Pepili/Bardha e Temalit
Appearance
< Pepili
(Përcjellë nga Vitviteja/Pashko Vasa/1)Nxierr nga :
Biblioteka LETËRSIA SHQIPE Redaktorë NAZMI RRAHMANI SABRI HAMITI |
Pashko Vasa BARDHA E TEMALIT Skena të jetës shqiptare Roman Botimi i tretë RILINDJA REDAKSIA E BOTIMEVE PRISHTINË 1990 |
Titulli i origjinalit ALBANUS ALBANO Barda de Temal Scenes de la vie Albanaise Paris Albert Savine Editeur 1890 |
PARATHËNIE
[redakto]- Pashko Vasa jetoi në një kohë kur, sikundër edhe shkrimtarët tanë të tjerë të Rilidjes, talentin e tij u shtrëngua t´ua kushtonte nevojave të ditës, më mirë të themi nevojave të kombit në luftën për çlirimin nga robëria shekullore.
- Shekulli XIX është një ndër periudhat më të vshtira të historisë sonë, por njëherësh edhe periudhë e mbushur plot ngjarje të rëndësishme, kur fillon të zgjohet me hov ndërgjegjja kombëtare, në të cilin rast shkrimtarët tanë të kësaj kohe kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm.
- Këto rrethana mund ta shpjegojnë fare mirë edhe veprimtarinë letrare të Pashko Vasës i cili, pasi mësoi si autodidakt gjuhët e huaja, u pajis me një kulturë të gjërë dhe arriti të bëjë karrierë të rëndësishme politike në Perandorinë Osmane, talentin e tij si shkrimtar e zhvilloi në fusha të ndryshme, gati plotësisht disparate.
- Njeri ndër romanet e para të letërsisë shqiptare po u paraqtet lexuesve shqiptarë gati tetëdhjetë vjet pas botimit në gjuhë të huaj!
- Është e vërtet se Pashko Vasës i shtë dhënë vendi i merituar në H i s t o r i n ë e l e t ë r s i s ë s h q i p e ndërmjet shkrimtarëve të tjerë të Rilindjes, mirëpo me kaq duhet të kënaqet lexuesi shqiptar i cili, edhe nëse i njeh gjuhët në të cilat i shkroi dhe botoi ky autor veprat e tij, duhet ta prridhë kërshërinë e tij, sepse nuk ka ku i gjen dot, ngase ato janë të shpërndara nëpër bibliotekat e ndryshme të Evropës. Mund të shtojmë se sigurimi i botimit frengjisht të këtij romani nga Biblioteka Kombëtare e Parisit nuk ka qenë punë aq e lehtë dhe e thjeshtë.
- * * *
- Po përse vallë një autor shqiptar ta shkruajë dhe ta botojë vepren e tij në një gjuhë të huaj, mund të pyes lexuei i këtij romani.
- Kësaj pyetjeje nuk është vështirë t´i jepet përgjegjje. Si theksuam Pashko Vasa jetoi në një kohë kur populli shqitar luftonte e të gjitha fuqitë për afirmimin kombëtar dhe kur ishin të nevojshme përpjekje shumë të mëdha për t´ua prerë hovin synimeve imperaliste ndaj popullit të robëruar shekuj me radhë e për të dëshmuar para botë se ky popull është komb që ka historinë, traditat dhe kulturën e vet.
- Në kuadër të këtyre përpjekjeve edhe shkrimtarët tanë ishin të shtrënguar t´i botonin veprat e tyre në gjuh ëtë huaja, për t´ia bërë të njohur botës ekzistencën e kombit tonë.
- Nga ndonjëherë botimi i një vepre të një autori tonë në një gjuhë të huaj mund të jetë fati madh për autorin dhe për vetë veprën. Sikur Barleti të mos kishte botuar H i s t o r i n ë e S k ë n d e r b e u t latinisht, a jemi të sigurt se kjo vepër do të kishte arritur në duart tona? Nga ana tjetër as që do të mund të bëhej fjalë për ndikimin e madh që bëri kjo vepër në popullarizimin e figurës së Skënderbeut.
