Jump to content

Çka Naimi, Samiu e Abdyli, çka Bektashit?/4

Nga Wikibooks

Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5
Ali Pashë Tepelena dhe Mahmudi II-të
Pasojat e kësaj lufte dhe të konflikteve të tjera që Mahmudi II do të krijontë në Ballkan gjatë sundimit të tij do të ishin një nga arsyet kryesore pse bektashitë do të kishin sytë e tyre nga Ballkani dhe veçanërisht nga Shqipëria. Siç edhe bashkëkohësi francez i Ali Pashë Tepelenës, Ibrahim Manzur Efendi dëshmon në librin e tij "Kujtime për Ali Pashën" jugu i Shqipërisë së fillimshekullit të 19të ishte një nga vendet me ideale ku ndenjat pro-shiite demonstroheshin hapur në Perandorinë Osmane. Ndërsa Ibrahim Manzuri më të drejtë gegët e Shqipërisë i klasifikontë si osmanllitë e Shqipërisë, pasi të fundit ishin edhe sunitë të betuar, ndjenjat Shiite në Jug të Shqipërisë ishin shumë të forta. Ndër të tjera në kujtimet e tij, Ibrahim Manzur Efendija vëren se në Janinë njerëzit thërrisnin qentë e tyre me emrat e themeluesve të dinastisë umajade, Muavijah dhe Jezid. Për më tëpër dashuria e Ali Pashës për dervishët dhe mistikët dhe joshja që Jugu i Shqipërisë si krahinë kufitare me kristendomin i krijonte çdo rebeli kundër regjimit, ka qënë një nga arsyet që pas konfliktit final që bektashitë patën me sulltan Mahmudin II në vitin 1826 dhe më parë me Selimin III, ta shohin Shqipërisë jugore si vendin e tyre me ideal të shpëtimit. Nga një hartë interesante që H. T. Norris jep në librin e tij ?Islam in the Balkans? për Bektashitë ne kuptojmë që shpërndarja e Bektashive në Ballkan ka si zonë të saj Jugun e Shqipërisë dhe përkatësisht zonat malore të Jugut shqiptar, vende ku pushteti Osman kishte pak kontroll apo pothuajse aspak. Këto zona të Jugut të Shqipërisë, larg kontrollit të regjimit ishin safe-heaven-at më të përshtatshëm të jeniçerëve dhe dervishëve bektashian për t´u ruajtur nga regjimi pas masakrës së Mahmudit II në vitin 1826.


Enciklopedinë e Islamit
Sipas artikullit "BEKTÂSHIYYA" në Enciklopedinë e Islamit nga R. Taschud, Haxhi Veli Bektashi pranohet të ketë qenë me origjinë nga Khurâsâni i Iranit. Sipas autorit në fjalë Haxhi Bektashi ishte nxënës apo të paktën vinte nga qarku i myhipëve të Bâbâ Is?hâkut, që ishte përzjerë në një revoltë në vitet 638 P.H / 1240 në Iran. Sipas Taschudit, pas themelimit të urdhërit Bektashian në Anadoll susksesori i Haxhi Veli Bektashit duket të ketë qënë Abdalan Rûmiu, i cili u ndoq më pas nga Dervishi Bâlim Sulltân, apo Piri i dytë i urdhërit që i dha Bektashizmit formë të veçantë.

Gjatë zhvillimit të tij në historinë Osmane, Urdhëri i Bektashianëve shpesh është përzjerë me lëvizjën e kizilbashëve, një lëvizje ekstreme Shiite që u zhvillua në Anadoll në shekujt e 15-të në përkrahje të Safavidëve të Iranit, e cila do të vihej nën kontroll vetëm pas viteve 1517 nga sulltan Selimi I.

Për këtë arsye në Turqinë e sotme bektashianët shpesh identifikohen me kizilbashët dhe alevitë e Sirisë.

