Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/32

Nga Wikibooks
.
                                       Kapitulli 13	   
     	            Mbrojtja e konsumatorit dhe fshehtësitë personale (intimiteti)	   
.
                                         Nëni 69	   
     	                        Të drejtat e konsumatorit	   
     	(1) Të gjithë personat kanë të drejtë të përdorimit dhe qasjes në shërbimet publike	   
     	të telekomunikacionit në baza transparente dhe jo-diskriminuese përgjatë gjithë	   
     	Kosovës.	   
     	(2) Faturat, kontratat e konsumatorëve dhe shpalljet, me shkrim, verbale, të	   
     	regjistruara apo të transmetuara do të shprëndahen në gjuhët zyrtare, pa diskriminim,	   
     	sipas ligjeve të Kosovës.	   
     	(3) Përveç të drejtave tjera të konsumatorit të parashtruara në këtë ligj, të gjithë	   
     	shfrytëzuesit kanë të drejtë për qasje në numrat e telefonit, shërbimet emergjente dhe	   
     	shërbimet tjera universale siç kërkohet nga ky ligj.	   
.
                                         Nëni 70	   
     	              Mardhënjet kontraktuese dhe kërkesat gjuhësore	   
     	(1) Të gjithëa mardhënjet ndërmjet një ofruesi të shërbimeve dhe një klienti do të	   
     	përmbyllen në një kontratë me shkrim e cila specifikon kohën e lidhjes, llojet e	   
     	shërbimeve të mirëmbajtjes që ofrohen, kompensimi dhe/apo rimbursimi si dhe një	   
     	përmbledhje të procedurave për zgjidhen e konflikteve. Sa ka të bëjë me shërbimet me	   
     	parapagim, ofruesi i shërbimeve do tu dërgojë kushtet e tija shitësve të tij në teren në	   
     	mënyrë që ata pastaj t’i shprëndajnë informatat shfrytëzuesve.	   
     	(2) Dispozitat e kontratave të cilat kanë të bëjnë me kompensin dhe/apo	   
     	rimbursimin, të bazuara në ndërprerjen e shërbimeve apo reduktimit në qasje, do të	   
     	vendosin nivelin maksimal që mund t’u rimbursohet shfrytëzuesve. Niveli maksimal i	   
     	rimbursimit për shfrytëzuesit nuk do të jetë aplikativ nëse ky nivel maksimal është në	   
     	disproporcion me dështimin e shërbimit dhe dëmtimin e shkaktëuar.	   
     	(3) Një ofrues i shërbimeve do të furnizojë ART-in me të gjitha kontratat, nëse	   
     	kërkohet. ART-i mund të shqyrtojë kontratën për të siguruar se ajo është në	   
     	përputhshmëri me kushtet e përgjithëshme të ofruesit të shërbimeve dhe në rast të	   
     	konflikteve.	   
.
                                         Nëni 71	   
     	                   Specifikimi i hollësishëm i thirrjeve	   
     	(1) Me kërkesën e parapaguesit, ofruesit e shërbimeve të telefonisë fikse publike	   
     	dhe radio shërbimet publike mobile duhet të bëjnë faturimin e hollësishëm , i cili	   
     	duhet të jetë mjaft i detajuar që t’i mundësojë shfrytëzuesit të shërbimeve të telefonit	   
     	që thirrjet individuale t’i vërtetojë/verifikoj. Ofruesi i shërbimeve mundet, mirëpo	   
     	nuk është i detyruar, që të vendosë në listën e hollësishme edhe numrat pa pagesë apo	   
     	numrat e shërbimeve emergjente.	   
     	(2) Parapaguesi ka të drejtë të zgjedhë në mes të një apo më shumë niveleve të	   
     	faturimit të hollësishëm, të cilat do të definohen nga ofruesi i shërbimeve sipas	   
     	kushteve të tij të përgjithëshme.	   
