Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/100

Nga Wikibooks
 
 
   I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

   NENI 1.
   Legjislacioni Kosovar mbi prodhimin dhe tregtimin me farëra të varieteteve të bimëve, fidaneve 
   dhe patateve për farë në prodhimtarinë bujqësore. Ky ligj rregullon çështjet që kanë të bëjnë 
   me prodhimin dhe tregtimin me farëra të varieteteve bimore dhe patateve për farë në 
   prodhimtarinë bujqësore .

   NENI 2.
   Fushëveprimtaria e ligjit

   Ky ligj aplikohet për farërat e varieteteve të ndryshme bimore në prodhimtarinë bujqësore dhe     
   patateve për farë si të vendit po ashtu edhe nga importi – pra të gjitha llojet që janë të
   përfshira në listën e Programit 1 të këtij ligji të cilat kanë për qëllim prodhimin dhe shitjen
   në Kosovë.

   NENI 3.
   Definicioni i termave kryesore qe janë të përdorura në këtë ligj

   Termat të cilat përdoren në këtë ligj kanë domethënie si vijon:

   (a) Varietet - do të thotë bimë e cila grupohet në kuadër të një klasifikimi botanik të veçantë
       të një niveli më të ulët, grupet e të cilave pa marrë parasysh kushtet e rritjes mund të 
       jenë:
       (i)   Të definuara nga të shprehurit e karakteristikave që rezultojnë nga një gjenotip i 
             caktuar ose nga kombinimi i gjenotipeve
       (ii)  Të dallueshme nga çfarëdo bime tjetër të grupuara me një shprehje dhe së paku me një
             karakteristikë të përmendur
       (iii) Të konsiderueshme si njësi që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë për tu (propaguar)
             shumëzuar në mënyrë të pandryshueshme;

   (b) Varietet me polenizim të hapur - do të thotë një varietet stabil dhe të njëtrajtshëm
      (uniform);

   (c) Linjë natyrore - do të thotë një linjë stabile dhe e njëtrajtshme e cila krijohet përmes
       vetëfekondimit artificial së bashku me selekcionimin e disa gjeneratave të njëpasnjëshme 
       ose me veprime gjegjëse;

   (d) Hibrid me kryqëzim të njëfishtë -do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të dy
       linjave natyrore;

   (e) Hibrid me kryqëzim të dyfishtë - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të dy
       hibrideve me kryqëzim të njëfisht i përcaktuar nga mbajtësi;

   (f) Hibridi me kryqëzim të trefishtë - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të një
       linje dhe të hibridit me kryqëzim të njëfishtë, i përcaktuar nga krijuesi;

   (g) Hibrid me kryqëzim të lartë - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të një linje
       të njëfisht ose të një hibridi me kryqëzim të njëfisht dhe të një varieteti me polenizim të         
       hapur i përcaktuar nga mbajtësi;

   (h) Hibridi ndervarietal - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të bimëve që rriten
       nga Fara Bazë e dy varieteteve me polenizim të hapur, i përcaktuar nga mbajtësi;

   (i) Dallueshmëria – një varietet është i dallueshëm nëse në mënyrë të çartë dallon nga çfarëdo
       varieteti tjetër, egzistenca e të cilit është çështje e njohurisë së përgjithshme në kohën 
       e plotësimit të kërkesës-aplikacionit
       dhe do të jetë relevant në ditën e caktuar;

   (j) Uniformiteti – një varietet është i njëllojshëm (uniform) nëse varësisht nga ndryshimi i
       tipareve të cilat mund të priten gjatë shumimit , është i njëllojshëm në karakteristikat e      
       tij (përkatëse) relevante;

   (k) Stabiliteti – një varietet është stabil nëse karakteristikat e tij kryesore mbesin të pa
       ndryshuara, pas shumimit të përseritur, ose në rast të ndonjë cikli të posaçëm të shumimit 
       në fund të çdo cikli të tillë;

   (l) Lista e farërave të Kosovës – Lista e farërave e varieteteve të lejuara për tu tregtuar 
       në Kosovë;

   (m) Të drejtat e seleksionuesëve të bimëve – krijuesi –bartësi i të drejtave të kultivuesve 
       të bimëve të një varieteti të bimëve do të ketë të drejtën eskluzive të bëjë dhe të
       autorizojë të t jerët të bëjnë me sa vijon:
       (i) të shesë material riprodhues të varietetit të bimëve në Kosovë.
       (ii) të prodhojë material riprodhues të varietetit të bimëve në Kosovë me qëllim të shitjes;

   (n) Vlera për kultivim dhe përdorim – nënkupton cilësitë pozitive te varieteteve të bimëve të
       cilat, në krahasim me ato egzistuese të përfshira në Listën e farërave të Kosovës të 
       varieteteve të Kosovës, sjellin në përfitim sa i përket kultivimit të kulturave ose të 
       produkteve të përfituara nga ato njejtat. Për këtë qellim kualitet i varietetit të ri do 
       të merret si i tërë me të gjitha cilësitë e favorshme, e jo vetëm një vetie pozitive;

   (o) Seleksionues – do të thotë një person ose organizatë që ka bërë seleksionimin ose zbulimin 
       dhe e ka zhvilluar një varietet të caktuar;

