Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/140

Nga Wikibooks
 
 
   Neni 1
   Përkufizimet
   1.1 Sipas kësaj Rregulloreje:
   (a) “Pronë e paluajtshme” do të thotë toka dhe ndërtesat, stabilimentet dhe
   godinat nën sipërfaqen e tokës dhe mbi sipërfaqen e tokës dhe që janë të lidhura me
   tokën. Në pronën e paluajtshme përfshihen njësitë brenda ndërtesave, siç janë banesat ose
   zonat për qëllime komerciale;
   (b) “Regjistër i të drejtave mbi pronën e paluajtshme” do të thotë regjistër i
   krijuar sipas Ligjit për themelimin e regjistrit mbi të drejtat e pronës së paluajtshme, i cili
   administrohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës me qëllim të regjistrimit të të drejtave
   mbi pronën e paluajtshme;
   (c) “Agjencia Kadastrale e Kosovës” do të thotë agjencia ekzekutive brenda
   Ministrisë së Shërbimeve Publike, e cila, mes tjerash, është përgjegjëse për administrimin
   e gjithmbarshmëm të regjistrit për të drejtat mbi pronën e paluajtshme;
   (d) “Vlerë e tregut” do të thotë çmimi me të cilin blerësi është i gatshëm të
   blejë dhe shitësi të shesë pronën e paluajtshme në një transaksion zyrtar, ku asnjëri nuk
   është nën ndonjë detyrim për të vepruar dhe nuk ekziston marrëdhënie midis palëve
   përmes lidhjeve familjare, martesës, pronësisë së përbashkët ose lidhjes biznesore.
   (e) “Zyrat komunale kadastrale” do të thotë zyrat e autorizuara dhe të
   mbikëqyrura nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për regjistrimin e të drejtave të pronës
   së paluajtshme në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme;
   (f) “Pronar i pronës” do të thotë personi fizik ose juridik i cili është titullar i
   pronësisë mbi pronën dhe i cili është i regjistruar si pronar toke në regjistrin e të drejtave
   mbi pronësinë e paluajtshme;
   (g) “Baza e të dhënave tatimore mbi pronën” do të thotë bazë të dhënash e
   krijuar nga komuna për të mbajtur informacionin e tatimit mbi pronën, siç janë emrat dhe
   adresat e pronarëve të pronës dhe të shfrytëzuesve, informacioni mbi ndërtesat, vlerat
   pronësore, tarifat e tatimit, faturat e tatimit dhe shënimet mbi pagesën e tatimit;
   (h) “Faturë tatimi” do të thotë dokument që i lëshohet tatimpaguesit nga
   komuna, me të cilin njoftohet tatimpaguesi për përgjegjësinë e periudhës së tatimit dhe
   (i) “Periudhë tatimore” do të thotë vit kalendarik.
   1.2 Referimet në “nene” këtu u referohene neneve të kësaj Rregulloreje, përveç
   rasteve kur thuhet ndryshe.
 
 

< 139
faqe
- 140 -

141 >