- Duhet të shtojmë, ndërkaq se botimi i romanit B a r d h a e T e m a l i t në Paris, aq sa na është e njohur, nuk hasi në ndonjë jehonë në gazetat dhe revistat frënge në kohen kur u botua.
- Përkundër veprës E v ë r t e t a m b i S h q i p ë r i n d h e s h q i p t a r ë t, e cila u përkthye në disa gjuhë, B a r d h a e T e m a l i t nuk pati fatin e veprës së parë.
- Mirëpo nuk ka dyshim se në kohën kur u botua B a r d h a e T e m a l i t ka luajtur rolin e vet pozitiv në luftën për pavarsinë kombëtare, duke ia bërë të njohur botës,kësaj radhe me anë të një rrëfimi romanesk, të kaluerën dhe gjendjen aktuale të një populli të vogël të Ballkanit, duke paraqiur këtu jo vetëm aspiratat e tij për liri, por edhe për zgjedhjen e një vargu problemesh shoqërore.
- Ndonëse B a r d h a e T e m a l i t është ndër romanet e para që ia hapin shtegun këtij lloji letrar në letërsin tonë, duhet vënë në pah se, për shkak se u botua në një gjuhë të huaj, nuk ushtroi farë ndikimi në zhvillimin e romanit tonë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se kjo vepër, nuk duhej të gjejë vendi e saj në letërsin shqiptare, sepse, ashtu si e thekson me të drejtë Mark Gurakuqi, "ajo asht pjesë përbamëse e letërsisë sonë, ashtu si janë veprat latinisht të Barletit, Beikemit etj."[1]
- * * *
- B a r d h a e T e m a l i t në radhë të parë është roman dashurie, trajtim i një teme të vjetër sa dhe vetë njeriu. Mirëpo njëherësh është edhe një pasqyrë e shoqërisë shqiptar të shekullit të kaluar, më mirë të themi e një pjese të kësaj shoqërie, e Shqipërisë Veriore, ku kishte vazhduar të ruhej rregullimi fisnor dhe traditat e lashta primitive.
- Autori duket se e ka bartur në vete një kohë të gjatë subjektin e romanit, se ka jetuar me personazhet e imagjinuara, prototipet e të cilave, megjithatë, mund t´i ndeshte çdo hap, në Shkodër dhe në malësi, dhe se, më në fund, ka projektuar edhe veten dhe ëndrrat e tij rinore në këtë vepër.
- Ashtu si ndodh rëndom në shumë vepra ë shkrimtarëve të mëdhenj që e kanë analizuar me mjeshtri pasionin e dashurisë, duke depërtuar deri në skutat më të errëta të shpirtit të njeriut, edhe në romanin B a r d h a e T e m a l i t dashuria e vërtet, ajo dashuri që zhurit zemrat dhe lë gjurma të pashlyeshme, është e dënuar që në fillim të përfundojë me tragjedi. Një dashuri e këtillë zakonisht është e paracaktuar nga vala e një fati të çuditshëm.
- Dy kryeprotagonistët e romanit, Bardha e Aradi, janë dy qenie me të gjitha virtytet, por të pafat. Ata bien në dashuri papandehur, pësojnë vuajtjet më të tmerrshme të këtij pasioni të pashpjegueshëm, i cili i tërheq në mënyrë të pashmangshme drejt një humnere të thellë, pa qenë në gendje t´i bëjnë as qëndresen më të vogël. Autori e shpreh haptas botëkuptimin e tij idealist për dashurinë, sepse, si thotë dashuria ideale "ind e ushqehet me ëndërrime e me shpresë, ajo magjeps njeriun duke e bërë të vuajë, e bën jetojë duke ia sjellë vdekjen, fisnikëron shpirtin duke pastruar zemrën" (f.44).
- E konceptuar në këtë mënyrë, dashuria e Bardhës dhe e Aradit është një lloj sublimacioni i kësaj ndjenje finike, pa të cilën jeta jon do të ishte shumë më e varfër dhe jo kuptimplote. Në këto raste njeriu nuk është zot i fatit të tij, zëri i arsyesështë kthimë në shkretëtirën e pa anë, konvencionet dhe pengesat e tjera shoqërore nuk çojnë kandar. Të provosh t´ua ndalësh hovin pasioneve të këtilla është punë Sizifi, gjykuar sipas konceptit të romansierit tonë.