     	(3) Çmimet për specifikimin plotësues më të hollësishme të cilat kërkohen nga	   
     	ofruesi i shërbimeve për shërbime të tilla do të bazohen në çmimet aktuale të ofruesit	   
     	të shërbimeve për përgatitjen e tyre.	   
     	(4) Ofruesit e shërbimeve duhet t’i ofrojnë ART-it modelet/mostrat e faturave të	   
     	hollësishme, së bashku me kushtet e tyre.	   
.
                                         Nëni 72	   
     	                           Mos-pagimi i faturave	   
     	(1) Të gjithë ofruesit e shërbimeve që i ofrojnë publikut shërbime të	   
     	telekomunikacionit duhet të publikojnë në kushtet e tyre të përgjithëshme detajet që	   
     	kanë të bëjnë me masat që do të ndërmerren dhe procedurat që do të aplikohen në rast	   
     	të mospagesës së faturave.	   
     	(2) Ofruesi i shërbimeve i cili i ka përmbushur kushtet e paragrafit (1) të këtij nëni	   
     	mund të çkyqë shfrytëzuesin i cili është fajtor për mospagimin e pagesës apo një pjese	   
     	të pagesës, sidoqoftë duke marrë parasysh që më parë të jetë dorëzuar një njoftim për	   
     	mospagim nga ofruesi i shërbimeve tek shfrytëzuesi në përputhje me kushtete e	   
     	përcaktuara në kushtete e përgjithëshme të ofruesit të shërbimeve.	   
     	(3) Shfrytëzuesi mund të parashtrojë ankesë apo vërejtje lidhur me faturën, me	   
     	kusht që ajo ankesë apo vërejtje t’i dorëzohet ofruesit të shërbimeve jo më vonë se 15	   
     	ditë pas pranimit të faturës. Ankesa do të procesohet në përputhje me dispozitat e	   
     	nënit 73 të këtij ligji	   
.
                                         Nëni 73	   
     	                       Ankimi dhe zgjidhja e debatëve	   
     	(1) Të gjithëë shfrytëzuesit kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesa në autoritetin	   
     	apo organin adekuat të krijuar nga ofruesi i shërbimeve publike të telekomunikacionit	   
     	apo rrjetave mbi çfarëdo vendimi apo sjellje.	   
     	(2) Të gjithëë ofruesit e shërbimeve që bëjnë ofrimin e shërbimeve të	   
     	telekomunikacionit publikut, si pjesë përbërëse të kushteve të përgjithëshme të	   
     	ofruesit të shërbimeve, duhet të publikojnë një përmbledhje të procedurave të cilave	   
     	duhet t’u përmbahet gjatë procesit të adresimit të ankesave të shfrytëzuesve.	   
     	(3) Ankesat apo kundërshtimet ndaj një fature duhet të dorëzohen jo më vonë se	   
     	15 ditë pas pranimit të tyre, ndërsa ankesat tjera duhet të dorëzohen jo më vonë se 30	   
     	ditë pas veprimit të ofruesit të shërbimeve, heqjes së veprimit, apo vendimit i cili ka	   
     	shkakëtuar një veprim të tillë.	   
     	(4) Ofruesi i shërbimeve do të vendosë mbi vlefshmërinë e ankesës apo	   
     	kundërshtimit jo më vonë se 15 ditë pas pranimit të saj.	   
     	(5) Në rast se ofruesi i shërbimeve dështon që të mbështesë ankesën apo	   
     	kundërshtimin apo dështon që të marrë një vendim gjët periudhës 15 ditëshe, pra	   
     	ankuese apo kundërshtuese mund të parashtrojë një apel në ART Brenda 15 ditëve të	   
     	ardhshme.	   
     	(6) Në rast se një shfrytëzues parashtron një kundërshtim apo një apel në ART	   
     	sipas këtij nëni, ofruesi i shërbimeve nuk do të ketë të drejtë që të shkyqë apo të mos i	   
     	ofrojë shërbime shfrytëzuesit. Kjo ndalesë do të mbesë në fuqi deri në përmbylljen e	   
     	procesit të apeleve.	   
