË..”Dhe…U TURPËROVA..

Ndërkohë, aty pranë një rrapi, Muharremit i kish tërhequr vëmëndjen një burrë thatanik me një qylaf të bardhë në kokë, që kish mbështetur shpatullat tek rrapi e gjatë gjithë kohës kish ndjekur xhirimet e filmit. Pas një veshtrimi të shpejtë tek burri me qylaf, Muharremi do të drejtohej nga ne..-

.”Ja, sa ta mbaroj filmin e do të nis punën për një film tjetër për Luftën partizane”, pastaj shton…, “Më ka tërhequr vëmëndjen figura e atij burrit atje, dhe tregon me dorë burrin me qylaf të bardhë. Sa shumë do ti shkonte atij figura e një ballisti. Qoftë duke thënë vetëm një fjalë, qoftë edhe si figurantë i heshtur”..Ne hodhëm sytë për të parë burrin që Muharremi këkonte ta bënte personazh filmi. Po ai, i zgjuar siç janë përgjithësisht, Dukatasit, me sa duket kish kuptuar që bisedohej edhe për të. Prandaj do ngrihej në këmbë e do afrohej me fjalët..”Djemo, mos e kini fjalën për mua ?..

– Po i them, ky regjizori do të bëj edhe një film tjetër për Luftën kundër fashistëve. Regjisori ka menduar të jeni edhe ju figurant ?- -“Mua në film ?, Oh, ju marça të keqen, o falemindedrit o djemo, faleminderit. Po ça do më bëni, më bëni partizan, ose më mirë më bëni komisar, që ta marrë vesh fshati se çoç kam qën edhe unë…” -Jo, i thotë Vathi, ti do jesh në rrolin e një ballisti, po s’ka pse shqetësohesh se është rrol filmi… Pastaj për këtë do të shpërblehesh.dhe i shpjegon shpërblimin.

Në atë kohë edhe figurantët, që rrinin e nuk thoshnin asnjë fjalë në filma e teatër merrnin një honorar ditor prej 150 lekësh, që nuk ishte gjë e vogël..Dhe njerzit kërkonin të ishin pjesëmarrës në filma. Po burri me fytyrë të himët e të mprehtë, do të na thoshte..”Jo, jo, mua mos më jepni asnjë lekë, veç më bëni partizan, ballist, në asnjë mënyrë..”.

Na çuditi këmbëngulja e tij dhe prapë, i shpegojmë…-“Dëgjo këtu, mor xhaxha , i thotë Vathi, nuk është ndonjë gjë e madhe, ti do jesh, ky që je, me këtë qylaf të bardhë, me shkabë, do mbash edhe një dyfek të gjatë, italiani, po do të marrish 150 lekë në ditë, kaq… Apo jo, shoku regjisor ? Dhe Muharremi pohon me kokë.. Ndërsa Vathi përsëri shton, ..” Hajde, jepi emrin regjisorit, që kur të vijë për filmin në Vlorë, të të kërkojë.. Hajde se rrol kinemaje është, një rrol…. Atëhere, dukatasi, gjithë seriozitet do të përgjigjej..

”Ah, jo mor djema, jo, se atë rrol e loza njëherë e, s’më doli gjë” ..E nisi të merrte rrugën drejtë fshatit. Ndërkohë do të largoheshim edhe ne, por përpara na del sekretari i partisë së fshatit. Ai më kish njohur e miqësisht do më pyeste se çfarë kishim biseduar me atë burrin.. Pastaj na porositi të bënim kujdes, që të mos e fusnim në film, se ka qën ballist, e po të dilte në ekran,do ta digjnin filmin.., Më vonë do të merrnim vesh se burri në fjalë, kish nja 1OO kokë bagëti e dikush i kish thënë se, po të bashkohej me partizanët, ata do tja shisnin vëndin rusëve e sërbëve E do mbetej pa shtëpi, pa liri e prokopi..Por, me Ballin ai kish qën vetëm 15 ditë, dhe pushkën nuk e kish shkrepur asnjëherë. Ai, e kish kuptuar se ballistët ishin bërë bashkëpunëtorë të fashistëve e tradhëtarë të vëndit, dhe në krahë të tradhëtarëve, s’mund të qëndronte, prandaj i kish braktisur ata… Megjithatë e ndjente se në ato vitet e luftës për çlirim, ai kish ndjekur, një rrugë të gabuar..Dhe, mendonte se me . rolin e partizanit në fim, mund të reabilitonte veten ..E për këtë këmbëngulte,