- Dashuria e Bardhës dhe e Aradit del edhe më shumë në pah, bëhet edhe më plastike në një shoqëri siç është ajo e Shqipërisë nga mesi i shekullit të kaluar, kur njerëzit e regjur në luftërat e pareshtura kanë humbur çdo ndjenë skofie, kur zemrat e tyre janë bërë më të forta si guri. Në këtë shoqëri çdo problem e zgjidh pushka, çdo fyerje dhe mëkat duhet të lahet me gjak. Gjakmarrja dhe luftimet e përditshme janë dukri të rëndomta.
- Dashuria e kryeprotagonistëve të romanit është ngjarje e pazakonshme në këto rrethana, por edhe dëshmi se natyra e njeriut në thelb mbetet e pandryshueshme se Tristanët e Izotat, ose Romeot dhe Gjulietat i gjejmë gjithëkund dhe në çdo kohë.
- Portreti i Bardhës është paraqitur më ngjyrat më të këndshme, ajo është, ashtu si mund të pritet "vërtet e bukur, si shumica e grave shqiptare", shton autori (f.35).
- Bardha është grua e re e padjallëzua eri në atë shkallë që i afrohet edhe naivitetit, pa kurrfarl të metash as vesesh, gjë që e bën ktë personazh, madje edhe anemik. Autori, ndoshta për shkak të digresioneve të shumta që bëpër të shtjelluar një varg problemesh të cilat i flenë në zemër, nuk ka arritur ta bëjë personazhin e Bardhës një krijes komplekse që bën jetë intensive, e cila do të vazhdonte ta shqetsonte lexuesin edhe pasi të mbarojë së lexuari veprën.
- Ndërkaq, psikoanaliza, e cila është një mjet ndihmës i shkencës bashkohore të letërsisë në intepretimin dhe shpjegimin e shumë fenomeneve të procesit të krijimtarisë artistike, në këtë rast nëpërmjet të ashtuquajturit proces të projekionit mund të na ndihmojë t´i kuptojmë dhe shpjegojmë disa të meta evidente të kësaj vepre, pasi autori i saj nuk është shkrimtar objektivisht. Duke projektuar ëndrrat dhe gjakimet e rinisë së tij, ai e analizon Bardhën me sytë dhe ndjenjat e dashnorit për të cilin vasha e dashur është krijesa më e përkryer e faqes së dheut, në Aradin nuk është vështirë ta shohim autoportretin e autorit.
- Aradi, sikundër edhe Pashko Vasa, siç e dimë nga biografia e tij, është i etëshem për dituri, dëshiron t´i mësoj gjuhët e huaja, dëshirë kjo që ishte iluzion në Shqipërin e asaj kohe. Pak më vonë Aradi na paraqitet si njohës i veprave të Tasos dhe Ariostos, duke ëndërruar t´i ndite gjurmat e heronjve të tyre. Madje, edhe ngjarjen e romanit autori e ka vënë në vitin 1842, i cili përputhet gati plotësisht me moshën e tij në këtë kohë. Nuk besoj se kjo datë është një koincidencë rasti.
- Kështu pra procesi i projekcionit e shpjegon faktin përse dashnrëte këtij romani janë qenie ideale, simbol i virtytit dhe i mirësisë, prandaj edhe fytyra anemike, të thjeshta dhe që na bëjnë më pak përshtypje sesa disa personazhe tjera episodike të romanit.
- Shikuar nga aspekti i projekcionit, mund të shpjegohet edhe ana tjetër e kuptimit të dashurisë që kufizohet me konceptin platonik. Këtë gjë autori e shpreh në mënyrë të qartë: "Pasioni i Aradit nuk ishte ndër ato pasionet vulgare të cilët i shuan lumturia e posedimit, por ishte dashuria e pastër, e pambarim, më në fund, ajo furi që e pushton shpirtin dhe që nuk i shkoqet derisa ai të mos çlirohet nga barra e mishit për të shkuar të pushojë në gjirin e Krijuesit" (f.174).