.
                                         Nëni 74	   
     	                    Konfidencialiteti i telekomunikacionit	   
     	(1) Të gjithëë ofruesit e shërbimeve të rrjeteve/shërbimeve të telekomunikacionit	   
     	si dhe secili person që merr pjesë në ofrimin e shërbimeve të tilla duhet të mbrojë	   
     	konfidencialitetin e telekomunikacionit, dhe ky obligim duhet të mbetet edhe pasi të	   
     	jenë përfunduar të gjitha aktivitetet të cilat ata kanë qenë të obliguar t’i ruajnë.	   
     	(2) Personat të cilët u janë nënshtruar kushteve të këtij nëni nuk duhet të marrin	   
     	informata që kanë të bëjnë me përmbajtjen, faktet apo rrethanat e porosive të	   
     	transmetuara duke tejkaluar ashtu edhe minimumin absolut të nëvojshëm për veprimin	   
     	e shërbimeve individuale të telekomunikacionit. Këta persona do të kenë të drejtën të	   
     	shfrytëzojnë ato informata vetëm për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit dhe	   
     	implementimit të obligimeve të kontraktuara për lidhje.	   
     	(3) Të gjithëë ofruesit e shërbimeve të cilët gjatë ofrimit të shërbimeve të	   
     	telekomunikacionit, marrin informata lidhur me përmbajtjen e porosive të	   
     	transmetuara, apo kopjojnë apo ruajnë porositë e transferuara, duhet të njoftojnë	   
     	shfrytëzuesin për atë gjatë nënshkrimit së kontratës apo me fillimin e ofrimit të	   
     	shërbimeve të telekomunikacionit dhe duhet t’i shpjegojë shfrytëzuesit arsyet për atë,	   
     	dhe duhet t’i fshijë informatat për përmbajtjen e porosisë apo edhe vetë porosinë sa	   
     	më parë që të jetë teknikisht e mundshme dhe në momentin që më nuk do të jetë e	   
     	nëvojshme për ofrimin e një shërbimi të veçantë.	   
     	(4) Të gjithëa format e monitorimit, shpërndarjes, ndërhyrjes/kapjes dhe incizimit	   
     	të porosisë të cilat transmetohen përmes shfrytëzimit të rrjeteve dhe shërbimeve të	   
     	telekomunikacionit duhet të jenë të ndaluara, të vetmet përjashtime mund të jenë ato	   
     	që janë në pajtim me këtë nën.	   
     	(5) Marrësi i porosisë mund të incizojë atë, mirëpo duhet të njoftojë dërguesin për	   
     	atë apo të përshtatë veprimin e mjetit incizues në atë mënyrë që dërguesi i porosisë të	   
     	lajmërohet për këte veprim, përveç kur kemi të bëjmë me shërbime të	   
     	telekomunikacionit në të cilat incizimi i porosive nga marrësi është një komponentë	   
     	apo qëllim i shërbimeve specifike telekomunikacionit, duke përfshirë këtu porositë në	   
     	faks, posta elektronike (e-mail) apo shërbimet e porosive të shkurtëra (SMS).	   
     	(6) Përkundër kushteve të tjera të këtij nëni, organizatat të cilat pranojnë thirrje	   
     	emergjente mund të incizojnë dhe gjurmojnë ato thirrje për shkaqe të regjitrimit të	   
     	thirrjeve emergjente apo identifikimit të thirrjeve bezdisëse.	   
     	(7) Nëse një radio sistem, paisje terminale apo paisje tjetër teknike pranon porosi	   
     	të cilat nuk janë dedikuar për radio sistemin, paisjen terminale apo paisjet tjera	   
     	teknike, përmbajtja e atyre porosive nuk duhet të incizohet apo shfrytëzohet për	   
     	çfarëdo qëllimesh dhe duhet të fshihet apo shkatërrohet menjëherë.	   
