Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Faqe e re: LIGJ Nr. 8378, date 22.7.1998 KODI RRUGOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligiit nr. 7491, date 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e...

Puntori (diskuto | kontribute)
akoma duke u perpunuar
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{inuse|[[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] 8 Maj 2008 14:41 (UTC)}}
LIGJ

{|width="550" align=center style="border: 1px solid #eCC999; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; text-align: left; width: margin: auto"
Nr. 8378, date 22.7.1998

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë'''

Nr. 8378, datë 22.7.1998
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

Marrë nga:

{|width=100% style="border: 2px solid #CCCC99; background-color: #CCCC00; padding: 2ex; margin: auto text-align: left;"
KODI RRUGOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
!colspan="3"|Përmbajtja

|colspan="3"|Kapitulli I : '''Dispozita të përgjithshme'''

|colspan="3"| [[/Neni 1|Neni 1]] | [[/Neni 2|Neni 2]] | [[/Neni 3|Neni 3]] | [[/Neni 4|Neni 4]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 6|Neni 6]] | [[/Neni 7|Neni 7]] | [[/Neni 8, 9|Neni 8, 9]] | [[/Neni 10|Neni 10]] | [[/Neni 11, 12|Neni 11, 12]]

| Kapitulli II: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve'''

| Kreu 1: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike'''

| [[/Neni 13, 14|Neni 13, 14]] | [[/Neni 15, 16, 17|Neni 15, 16, 17]] | [[/Neni 18, 19, 20|Neni 18, 19, 20]] | [[/Neni 21, 22|Neni 21, 22]] | [[/Neni 23|Neni 23]] | [[/Neni 24, 25|Neni 24, 25]] | [[/Neni 26, 27|Neni 26, 27]] | [[/Neni 28, 29, 30|Neni 28, 29, 30]] | [[/Neni 31, 32, 33, 34|Neni 31, 32, 33, 34]]

|Kreu 2: '''Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor

|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij.

|colspan="3"|Shpallur me dekretin nr. 2186, datë 11.8.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

|width="550" colspan="3"|

solli në wikibooks
'''[[Përdoruesi:Lagoon|Lagoon]]'''

redaktoi
'''[[Përdoruesi:Puntori|Puntori]]'''
2008

[[Category:Libra]]
Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligiit nr. 7491, date 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Keshillit te Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KAPITULLI 1

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Parime te pergjithshme

I. Qarkullimi i kembesoreve, mjeteve dhe/ose kafsheve ne rruge rregullohet me normat e ketij Kodi dhe aktet qe miratohen ne zbatim te tij, ne perputhje me normat nderkombetare e te Komunitetit Europian ne kete fushe. Normat dhe aktet ne zbatim te ketij Kodi udhehiqen nga parimi i sigurise se levizjes ne rruge, duke ndjekur objektivat e nje levizjeje racionale, i mbrojtjes se mjedisit dhe i kursimit te energjise.
2. Qeveria njofton çdo vit Kuvendin Popullor per rezultatet e arritura dhe masat qe duhen marre per permiresimin e problemeve sociale, te mjedisit dhe ekonomike ne qarkullimin rrugor.
3. Qeveria, nepermjet organeve perkatese, i jep opinionit publik te dhenat me te domosdoshme, duke perdorur sistemet me te perparuara te komunikimit masiv dhe, per sa i perket disa kategorive qytetaresh, mesazhe Publicistike te karakterit parandalues e edukativ.
4. Njohja dhe zbatimi i perpikte i normave perkatese te ketij Kodi dhe i akteve ne zbatim te tij jane te detyrueshme per gjithe personat qe qarkullojne ne rruget e territorit te Republikes se Shqiperise me mjet ose pa mjet dhe/ose per ata persona qe kane te bejne me keto rruge.

Neni 2
Percaktime dhe klasifikime rrugesh

1. Ne zbatim te normave te ketij Kodi, "rruge" quhet zona per perdorim publik e destinuar per qarkullimin e kembesoreve, mjeteve dhe kafsheve.
2. Sipas karakteristikave te tyre konstruktive, teknike dhe funksionale rruget klasifikohen si vijon:
A. Autostrade
B. Rruge interurbane kryesore
C. Rruge interurbane dytesore
D. Rruge urbane kryesore
E. Rruge urbane dytesore
F. Rruge lokale
3. Rruget e ndara sipas pikes 2 duhet te kene keto karakteristika minimale:
A -AUTOSTRADE: Rruge interurbane ose urbane me karrexhata te pavarura ose te ndara nga trafikndares te pakapercyeshem, secila me te pakten dy korsi levizjeje, bankine te shtruar te mundshme ne te majte dhe korsi emergjence, ose bankine te shtruar ne te djathte, pa kryqezime ne nivel, e pajisur me rrethim dha sisteme asistence per perdoruesin gjate gjithe gjatesise, e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor dhe e danueshme me sinjale te vecanta te fillimit dhe mbarimit. Per qendrimin duhet te jene parashikuar zona te caktuara me hyrje e dalje te pajisura perkatesisht me korsi ngadalesimi dhe shpejtimi.
B -RRUGE INTERURBANE KRYESORE: Rruge me karrexhata te payarura ose te
ndara nga trafikndares te pakapercyeshem, secila me te pakten dy korsi levizjeje dhe bankina te shtruara, pa kryqezime ne nivel, me hyrje te koordinuara per objekte anesore, e dallueshme nga siniale te veçanta te fillimit dhe mbarimit, e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Per te tjera kategori te mundshme mjetesh te perdoruesve duhet te parashikohen hapesira te pershtatshme. Per qendrimin duhet te jene parashikuar zona te caktuara, me hyrje e dalje, te pajisura perkatesisht me korsi ngadalesimi dhe shpejtimi.
C -RRUGE INTERURBANE DYTESORE: Rruge me nje karrexhate me te pakten nje
korsi levizjeje per sens dhe bankina.
D -RRUGE URBANE KRYESORE: Rruge me karrexhata te pavarura, ose te ndara nga
trafikndares, secila me te pakten dy korsi levizjeje dhe nje korsi e mundshme e rezervuar per mjete publike, bankina te shtruara dhe trotuare, me kryqezime ne nivel te pajisura me semafor, per qendrimin jane parashikuar zona ose breza anesore jashte karrexhates, te dyja me hyrje dhe dalje te perqendruara.
E -RRUGE URBANE DYTESORE: Rruge me nje karrexhate me te pakten dy korsi, bankina te shtruara dhe trotuare. Per qendrimin jane parashikuar zona te pajisura me korsi manovrimi jashte karrexhates.
F -RRUGE LOKALE: Rruge urbane ose interurbane, e sistemuar ne menyre te pershtatshme sipas perkufizimeve te pikes 1 te ketij neni, por qe nuk ben pjese ne rruget e mesiperme.
4. Quhet "rruge sherbimi" rruga anash nje rruge kryesore (autostrade, rruge interurbane kryesore, rruge urbane kryesore), e cila ka funksionin e lejimit te qendrimit, si dhe grupimin e hyrjeve nga objektet anesore ne rrugen kryesore e anasjelltas; perdoret, gjithashtu, per levizje dhe manovra te palejueshme ne rrugen kryesore.
5. Rruget e klasifikuara, sipas pikes 2, ndahen sipas perdorimit, funksionimit dhe nevojave te karakterit administrativ, ne rruge: "shteterore, "rrethi", "komunale" dhe "te brendshme", sipas te dhenave ne vazhdim. Entet pronare te rrugeve te siperpermendura jane perkatesisht, shteti, rrethi, bashkia ose komuna, subjekti privat a shteteror. Per rruget e destinuara ekskluzivisht per trafikun ushtarak, te quajtura "rruge ushtarake", pronar konsiderohet komanda e rajonit ushtarak.
6. Rruget interurbane sipas pikes 2, shkronjat B dhe C, ndahen ne:
A -Shteterore, kur:
a) perfaqesojne drejtimet kryesore te trafikut kombetar;
b) lidhin rrjetin kryesor rrugor te shtetit me ate te shteteve kufitare:
c) lidhin ndermjet tyre kryeqendrat e rretheve ose pertaqesojne lidhje te drejtperdrejta e te rendesishme ndermjet rrugeve shteterore;
d) lidhin me rrjetin e rrugeve shteterore portet detare, aeroportet, qendrat me rendesi te veçante indnstriale, turistike, kulturore e klimaterike;
e) jane rruge qe perfaqesojne interes te veçante per ekonomine kombetare.
B -Rrethi, kur lidhin kryeqendren e rrethit me bashkite, qendrat e komunave dhe zona te tjera me interes indnstrial, bujqesor, turistik e klimaterik, rruget qe lidhin qendrat e komunave, bashkite me qendrat e komunave dhe rruget qe lidhin qendrat e bashkise dhe te komunave me rruget shteterore.
C .Rruge te brendshme: perfshihen rruget qe shtrihen brendaperbrenda sektoreve te minierave, naftes, pyjeve, veprave industriale, kantiereve, guroreve dhe ekonomive bujqesore.
D -Komunale: jane te giitha rruget brenda territorit te komunes ose te bashkise qe nuk perfshihen ne ato te grupeve A, B dhe C.
7. Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese procedon ne klasifikimin e rrugeve shteterore sipaspikave 2 dhe 5, duke ndjekur kriteret sipas pikave 5 dhe 6. Ajo mund te marre mendimin e Institutit te Studimeve te Transportit, si dhe te rretheve te interesuara, sipas rasteve dhe me menvrat e percaktuara ne aktet ne zbatim. Rrethet me te njejtat kritere te percaktuara procedojne, pasi marrin mendimin e enteve lokale, ne klasifikimin e rrugeve te mbetura sipas pikave 2 dhe 5. Rruget te klasifikuara ne kete menyre regjistrohen ne arkivin kombetar te rrugeve te parashikuar ne nenin 220.
8. Kur rruget nuk kane me karakteristikat klasifikuese te mesiperme ose nuk pergjigjen me qellimeve funksionale, deklasifikohen nga Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese dhe nga rrethet, sipas kompetencave perkatese te mesiperme, duke marre mendimet sipas pikes 7. Rastet dhe procedurat per nje deklasifikim te tille percaktohen ne aktet ne zbatim.