   (p) Farërat – janë farërat e drithërave, bimëve vajore, bimëve foragjere , perimeve, bimëve
       industriale, mjekësore, aromatike,fidaneve të hardhisë, pemëve, perimeve, fidaneve pyjore 
       dhe patatet për farë;

   (q) Mbajtës – një person fizik ose juridik i cili është i përfshirë në Listën e farërave të
       Kosovës si përgjegjës për mbajtjen dhe ruajtjen e varieteteve të caktuara në pajtim me
       karakteristikat bazë me të cilat ka hyrë në Listën e farërave të Kosovës;

   (r) Farë e seleksionuesit (krijuesit) – do të thotë farërat e një gjenerate më të hershme se 
       fara para bazë (para bazike), e cila është prodhuar nga ose nën përgjegjësinë e mbajtësit,
       i cili në Kosovë zhvillon veprimtarinë e mbajtësit sipas definicionit nën (q) të këti ligji;

   (s) Farë para-bazike (super elite) – do të thotë farërat e një gjenerate të mëhershme nga ajo e
       farës bazike (farë elite) e cila është prodhuar nga ose nën përgjegjësinë e mbajtësit të 
       farës së kultivuesit;

   (t) Farë bazë (farë elite) – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar nga ose nën 
       përgjegjësinë e mbajtësit të farës para-bazike (super elite);

   (u) Farë e Çertifikuar e Gjeneratë së Parë (C1) – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar 
       në mënyrë direkte nga fara bazike (farë elite);

   (v) Farë e Çertifikuar e Gjeneratës së Dytë (C2) – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar 
       në mënyrë direkte nga fara e Çertifikuar e Gjeneratës së Parë, të cilat janë kryesisht të
       dedikuara për prodhimin e bimëve ose pjesëve të bimëve për konzum të njerëzve ose të 
       shtazëve;

   (w) Fara e çertifikuar – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar në mënyrë direkte nga fara
       bazike (fara elite), të cilat janë kryesisht të dedikuara për prodhimin e bimëve ose të
       pjesëve të bimëve për konzum të njerëzve ose të shtazëve. Fara e çertifikuar përfshinë farën
       hibride të tipeve të hibrideve të cekura në definicionet (d), (e), (f), (g) dhe (h) të këtij     
       ligji;

   (x) Farë standarde - do të thotë farë e perimeve e cila është e dedikuar të përdoret kryesisht
       për prodhimin e bimëve ose të pjesëve të bimëve për konzum nga njerëzit ose nga shtazët;

   (y) Cilësia e farës – do të thotë specifikacioni i cilësisë së farës (pastërtia, aftësia e 
       mugullimit përqindja e mbirëjes, përqindja e farave të llojeve tjera, shëndeti i farës) e
       çertifikuar me një çertifikatë zyrtare;

   (z) Inspektimi në terren i prodhimtarisë së farës – nënkupton përcaktimin e identitetit varietal
       dhe pastërtinë varietale të prodhimit të farës;

  (aa) Çertifikatë zyrtare – dokument zyrtar i cili vërteton që cilësia e farërave është e atillë 
       që farërat i plotësojnë standardet për tregtimin me farëra;

  (bb) Raporti mbi Testin e Farës – do të thotë një dokument zyrtar i cili verifikon rezultatet e 
       analizave laboratorike me qëllim të përcaktimit të cilësisë së farës;

  (cc) Kontigjent i farës – do të thotë sasia e identifikueshme e farërave të një peshe e cila nuk
       do të kalonte peshën e caktuar me aktin nënligjor mbi tregtimin me farëra;

  (dd) Ministri do të thotë Ministri i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (MBPZHR);

  (ee) Prodhues i farës – do të thotë një person i cili është i angazhuar në prodhimin e farërave, 
       i cili është i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin dhe Licensimin e 
       Farërave;

  (ff) Shitës i farës” – do të thotë një person i cili është i angazhuar në biznesin e tregtimit 
       me farëra dhe i cili është i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin dhe
       Licensimin e Farërave;

  (gg) Paketues i farës – do të thotë një person i cili është i angazhuar në biznesin e paketimit
       dhe ripaketimit të farërave dhe i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin
       dhe Licensimin e Farërave;

  (hh) Përpunues i farës – do të thotë një person i angazhuar në pastrimin, trajtimin ose përpunimin 
       e farërave në ndonjë mënyrë tjetër të cilat kanë për destinim shitjen dhe që ky person është
       i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin dhe Licensimin e Farërave;

  (ii) Akt nënligjor - nënkuptojnë aktet nënligjore Ministrore të shpallura në pajtim me këtë ligj     
        nga Ministri apo të shpallura nga Qeveria sipas rekomandimeve të Ministrit;

  (jj) Seksioni i Farërave – do të thotë Seksioni i Farërave në kuadër të Departamentit të Prodhimit 
       dhe të Mbrojtjes së Bimëve i Ministrisësë Bujqësisisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 
       përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin, çertifikimin, testimin dhe 
       tregtimin me farëra;

  (kk) Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve – do të thotë zyra për të drejtat e Varietetit të
       Bimëve të MBPZHR, përgjegjëse për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me njohjen e të 
       drejtave të kulturave të Bimëve dhe Listat e farërave të Kosovës;

  (ll) UPOV – nënkupton Unionin Nderkombëtar për Mbrojtjen e Varieteteve të reja të bimëve;
 
 

< 99
faqe
- 100 -

101 >