.
                                         Nëni 75	   
     	                            Të dhënat e trafikut	   
     	(1) Me qëllim të mbajtjes së shënimeve të sakta të faturimit, ofruesit e shërbimeve	   
     	mund të mbajnë dhe procesojnë të dhënat në vijim të trafikut deri në momentin kur	   
     	janë paguar shërbimet, ka skaduar statusi i kufizimeve, gjegjësisht deri në momentin e	   
     	vendimit për kërkesën në rast të konfliktit apo deri në momentin që urdhëri i gjyqit	   
     	nuk bëhet i plotfuqishëm:	   
     	(a) numri dhe identiteti i thirrësit dhe personit të thirrur;	   
     	(b) adresa e parapaguesit dhe lloji i terminalit;	   
     	(c) plani aplikativ i çmimeve;	   
     	(d) totali i minutave të shfrytëzuara apo matje të ndonjë standardi tjetër;	   
     	(e) lloji, data, koha dhe kohëzgjatja e thirrjes dhe/apo sasia e të thënave të	   
     	transmetuara; apo	   
     	(f) informata të tjera në lidhje me pagesën apo klasifikimin e pagesave, siç	   
     	janë pagesat me avans, pagesat me rata, përkujtuesja për shfrytëzuesin,	   
     	vërejtjet nga shfrytëzuesi dhe përgjigja për to, si dhe çkyqja e	   
     	shfrytëzuesit.	   
     	(2) Të gjithëa të dhënat mbi trafikun dhe faturimin duhet të procesohen në pajtim	   
     	me kërkesat e konfidencialitetit të nënit 74 (Konfidencialiteti) të këtij ligji apo ligjeve	   
     	të tjera të aplikueshme dhe Rregulloreve të UNMIK-ut.	   
     	(3) Në rast të konfliktit, të dhënat e specifikuara në paragrafin (1) të këtij nëni do	   
     	të jenë të hapura në formë të pashkurtuar për së paku 3 vite pas vendimit të organit	   
     	mbi këtë konflikt.	   
     	(4) Të dhënat e trafikut që nëvojiten për faturim, menaxhim të trafikut, për	   
     	informimin e shfrytëzuesve, për zbulimin e mashtrimit dhe për marketingun e vetë	   
     	ofruesit të shërbimeve, mund të procesohen vetëm nga personëli nën mbikqyrjen e	   
     	ofruesit të shërbimeve, dhe qasja e tyre në ato të dhëna do të jetë e kufizuar në	   
     	minimumin e nëvojshëm për kryerjen e kësaj lloj detyre/pune.	   
     	(5) Ofruesit e shërbimeve që bëjnë tregëtimin e shërbimeve të tyre duhet të marrin	   
     	pëlqimin/pajtimin e cilitdo person juridik apo fizik të dhënat e të cilit ata duan t’i	   
     	përdorin për ato arsye.	   
.
                                         Nëni 76	   
     	       Kufizimet në mbledhjen dhe përdorimin e informatave të parapaguesve	   
     	(1) Ofruesit e shërbmeve publike të telekomunikacionit dhe rrjetave mund të	   
     	mbledhin informatat vijuese personale mbi parapaguesit e tyre	   
     	(a) emrin e plotë të parapaguesit , duke përfshirë edhe titullin akademik apo	   
     	profesional të përdorur nga parapaguesi, nëse parapaguesi dëshiron ashtu;	   
     	(b) emrin e bisnësit të parapaguesit dhe/apo emrin e njësisë organizative;	   
     	(c) aktivitetet e parapaguesit, nëse parapaguesi ashtu dëshiron;	   
     	(d) adresën e parapaguesit;	   
     	(e) numrin e parapaguesit	   
     	(f) informata shtesë nëse parapaguesi pajtohet dhe personat e tretë nuk	   
     	ndikohen nga këto informata; dhe	   
     	(g) numrin tatimor për perosonin fizik dhe numrin tatimor dhe numrin e	   
     	regjistrimit për personin juridik.	   