Neni 3
Percaktime rrugore dhe trafiku

Sipas normave te ketij Kodi, percaktimet rrugore dhe te trafikut kane kuptimin vijues:
1) BANKINA: pjese e rruges e perfshire ndermjet kufirit te karrexhates dhe elementit giatesor me te aferm: -trotuarit, trafikndaresit, argjinatures, buzes se brendshme te kanalit, ose buzes se siperme te skarpates.
2) BREZ I REZERVUAR: shirit toke, jashte kufirit rrugor, ne te cilen eshte e ndaluar per pronarin e tokes te kryeje ndertime, rrethime, te mbjella, depozitime etj.
3) BREZ PER QENDRIME ANESORE: pjesa e rruges ne ane te karrexhates, e ndare me nje vije kufitare te nderprere e qe perfshin rreshtin e vendeve te qendrimit dhe korsine perkatese te manovres.
4) BREZ PERKATESISE: shirit toke i ndodhur ndermjet karrexhates dhe kufirit rrugor; eshte pjese e pronesise rrugore dhe mund te perdoret vetem per realizimin e pjeseve te tjera te rruges.
5) BRIGJET E RRUGES: zone e terrenit qe vjen menjehere pas buzes se poshtme ose te siperme te skarpates se trupit rrugor, perkatesisht kur rruga eshte e ngritur ose e thelluar ne terren.
6) DEGE KRYQEZIMI: pjese rruge qe ben pjese ne nje kryqezim
7) ISHULL SHPETUES: ( shih SHPETUESE)
8) ISHULL TRAFIKU: (shih ISHULL UDHEZUES)
9) ISHULL TRAFIKNDARES: (shih TRAFIKNDARES).
10) ISHULL UDHEZUES: pjesa e rruges e kufizuar ne menyre te pershtatshme dhe e pashkelshme, e destinuar per ndarjen dhe drejtimin e rrymave te trafikut.
11) KALIM NE DISNIVEL: kryqezim ne nivele te ndryshme, ne te cilin rrymat e trafikut nuk nderpriten ndermjet tyre.
12) KALIM NE NIVEL: kryqezim ne nivel i rregulluar dhe i sinjalizuar ne menyre te pershtatshme, me qellim sigurimin e qarkullimit ndermjet nje ose me shume rrugesh dhe nje linje hekurudhore qe kalon neper siperfaqen rrugore.
13) KANAL. veper arti e destinuar per rrjedhjen e ujerave te shiut, bores ose te drenazhimit, i ndertuar pergjate ose terthor rruges.
14) KARREXHATA : pjese e rruges e destinuar per levizjen e mjeteve; ajo eshte e perbere nga nje ose me shume korsi levizjeje dhe pergjithesisht eshte e shtruar dhe e kufizuar nga
vija anesore.
15) KORSI: pjese gjatesore e rruges me gjeresi te pershtatshme per lejimin e kalimit te nje rreshti te vetem mjetesh.
16) KORSI BIÇIKLETASH: pjese gjatesore e rruges e kufizuar ne menyre te pershtatshme, e rezervuar per qarkullimin e biçikletave.
17) KORSI EMERGJENCE: korsi e veçante ne ane te karrexhates e destinuar per ndalesat e emergjences, per kalimin e mjeteve te ndihmes se shpejte dhe, ne raste te rralla, per levizjen e kembesoreve, kur kjo eshte e lejuar.
18) KORSI LEVIZJEJE: korsi perberese e karrexhates, normalisht e kufizuar nga shenja horizontale.
19) KORSI NGADALESIMI: korsi e veçante per te lejuar daljen e mjeteve nga nje karrexhate ne menyre qe te mos shkaktoje ngadalesimin e mjeteve qe nuk marrin pjese ne nje manover te tille.
20) KORSI E REZERVUAR: korsi levizjeje e destinuar per qarkullimin ekskluziv te nje ose vetem te disa kategori mjetesh.
21) KORSI E SPECIALIZUAR: korsi e destinuar per mjetet qe kryejne manovra te caktuara, si parakalim, ngadalesim, shpejtim, manovra per qendrim etj .
22) KORSI SHPEJTIMI: korsi e veçante per te lejuar dhe lehtesuar hyrjen e mjeteve ne karrexhate.
23) KRAHU I KRYQEZIMIT:(shih DEGE E KRYQEZIMIT)
24) KRYQEZIM NE DISNIVEL: bashkesi e infrastrukturave (mbikalime, nenkalime dhe rampa) qe lejon zhvendosjen e rrymave te mjeteve ndermjet degeve te rrugeve te vendosura ne nivele te ndryshme.
25) KRYQEZIM NE NIVEL: zone e perbashket per disa rruge, e organizuar ne menyre te tille qe te lejoje zhvendosjen e rrymave te trafikut nga njera rruge te tjetra.
26) KTHESE: rakordim gjatesor ndermjet dy pjeseve te drejta te rruges qe kane akse, te cilat nderpriten.
27) KUFI RRUGOR: fundi i pronesise rrugore, i cili rezulton nga aktet e blerjes ose nga brezat e shpronesimit te projektit te miratuar. Ne mungese te tyre, kufiri formohet nga buza e jashtme e hendekut te sigurimit apo kanalit, kur ai ekziston, ose nga kemba e skarpates, nese rruga eshte ne lartesi, ose nga buza e siperme e skarpates, nese rruga eshte ne thellesi.
28) PARKIMI: zone ose intrastrukture e vendosur jashte karrexhates, e destinuar per qendrimin e rregulluar ose jo te mjeteve.
29) PJERRESI: pjese e rruges me pjerresim gjatesor te vazhdueshem.
30) QARKULLIMI: eshte levizja, ndalimi dhe qendrimi i kembesoreve, mjeteve dhe
kafsheve ne rruge.
31) QENDER E BANUAR.: bashkesi ndertesash, e kufizuar pergjate rrugeve ne hyrje dhe ne dalje me sinjale te posacme te fillimit dhe fundit; me bashkesi ndertesash kuptojme nje grupim te vazhdueshem dhe te nderprere nga rruge, sheshe, lulishte e zona te perdorimit publik me hyrje per mjetet dhe kembesoret ne rruge.
32) RAKORDIM KONKAV: rakordim ndermjet dy pjerresish te ndryshme njera pas tjetres me akse qe nderpriten nen siperfaqen e rruges; pjese e rruges me forme gjatesore konkave.
33) RAKORDIMI KONVEKS: rakordim ndermjet dy pjerresish te ndryshme njera pas tjetres me akse qe nderpriten mbi siperfaqen e rruges; pjese e rruges me karakteristike gjatesore konvekse.
34) RAMPE KRYQEZIMI: rruge e destinuar per lidhjen e dy degeve te nje kryqezimi.
35) RRUGE INTERURBANE: rruge jashte qendrave te banuara.
36) RRUGEKALIM KEMBESORESH: pjese e rruges e ndare nga karrexhata me nje vije te verdhe, ose nje mbrojtese te posaçme paralele me te, e destinuar per kalimin e kembesoreve; ajo kryen funksionin e nje trotuari rrugor ne mungese te tij.
37) RRUGEKALIM MJETESH: hyrje ose dalje te nje zone anesore, e pershtatshme per qendrimin e nje ose me shume mjeteve.
38) RRUGE NDERKOMBETARE: rruge ose pjese te rruges qe bejne pjese ne itinerare te percaktuara nga marreveshjet nderkombetare.
39) RRUGE URBANE: rruge brenda nje qendre te banuar.
40) RRYME TRAFIKU: bashkesi mjetesh (rryme mjetesh), ose kembesoresh (rryme kembesoresh), qe levizin ne rruge ne te njejten sens levizjeje ne nje ose me shume rreshta paralel, duke ndjekur nje trajektore te caktuar.
41) SHESH QENDRIMI: pjese e rruges me gjatesi te kufizuar, ne krah dhe jashte bankines, e destinuar per qendrimin e mjeteve.
42) SHPETUESE: pjese e rruges e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur ne menyre te pershtatshme, e destinuar per mbrojtjen dhe qendrimin e kembesoreve, ne vendkalimet e kembesoreve ose ne ndalesa te transportit kolektiv.
43) SHTEGKALIM: rruge me bazament natyror e formuar per katimin e kembesoreve ose te kafsheve.
44) TRAFIKNDARES: pjese gjatesore e rruges, e pakalueshme nga mjetet, e destinuar per ndarjen e rrymave te mjeteve.
45) TROTUAR: pjese e rruges jashte karrexhates, e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur, e destinuar per kembesoret.
46) UDHEZUES: bashkesi treguesish te destinuar per perzgjedhjen e rrymave te trafikut dhe per t'i udhezuar ne drejtime te caktuara.
47) VENDKALIM KEMBESORESH: pjese e rruges e shenuar ne menyre te pershtatshme dhe e organizuar, ne te cilen kembesoret, gjate kalimit nga njera ane e rruges ne tjetren, kane perparesi ndaj automjeteve.
48) XHEP NDALIMI : pjese e rruges jashte karrexhates, e destinuar per ndalimin e mjeteve publike te linjes, ngjitur me trotuarin ose me nje hapesire tjeter pritjeje per kembesoret.
49) ZONE KRYQEZIMI: pjese e kryqezimit ne nivel, ne te cilen nderpriten dy ose me shume rryma tratiku.
50) ZONE NDERRIMI : pjese e rruges me sens unik, giate se ciles rryma paralele trafiku, ne levizie ne te njejtin sens, mund te ndryshojne pozicionin e tyre reciprok pa pasur nevoje te ndalen.
51) ZONE ME TRAFIK TE KUFIZUAR: zone, ne te cilen hyrja dhe qarkullimi i mjeteve jane te kufizuara ne ore te caktuara ose per kategori te caktuara mjetesh.
52) ZONE RIGRUPIMI: pjese e karrexhates para vijes se ndalimit, e destinuar per grumbullimin e mjeteve ne pritje per rruge te lire, pergjithesisht e ndare ne korsi te specializuara e te kutizuara nga vija gjatesore te vazhduara.
53) ZONE RRUGORE: siperfaqia e perfshjre brenda kufijve rrugore; perfshin karrexhaten dhe brezat e perkatesise.
54) ZONE PERZGJEDHJEJE: pjese e rruges, e sinjalizuar ne menyre te pershtatshme, ku lejohet ndryshimi i korsise, me qellim qe mjetet te kalojne ne korsi te specializuara.
55) ZONE URBANE KEMBESORE: zone e ndaluar per qarkullimin e automjeteve, perveç atyre te sherbimit te urgjences dhe mjeteve ne sherbim te personave me aftesi te kufizuar levizjeje qe kane permasa dhe shpejtesi te krahasueshme me biçikletat.
56) ZONE E VEÇANTE: zone urbane, ne te cilen jane ne fuqi rregulla te posaçme qarkullimi ne mbrojtje te kembesoreve dhe te mjedisit, e kufizuar nga sinjale te posaçme fillimi dhe fundi.

Neni 4
Percaktimi i qendrave te banuara

1. Per zbatimin e disiplines ne qarkullimin rrugor, keshilli i komunes, brenda 90 diteve nga
data e hyrjes ne fuqi te ketij Kodi, merr vendim per percaktimin e qendres se banuar.
2. Vendimi per percaktimin e qendres se banuar publikohet per 30 dite rresht, duke i bashkengjitur atij harten, ne te cilen jane evidencuar kufijte ne rruget e hyrjes e te daljes.

Neni 5
Rregullimi i qarkullimit ne pergjithesi

1. Ministria, qe mbulon veprimtarine perkatese, u shperndan organeve kompetente te, pushtetit lokal dhe enteve pronare te rrugeve, sipas nenit 2 te ketij Kodi, aktet per zbatimin e
normave te qarkullimit rrugor.
2. Ne rastet e mosrespektimit te ketyre akteve, ministri i Puneve Publike dhe te Transportit u heq enteve pronare te drejten per te shpallur masa kufizuese per qarkullimin e mjeteve ne rruge. Kur entet pronare te rrugeve nuk veprojne ne menyren e caktuar, ministri i Puneve Publike dhe te Transportit, kur rrezikohet seriozisht siguria rrugore, merr masa per ekzekutimin e punimeve te nevojshme, me te drejten e zhdemtimit nga enti pronar i rruges kundervajtjes.
3. Masat per rregullimin e qarkullimit shpallen nga entet pronare, sipas normave te neneve 6 e 7 te ketij Kodi, nepermjet organeve kompetente, me urdheresa te motivuara dhe te bera te njohura per publikun neperm.iet sinjalizimeve rrugore. Kunder masave te shpallura nga komanda ushtarake territorjale e rajonit parashikohet ankese hierarkike ne Ministrine e Mbrojtjes.