“Ju, lutem mos më bëni ballist, më bëni partizan… “… …Unë u prisha me ‘’Ballin’’ dhe ua hodha dyfekun, atë ditë kur mësova se, shokët e mi të lidhur me pushtuesit, i drejtuan fashistët të digjnin fshatin fqinj, Tragjasin, dhe e dogjën tri herë, se e quanin : ‘’fshat i partizanëve’’. Herën e parë e dogjën mercenarët e Alil Halisë, të dytën italianët dhe të tretën nazistët gjermanë. Këtë të vërtetë e di gjithë Vlora… Kish kaluar koha e drekës. Rrugës për në Vlorë bisedonim e qeshnim..,”I shkreti njeri, dikur kish qën ballist e tani, me ndryshimin e kohëve, kërkonte ta bënin partizan. Mendonte se kështu mund tu largohej bezdive, që i shkaktonte biografia, e tij, Dhe, duke u bërë “partizan”, qoftë edhe figurant në një film, mund ti shpëtonte edhe luftës së klasave..

Ishte mesi i ditës, kur mbritëm në Ujin e Ftohtë, në plazhin e Ri.. Aty takuam bashkëshorten e Muharremit, Nadian me të dy djemtë e vegjël. Regjisori Muharrem Fejzo, duke e ditur që xhirimet e filmit do të zgjasnin për një muaj, kish prurë nga Tirana, për të pushuar në plazh , edhe familjen e tij. Por atë ditë, Nadia me fëmijtë nuk kish dalë në rërë dhe Muharremi do të pyeste, ..”Pse ? Koha është e bukur, dielli i nxehtë, e ju keni qëndruar brënda në kabinë “..?

-Pse mos nuk deshëm ne ? Po, ashtu na ndodhi.. Dhe Nadia do na shpjegonte me një ndjenjë pakënaqësie..”Unë hapa çadrën, e vendosa atë në rërë dhe nxitova te gabina për të marrë fëmijët, por kur erdha, nën çadrën tonë pashë që ishin shtrirë katër të rinj..Me butësi u thash..”More djema, ju lutem largohuni që këtej. Po ata nuk luajtën nga vëndi. Ju thash përsëri, djema, ju lutem largohuni, se kjo është çadra ime..” Kur njëri tërë seriozitet e me tonë lartë më thotë..

“Çadra është e jotja, por toka është e jona !”..E pash që ata s’kishin për të lëvizur nga vëndi, e unë, pa e zgjatur, mora femijtë për dore e u largova. Kjo na shqetësoi e të dy me Vathin, shkuam te çadra, ku rrinin e bisedonin të qetë, të katër të rinjtë..I përshëndesim dhe u themi..” Pse, mor djema na turpëroni, si përzutë nga çadra, familjen e regjisorit ?. Ai vjen nga Tirana që të bëjë një film për Vlorën tonë e ne vlonjatët i themi largohu, se “kjo është toka jonë”.. Ne dijmë që vlonjatët janë mikpritës, kurse ju na turpëroni…”. Të gjithë, dëgjuan me vëmëndje e të gjithë thanë..,

“Na falni, na falni, ne nuk e dinim që ishte familja e regjisorit, dhe deshëm të bënim shaka, por bëmë gabim. Ne kemi ndjekur disa xhirime të filmit në “Sheshin e Flamurit”, jemi manitur. Me regjisorin jemi takuar, atë e njohëm, por të shoqen nuk e njihnim..” Dhe, para se të largoheshin, do të na luteshin ti thoshnim regjisorit dhe të shoqes, se u kërkonin falje, e se ishin të gatshëm ti ndihmonin, për çdo nevojë që do të kishin.. Ditë më vonë, Nadja do të na thoshte se, ata të rinjtë, vinin përditë te çadra jonë e pyesnin në se ndokush i bezdiste e në se kishim nevojë për ndihmë..

Por, kishin dëgjuar se regjisori do të bënte një film tjetër. Ai do të ishte një film për luftën antifashiste. Dhe ata, të rinjtë e “bezditshëm”, ndoshta pasardhës të partizanëve, kishin kërkuar të merrnin pjesë në film, qoftë edhe si figurantë, pa para, por të ishin në rrolet e partizanëve, që luftonin kundër fashistëve e bashkëpunëtorëve të tyre, ballistë. A thua se ajo ngjarja e Dukatit, kish mbritur edhe në qytet ? Dhe ai, burri me qeleshe, u dukej sikur thoshte “Ju lutem, mos më bëni ballist“…..