Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/173

Nga Wikibooks
 
 
   Neni 20
   Subvencionet dhe kompanitë e bashkuara
   20.1 Kooperativa e Bujqëve mund të jetë pronare e aksioneve të kompanisë së angazhuar
   në biznes me anë të blerjes së aksioneve të saj ose me anë të kontributit në kapitalin
   aksionar të kompanisë së tillë.
   20.2 Kooperativa e Bujqëve nuk mund të jetë anëtare e ortakërisë së përgjithshme e as të ndonjë
   forme të organizimit të biznesit ku përgjegjësia e anëtarëve nuk është e kufizuar me
   kontributet e tyre aksionare.

   Neni 21 
   Masat ndëshkimore
   21.1 Me dënim me gjobë prej 500 deri 4000 Euro do të dënohet për delikt ekonomik çdo
   person që në titullin e firmës shfrytëzon emrin e kooperativës e nuk është i regjistruar
   sipas këtij ligji
   21.2 Me denim me gjobë deri në 5000 euro, do të dënohet për delikt ekonomik
   kooperativa e bujqëve nëse:
   (a) Ushtron veprimtari të cilat nuk janë të parapara në statutin e saj dhe për të cilat nuk
   është e regjistruar (neni 2.2);
   (b) Nëse në emertimin e firmës së vetë nuk e shfrytëzon emrin e kooperativës,
   (c) Nëse nuk mban regjistrin e anëtarëve të Kooperativës (neni 7.3)

   Neni 22
   Udhëzimet Administrative
   22.1 Ministria do të jetë kompetente për nxjerrjen e Udhëzimeve Administrative për
   zbatimin e këtij ligji.

 
 

< 172
faqe
- 173 -

174 >