Neni 6
Rregullimi i qarkullimit jashte qendrave te banuara

1. Organi kompetent i pushtetit lokal, per arsye te sigurimit publik, sigurimit te qarkullimit,
mbrojtjes se shendetit, si dhe per nevoja te karakterit ushtarak, ne baze te udhezimeve te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese dhe te Ministrise se Rendit Publik, mund te pezulloje perkohesisht qarkullimin e te giitha ose te disa kategorive mjetesh ne rruge a pjese te saj. Organi kompetent i Pushtetit lokal, ne dite feste ose dite te tjera te veçanta te caktuara, me urdher te ministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe ministrit te Rendit Publik, mund te ndaloje qarkullimin e mjeteve te transportit te mallrave. Ne aktet ne zbatim jane percaktuar kushtet e vendimeve qe do te nxjerre organi kompetent i pushtetit lokal.
2. Organi kompetent i pushtetit lokal vendos çdo vit rregulla te pershtatshme per shtegtimin periodik te kopeve, duke percaktuar, kur duhet, itineraret dhe intervalet e kohes dhe vendit. Cilido qe shkel kete rregull, ndeshkohet me masa administrative me gjobe nga dy mije e peseqind deri ne dhjete mije leke.
3. Per rruget ushtarake pushteti ushtrohet nga komandanti i rajonit ushtarak, sipas pikave 1 dhe 2 te ketij neni.
4. Enti pronar i rruges me urdher mund:
a) Per nje kohe te nevojshme, te pezulloje qarkullimin e te gjitha ose te disa kategorive mjetesh per motive te sigurise publike, si dhe per motive urgjente, qe kane te bejne me ruajtjen e pasurise rrugore ose per nevoja te karakterit teknik;
b) te vendose detyrime, ndalesa dhe kufizime te perkohshme ose te perhershme per çdo rruge ose pjese te saj, ose per kategori te caktuara mjetesh, ne lidhje me kerkesat e qarkullimit, ose karakteristikat strukturore te rruges;
c) te rezervoje korsi, edhe te mbrojtura, per kategori te caktuara mjetesh qe levizin edhe mbi shina, ose per mjete te destinuara per perdorime te caktuara;
d) te ndaloje, te kufizoje ose ta kushtezoje kundrejt pageses parkimin a qendrimin e mjeteve; e) te urdheroje kompletimin e mjeteve me pajisje antirreshqitese ose goma speciale, per levizje ne bore dhe akull;
f) te pezulloje perkohesisht qendrimin ne rruge ose pjese rruge, per nevoja te karakterit teknik a te pastrimit, duke e bere te njohur kete pezullim me sinjalet perkatese jo me pak se 48 ore perpara.
5. Urdheresat shpallen:
a) per rruget dhe autostradat shteterore: nga Drejtoria e Pergiithshme e Rrugeve;
b) per rruget e rrethit nga kryetari i keshillit te rrethit;
c) per rruget komunale nga kryetari i komunes ose i bashkise;
d) per rruget e brendshme: nga titullari i subjektit qe i administron;
e) per rruget ushtarake: nga komandati i zones ushtarake territoriale. .
6. Per rruget dhe autostradat me koncesion, te drejtat e pronarit te rruges ushtrohen nga koncesioneri, i cili njofton paraprakisht entin pronar te rruges per çdo mase qe merr. Ne raste urgjente koncesioneri mund te marre masa edhe pa komunikuar me entin pronar te rruges, por ky i fundit ka te drejten e anullimit te tyre, kur eshte e nevojshme.
7. Ne mjediset e aeroporteve te hapura per trafikun ajror civil dhe ne zonat portuale kompetencat per disiplinimin e qarkullimit ne rruget e brendshme te hapura per perdorim publik i rezervohen perkatesisht drejtorit te aeroportit dhe drejtorit te portit, te cilet procedojne me urdhra ne perputhje me normat e ketij Kodi. Ne mjediset e aeroporteve, ne te cilat administrimi i aerostacioneve u eshte besuar enteve ose shoqerive te tjera, fuqia urdheruese ushtrohet nga drejtori i aeroportit, i cili merr paraprakisht mendimin e entit ose te shoqerise se interesuar.
8. Autoritetet qe kane vendosur ndalimin e qarkullimit ne zbatim te pikave 1 dhe 4, shkronjat "a" dhe .'b", mund te bien ne marreveshje qe, per pasoja te renda dhe per rrethana qe nuk mund te perjashtohen, te nxjerrin lejekalime qe perdoren ne kushte dhe perkujdesje te veçanta.
9. Te gjitha rruget shteterore kane perparesi, perveç rasteve kur autoriteti kompetent vendos ndryshe per kryqezime te veçanta, duke u bazuar ne klasifikimin e tyre ne nenin 2, pika 2 te ketij Kodi. Ne rruge te tjera, ose pjese rrugesh, perparesia mund te vendoset me udhezim te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese, gjithmone ne baze te klasifikimit te nenit 2, pika 2. Perparesia duhet te behet e njohur gjithmone me sinjale te caktuara.
10. Enti pronar i rruges me perparesi, kur e kerkojne intensiteti ose siguria e trafikut, mundet t'i detyroje me urdherese dre.jtuesit e m.jeteve te ndalojne perpara se te tuten ne rrugen me perparesi.
11. Kur behet fjale per dy rruge me perparesi, qe i perkasinte njejtit ent, ky ent duhet te percaktoje dhenien e perparesise ose ndalimin ne kryqezimin e ketyre dy rrugeve. Kur behet fjale per dy rruge me perparesi, qe i perkasin enteve te ndryshme, detyrimet e mesiperme duhet te rregullohen ne marreveshje ndermjet ketyre dy enteve. Ne rast se marreveshja nuk arrihet, vendose me urdher te ministrit te Puneve Publike dhe transportit.
12. Cilido qe nuk zbaton ndalimin e qarkullimit te shpallur sipas normave te pikave 1 dhe 3. eshte objekt i masave administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke. Nese shkelja kryhet nga drejtuesi i nje mjeti per transport mallrash, kur drejtuesi i mjetit eshte njekohesish edhe pronari i mjetit, masa administrative eshte gjobe nga dy mije e peseqind deri ne dhjete mije leke. Ne rastin e fundit, perveç mases administrative me gjobe, shtohet edhe masa administrative plotesuese e pezullimit te lejedre.jtimit per nje periudhe katermujore, si dhe pezullimi i lejes se qarkullimit te mjetit per te njejten periudhe. Ne kete rast, organet e policise detyrojne drejtuesit e mjetit te ndaloje udhetimin dhe, kur ky qendrim mjjeti behet pengese per qarkullimin, merr masa qe mjeti te çohet ne nje zone te afert, ne te cilen te qendroje. Gjate qendrimit pergjegiesia pe mjetin dhe ngarkesen, qe mund te kete, mbetet e drejtuesit te mjetit. Nese dispozitat e mesiperm, nuk zbatohen, zbatohet masa administrative plotesuese e pezullimit te lejedrejtimit per 12 muaj
13. Cilido qe shkel detyrimet e tjera, ndalesat ose kufizimet e parashikuara ne kete nen, ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije, deri ne kater mi.je leke. Ne rastet e ndalimit te qendrimit gjoba eshte nga dy mije e peseqind deri ne dhjete mije leke. Kur kjo shkelje zgjatet mbi 24 ore, gjoba zbatohet per çdo periudhe 24 oreshe.

Neni 7
Rregullimi i qarkullimit ne qendrat e bankara

1. Ne qendrat e banuara, komunat dhe bashkite, me urdherese te kryetarit te pushteti
lokal, duhet:
a) te zbatojne masat e parashikuara ne nenin 6, pikat 1, 2 dhe 4;
b) te kufizojne qarkullimin e te giitha ose te disa kategorive te mjeteve per nevoja te qarta dhe te motivuara per parandalimin e ndotjes se mjedisit dhe mbrojtjen e pasurise artistike, te mjedisit dhe natyrore, ne perputhje me udhezimet e shpallura nga Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese, pasi te jete marre mendimi i Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve;
c) te percaktoje perparesite ne rruge te caktuara ose pjese te tyre, ose ne nje kryqezim te caktuar, ne baze te klasifikimit ne nenin 2, dhe, kur intensiteti a siguria e trafikut e kerkojne, te detyroje drejtuesit e mjeteve qe, perpara se te hyjne ne nje rruge te caktuar, te ndalojne ne kryqezim dhe t'i japin perparesi atij qe qarkullon ne kete rruge;
d) te rezervoje hapesira te caktuara per qendrimin e mjeteve te organeve te policise rrugore sipas nenit 12, te zjarrfikeseve, te sherbimit te ndihmes se shpejte dhe te atyre ne sherbim te personave me aftesi te kufizuara levizese, te pajisura me shenja speciale, ose per mjetet e sherbimit ne linje per qendrimin e tyre ne stacionet fundore te linjave;
e) te caktoje zonat ku lejohet parkimi i mjeteve;
f) te caktoje, me vendim te keshillit te komunes ose bashkise, zona te destinuara per parkim, ne te cilat qendrimi i mjeteve kushtezohet nga pagesa e nje shume qe varet nga kohezgjatja e qendrimit, duke fiksuar kushtet dhe tarifat sipas udhezimeve te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese;
g) te percaktoje orarin dhe hapesira te rezervuara per mjetet qe perdoren per ngarkim dhe
shkarkim mallrash:.
h) te cakloje zona te pajisura dhe te rezervuara per qendrimin dhe parkimin e aukokampeve; i) te rezervoje rruge per qarkullimin e mjeteve te sherbimit te transportit publik, me synim favorizimin e levizshmerise urbane.
2. Ndalimi i qendrimit nenkupton ndalimin e qendrimit nga ora 8 00 deri ora 20 00, perveç
rasteve kur tregohet ndryshe me sinjale te caktuara.
3. Per pjese te rrugeve jokomunale, te cilat pershkojne qendra te banuara, masat e paraqitura
ne nenin 6 pika 1 dhe 2, jane kompetenca te organit kompetent te pushtetit lokal, kurse ato te paraqitura ne piken 4, shkronja "a", jane kompetence e entit pronar te rruges.
4. Ne rastet e pezullimit te qarkullimit per motive te sigurimit publik, sigurise se qarkullimit ose nevoja te karakterit ushtarak, si dhe atje ku jane vendosur detyrime, ndalime a kufizime te i perkohshme ose te perhershme, mund t 'u jepen leje te veçanta per nevoja te domosdoshme mjeteve te policise, mjekesise, si dhe personave me aftesi te kufizuar levizese, te pajisura me sinjale te veçanta.
5. Karakteristikat, menyra e ndertimit, procedura e homologimit dhe kriteret e vendosjes e te mirembatjes se sistemeve te kontrollit te koheqendrimit ne parkime percaktohen me udhezim te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese.
6. Zonat e destinuara per parkim duhet te jene te vendosura mundesisht jashte karrexhates dhe gjithsesi ne menyre qe mjetet e parkuara te mos pengojne rrjedhjen e tratikut.
7. Pjesa e te ardhurave nga parkimet me pagese, qe i takon entit pronar te rruges, destinohet per vendosjen, ndertimin dhe administrimin e parkimeve ne siperfaqe, nentokesore ose ne ndertesa, si dhe per permiresimin e tyre; shumat ne para qe mund te teprojne perdoren per punime rrugore.
8. Ne rast se komuna ose bashkia merr persiper administrimin e drejtperdrejte te parkimeve
me roja ose e jep si koncesion a vendos sistemet e kontrollit te kohezgjatjes se qendrimit. sipas i pikes 1, shkronja "f" eshte e detyruar qe, ne pjese te kesaj zone parkimi ose ne zona te tjera ne afersi te saj, te rezervoje nje siperfaqe te pershtatshme te destinuar per parkim pa roja ose pa sisleme kontrolli te kohezgjatjes se qendrimit. Nje detyrim i tille perjashtohet per zonat e percaktuara te ne nenin 3 si "zona kembesore urbane" dhe "zona me tratik te kufizllar", si dhe ne zona te tjera me rendesi te veçante urbanistike, ku ka kerkesa dhe kushte te veçanta trafiku.
9. Komunal ose bashkite, me vendim te keshillit te tyre, kujdesen per caktimin e zonave
urbane kembesore dhe zonave me trafik te kufizuar, duke marre parasysh ndikimin e trafikut ne sigurine e qarkullimit, shendetin, rendin publik, pasurine kulturore dhe te mjedisit, si dhe territorin. Ne rast urgjence ky caktim mund te behet me urdherese te kryetarit te keshillit. Ne menyre te ngjashme komunat ose bashkite caktojne zona te tjera me rendesi urbanistike, per te cilat flitet ne piken 8, te cilat paraqesin kerkesa te veçanta trafiku.
10. Zonat e permendura ne pikat 8 dhe 9 tregohen me sinjale.
11. Zonat e permendura ne pikat 8 dhe 9, si dhe ne zona te tjera me rendesi te veçante urbanistike ne te cilat jane te pranishme kushte dhe kerkesa te njejta me ato te parashikuara ne pikat e mesiperme, komunat ose bashkite kane te drejte te rezervojne, me urdherese te kryetarit, hapesira qendrimi vetem per mjetet private te banoreve te zones, falas ose kundrejt pageses. .
12. Cilido qe nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon ne sens te kundert me ate te lejuar, nuk zbaton detyrimin e perparesise dhe te ndalimit ne kryqezim, ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije, deri ne kater mije leke dhe, per rastet kur qarkullon ne sens te kundert me ate te lejuar. Perveç mases se mesiperme, drejtuesit te mjetit i pezullohet leja e drejtimit per nje periudhe 6-mujore.
13. Cilido qe shkel detyrimet, ndalimet ose kufizimet e tjera te parashikuara ne kete nen, denohet me mase administrative me gjobe nga peseqind deri ne dy mije leke. Ne rastet e ndalim qendrimit, kur shkelja zgjat mbi 24 ore, masa administrative me gjobe zbatohet per çdo 24 ore shkelje ndalim qendrimi. Per rastet e qendrimeve me periudhe kohe te kufizuar a te grafikuar, masa administrative me gjobe nga dyqind e pesedhjete deri ne nje mije leke, zbatohet per çdo periudhe kohe te shkelur.

