Çokollatë

Nga Wikibooks

<Wiki kuzhina


Çokollatë e ftohtë

Përbërësit: Për 4 persona: 200g çokollatë e copëtuar, 1/2 gotë krem qumështi, 20 g gjalp, 20 g vanilje.

Përgatitja: Shkrini në zjarr të dobët çokollatën me vaniljen dhe 2 lugë ujë. Përzjejeni herë pas here. Kur masa të jetë e njëtrajtshme dhe kremoze, hiqeni nga zjarri, shtoni pak nga pak kremin e qumështit dhe gjalpin. Hidheni kremin nëpër tasa dhe vendosini në frigorifer. Servirini me biskota.