Çfarë nuk dini për “Qytetin e trëndafilave”

Nga Wikibooks

E njohur që në antikitet me emrin “Trifilia”, një pjesë e “Rajonit Melotid”, emri i Përmetit e ka prejardhjen nga një hero i quajtur Premt, nga i cili historia ka arritur deri tek ne, gjeneratë mbas gjenerate. Thuhet që ky hero për mos të rënë në duar të armikut, vendosi të hidhej nga “Guri i Qytetit”, një gur i madh që ndodhet afër qendrës së qytetit; një karakteristikë tjetër e vendit janë shumëllojshmëria e trëndafilave që gjenden në të gjithë qytetin, në park si dhe në shtëpitë e vjetra nga ku ka marrë dhe emrin “Qyteti i Trëndafilave”.

Një nga ndërtesat më afashinante ngelet Kisha e Shën Nikollës, në lagjen Varosh: bëhet fjalë për një ndërtesë të gjatë dhe përdhese pjesërisht e shkatërruar nga fushata e ateizmit, por sidoqoftë e ndërtuar me mjeshtëri.


Frashër

Fshati Frashër, vendlindja e vëllezërve të famshëm Abdyl, Naim e Sami, ndodhet rreth 40km larg qytetit të Përmetit, në brendësi te Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Në shekullin e XIX Frashëri ishte një vend me dimesnione të konsiderueshme me afro 22 lagje, sot është e vizitueshme Shtëpia Muze e vëllezërve Frashëri, me foto dhe harta interesante, objekte të epokës, fotografi dhe piktura që përfaqësojnë momente të ndryshme dhe të rëndësishme të historisë së tyre. Teqeja lokale është përdorur si një shkollë gjatë regjimit komunist, por tani është rikthyer në funksion fetar dhe mund të vizitohet.


Leusë

Një fshat i vogël shumë pak kilometra nga Përmeti me mjaft shtëpi të derdhura në gur. Aty gjendet Kisha e Shën Marisë, një xhevahir i vërtetë artistik. Kisha, manifest i artit fetar bizantin, ofron afreske të mrekullueshme si dhe përfaqëson një shembull të shkëlqyer të artit fetar bizantin.Zinxhiri malor Trebeshinë – Dhëmbel – Nëmëreçkë Ky zinxhir malor mund të themi që perfaqëson një atraksion turistik për alpinistët, eskursionistët, dashamirësit e ngjitjeve në mal si dhe ecjeve të thjeshta dhe piknikëve. Thuhet që , kryesisht të mbuluar me borë gjatë dimrit, janë të lehtë arritshëm gjatë pranverës, ndërsa vjeshta dhe vera ofrojnë pamje vërtetë të bukura.


Ujërat Termale Bënjë

Një nga resurset natyrore me siguri nga më të çmueshmet, janë burimet termale të Bënjës, fshat i ndodhur rreth 8km nga Përmeti. Korniza e këtij vëndi të bukur është Ura Otomane e Katiut mbi përroin e Langaricës, i cili para se të derdhet ne lumin Vjosa, ndërton me kilometra një Kanion të vizitueshëm gjatë sezonit veror. Burimet e ujërave termale janë natyrore jo të mbledhura dhe kanalizuara, por në 6 vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Ç’do vaskë, me temperatura që variojnë nga 25°C – 28°C, është e përdorshme për trajtimin e një problemi specifik në bazë të cilësive kurative të burimit që rrjedh: reaumatizëm, sëmundje dermatologjike, akne, ostoporozë, gastrit etj. Në një nga vaskat është e mundur të mbledhësh edhe argjil apo baltë adapte për trajtimet e lëkurës. Në këtë vend mund të gjesh vizitorë nga e gjithë Shqipëria si dhe të huaj të cilët qëndrojnë për pak orë apo për pak ditë. Duke vazhduar më tej urës së Katiut dhe vaskave termale ke mundësinë te hysh në brendësi të Kanionit formuar nga perroi i Langarices duke arritur deri ne fund ku ndodhet Ura e Dashit (nje vend i befasueshëm me mure shkëmbor prej 30 metrash dhe gjatësi maksimale prej 15 metrash); thuhet që në shpellat e këtij vëndi jetonin murgjit asketik. Gjithashtu mund të vizitohet “Shpella e Pëllumbit”, vendbanim parahistorik.


Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës” mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrore e Shqipërisë së jugut; me një siperfaqe prej 1200 hektar dhe me një lartësi që varion nga 900 deri 1300 metra mbi nivelin e detit, ka një biodiversitet të mrekullueshëm, përbërë kryesisht nga bredhi Maqedons, dushku, por edhe nga dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, mjedër etj. Ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit. Bredhi i Hotovës është një nga parqet pyjore më të mbrojtura në Shqipëri, është konsideruar si mushkëria e gjelbër mesdhetare ( ka rezistuar shpyllëzimit diskriminues ) si dhe më i madhi në Ballkan dhe ndër vite është kthyer në një vend turistik shumë i vizitueshëm.

Për sa i përket faunës është e mundur të takohesh me një shumëllojdshmëri kafshësh nga të cilat përmendim: ujku, derri, dhelpra, lepuri, ariu dhe ndër shpendët mund të përmendim bufi, qyqe, kukuvajka, thëllëza, shapkë, turtulli dhe shqiponja. Parku gjëndet në zonën e Frashërit, rreth 35 km nga Përmeti. Pamja e mrekullueshme shtrihet nga lugina e Lumnicës deri në majë të malit Kokojkë. Për të shkuar në park mund të përdoret cdo mjet edhe pse rruga e lokalitetit të Piskovës nuk është e asfaltuar, por është e këshillueshme përdorimi i fuoristradave. Bredhi i Hotovës administrohet nga Drejtoria Pyjore e Përmetit dhe tarifa e hyrjes është 100 Lekë. Fshatrat më të afërt që mund të vizitohen janë: Frashër, Ogren, Hotovë, Borockë, Pagri, Kreshovë, Suropull etj. ku është e mundur shijimi i pjatave tradicionale të ndonjë shtëpie vendase si dhe ke mundësinë të degustosh rakinë e famshme.


Gryka e Këlcyrës

Kjo grykë ka një formim shkëmbor shumë të vecantë ku lumi Vjosa pushon midis dy maleve me një gjatësi maksimumi 1 km dhe me burime kristal që derdhen në Vjosë duke krijuar ujëvara me një bukuri të rrallë. Në dalje të grykës gjendet një qendër e vogël e banueshme, Këlcyra, me origjinë nga një fshat i vogel ilir të shekullit të V para erës së re. Vetëm 1 kilometër nga Këlcyra, mbi shpatin e malit Dhëmbel, gjendet shpella e Petranikut me një thellësi 300 metra.


Arkitektura

Duke folur për arkitekturën popullore nuk mund të rrimë pa përmendur disa elemente karakteristike të këtij vendi. Bëhet fjalë për shtrirjen e disa rrugëve, të realizuar në gure gëlqerorë dhe gurë lumi. Në cdo shtrirje rrugore ekzistonte një linjë qëndrore për kalimin e ujit, që pothuajse cdo ditë, hapej nga mullijntë për të garantuar pastrimin e rrugëve, portave dhe kopshteve. Ndërtimet e shekullit te XIX nuk i kalonin dy katet dhe kishin një sallë të madhe për festa dhe martesa. Disa nga këto banime janë të pranishme në fshatrat si Novoselë, Shqeri, Cerje dhe Dangëlli.


16 shtator 2018