- Mund të pohojmë se një qëllim i këtillë i autorit është rrejedhim i kushteve në të cilat ai e kaloi rininë, i ëndrrave të pasendërtuara djaloshare në një shoqëri të zhytur në padije dhe paragjykime, pasojë kjo e kushteve të caktuara historike e shoqërore. Prandaj ky qëndrim nuk mund t´u vishet kurrfar spekulimeve metafizike të autorit. Përkundrazi, kuptimi i këtill i dashurisë mund të intepretohet më parë si sublimacion i kësaj ndjene.
- Dashuria si pjesë e pandaë e natyrës së njeriut është poezia e jetës, prandaj në roman autori këtë pasion e ngre në piedetalin e admirimit, pa i shkuar për dore, ndërkaq, të na japë një analizë bindëse të mekanizmit të këtij pasioni.
- Dashuria midis Aradit e Baedhës është deri diku fluide, e pakapshme, e paraqitur në atë mënyrë si e përjeton njeriu i cili pa pritur e pa kujtuar bie në kthetrat e saj, nga të cilat s´ka fuqi që mund ta lirojë. Nga një analizë pak më e thelluare romanit fitohet përshtypja se autori nuk ka mundur të krijojë distancën e nevojshme me protagonistët e veprës së tij, ashtu si u shkonte për dore shkrimtarëve të mëdhenjë, se tek ai zëri i zemrës dominon mbi atë të arsyes, megjithë se ky element i jep romanit një ngjyrë të posaçme dhe bën për vete një kategori të konsiderueshme lexuesish për të cilët vepra artistike nuk është cytje që të ndalemi e të mendojmë për disa fenomene e dukuri të jetës sonë të përditëshe para të cilave kalojnë pa i vërejtur i zbulon artisti vërtetë me intuitën dhe imagjinatën e vet të fuqishme.
- Megjithatë, me rastin e analizës së kryeprotagonistes së romanit nuk duhet harruar as faktin se Bardha jetonte në një ambient specifik, se ajo nuk e ka në dorë fatin e saj dhe se është më shumë një lodër në duart e të tjerëve. Përveç kësaj Bardha paraqitet vetëm në relacionin e dashurisë së saj ndaj Aradit. Aspektet tjera të jetës së këtij personazhi janë lënë anash, ngase në të vërtet asgjë nuk ndodhë në jetën e kësaj gruaje para se të takohej me Aradin, ditët e saj ishin të zbrazëta, monotone, dëshirat të ndrydhura në një shoqëri primitive.
- Mirëpo nëpërmjet Bardhës autori është përpjekur ta pasqyrojë fatin e gruas shqiptare në përgjithësi, sepse ai nuk është kënaqur të shkruajë vetëm një roman dashurie, Ai këtu ka ndërthurrë një varg idesh e problemesh për shoqërin shqiptare të kohës së tij.
- Nëpërmjet Bardhës autori vë në pah qëndrimin e vrazhdë të burrit ndaj gruas, për të cilin ajo është jo shoqe e jetës, por mjet për t´i shtuar familjen, për të siguruar trashëgimtarë pas vetës, për të mos u fikur vatra familjare. Pashko Vasa angazhohet drejtpërdrejt për një qëndrim më njerëzor ndaj gruas, për rrespektimin e ndjenave dhe të personalitetit të saj. Është ky njëri ndër kushtet paraprake për reformimin e shoqërisë shqiptare të zhytur në pellgun e padijes dhe të prapambeturisë, janë këto pasojat e robërisë shekullore të cilën duhet flakur njëherë e përgjithëmonë, koncepte këto që autori nuk i shpreh për të parën herë në këtë vepër.