Neni 8
Qarkullimi ne qendrat e vogla .

1. Ne qendrat turistike dhe kurative, kur veshtiresite dhe rreziqet e trafikut jane veçanerisht
te shpeshta. Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese dhe Ministria e Shendetesise, pasi marrin mendimin e pushtetit lokal te interesuar, me udhezim te vecante mund te ndalojne, ne muajt me levizje intensive, mjetet qe u perkasin personave qe nuk bejne pjese ne popullsine e perhershme, te futen dhe te qarkullojne ne keto qendra. Me te njejtin urdher mund te vendosen perjashtime ne favor te kategorive te caktuara te mjeteve.
1. Cilido qe shkel detyrimet e parashikuara ne kete nen, denohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke.

Neni 9
Garat sportive ne rruge

1. Ne rruge dhe zona publike jane te ndaluara garat e paautorizuara sportive me mjete ose kafshe si dhe ato atletike. Autorizimi leshohet nga kryetari i komunes, bashkise ose rrethit, ne territoret e te cilave do te zhvillohen garat me mjete me motor, çiklistike, atletike, ose ato me kafshe. Kur veprimtarite sportive shtrihen ne disa rrethe, autorizimet jepen nga organet kompetente te pushtetit lokal, pasi merret mendimi i federatës kombëtare përkatëse dhe Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse. Në autorizim përcaktohen kushtet, në të cilat duhet të zhvillohen këto gara sportive.
2. Autorizimet duhet të kërkohen nga organizatorët të paktën 30 ditë përpara veprimtarisë, për ato në kompetencë të kryetarit të komunës, bashkisë ose rrethit. Dhënia e autorizimit bëhet me miratim të entit pronar të rrugës.
3. Për hartimin e programit vjetor të garave nga Komiteti Olimpik, kur pranohet karakteri sportiv i tyre dhe nuk krijohen kufizime të rëndësishme për shërbimin e transportit publik dhe
trafikut të zakonshëm, organizatorët duhet t'ua paraqesin kërkesat e tyre Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, ose pushtetit lokal, brenda datës 31 dhjetor të vitit paraardhës.
4. Autorizimi sipas pikës 1, për zhvillimin e garave të parashikuara sipas programit, duhet kërkuar nga organi competent i pushtetit lokal të paktën 30 ditë përpara datës së caktuar dhe
kushtëzohet me respektimin e normave tekniko-sportive dhe të sigurimit, si dhe me kolaudimin e zonës së garës dhe pajisjeve të saj. Kolaudimi duhet bërë nga një specialist i entit pronar të rrugës dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, së bashku me përfaqësuesit e organeve sportive kompetente dhe organizatorët e garës. Ky kolaudim mund të mos bëhet kur shpejtësia e lëvizjes nuk do ta kalojë shpejtësinë e lejuar. Kolaudimi është gjithmonë i domosdoshëm të bëhet në ato pjesë rrugë ku do të tejkalohet shpejtësia e lejuar.
5. Në rastet kur për nevoja të motivuara duhet të futet një garë e paparashikuar në program, organizatorët, para se të kërkojnë autorizimin sipas pikës 4, duhet të kërkojnë miratimin nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse sipas pikës 3 të paktën 60 ditë përpara garës. Organi kompetent i pushtetit lokal mund të japë autorizimin për ndryshimin e datës së parashikuar në program, kur organet sportive kompetente e kërkojnë këtë për nevoja të motivuara.
6. Autorizimi i organit kompetent të pushtetit lokal është, gjithashtu, i kushtëzuar me nënshkrimin nga organizatorët, të një kontrate siguracioni për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve. Siguracioni duhet të mbulojë, gjithashtu, përgjegjësinë, për dëmet e mundshme që mund t'u shkaktohen rrugës dhe pajisjeve të saj.
7. Në fund të çdo gare, organi kompetent i pushtetit local i bën të njohur menjëherë Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, për parashikimin e programit të vitit të ardhshëm,
përfundimet e garës, duke theksuar shmangiet nga kushtet e autorizimit dhe aksidentet që mund të kenë ndodhur.
8. Cilido që organizon gara sportive të treguara në këtë nen, pa qenë i autorizuar në mënyrat e parashikuara, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga pesë mijë deri njëzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, si dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara me mjete motorike. Në çdo rast autoriteti administrativ ndërpret menjëherë zhvillimin e garës.
9. Cilido që nuk zbaton detyrimet, ndalesat ose kufizimet që parashikon ky nen për zhvillimin e një gare sportive ose kushtet e caktuara nga autorizimi përkatës, i nënshtrohet masës
administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë, kur është fjala për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur
është fjala për gara me mjete motorike.

Neni 10
Mjetet jashte norme dhe transportet ne kushte jonormale

1. Konsiderohet jashtë norme mjeti që i kalon, për kërkesa funksionale të veçanta, kufijtë e përmasave gabaritë dhe kufijtë e ngarkesave të përcaktuara në nenet 61 dhe 62.
2. Konsiderohet transport në kushte jonormale:
a) transporti i një ose më shumë mallrash të pandashme, që për efekt të përmasave të tyre i tejkalojnë kufijtë e përmasave gabaritë të përcaktuara në nenin 61, por që janë gjithmonë brenda kufijve të ngarkesës, të përcaktuara në nenin 62. Së bashku me mallrat e pandashme mund të transportohen edhe mallra të tjera që janë brenda kufijve të përmasave gabaritë të përcaktuara nga neni 61 dhe që gjithmonë nuk kalojnë kufijtë e ngarkesës të
përcaktuara në nenin 62;
b) transporti i blloqeve prej guri natyror ose objekteve industriale të pandashme, i kryer me mjete jashtë norme, pa kaluar kufirin e ngarkesës së përgjithshme të treguar në lejet
e qarkullimit dhe, sidoqoftë, për jo më shumë se tri blloqe a objekte, mjaft që të paktën një ngarkesë të kërkojë përdorimin e mjeteve jashtë norme dhe kur masa e përgjithshme e
sipërpërmendur të mos jetë më e madhe se 40 tonë për mjete teke dhe 86 tonë për mjete me rimorkio ose gjysmërimorkiatorë. Kufijtë e mësipërm mund të kalohen vetëm në rastin kur trasnportohet një copë e vetme e pandashme.
3. Konsiderohet transport jashtë norme edhe ai transport i kryer me mjete:
a) ngarkesa e pandashme e të cilave del jashtë gabariteve të mjetit nga ana e pasme e tij më shumë se 3/10 e gjatësisë së tij;
b) që, ndonëse kanë një ngarkesë të pandashme që del jashtë gabariteve nga ana e pasme më pak se 3/10, kanë përmasën gabaritë gjatësore, duke përfshirë edhe ngarkesën, më të madhe se kufiri gjatësor gabaritë i çdo kategorie mjetesh;
c) ngarkesa e pandashme e të cilave del jashtë përmasave gabaritë tërthore të mjeteve;
d) teke ose që formojnë mjet me rimorkio, të cilat kanë në mënyrë të përhershme pajisje të veçanta të paraqitura në lejet përkatëse të qarkullimit, të destinuara vetëm për transportin e mjeteve që kalojnë kufijtë e parashikuara në nenin 61;
e) me rimorkio ose gjysmërimorkio që përdoren vetëm për transportin e kontejnereve, që i kalojnë përmasat e përcaktuara në nenin 61 ose ngarkesat e përcaktuara në nenin 62;
f) ngarkim-transporti të përcaktuara në nenin 54, pika 1, shkronja "n", kur kalojnë kufijtë e peshave të përcaktuara në nenin 62;
g) me karroceri me lartësi të ndryshueshme që kryejnë transporte kafshësh të gjalla.
4. Quhen mallra të pandashme, sipas normave të këtij Kodi, ato, për të cilat zvogëlimi i përmasave a ngarkesës, brenda kufijve të neneve 61 dhe 62, mund të sjellë dëme ose të prishë funksionimin e tyre a të cënojë sigurinë e transportit.
5. Mjetet jashtë norme mund të përdoren vetëm nga ndërmarrje a shoqëri që ushtrojnë sipas ligjit veprimtarinë e transporteve jashtë norme. Regjistrimi i këtyre mjeteve mund të bëhet vetëm në emër të këtyre ndërmarrjeve a shoqërive.
6. Transporti dhe mjetet jashtë norme kanë autorizim të veçantë për qarkullim, të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për autostradat dhe rrugët shtetërore, nga komanda e rajonit ushtarak për rrugët ushtarake dhe nga pushteti lokal për rrjetin rrugor të mbetur. Nuk kanë nevojë për autorizim mjetet:
a) sipas pikës 3, shkronja "d", kur edhe për efekt të ngarkesës nuk e kalojnë lartësinë 4.20 m, si dhe nuk e tejkalojnë gjatësinë me më tepër se 12%, me kufirin maksimal 13.44 m për automjetet teke, 20.16 m për automjetet me rimorkio dhe 17.36m për gjysmërimorkiatorët. Ky tejkalim mund të jetë i përparmë dhe i pasmë, ose vetëm i pasmë për mjetet teke a me rimorkio, dhe vetëm i pasmë për gjysmërimorkiatorët, me kusht që kush kryen transportin të ketë verifikuar që në itinerar të përfshihen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karakteristika sipas nenit 165, pika 4;
b) sipas pikës 3, shkronja "e" dhe "g", kur nuk e tejkalojnë me ngarkesë lartësinë 4.30 m dhe përmasat e tjera të përcaktuara nga neni 61 ose peshat e përcaktuara nga neni 62, me kusht që kush kryen transportin të ketë verifikuar që në itinerar të përfshihen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karakteristika sipas nenit 165, pika 4.
7. Mjetet rrugore të klasifikuara si makina ngarkim-transporti sipas nenit 54, pika 1, shkronja "n", dhe që kalojnë kufijtë e ngarkesës të përcaktuara në nenin 62, nuk kanë nevojë për autorizim qarkullimi, me kusht që:
a) të mos kalojnë kufijtë e ngarkesës të treguara në pikën 8 dhe sidoqoftë të mos kalojnë kufijtë e përmasave gabaritë të nenit 61;
b) të qarkullojnë në rrugë ose pjesë rrugësh që në arkiv, sipas nenit 221, rerzultojnë të kalueshme për mjete të tilla, siç përcaktohet në pikën 4 të nenit 221;
c) nga ana e atij që kryen transportin të verifikohet që përgjatë itinerarit të mos ketë kufizime të ngarkesës së përgjithshme ose për aks, të sinjalizuara me tabelat përkatëse;
d) të jetë paguar taksa e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit sipas nenit 34.
Kur kushtet e pikave "a", "b" dhe "c" nuk plotësohen, mjetet e sipërpërmendura duhet të kërkojnë autorizimin e parashikuar për të gjitha transportet e tjera jashtë norme.
8. Pesha maksimale për ngarkesë të plotë të makinave të ngarkim-transportit, me kusht që aksi më i ngarkuar të mos e kalojë ngarkesën 13 tonë, nuk duhet të jetë më e madhe se:
a) mjete teke me motor:
- me dy akse: 20 tonë
- me tri akse: 33 tonë
- me katër ose më shumë akse, me dy akse të përparme
drejtuese: 40 tonë;
b) kompleks mjetesh:
- me katër akse: 44 tonë
- me pesë ose më shumë akse: 56 tonë
- me pesë ose më shumë akse, për transportin e betonit me
betoniere: 54 tonë.
9. Autorizimi jepet për një ose më shumë transportime ose për periudha të caktuara kohe në kufijtë e ngarkesës maksimale teknikisht të pranueshme. Në autorizim mund të përcaktohet itinerari, si dhe shoqërimi nga policia rrugore. Aty ku kushtet e trafikut janë të përshtatshme, policia rrugore mund të autorizojë ndërmarrjen a shoqërinë transportuese të përdorë mjetet e saj për shoqërimin e ngarkesës, sipas mënyrave të caktuara në aktet në zbatim.
10. Autorizimi mund të jepet vetëm kur është i pajtueshëm me ruajtjen e mbishtresave të rrugës, me qëndrueshmërinë e veprave të artit dhe me sigurinë e qarkullimit. Në të janë përcaktuar kushtet dhe masat e nevojshme në lidhje me sigurinë rrugore. Nëse gjatë transportit në kushte jonormale, tipi i mjetit, ngarkesa në akse, periudha e kohës së transportit ose numri i transporteve bëhen shkak i pasojave më të mëdha në rrugë nga sa është parashikuar në taksën e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit, duhet të rritet masa e zhdëmtimit që i paguhet entit pronar të rrugës. Mënyra e këtij zhdëmtimi përcaktohet në pikën
16. Dhënia e autorizimit kushtëzohet nga pagesa e shpenzimeve të mundshme për verifikime teknike paraprake, organizimin e trafikut, kur ai është i nevojshëm për kryerjen e transportit, si dhe për punime përforcuese të veprave të artit.
11. Autorizimi nuk parashikohet për mjetet jashtë norme të përmendura në pikën 1, kur ato qarkullojnë pa kaluar kufijtë e përcaktuar në nenet 61 dhe 62.
12. Nuk përfaqëson transport në kushte jonormale transporti me gjysmërimorkiator, gjysmërimorkio e të cilit është e pajisur me frigorifer të autorizuar që zgjatet përpara, me kusht që kompleksi të mos i kalojë kufijtë e përmasave gabaritë të caktuara në nenin 61.
13. Mjetet e transportit të pasagjerëve që, për nevoja të veçanta e të justifikuara funksionale kalojnë përmasat ose peshat e përcaktuara nga nenet 61 dhe 62, përfshihen në grupin e mjeteve të përmendura në pikën 1. Kur këto mjete përdorin sisteme lëvizëse me ushqim elektrik, megjithëse e kalojnë kufirin gjatësor për shkak të krahut të marrjes së energjisë elektrike, nuk pajisen me autorizim. Regjistrimi dhe autorizimi bëhen vetëm në emër të ndërmarrjes së autorizuar për kryerjen e transportit të pasagjerëve.
14. Dhënia e autorizimit kushtëzohet nga plotësimi i kushteve të paraqitura në nenin 92.
15. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat konstruktive dhe funksionale të mjeteve jashtë norme dhe të atyre të përshtatura për transporte në kushte jonormale, si dhe të makinave të ngarkim-transportit.
16. Në aktet në zbatim përcaktohen formalitetet për lëshimin e autorizimit për kryerjen e transportit në kushte jonormale, tolerancat e mundshme, shuma shtesë e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit në rastin e transportit në kushte jonormale, kur kalohet ngarkesa e lejuar, si edhe kriteret e pozicionimit të grupit shoqërues teknik ose të policisë rrugore.
17. Cilido që kryen një nga transportet në kushte jonormale të paraqitura në pikat 2, 3 dhe 7, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme të paraqitura në pikën 1, pa marrë autorizimin përkatës, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.
18. Cilido që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
19. Cilido që qarkullon pa pasur me vete autorizimin, megjithëse e ka marrë atë, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Udhëtimi mund të vazhdojë vetëm pasi të paraqitet autorizimi. Kjo nuk e përjashton detyrimin e pagimit të shumës së mësipërme.
20. Cilido që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja "n", i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, si dhe me pezullimin e lejes së qarkullimit nga 1 në 6 muaj. Leja e qarkullimit merret menjëherë nga ai që konstaton shkeljen dhe çohet pa humbur kohë në zyrën e regjistrimit të lejeve të qarkullimit, e cila merr vendimin e pezullimit. Në shkeljen e tretë brenda një periudhë 5-vjeçare, merret masa administrative e heqjes së lejes së qarkullimit si makinë ngarkim-transporti.
21. Cilido që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62, në rrugë dhe autostrada që janë përcaktuar si të pakalueshme sipas kërkesave të këtij neni, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
22. Masat administrative të parashikuara në pikat 17, 18, 20 dhe 21 zbatohen si për drejtuesin e mjetit ashtu edhe për pronarin e mjetit, si dhe për porositësin, kur transporti kryhet vetëm për llogari të tij. Në këtë rast, policia e ndalon drejtuesin e mjetit të vazhdojë udhëtimin derisa të pajiset me autorizimin përkatës ose të ketë zbatuar kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në autorizim. Në rast se qëndrimi i mjetit në vendin ku është konstatuar shkelja bëhet shkak për pengimin e qarkullimit, policia bën zhvendosjen e mjetit në një zonë të afërt qëndrimi. Gjatë qëndrimit të mjetit përgjegjësia për mjetin dhe ngarkesën mbetet e drejtuesit të mjetit. Nëse nuk zbatohen dispozitat e kesaj pike, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet masës administrative plotësuese me pezullim lejedrejtimi nga një deri në tre muaj.
23. Përveç masave administrative të parashikuara me gjoba në pikat 17, 18, 20 dhe 21, drejtuesit të mjetit i pezullohet lejedrejtimi për një periudhë nga një deri në dy muaj, si dhe I pezullohet leja e qarkullimit të mjetit nga tre deri në gjashtë muaj.

