Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/51
Pamja
UNITED NATIONS UNMIK NATIONS UNIES
United Nations Interim Mission d’Administration
Administration Mission in Intérimaire des Nations Unies
Kosovo au Kosovo
UNMIK/RREG/2003/9
15 prill 2003
____________________________________________________________________________________________________
RREGULLORE NR. 2003/17
PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS
PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999,
Në përputhje me nenet 8.1. (c), 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje
të Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9),
I vetëdijshëm për paragrafin 5.1 (b) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të
Përkohshme,
Duke marrë parasysh njoftimet zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 10 shkurt
2003 dhe 9 maj 2003 lidhur me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë
të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 23 janar 2003,
Duke marrë paraysh gjithashtu njoftimet zyrtare të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të
Përgjithshëm të datës 15 prill 2003 dhe njoftimet tjera të UNMIK-ut të datës 7 mars 2003
lidhur me ligjin e mësipërm,
Duke përkujtuar dhe pa cenuar Rregulloren nr. 2002/10 të UNMIK-ut të datës 6 maj 2002 për
formimin e Këshillit Ekonomik dhe Fiskal, Rregulloren nr. 2002/18 të UNMIK-ut të datës 4
tetor 2002 për formimin e Zyres së Revizorit të Përgjithshëm të Kosovës dhe Zyres së
Revizionit të Kosovës dhe Rregulloren nr. 2002/23 të UNMIK-ut të datës 31 dhjetor 2002 për
Miratimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe Autorizimin e shpenzimeve për
periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor 2003,
A. Me anë të kësaj shpall Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë
të bashkëngjitur kësaj rregulloreje (Ligji nr. 2003/2), i cili hyn në fuqi në ditën e
nënshkrimit të tij, në varësi të Pjesës B të mëposhtme dhe
B. Vendos që:
(a) Dispozitat e ligjit nuk do të cenojnë autoritetin e Përfaqësuesit Special të
Sekretarit të Përgjithshëm sipas RKSKB 1244 (1999) apo kompetencat dhe përgjegjësitë e
rezervuara të tij sipas Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme;
(b) Ligji duhet të plotësohet me një nen të ri 20.9 i cili thotë: “Buxheti i
Konsoliduar i Kosovës i propozuar për një vit, legjislacioni i propozuar vjetor për
ndarjet buxhetore dhe legjislacioni i propozuar për ndarjen e fitimeve subjekteve të
destinuara duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute formale. Më
pas kjo rezolutë, si pjesë përbërëse e legjislacionit të propozuar, duhet t’i dërgohet
PSSP-së për miratim dhe shpallje. Pasi pranimit të legjislacionit të propozuar, PSSP-ja
do ta nxjerrë dhe shpallë atë si një rregullore të UNMIK-ut, pasi të ketë kërkuar
këshillë nga Këshilli Ekonomik dhe Fiskal. Nëse paraqitet nevoja për ndonjë ndryshim ato
do t’i bëjë PSSP-ja vetëm pas konsultimit me Kuvendin dhe pasi të ketë kërkuar këshillë
nga Këshilli Ekonomik dhe Fiskal” dhe
(c) Shprehja “Ligji për ndarjet buxhetore” dhe shprehjet tjera lidhur me buxhetin
dhe dispozitat e Ligjit do të lexohen dhe interpretohen në përputhje me paragrafin e
mësipërm (b).
Nënshkruar sot, më 15 prill 2003
Michael Steiner,
Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
< 50 |
faqe - 51 - |
52 > |