- Pashko Vasa është njëri ndër rilindësit tanë të parë që çlirimin kombëtar e shikon si një proces të gjërë e të ndërlikuar. Nga idetë e shprehura në këtë roman del se çdo përparim shoqëror do të ishte iluzion pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gruas, pa ndërrimin e mentalitetit primitiv të shoqërisë shqiptare, punë kjo që është e lidhur ngushtë me kushtet ekonomike, të cilat autori i lë anash, porse kjo është krejt e kuptueshme duke marrë parasysh kohën dhe kushtet në të cilat ai ka jetuar. Disa plagë të tjera të shoqërisë shqiptare të asaj kohe siç ishin gjakmarrja, ndasitë fetare e të tjera damkosen mjaft rreptë.
- Autori na e paraqet shoqërin shqiptare me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj: burrat trima që nuk dinë ç´është frika para vdekjes, por edhe barbarë që nuk ngurrojnë nga vëllavrasja, mercenarë që luftojnë për interesat e të huajit, njerzë që shekuj me radhë kanë derdhur gjakun duke luftuar për robëruesit e tyre. Shqiptari lufton sepse është i bindur se lufta është vokacioni i tij. I degdisur ndërmjet shkrepave të bjeshkëve të larta, ku u shtrëngua të ikte për të shpëtuar nga pesha dërrmuese e thundrës së pushtuesve turq, jeta e ka shtrënguar të bëhet i këtillë. Ç˝mund të presë ai prej disa pëllëmbësh toke të paplleshme ndërmjet shkrepave? E instikti i jetës mbetet gjithnjë i pamposhtur. Kështu lufta bëhet profesion i malësorit shqiptar, i cili as që do ta dëgjojë zërin e arsyes.
- Autori këtu vë në pah një varg faktorësh që kanë vepruar në këtë drejtim: kushtet e vështira të jetës, padijen, ndasitë dhe antagonizmat fetare, hipokrizën e klerit që bashkëpunonte me pushtuesit turq në shtypjen e popujve të vegjël.
- Ati Leonardo, prift italian, sikundër pjesa dërrmuese e klerit katolik të asaj kohe, dënon vëllavrasjen, por ua përkujton shqiptarëve se kanë për detyrë t vdesin për slltanin kur janë në rrezik interesat e Perandorisë Osmane.
- Antagonimat fetare këtu Pashko Vasa i ka ngritur në parokizëm, me qëllim që jo vetm ta damkosë sa më rreptë këtë plagë të shoqërisë shqipare por, meqë romanin e ka shkruar frëngjisht, t´ia tërheqë vëmendjen botës perëndimore për pozitën e shqiptarëve krishterë, ngase ky element mund të ishte i rëndësishëm në qëndrimin e fuqive të mëdha, roli i të cilave nuk ishte i vogël për fatin e popujve të vegjël.
- Njëerësh, kurdo që i jepet rasti, autori flet për një tem aq të theksuar nga shkrimtarët tanë të Rilindjes, për të kaluarën e ndritshme të kombit tonë, për qytetrimin e dikurshëm që është shndërruar në gërmadha. Kështu gërshetohen e kaluara dhe e tanishmja, vihet undruall njëra-tjetrës drita dhe errësira, ndërsa përfundimet që autori dëshiron të nxjerrë nga këto krahasime janë të qarta.
- Pashko vasa edhe në këtë vepër është shkrimtar militant i çlirimit kombëtar, i bindur se në të ardhmen do të hapen horizonte të ndritshme dhe do të sendërtohen ëndrrat për ditë më të mira, të cilave ai ua kushtoi tërë energjinë dhe talentin e tij. Autori nënvizon kontekstin historik në roman dhe me besim të plotë paralajmëron perendimin e një periudhetë errët të historisë së një kombi.
- Ja se ç´thotë Geroja, njëri ndër protagonistët e romanit:
- "Po na shtin të vritemi, të vuajmë e pastaj si shpërblim na përzënë si qentë Kështu na kanë trajtuar gjithmonë pashatë.
- - Është e vërtet, u përgjegjën të plagosurit e tjerë... Na përdorin sias nevojës, e pastaj, kur na përzënë, ec! ... Por do të jetë kjo hera e undit" (f.168).