Bektâshîjtë në besimin e tyre ndaj Islamit kanë një përzjerje të madhe mitesh dhe misticizmash popullore, dhe shpesh dallohen për moskujdesje ndaj normave fetare të Sunizmit apo Shiizmit Imamit, siç janë namazi i përditshëm, mospirja e alkolit etj. Për të justifikuar këtë largim nga normat fetare Naim Frashëri në Fletore e Bektashive shkruan:

Katekizma e Bektashinjve është Gjithësia dhe sidomos njeriu sepse i Madhi Ali ka thënë: "Njeriu është një libër që flet. Feja është një fjalë e vetme. Por të paditurit e kanë shtuar. Feja qëndron në zemër dhe nuk është e shkruar në kartë."


Bektashitë janë Shî?itë në bindje, të ngjashëm me imamitët e Iranit që besojnë në Dymbëdhjetë Imamët. I rëndësishëm në besimin Bektashi është Imam Xhafer Sâdiku i cili pas Imam Aliut dhe Haxhi Bektashit zë vendin me të rëndësishëm në doktrinën bektashiane. Për këtë Naim Frashëri në Fletoren e Bektashive edhe kujton se:

I pari i Bektashinjve është Imam Xhafer Sadiku dhe përkujdestari i tyre është Haxhi Bektash Veliu, që rrjedh nga e njëjta familje.

Pra sipas Naimit më lart Haxhi Veli Bektashi del të jetë edhe Ehlil Bejt apo pasardhës i profetit Muhamed.


Ndërsa në ceremonitë fetare të përditshmë Bektashitë ndryshojnë nga Sunitët dhe Shiitët edhe në ceremonitë vjetore ata kanë shumë dallime. Ndërsa ata kanë përafrime me shiitët siç mund të përmendim datën 1 deri në 10 Muharrem, që në këtë vit në Shqipëri ishte 21 Shkurti 2004, kur bektashitë mbajnë mâtem apo zi për dëshmorët e Qerbelasë, apo kanë të përbashkëta më Sunitët dhe Shiitët festat e Bajramit të Madh dhe të Vogël, në data të tjera ata dallohen. Dallimi më i qartë duket me Bektashitë e Shqipërisë të cilët kanë inkorporuar në ritet e tyre ndodhi që lidhen me historinë e tyre në Shqipëri. Kështu në ditë të caktuara të vitit ata bëjnë pelegrinazh në Sari Salltik në Krujë, në Teqen e Baba Shemimit në Krujë (20 Gusht), në Klumak Skrapar për Abaz Aliun (20 - 25 Gusht), në Ballëm Sulltan në Martanesh (29 Qershor) etj. Si rrjedhojë e ndarjes së Bektashive shqiptarë nga ata botërorë gjatë kohës së komunizmit, bektashizmi shqiptar ka zhvilluar shenjtë të rinj që nuk kanë lidhje me bektashitë e botës. Kështu për shembull është Abaz Ilmi Dedei, i cili vrau në vitin 1947 herojtë e luftën antifashiste shqiptare, Baba Faja Martaneshin dhe Baba Fejzon kur të fundit i kërkuan të reformonte tarikatin dhe lejonte martesën për Dervishët bektashianë.

Në stilin e veshjes, dervishët bektashianë dallohen për veshjen osmane me shallvare dhe xhybe që ata mbajnë si veshje të shenjtë dhe nuk pranojnë ta heqin gjatë gjithë jetës. Ata mbajnë taxh të bardhë të ndarë në katër apo dymbëdhjetë cepa. Numri katër në kapelën e tyre simbolizon katër shartet e misticizmit islam që janë: sherîati, tarîkati, hakîkati dhe marifeti; ndërsa numri dymbëdhjetë konsiston më dymbëdhjetë imamët. Teqet e mëdhaja të Bektashianëve kanë vendin e mejdanit ku dervishët bëjnë ziqër dhe falen. Ato si në rastin e kryegjyshatës së Tiranës kanë vëndin e pritjes, tyrben e baballarëve të vdekur, vendin e ngrënjes për dervishët (ekmek evi), dhe vendin e fjetjes dhe gatimit të dervishëve.


Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5