Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/131

Nga Wikibooks
 
 
   KUADRI PROFESIONAL ARKIVOR
   Neni 38.
   38.1. Punët arkivore profesionale i kryejnë punëtorët e arkivit me tituj profesionalë:
   ndihmësarkivist, restaurator, ndihmësarkivist i kl.I, ndihmësarkivist i lartë, arkivist,
   konservator, arkivist i lartë, këshilltar arkivor (në vijim: punëtorët arkivorë).
   38.2. Me akt perkates për kuadrin profesional të arkivave të Kosovës, që e miraton Drejtoria e
   Arkivave të Kosovës, përcaktohen kushtet e fitimit të titujve arkivorë, punët dhe detyrat
   arkivore të cilat duhet t’i kryejnë punëtorët arkivorë profesionalë si dhe çështjet e tjera
   përkitazi me kuadrin arkivor profesional, teknik dhe ndihmës.
   38.3. Punëtorët arkivorë profesionalë, në punë dhe detyra pune përcaktohen sipas
   kualifikimeve profesionale, përvojës profesionale dhe titujve profesionalë.
   38.4. Punëtorët arkivorë që kryejnë punë arkivore për të cilat nuk disponojnë kualifikimet nga
   par.1 i këtij neni, për t’i ushtruar ato punë duhet që brenda afatit njëvjeçar nga fillimi i
   zbatimit të Ligjit t’i fitojnë kualifikimet përkatëse.
   Neni 39.
   39.1. Punëtori arkivor, punët arkivore duhet t’i kryejë sipas kërkesave ligjore dhe profesionale
   dhe jashtë ndikimeve të politikave aktuale.
   39.2. Punëtori arkivor është i detyruar që sekretet zyrtare, përkitazi me shërbimin dhe
   veprimtarinë arkivore t’i ruajë gjatë procesit të punës si dhe pas ndërprerjes së punës në arkiv.
 
 

< 130
faqe
- 131 -

132 >