- Si thamë, autori i këtij romani nuk është skrimtar objektivisht, prandaj edhe peronazhet janë të ravizuara me teknikën e ashtuquajtur bardh-zi gjë që e pengon autorin të na paraqesë personazhet komplekse që jetojnë jetë intensive, të cilat e vënë lexuesin para dilemave gjatë intepretmit të veprimeve dhe të mendimev të tyre. Thuajse autori i ka kundruar peronazhet e romanit vetëm nga një perspektivë. Atij i ka munguar fuqia të zhytet me ato në valët e rrëmvbyeshme e të pamëshirëshme të jetës, të bredhë nëpër labirintet e pafund të botës në të cilën ato personazhe jetojnë.
- Ndërkaq , vetë koncepti i romanit ku, krahas një problemi aq të ndërlikuar siç është dashuria autori i ka vënë vetës për detyrë të paraqesë shoqërin shqiptare me të gjitha virtytet dhe veset e saj, ka qenë penges e një analize më të përimtuar të subjektit kryesorë të veprës, dashurisë, dhe për një studim më të thellë të personaheve.
- Ndërkaq, në roman kemi një galeri të tërë fytyrash të cilat ndonjëherë vetëm me disa fjalë, ashtu si bën piktori ndonjëherë vetëm me disa lëvizje brushe, janë paraqitur me të gjitha karakteristikat e tyre. Autorit i ka shkuar për dore që disa prsonazhe episodike t´i pikasë me shumë mjeshtëri. Fjala vjen, portreti i Jak Kolës dëshmon për talentin e Pashko Vasës si prozator i cili, sikur t´i ishte kushtuar kryekrejt romanit, ndoshta do t´i kishte dhënë një ndihmesë të rëndësishme zhvillit të këtij lloji të letërsisë sonë.
- Jak Kola zhduket shpejt nga skena, mirëpo një mori ngjarjesh të romanit janë të lidhura me këtë personazh i cili vazhdon të jetë i ranishëm në gjithë vepren. Fati tragjik, që në të vërtetë ka domethënie shumë të thellë, simbolizon fatin tragjikë të një populli, vazhdon ta shqetësojë lexuesin.
- Marrë në përgjithësi, personazhet e këtij romani janë qënie prej mishi e gjaku, janë njerzë të krakterizuar me tiparet e tyre, janë galeri fytyrash që mbajnë vulën e kohës dhe të rrethit në të cilin jetojnë. Pashko Vasa është njohës i mirë i shoqërisë shqiptare, të cilën a fije ngurimi e paraqet me mjete realiste.
- Mirëpo, përveç atyre që u shënuan romani ka edhe të meta tjera, nga të cilat duhet vënë në pah sidomos notën e tepruar entimentale dhe tingujt patetikë që e përshkrojnë vepren fund e krye.
- Burrat e Pashko Vasës, të cilët ballafaqohen me vdekjen pa iu trembur syri, në një varg rastesh qajnë me lot për faqe, ndërsa dashuria e Bardhës dhe e Aradit bën të zbehet intesiteti i përjetimit të saj nga ky sentimentalizëm që ia ul dukshëm vlerën artistike romanit.
- Në anën tjetër, ngase autorit nuk i mjafton t´i shprehë idetë e tij me gojën e protagonistëve të vepres, me intervenimet e tij të shpeshta e pengon lexuesin të krijojë përshtypjen se gjendet në një botë imagjinare, të ndalohet një çast nga realiteti dhe ë zhytet në sferat dhe shtresat e panjohura të një bote, fryt i fuqisë i imagjinative dhe kreative të një artisti të njëmendtë. Një artist i këtillë e rikrijon jetën në vepren e vet, ia zbulon lexuesit një botë çfarë njeriu i rëndomtë nuk ka fuqi ta përtyrojë ngase sillet nëpër sipërfaqen e realitetit që e rrethon dhe zakonisht e sheh vetëm njërën anë të medaljes.
- Ndërkaq, kundruar në kontekstin historik, ëstë tepër të kërkojmë nga një shkrimtar që ia hap shtegun një lloj letrar pa kurrfarë traditash ato që mund të gjejmë në romanet e letërsive evropiane, lloj ky që ka arritur kulmin e zhvillimit gjatë shekullit XUX.