     	(2) Ofruesit e shërbimeve mund t’i përdorin informatat mbi parapaguesit e tyre	   
     	gjatë krijimit të kontratave, vendosjes së tarifës për shërbime, pregatitjes dhe	   
     	publikimit të adresarëve për parapaguesit dhe sigurimin e shërbimeve ndimëse.	   
     	(3) Adresarët e parapaguesve, të printuara apo elektronike, mund të përmbajnë	   
     	të gjitha informatat e parapaguesve të specifikuara në këtë nen, sidoçoftë duke marrë	   
     	parasysh që parapaguesi të japë lejen e tij me shkrim për publikimin e informative të	   
     	tij. Informatat tjera të specifikuara në këtë nen mund të publikohen vetëm me lejen me	   
     	shkrim të paraguesit	   
     	(4) Ofruesit e shërbimeve do të korigjojnë, shtojnë, shlyejnë apo të rishkruajnë	   
     	informatat që gjinden në adresar, me kërkesën e parapaguesve, pa pagesë, informatat	   
     	në adresarë do të jetë të freskëta, dhe të dhënat në shërbimet ndihmëse për adresarë do	   
     	të freskohen së paku 1 herë në muaj.	   
     	(5) Më kërkesën e një personi apo firme e cila dëshiron që të publikojë një	   
     	adresar, ofruesi i shërbimeve, vetëm për një qëllim të tillë, do t’i sigurojë informatat	   
     	mbi parapaguesit që nuk i kanë kundërshtuar publikimit në adresar.	   
     	(6) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit dhe rrjetave do të	   
     	sigurojnë informata pa pagesë mbi parapaguesit për ART-in, ndërsa për personat tjerë	   
     	me qmim të arsyeshëm dhe me kushte jo-diskriminuese.	   
     	(7) Me përfundimin e mardhënjes parapaguese, ofruesit e shërbimeve do ti ruajnë	   
     	informatat e specifikuara në paragrafin (1) të këtij nëni deri sa parapaguesit t’i	   
     	kryejnë detyrimet e tyre apo derisa të përmbyllen procedurat gjyqësore, dhe do t’i	   
     	ruajnë faturat në përputhje me ligjin aplikativ.	   
.
                                         Nëni 77	   
     	                           Gjurmimi i thirrjeve	   
     	(1) Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave publike të telekomunikacionit, në rast të	   
     	thirrjeve bezdisëse apo atyre dëmtuese të bëra parapaguesve të tyre, mund të	   
     	identifikojnë thirrësin, pa marrë parasyshë pranimin/dëshirën e të dytit.	   
     	(2) Nëse parapaguesi kërkon gjurmimin e thirrjeve bezdisëse apo dëmtuese,	   
     	ofruesi i shërbimeve dhe rrjetave publike të telekomunikacionit duhet të organizojë	   
     	gjurmimin, apo për thirrjet e reja përkohësisht pamundësojë shfaqjen e numrit të	   
     	identitetit të thirrësit.	   
     	(3) Ofruesi i shërbimeve do t’i ruaj informatat mbi gjurmimin dhe do t’ia përcjell	   
     	ato parapaguesit, duke marrë parasyshë kushtet dhe mënyrën e specifikuar në këtë	   
     	ligji, si dhe autoriteteve të Kosovës në lidhje me proceset preliminare dhe ato penale	   
     	për mbrojtjen e sigurisë në Kosovë.	   
     	(4) Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave publike të telekomunikiacionit duhet të	   
     	pamundësojnë mundësinë e mos-shfaqjes së identiteti të thirrësit për lidhjet	   
     	individuale në bazë të kërkesës së autoriteteve pëkatëse të Kosovës.	 



< 31
faqe
- 32 -

33 >