Jump to content

Çka Naimi, Samiu e Abdyli, çka Bektashit?/6

Nga Wikibooks

Trashëgimia


Faqe 5
faqe
- 6 -

Shënim
Pjesë të mitologjisë bektashiane shpesh lidhen me vende të ndryshme të cilat ata i deklarojnë si të shenjta. Të tilla janë në Shqipëri Teqja e Sari Salltëkut në Krujë, e Abaz Aliut në Tomorr apo e Sejid Gazit në Eksishehir të Turqisë. Mrekullitë që ata i japin shenjtëve të tyre shpesh kanë përshkrime herojsh shamanistë që gjenden vetëm në tregimet budiste dhe shamaniste me origjinë turko-mongole por që në Islam janë të rralla. Besime të tilla gjenden me shumicë sot mes bektashijve shqiptarë, të cilët besojnë për shembull në fluturime të Abaz Aliut hipur mbi kal nga Qerbelaja në malin e Tomorrit dhe ekzistencën e gjurmës së këmbës së tij në Tomorr. Në 20 ? 25 Gusht bektashitë kryejnë edhe vizita përkujtimore në Teqen e Abaz Aliut në Skrapar.

Përveç konfliktit të viti 1826 bektâshitë kanë patur edhe shumë konflikte të tjera me regjimin Osman dhe më pas me atë modern turk. Nga revoltat më të hershme bektâshiane mund të përmendim revoltën e Kalender-ogllusë në vitet 933 / 1526-1527. Natyra konfliktuale e bektâshive me regjimin në shumë raste ka marrë forma kulturore dhe letrare. Kjo gjë mund të shihet qartë edhe në artin e Bejtexhizmit shqiptar. Shumë nga bejtexhijtë shqiptarë ishin bektâshianë. Ndër ta mund të përmendin Hasan Zyko Kamberin, Anonimin e Gjirokastrës, Baba Meleq Shëmbërdhenjin, Baba Abdullah Melçanin, Muharrem Mahzuni Babain, Naim Frashërin etj. Në punimet bektâshiane si Paraja, Istori e Skënderbeut, Qerbelaja apo Lufta e Gjirokastrës me Ali Pashën gjuha Shiite dhe antisunite e autorëve lexohet shumë kollaj.

Historia e gjatë e konflikteve të bektâshive me shtetin turk arriti klimaksin e saj në vjeshtë të vitit 1925. Në këtë kohë regjimi i Ataturkut iu kërkoi dervishëve në të gjithë Turqinë të ndalojnë aktivitetin e tyre, të mos veshin xhubet dhe taxhët nëpër rrugë, të fillojnë të shkruajnë bejtet e tyre me gërma latine etj. Të përballur me këtë realitet bektâshiatë kryen hixhretin e tyre të dytë drejt Shqipërisë. Nën lidershipin e Baba Sali Njazi Dedesë nga Starja e Kolonjës ata themeluan në Tiranë Kryegjyshatën Botërore të Bektashianëve, e cila do të zëvendësonte Teqen bazë (Pîr-Evinë) të bektâshive në Haxhi Bektash të Turqisë. Duke qënë se shumica e bektâshive ishin me origjinë shqiptare, ata do të gjenden si zotërues të shumicës së teqeve bektâshiane në botë dhe shpesh themelues të tyre. Teqe që nga Kajro e deri në Miçigan të SHBA-së do të kishin themelues të tyre shqiptarët, ashtu siç edhe xhamia e parë e ndërtuar në SHBA ka për iniciatorë shqiptarët.


Faqe 5
faqe
- 6 -

Shënim