Neni 11
Sherbimet e policise rrugore dhe te kontrolleve te tjera ne rruge

1. Shërbimet e policisë rrugore janë:
a) parandalimi, konstatimi dhe verifikimi i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor;
b) konstatimi dhe verifikimi i aksidenteve rrugore;
c) kryerja e shërbimeve të drejtpërdrejta për rregullimin e trafikut;
d) shoqërimi i mjeteve për sigurimin e qarkullimit;
e) kujdesi dhe kontrolli i përdorimit të rrugës.
2. Organet e policisë rrugore marrin pjesë edhe në operacionet e ndihmës në rrugë. Ato detyrohen të bashkëpunojnë në kryerjen e matjeve për studimet mbi trafikun.
3. Shërbimet e policisë rrugore kryhen nga Ministria e Rendit Publik, e cila është kompetente për bashkërendimin e shërbimit të policisë rrugore me organet e tjera që kanë detyrime në këtë fushë, sipas nenit 12.
4. Të interesuarit mund të kërkojnë nga organet e policisë, sipas nenit 12, informacione të kufizuara në lidhje me rrethanat e kryerjes së aksidentit, për vendbanimin e palëve, siguracionin e mjeteve dhe të dhënat identifikuese të tyre.

Neni 12
Kryerja e sherbimeve te policise rrugore dhe e kontrolleve te tjera ne rruge

1. Kryerja e shërbimeve të policisë rrugore të përcaktuara nga ky Kod i takon:
a) policisë rrugore në Ministrinë e Rendit Publik;
b) funksionarëve të Ministrisë së Rendit Publik të ngarkuar për policinë rrugore.
2. Kryerja e shërbimeve të paraqitura në nenin 11, pika 1,
shkronjat "a" dhe "b", i takojnë edhe policisë gjyqësore sipas Kodit të Procedurës Penale.
3. Kujdesi dhe kontrolli i shfrytëzimit ekonomik të mjetit në vende të veçanta dhe i rrugëve kryhen edhe nga persona të tjerë, pasi të kenë kaluar një provim kualifikimi, siç
përcaktohet në aktet në zbatim. Këta persona mund të jenë:
a) nga strukturat përkatëse të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, si drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve;
b) nga personeli i zyrave kompetente në fushën e transportit rrugor të rretheve, bashkive dhe komunave, vetëm për shkeljet e bëra në rrugët që janë pronë e entit, nga i cili varen;
c) nga nëpunës të shtetit, të rretheve, bashkive dhe komunave që kanë kualifikimin ose funksionin e mirëmbajtësit të rrugës, duke u kufizuar vetëm në shkeljet e kryera në rrugë ose
pjesë rruge që janë në përgjegjësinë e tyre;
d) nga personeli i entit hekurudhor të shtetit dhe i hekurudhave në koncesion, që kryejnë detyra kontrolluese dhe ruajtëse, duke u kufizuar vetëm në shkeljet e kryera në zonën e
kalimit në nivel që ato administrojnë;
e) nga personeli i aeroporteve që varen nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, në zonat e përcaktuara në nenin 6, pika 7.
4. Shoqërimi dhe kryerja e shërbimeve të drejtpërdrejta për sigurimin e lëvizjes së kolonave ushtarake i takojnë edhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcave të Armatosura,
të kualifikuar për këtë dhe të pajisur me dëshmi nga autoriteti ushtarak kompetent.
5. Subejktet e treguara në këtë nen, kur nuk janë me uniformë, për përmbushjen e detyrave të policisë rrugore duhet të përdorin distinktivin dhe tabelën standard.

KAPITULLI 2
NDERTIMI DHE MBROJTJA E RRUGEVE

KREU 1
NDERTIMI DHE MBROJTJA E RRUGEVE DHE ZONAVE PUBLIKE

Neni 13
Norma per ndertimin dhe administrimin e rrugeve

1. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse shpall, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, në bazë të klasifikimit të nenit 2, rregullat funksionale dhe gjeometrike për ndërtimin,
kontrollin dhe kolaudimin e rrugëve dhe impianteve e mjediseve të shërbimeve që kanë të bëjnë me to, me përjashtim të atyre për përdorim ushtarak. Rregullat duhet të jenë në përputhje me sigurinë e qarkullimit për gjithë përdoruesit e rrugës, me pakësimin e ndotjes atmosferike dhe zanore, me mbrojtjen e përdoruesve të ndërtesave përgjatë rrugës, si dhe të ndërtesave e monumenteve me vlera të mëdha arkitektonike ose historike. Rregullat që kanë të bëjnë me pakësimin e ndotjes atmosferike dhe zanore formulohen në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
2. Shmangia nga rregullat e mësipërme lejohet vetëm për rugët ekzistuese, kur kushte të veçanta lokale, të mjedisit, arkeologjike dhe ekonomike e bëjnë të pamundur zbatimin e tyre,
por gjithmonë duke siguruar qarkullimin rrugor dhe ruajtjen e mjedisit.
3. Rregullat e paraqitura në pikën 1 rishikohen çdo dy vjet.
4. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, shpall, sipas kritereve të paraqitura në pikën 1, udhëzimet për klasifikimin funksional të
rrugëve ekzistuese.
5. Entet pronare të rrugëve duhet të klasifikojnë rrjetin e tyre brenda 6 muajve nga shpallja e udhëzimeve të përmendura në pikën 4.
6. Entet pronare të rrugëve janë të detyruara të krijojnë hartat e rrugëve dhe t'i mbajnë ato të azhurnuara, të krijojnë kadastrën e rrugëve dhe të pjesëve që i përkasin asaj, sipas mënyrave të përcaktuara me udhëzim të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, e cila merr mendimin paraprak të Institutit të Studimeve të Transportit. Në kadastër duhet të përfshihen edhe impiantet dhe shërbimet e përhershme të nevojshme për qarkullimin rrugor.
7. Entet pronare të rrugës janë të detyruara të kryejnë gjatë vitit matje dhe hulumtime të trafikut, si dhe të përmbushin detyrimet ndërkombëtare që Shqipëria mund të marrë përsipër në këtë fushë.
8. Për zbatimin e këtij neni Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, sipas nenit 35, pika 3, ka për detyrë të marrë të dhënat e gjithë territorit kombëtar, t'i përpunojë e publikojë çdo vit,
si dhe t'ua komunikojë ato organizmave ndërkombëtarë. Kjo strukturë kujdeset gjithashtu që entet e ndryshme të zbatojnë udhëzimet, rregullat dhe afatet kohore të përcaktuara në këtë nen dhe në aktet në zbatim të tij.