- Ajo që është kryesorja për një vepër siç është romani, autori di ta mbajë të gjallë kërshërinë e lexuesit dhe ta interesojë për fatin e protagonistëve të rrëfimit. Në disa raste Pashko Vasa na paraqitet mjeshtër i vërtetë në përshkrimin e natyrës, ndërsa disa fragmete, siç është rrëfimi pr fatin tragjik të Jak Kolës, ose episodi i helmimit të bijës së Mhillit, viktim e zakoneve barbar, sipas mendimit tonë, mund t ëgjejnë vend edhe në një antologji të prozës shqiptare.
- Një fakt është i pamohueshëm: Pashko Vasës nuk i mungon talenti i narratorit, kompozicini i romanit dëshmon se ai e njeh anën teknike të mjeshtrisë romaneske. Miëpo vërehet qartë se i mungn përvoja e duhur si romansier, prandaj nuk mund t´i mbajë ndër duar të gjithë penjtë që venë në veprim protagonistët dhe kështu detyrohet të krijojë ndërlidhje artificiale ndërmjet episodeve të ndryshme të rrëfimit të tij.
- Një problem tjetër specifik për këtë vepër është individualizimi i gjuhës së protagonistëve. Ngase romani është shkruar në një gjuhë të huaj, e cila ka specifikat dhe strukturat e saj, atori as që i ka kushtuar kujdes kësaj çështjeje. Madje, gjuha e dialogjeve është gjuhë e autorit, në shumë raste protagonistët janë aq elokuentë dhe përdorin shprehje të atilla që, duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat në të cilat autori e ka vënë ngjarjen e romanit, një metodë e këtillë është në kundërshtim me parimet më elementare të teorisë së letërsisë. I vetmi arsyetm që mund të gjendet në këtë rast është fakti se meqë romanin nuk e ka shkruar shqip, as që është rrekur ta individualizojë gjuhen e personazheve.
- Gjatë përkthmit ky problem na ka vënë para shumë dilemash dhe na ka shkaktuar shumë kokëqarje. Mirëpo dihet se kompetenat e përkthyesit janë të kufizuara, se detyra e tij është transportimi besnik i një teksti na një gjuhë në tjetrën dhe se ai nuk ka të drejtë t´i korrigjojë as gabimet më evidente të autorit, prandaj edhe në përkthim gjua e personazheve ka ngelur e pa individualizuar.
- Në fund duhet të shënojmë se, sipas mendimit tonë, përthimi dhe boimi i këtij romani është një borxh të ciin ia kemi detyruar që moti autorit tonë dhe se ky roman, " i dyti në letërsinë tonë, por jo i dyti nga randësia"[2] do të gjejë vendin e tij jo vetëm në historin e romanit tonë, por edhe të historisë e letërsisë shqiptare në përgjithësi.
Paris, mars 1969.
Ymer JAKA
- ↑ M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vasës te romani Bardha e Temalit, Nëntori, nr. 6. 1967 fq.119
- ↑ M. Gurakuqi art i cit., fq.119
Të dhëna tjera mbi këtë botim
[redakto]- Redaktor teknik: Salih Lutoli
- Tirazhi 10.000 copë
- U shtyp në Shtypshkronjën OPGBG; Rilindja - Prishtinë
Katalogizimi i publikimit në burim (CIP)
VASA, Pashko 891.983-31 Vepra / Pashko Vasa. - Prishtinë: Rilindja, 1990 (Prishtinë:"Rilindja"). - libra; 20 cm. - (Biblioteka Romani shqiptar) Bardha e Temalit: Skena të jetës shqiptare: roman. - Botimi i 3, 1990 fq. - 304 fq. fotografia e autorit. Titulli origjinal: Bardha e Temalit: Scenes de la vie Albanaise. - Tirazhi 10.000 - Parathënie / Ymer Jaka: fq. 9-21 |
Përpunua në Bibliotkën Popullore dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë
LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO LEXO
Autori i Lektyres----Bardha e Temalit ---:Shukri Kurtishi I-3 Nga Sh.f Boro PEtrushevski----