Neni 14
Te drejtat dhe detyrat e enteve pronare te rrugeve

1. Entet pronare të rrugëve, për garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së qarkullimit, kanë për detyrë:
a) administrimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, pjesëve që i përkasin rrugës, si dhe të pajisjeve, impianteve dhe mjediseve të shërbimeve;
b) kontrollin teknik të gjendjes së rrugëve dhe të pjesëve që i përkasin rrugës;
c) vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalizimit të përcaktuar.
2. Entet pronare, gjithashtu, kanë për detyrë:
a) lëshimin e autorizimeve dhe lejeve, sipas këtij kapitulli;
b) konstatimin e shkeljeve të dispozitave të këtij kapitulli
dhe normave të tjera që kanë lidhje me të, si dhe të normave që përmbahen në autorizimet dhe lejet.
3. Për rrugët në koncesion, të drejtat dhe detyrat e entit pronar të rrugës, të parashikuara nga ky Kod, ushtrohen nga koncesioneri, përveç rasteve kur vendoset ndryshe.

Neni 15
Veprime te ndaluara

1. Në të gjitha rrugët dhe pjesët që i përkasin asaj, ndalohet:
a) të dëmtohen në çfarëdo mënyrë veprat e artit, të mbjellat dhe impiantet rrugore, të ndryshohet forma dhe të zihet sipërfaqja e rrugës ose e pjesëve që i përkasin asaj apo në
përgjithësi të krijohen gjendje të rrezikshme për trafikun;
b) të dëmtohet, të zhvendoset, të hiqet sinjalizimi rrugor dhe çdo objekt tjetër që i takon atij;
c) të pengohet rrjedhja e lirë e ujërave në kanalet ose hendeqet anësore dhe në veprat përkatëse të grumbullimit dhe shkarkimit;
d) të pengohet rrjedhja e lirë e ujërave që shkarkohen në terrenin nën nivelin e rrugës;
e) të qarkullojnë kafshë, duke përjashtuar rrugët lokale, sipas normave të parashikuara për lëvizjen e kafshëve;
f) të hidhen ose të grumbullohen mbeturina ose materiale të çfarëdo lloji;
g) të sillet ose të shpërndahet baltë edhe nëpërmjet rrotave të mjeteve që vijnë nga hyrje ose degëzime;
h) të shkarkohen në kanale dhe hendeqe, pa leje të rregullt, materiale të çfarëdo lloji ose të kanalizohen në to ujëra të çfarëdo natyre;
i) të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.
2. Cilido që nuk respekton ndalimet e paraqitura në pikën 1, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

Neni 16
Brezat e rezervuar ne pjeset drejtvizore dhe zonat e fushepamjes ne kryqezimet jashte qendrave te banuara

1. Pronarëve të terreneve në kufi me pronësitë rrugore, jashtë qendrave të banuara, u ndalohet:
a) të hapin kanale, hendeqe dhe të kryejnë çfarëdolloj gërmimi në terrenet anash rrugëve;
b) të ndërtojnë, të rindërtojnë ose të zgjerojnë anash rrugëve objekte ose mure rrethues të çfarëdo tipi dhe materiali në largësi nga kufiri rrugor më të vogël se ato të përcaktuara në aktet në zbatim për çdo tip rruge;
c) të mbjellë pemë anash rrugëve, shkurre e të tjera të këtij lloji.
Në aktet në zbatim përcaktohen largësitë e ndryshme nga kufiri rrugor në varësi nga llojet e ndalimeve të treguara.
2. Në kryqëzimet rrugore në nivel, brezave të rezervuar të treguar në pikën 1, shkronjat "b" dhe "c", duhet t'u shtohen zonat e fushëpamjes të përcaktuara nga trekëndëshi që ka dy brinjë mbi vijat kufizuese të brezit të rezervuar, gjatësia e të cilave e matur nga pika e ndërprerjes së këtyre vijave të jetë sa dyfishi i largësive të përcaktuara në aktet në zbatim, kurse brinja e tretë përfaqësohet nga segmenti që bashkon dy pikat ekstreme.
3. Ndalohet ndërtimi i çdo objekti mbitokësor pranë dhe në brendësi të kryqëzimeve në disnivel. Brezat e rezervuar për rampat e jashtme, duhet të jenë ato që i korrespondojnë rrugës më pak të rëndësishme ndërmjet atyre që kryqëzohen.

Neni 17
Brezat e rezervuar ne kthesat jashte qendrave te banuara

1. Jashtë qendrave të banuara, në pjesën e brendshme të kthesave dhe jashtë pronësisë rrugore, duket të sigurohet një brez i rezervuar, ku ndalohet çdo tip ndërtimi, rrethimi, të
mbjellash ose depozitimi, sipas normave të përcaktuara në aktet në zbatim për gjerësinë e kthesës.
2. Në pjesën e jashtme të kthesave, brezat e rezervuar janë ato të përcaktuara për rrugët e drejta.

Neni 18
Brezat e rezervuar dhe zonat e fushepamjes ne qendrat e banuara

1 Në qendrat e banuara, për ndërtimet ekzistuese e të reja, riparimet, rikonstruksionet dhe zgjerimet, brezat e rezervuar për mbrojtjen e rrugës, të matura nga kufiri rrugor, nuk duhet të
kenë përmasa më të vogla se ato të treguara në aktet në zbatim, sipas tipit të rrugës.
2. Në kryqëzimet rrugore në nivel, brezave të rezervuar të treguar në pikën 1, duhet t'u shtohen zonat e fushëpamjes të përcaktuara nga trekëndëshi që ka dy brinjë mbi vijat kufizuese të brezit të rezervuar, gjatësia e të cilave, e matur nga pika e ndërprerjes së këtyre vijave, të jetë sa dyfishi i largësive të përcaktuara në aktet në zbatim, kurse brinja e tretë përfaqësohet nga segmenti që bashkon dy pikat ekstreme.
3. Ndalohet ndërtimi i çdo objekti mbitokësor pranë dhe në brendësi të kryqëzimeve në disnivel, që sipas gjykimit të entit pronar të rrugës pengon funksionimin normal të këtij kryqëzimi. Brezat e rezervuar për rampat e jashtme, duhet të jenë ato që I korrespondojnë rrugës më pak të rëndësishme ndërmjet atyre që kryqëzohen.
4. Rrethimet dhe të mbjellat duhet të realizohen sipas planeve urbanistike dhe të trafikut, si dhe nuk duhet të pengojnë ose zvogëlojnë fushëpamjen e nevojshme për sigurinë e qarkullimit rrugor.

Neni 19
Distancat e sigurise nga rruget

1. Gjatë ndërtimit të poligoneve të qitjes, punishteve ose depove të materialeve plasëse, gazesh ose lëngjesh të ndezshme, të guroreve që shfrytëzohen nëpërmjet lëndës plasëse, si dhe të stabilimenteve që sidoqoftë ndikojnë në sigurinë ose shëndetin publik ose rregullsinë e qarkullimit rrugor, duhet të respektohen largësitë e përcaktuara nga aktet në zbatim ose, në mungesë të tyre, nga organi kompetent i pushtetit lokal, i cili merr paraprakisht mendimin teknik të entit pronar të rrugës dhe të zjarrfikësve.
2. Cilido që shkel dispozitat e përcaktuara në nenet 16, 17, 18 dhe 19, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë dhe është gjithashtu i detyruar të risjellë në gjendjen fillestare, me shpenzimet e tij, vendin ku është kryer shkelja.

Neni 20
Zenia e siperfaqes rrugore

1. Në rrugët e tipit A, B, C dhe D, sipas nenit 2, ndalohet çdo lloj zënie e sipërfaqes rrugore, nga panaire dhe tregje me automjete, baraka, tenda etj. Në rrugët e tipit E dhe F zënia e sipërfaqes rrugore mund të autorizohet, me kusht që të përcaktohet një itinerar tjetër për trafikun.
2. Nuk lejohet vendosja e kioskave, qoshkave të gazetave ose e instalimeve të tjera, edhe me karakter të përkohshëm, jashtë qendrave të banuara në brezat e rezervuar.
3. Në qendrat e banuara, pa përjashtuar kufizimet dhe ndalimet e përcaktuara në nenet dhe pikat e mëparshme, zënia e trotuareve me kioska, qoshka gazetash dhe instalime të tjera mund të lejohet deri në mesin e gjerësisë së tyre, me kusht që në vazhdim të këtyre instalimeve të mbetet e lirë një zonë për qarkullimin e këmbësorëve me gjerësi jo më të vogël se 2 m. Zënia nuk mund të bëhet në brëndësi të trekëndëshave të fushëpamjes së kryqëzimeve, të treguara në nenin 18, pika 2.
4. Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në
njëqind mijë lekë.

Neni 21
Punime depozitime dhe kantiere rrugore

1. Pa autorizimin ose lejen nga organi kompetent, sipas nenit 26, është e ndaluar kryerja e punimeve ose depozitimeve dhe hapja e kantiereve rrugore, edhe të përkohshme, në rrugë dhe
pjesët që i përkasin asaj, si dhe në brezat e rezervuar dhe zonat e fushëpamjes.
2. Cilido që kryen punime ose depoziton materiale në zonat e destinuara për qarkullimin dhe qëndrimin e mjeteve dhe këmbësorëve, duhet të marrë masat e nevojshme për sigurimin e
rregullshmërisë së qarkullimit dhe ta mbajë atë në funksionim të plotë si ditën, ashtu edhe natën. Duhet të marrë masa të tilla që personeli punues, i ekspozuar ndaj trafikut të mjeteve, të jetë i dukshëm si ditën ashtu edhe natën.
3. Në aktet në zbatim përcaktohen normat që kanë të bëjnë me mënyrat dhe mjetet për kufizimin dhe sinjalizimin e kantiereve, për sigurimin e dukshmërisë si ditën, ashtu edhe natën të personelit punues, për rregullimin e trafikut dhe mënyrat e zhvillimit të punimeve në kantieret rrugore.
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ose të akteve në zbatim të tij, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
5. Kundërvajtësit e përcaktuar në nenet 20 dhe 21 dënohen, gjithashtu, me masë administrative plotësuese me detyrimin për heqjen e objekteve abuzive, në ngarkim dhe me shpenzimet e tyre.

Neni 22
Hyrje dhe degezime

1. Pa autorizimin e entit pronar të rrugës nuk mund të përcaktohen hyrje dhe degëzime të reja të rrugës për te tokat ose objektet anësore dhe as lidhje të reja me rrugë të përdorimit
publik a privat.
2. Hyrjet dhe degëzimet ekzistuese a të autorizuara duhet të rregullohen sipas normave të këtij kapitulli.
3. Rrugëkalimet duhet të dallohen nga shënja të veçanta, pasi të jenë autorizuar nga enti pronar i rrugës.
4. Ndalohet transformimi i hyrjeve a degëzimeve ekzistuese, si dhe ndryshimi i mënyrës së përdorimit të tyre, përveçse me autorizim të veçantë të parashikuar në pikën 1.
5. Aktet në zbatim të normave të këtij Kodi përcaktojnë rastet kur enti pronar i rrugës mund të mos japë autorizimin sipas pikës 1.
6. Cilido që ka marrë autorizimin, duhet të realizojë e mirëmbajë, kur është e nevojshme, veprat e artit në kanalet anësore, pa ndryshuar seksionin e kanalit dhe as karakteristikat
planaltimetrike të sipërfaqes së rrugës.
7. Aktet në zbatim të normave të këtij Kodi tregojnë mënyrën e ndërtimit e të mirëmbajtjes së hyrjeve dhe të degëzimeve.
8. Lëshimi i autorizimit për hyrjet në objekte të çdo lloji është i kushtëzuar me realizimin e parkimeve sipas normativave në fuqi për to.
9. Kur disa pronësi përfshihen në mënyrë të natyrshme ose si pasojë e ndërtimit, të modifikimit të objekteve të përdorimit publik, për ato raste kur është i pamundur rregullimi teknik i hyrjeve ekzistuese, si dhe në rastet kur ka densitet të lartë hyrjesh, ose sa herë që karakteristikat planaltimetrike në pjesën e rrugës të pajisur me hyrje a degëzime nuk garantojnë kërkesat e një qarkullimi normal e të sigurtë, enti pronar i rrugës lëshon
autorizimin për hyrjen apo degëzimin të kushtëzuar me realizimin e veprave të veçanta, sikurse janë lidhjet rrugore të pajisura, kryqëzimet në disnivel dhe rrugët paralele, edhe pse këto vepra, duke u interesuar disa pronarëve, bëjnë të domosdoshëm krijimin e shoqërive të përbashkëta për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre veprave.
10. Ministria, që mbulon veprimtarinë përkatëse përcakton për çdo rrugë ose për çdo tip rruge që duhet marrë në considerate në funksion të trafikut për dy arterie rrugore që kryqëzohen,
karakteristikat teknike që duhen përshtatur për realizimin e hyrjeve dhe degëzimeve, si edhe kushtet teknike e administrative, mbi të cilat duhet të bazohet enti pronar i rrugës për lëshimin e autorizimit përkatës. Eshtë gjithsesi e ndaluar hapja e hyrjeve përgjatë rampave të kryqëzimit në nivel ose disnivel, si dhe gjatë korsive të shpejtimit a ngadalësimit.
11. Cilido që hap hyrje a degëzime të reja ose cilido që transformon a ndryshon mënyrën e përcaktuar të përdorimit të atyre ekzistuese pa autorizimin e entit pronar të rrugës, apo që
mban në përdorim hyrje ekzistuese të paautorizuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë lekë deri dyzet mijë lekë. Shkelja e mësipërme sjell edhe masa plotësuese administrative për rivendosjen e gjendjes fillestare në ngarkim të autorit të shkeljes dhe me shpenzimet e tij. Masat plotësuese nuk zbatohen, në qoftë se veprat e realizuara mund të rregullohen nëpërmjet një autorizimi përkatës. Lëshimi i këtij autorizimi nuk heq gjobën administrave.
12. Cilido që shkel normat e tjera të këtij neni dhe aktet përkatëse në zbatim të tij, është subjekt i masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.

Neni 23
Reklamat ne rruge dhe mbi mjetet rrugore

1. Përgjatë rrugëve dhe në vende të dukshme nga mjetet që kalojnë në rrugë, është e ndaluar të vendosen shenja, parulla, impiante reklamimi etj., që për nga përmasat, forma, ngjyrat,
pamja dhe vendndodhja mund të shkaktojnë konfuzion me sinjalizimin rrugor ose ta bëjnë të vështirë kuptimin, dallimin apo efikasitetin e tij, si dhe të shkaktojnë shqetësime pamore a të tërheqin vëmendjen e përdoruesve të rrugës me pasojë rrezikimin e sigurisë së qarkullimit. Në çdo rast impiante të tilla nuk duhet të formojnë pengesë apo gjithsesi vështirësi për
qarkullimin e invalidëve. Janë, gjithashtu, të ndaluara tabelat dhe mjetet e tjera të ndritshme të reklamimit që mund të sjellin verbim për drejtuesit e mjeteve rrugore. Në ishujt e trafikut në kryqëzime është e ndaluar vendosja e çdo lloj instalimi të ndryshëm nga sinjalizimi rrugor i përcaktuar.
2. Vendosja mbi mjetet rrugore të shkrimeve a shenjave reklamuese të shndritshme ose reflektuese lejohet vetëm sipas kushteve të parashikuara në aktet në zbatim të normave të këtij Kodi, me qëllim që të përjashtohet çdo rrezik verbimi a hutimi për drejtuesit e mjeteve të tjera.
3. Përgjatë rrugëve, në mjediset ose afërsitë e vendeve të mbrojtura, për shkak të bukurisë së tyre natyrore dhe peizazhistike, ose të ndërtesave a vendeve me vlera historike e
artistike, është e ndaluar vendosja e tabelave ose mjeteve të tjera reklamuese.
4. Për vendosjen e tabelave ose të mjeteve të tjera reklamuese gjatë rrugës apo në vende të dukshme nga rruga duhet autorizimi i entit pronar të rrugës që lëshohet, duke respektuar
këto norma. Në brendësi të qendrave të banuara kompetenca eshte e komunave dhe bashkive, të cilat janë të detyruara të marrin miratimin teknik të entit pronar të rrugës, kur rruga është
shtetërore apo e rrethit.
5. Kur tabelat apo mjetet e tjera reklamuese janë të dukshme
nga një rrugë tjetër që i përket një tjetër enti pronar rruge,
autorizimi kushtëzohet me miratimin paraprak nga ky i fundit.
Tabelat ose mjetet e tjera reklamuese të vendosura përgjatë
linjave hekurudhore dhe kur janë të dukshme nga rruga, janë
subjekt i dispozitave të këtij neni dhe vendosja e tyre bëhet me
autorizim të entit hekurudhor, duke marrë miratimin paraprak të
entit pronar të rrugës.
6. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë normat për
përmasat, karakteristikat, vendvendosjen e mjeteve reklamuese
përgjatë rrugëve, pjesëve që i përkasin rrugës dhe në stacionet
e shërbimit dhe furnizimit me karburant.
7. Eshtë e ndaluar çdo lloj reklame përgjatë ose e dukshme
nga itineraret ndërkombëtare, autostradat, rrugët interurbane
kryesore dhe hyrjet e tyre. Në këto rrugë lejohet reklamimi vetëm
në zonat e shërbimit ose parkimit, kur për këtë është marrë
autorizimi nga enti pronar i rrugës, si dhe kur kjo reklamë nuk
është e dukshme nga rruga.
8. Eshtë njëlloj e ndaluar çdo formë reklamimi mbi mjete
rrugore që ka një përmbajtje, domethënie apo synim të kundërt me
normat e këtij Kodi.
9. Përshtatja e formave të reklamave ekzistuese me normat
e këtij Kodi, pas hyrjes së tij në fuqi, parashikohet në aktet
në zbatim.
10. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund t'u
shpërndajë enteve pronare të rrugëve udhëzime për zbatimin e
dispozitave të këtij neni dhe të akteve në zbatim të tij, si dhe
urdhëron, nëpërmjet organeve të saj, kontrollin e respektimit të
këtyre dispozitave.
11. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni dhe të akteve
në zbatim të tij, si dhe kushtet e autorizimeve të parashikuara
nga ky nen gjobitet me një shumë nga njëzet e pesë mijë deri
njëqind mijë lekë dhe zbatohen masat plotësuese administrative
që e detyrojnë autorin e shkeljes të heqë, me shpenzimet e tij,
të gjitha veprat, tabelat, parullat dhe çdo tip impianti e formë
reklame.

NENI 24

PJESET QE I PERKASIN RRUGES

1. Pjesët që i përkasin rrugës janë pjesët e rrugës të
destinuara në mënyrë fikse për shërbimin ose pajimin funksional
të saj.
2. Pjesët që i përkasin rrugës, rregullohen nga normat e
këtij Kodi dhe aktet në zbatim të tij; ato ndahen në pjesë të
shfrytëzimit dhe pjesë të shërbimit.
3. Quhen pjesë shfrytëzimi pjesët përbërëse të rrugës ose
ato që janë vendosur në mënyrë fikse në trupin e rrugës.
4. Pjesë shërbimi quhen zonat e shërbimit me objektet
përkatëse për furnizimin dhe pushimin e përdoruesve, zonat e
parkimit, zonat dhe ndërtesat për mirëmbajtjen e rrugës apo
gjithsesi të destinuara nga enti pronar ekskluzivisht dhe në
mënyrë të vazhdueshme për t'i shërbyer rrugës dhe përdoruesve të
saj. Pjesët e shërbimit të rrugës përcaktohen nga enti pronar i
rrugës në bazë të akteve në zbatim të këtij neni dhe në mënyrë
që të mos pengojnë qarkullimin a të kufizojnë fushëpamjen.
5. Pjesët që i përkasin rrugës, të formuara nga zonat e
shërbimit, zonat e parkimit dhe nga ndërtesat e destinuara për
çlodhje, mund t'u jepen në koncesion të tretëve, sipas rregullave
të përcaktuara në aktet në zbatim.
6. Cilido që vendos apo vë në shfrytëzim impiante ose
objekte pa lejen përkatëse, nga autoritetet përkatëse siç është
parashikuar nga neni 26 i këtij Kodi, ose i transformon apo
ndryshon mënyrën e përdorimit të tyre të parashikuar nga leja e
sipërpërmendur dhe që shkel kushtet e saj, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
7. Cilido që shkel kushtet e lejes së sipërpërmendur
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind
deri dhjetë mijë lekë.
8. Shkeljet e mësipërme sjellin si pasojë masa
administrative plotësuese me detyrimin për heqjen e impianteve
ose objekteve të realizuara pa leje, në ngarkim e me shpenzimet
e autorit. Shkeljet sipas pikës 7 sjellin si pasojë masa
administrative plotësuese të pezullimit të veprimtarisë së
ushtruar deri në zbatimin e kushteve të shkelura. Rivendosja e
gjendjes normale nuk e përjashton pagesën e gjobës administrative
të përcaktuar në pikën 7.

NENI 25

PERSHKRIME DHE PERDORIMI I ZONES RRUGORE

1. Nuk mund të kryhen, pa lejen paraprake të entit pronar të
rrugës, përshkime dhe përdorime të zonës rrugore dhe pjesëve
përbërëse të saj, si kanale uji, tubacione uji, linja elektrike
dhe telekomunikacioni ajrorë a nëntokësorë, nënkalime a
mbikalime, teleferikë të çdo lloji, gazsjellës, depozita lëndësh
djegëse të lëngëta ose të tjera impiante a vepra arti që mund të
cënojnë gjithsesi pronësinë rrugore. Objektet e sipërpërmendura
duhet të realizohen në mënyrë të tillë që përdorimi dhe
mirëmbajtja e tyre të mos pengojë qarkullimin e mjeteve në rrugë,
duke siguruar hyrjen nga brezat e përkatësisë.
2. Lejet lëshohen vetëm në raste të domosdoshme, duke bërë
paraprakisht verifikimin teknik nëpërmjet autoritetit kompetent
sipas nenit 26. Cilido që nuk respekton kushtet e parashikuara
në leje apo në normat e akteve përkatëse në zbatim, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në
dhjetë mijë lekë.
3. Kazanët për mbledhjen e mbeturinave urbane të çdo lloji
dhe natyre duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të mos
paraqesin rrezik apo të mos pengojnë qarkullimin.
4. Aktet në zbatim përcaktojnë normat për përshkimin dhe
përdorimin e zonës së rrugës.
5. Cilido që realizon një impiant apo objekt siç është
parashikuar në pikën 1 ose ndryshon mënyrën e përdorimit apo
ushtron veprimtarinë pa leje, ndëshkohet me masë administrative
me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.
6. Shkeljet sipas pikave 2-5 sjellin si pasojë masa
administrative plotësuese të pezullimit të çdo veprimtarie deri
në zbatimin e kushteve të shkelura, me detyrimin për heqjen e
impianteve a objekteve pa leje, në ngarkim e me shpenzimet e
autorit të shkeljes.

NENI 26

KOMPETENCA PER AUTORIZIME DHE KONCESIONE

1. Autorizimet, sipas këtij kapitulli lëshohen nga enti
pronar i rrugës ose nga ndonjë ent tjetër i deleguar prej tij apo
nga enti koncesioner i rrugës, në përputhje me kontratën
përkatëse; delegimi i njoftohet Ministrisë që mbulon veprimtarinë
përkatëse ose organit kompetent të pushtetit lokal, kur bëhet
fjalë për ente lokale.
2. Autorizimet dhe koncesionet, sipas këtij kapitulli, janë
kompetencë e entit pronar të rrugës, kurse për rrugët në
koncesion veprohet sipas kontratës përkatëse.
3. Për pjesët e rrugëve shtetërore, të rrethit a komunale
që kalojnë brenda qendrave të vogla të banuara, lëshimi i
autorizimit a koncesionit është kompetencë e komunës, pasi të
jetë marrë miratimi i entit pronar të rrugës.
4. Vendosja në rrugë dhe pjesët që i përkasin asaj, e
linjave hekurudhore, tubacioneve a kanalizimeve të tjera të
destinuara për përdorim publik, ose edhe vetëm përshkimi i rrugës
dhe pjesëve që i përkasin asaj me objektet e mësipërme,
autorizohet, vetëm në rastet e domosdoshme, kur është e pamundur
teknikisht çdo zgjidhje tjetër, me urdhër të Ministrisë që mbulon
veprimtarinë përkatëse dhe të entit pronar të rrugës ose në
marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes, kur bëhet fjalë për rrugë
ushtarake.

NENI 27

FORMALITETE PER LESHIMIN E AUTORIZIMEVE DHE KONCESIONEVE

1. Kërkesat e drejtpërdrejta për marrjen e autorizimeve a
koncesioneve sipas këtij kapitulli i drejtohen Drejtorisë së
Përgjithshme të rrugëve, kur bëhet fjalë për rrugë apo autostrada
shtetërore. Për rrugët në koncesion, kërkesa i drejtohet entit
koncesioner, i cili merr masa për t'ia transmetuar, së bashku me
mendimin e tij, Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, kur
kontrata e koncesionit nuk i lejon koncesionerit t'i lëshojë vetë
këto autorizime a leje.
2. Kërkesat për autorizime dhe koncesione, që i përkasin
rrugëve joshtetërore, i drejtohen entit pronar të rrugës.
3. Kërkesat shoqërohen me dokumentacionin teknik përkatës
dhe angazhimin e kërkuesit, për të përballuar të gjitha
shpenzimet për shqyrtimin dhe hetimin e nevojshëm në vend, duke
depozituar paraprakisht garanci në para.
4. Vendimet për dhënie koncesioni apo autorizimi të
parashikuara nga ky kapitull, duhet të akordohen, për çdo rast,
me të drejtat e të tretëve të interesuar dhe të kenë detyrimin
e koncesionerit apo autorizimin e marrësit për të riparuar dëmet
e mundshme që janë pasojë e punimeve, zënieve të truallit dhe të
depozitimeve të autorizuara.
5. Vendimet për dhënie koncesioni apo autorizimi të
parashikuara nga ky kapitull, që janë të përsëritshme pas
mbarimit të afatit të tyre, përmbajnë kushtet dhe udhëzimet e
karakterit teknik apo administrativ që ato u nënshtrohen, shumën
në para të nevojshme për zënien e truallit dhe për përdorimin e
autorizuar, si dhe kohëzgjatjen që gjithsesi nuk mund t'i kalojë
të 20 vjetët. Autoritetet kompetente të përcaktuara në nenet 11
e 12 të këtij Kodi, mund ta anulojnë a modifikojnë atë në çdo
kohë, kur shfaqen arsye të interesit publik apo të ruajtjes së
sigurisë rrugore, pa pasur asnje detyrim për zhdëmtime.
6. Kohëzgjatja e zënies së truallit të rrugës për instalimin
e shërbimeve publike është e përcaktuar në bazë të përfundimit
të parashikuar të punimeve.
7. Shuma në para, e nevojshme për zënien e rrugëve dhe
pjesëve që u përkasin atyre, mund të përcaktohet nga enti pronar
i rrugës me pagesë vjetore ose me një pagesë të vetme.
8. Në përcaktimin e madhësisë së kësaj shume merren
parasysh: pasojat në rrugë ose autostradë, kur veprimtaria e
autorizuar përbën objektivin kryesor të ndërmarrjes, vlera
ekonomike që rrjedh nga marrja e koncesionit apo autorizimit, si
dhe nga avantazhet që nxjerr përdoruesi.
9. Autoriteti kompetent, për lëshimin e autorizimit a
koncesionit, mund të kërkojë depozitimin e një garancie në para.
10. Cilido që ndërmerr punime, kryen zënie trualli apo
depozitime që prekin rrugët ose autostradat dhe pjesët që u
përkasin atyre, për të cilat është lëshuar autorizimi përkatës,
duhet të mbajë në vendin e punimeve, të zënies së truallit a
depozitimit, një kopje të këtij autorizimi, që është i detyruar
t'ua paraqesë, me kërkesën e tyre, funksionarëve, oficerëve ose
policëve, siç tregohet në nenin 12.
11. Për shkeljen e dispozitave të pikës 10 autori ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet
mijë lekë dhe me masën plotësuese të pezullimit të punimeve. Kur
refuzohet paraqitja e autorizimit ose vërtetohet mungesa e tij,
pezullimi është përfundimtar dhe sjell si pasojë masën
administrative plotësuese me detyrimin për rivendosjen e gjendjes
nga autori i shkeljes dhe me shpenzimet e tij.

NENI 28

DETYRIME TE KONCESIONEREVE PER KRYERJEN E SHERBIMEVE TE
CAKTUARA

1. Koncesionerët e hekurudhave, të trolejbusëve,
teleferikëve, linjave elektrike-telefonike, qofshin këto
sipërfaqësore ose nëntokësore, të tubave naftëmbajtës e
gazmbajtës, të shpërndarjes së ujit të pijshëm ose të gazit, si
dhe ata të shërbimit të mbledhjes së ujërave të qytetit dhe ata
të shërbimeve që lidhen me rrugën, janë të detyruar të
respektojnë kushtet e vendosura nga enti pronar i rrugës për
ruajtjen e rrugës dhe për sigurinë e qarkullimit rrugor. Kur
bëhet fjalë për impiante që bëjnë pjesë në shërbimet e
transportit, këto kushte i njoftohen Ministrisë që mbulon
veprimtarinë përkatëse dhe rrethit kompetent.
2. Kur për nevoja të rrugës bëhet e domosdoshme heqja,
ndryshimi ose zhvendosja e impianteve të treguara në pikën 1,
shpenzimet përkatëse janë në ngarkim të koncesionerit dhe punimet
përkatëse duhet të kryhen brenda kohës së përcaktuar nga enti
pronar i rrugës. Kur nuk respektohet afati i caktuar, enti pronar
i rrugës i kryen vetë punimet e nevojshme dhe shpenzimet i bëhen
ngarkim koncesionerit, i cili është i detyruar të zhdëmtojë të
gjitha pasojat që rrjedhin nga vonesa e ekzekutimit të punimeve,
si dhe të përgjigjet sipas sanksioneve përkatëse të parashikuara
nga enti pronar i rrugës.

NENI 29

TE MBJEDHA DHE GARDHE

1. Pronarët që kufizohen me rrugën janë të detyruar t'i
mbajnë gardhet në mënyrë të tillë që të mos e ngushtojnë ose të
mos e dëmtojnë rrugën apo autostradën dhe janë të detyruar t'i
presin degët e pemëve apo të mbjellave që shtrihen përtej kufirit
rrugor dhe që fshehin shënjat rrugore ose që e bëjnë të pamundur
lexueshmërinë e tyre nga largësitë dhe këndvështrimet e
nevojshme.
2. Kur për shkak të kohës së keqe ose për çdo lloj arsye
tjetër pemët a degët e çfarëdo përmase dhe të çfarëdo lloji bien
në rrugë, pronari i tyre është i detyruar t'i heqë ato brenda një
kohe sa më të shkurtër.
3. Cilido që shkel normat e këtij neni, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri dyzet mijë lekë, si
dhe vepron masa plotësuese që e detyron autorin e shkeljes të
riparojë me shpenzimet e veta vendet e dëmtuara ose të heqë
veprat abuzive.
Neni 30

NDERTIME MURE DHE VEPRA MBROJTESE

1. Ndërtimet dhe muret e çfarëdo lloji që janë pranë rrugës
duhet të ruhen në mënyrë të tillë që të mos rrezikohet siguria
publike dhe të mos shkaktohen dëme mbi rrugët dhe pjesët që i
përkasin asaj.
2. Përveç vendimeve që në rastet e jashtëzakonshme dhe
urgjente mund të nxirren nga kryetari i bashkisë a komunës për
ruajtjen e sigurisë publike, organi kompetent i pushtetit lokal,
duke marrë mendimin e entit pronar të rrugës ose të entit
koncesioner të rrugës, mund të urdhërojë shëmbjen ose përforcimin
e mureve dhe ndërtimeve që rrezikojnë të shkatërrohen, me
shpenzime në ngarkim të pronarit të ndërtesës ose murit që
rrezikohet të shëmbet, nëse ky i fundit, megjithëse i
paralajmëruar, nuk ka marrë masa për kryerjen e punimeve të
nevojshme.
3. Në rastin e morpërmbushjes së detyrimit në kohën e duhur,
autoritetet kompetente, sipas normave të pikës 2, marrin masat
e nevojshme për shëmbjen ose përforcimet, duke ia vënë në ngarkim
pronarit të gjitha shpenzimet e kryera për këtë qëllim.
4. Ndërtimi dhe riparimi i veprave mbrojtëse përgjatë
rrugëve dhe autostradave, kur ato shërbejnë vetëm për të mbrojtur
dhe mbajtur truallin ngjitur me rrugën, janë në ngarkim të
pronarit të këtij trualli; nëse këto vepra mbrojtëse kanë për
qëllim mbrojtjen e rrugës ose të autostradës, atëherë janë në
ngarkim të entit pronar të rrugës.
5. Shpenzimet ndahen sipas ndihmesës përkatëse, kur vepra
i shërben njëkohësisht rrugës dhe pronarëve fqinjë me rrugën.
Shpërndarja e shpenzimeve bëhet me vendim të ministrit të Punëve
Publike dhe Transportit, me propozim të zyrës përkatëse të
Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve për rrugët shtetërore dhe
autostradat, dhe në rastet e tjera me vendim të këshillit të
rrethit sipas propozimit të zyrës teknike kompetente.
6. Ndërtimi i veprave mbrojtëse që shërbejnë vetëm për të
mbrojtur ose për të mbajtur truallin gjitur me rrugën, të cilat
janë të domosdoshme gjatë ndërtimit të rrugëve të reja, është në
ngarkim të entit, të cilit i takon rruga; enti pronar i rrugës
është i detyruar të kryejë dhe të përballojë shpenzimet e
nevojshme të mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të këtyre veprave.

NENI 31

MIREMBAJTJE E BRIGJEVE TE RRUGES .

1. Pronarët e truallit ngjitur me rrugën duhet t'i
mirëmbajnë brigjet e rrugës, qoftë rrugë e ngritur apo e
thelluar, në mënyrë që të pengohet copëtimi ose rrëshqitja e
trupit të rrugës, ku përfshihen edhe veprat mbrojtëse, për të
cilat është folur në nenin 30; të vendosin pengesat e nevojshme
anash rrugës dhe në pjesët që i përkasin asaj, në mënyrë që të
pengohet rënia e gurëve ose materialeve të tjera mbi rrugë.
Duhet, gjithashtu, të kryhen, kur duhet, punimet e nevojshme të
mirëmbajtjes dhe të mënjanohen veprime që mund të shkaktojnë
ndodhitë e sipërpërmendura.
2. Shkelja e dispozitave të mësipërme sjell si pasojë masën
administrative plotësuese, që e detyron autorin e shkeljes të
riparojë, me shpenzimet e veta, vendet e dëmtuara.

NENI 32

QARKULLIMI I UJRAVE

1. Ata që kanë të drejtë t'i kalojnë ujërat në hendeqet e
rrugës, janë të detyruar të ruajnë hendeqet dhe, në rast dëmtimi,
t'i shlyejnë entit pronar të rrugës shpenzimet e nevojshme për
mirëmbajtjen e hendekut dhe për riparimin e dëmtimeve të mundshme
që nuk janë shkaktuar nga të tjerët.
2. Duke përjashtuar rastet e parashikuara nga neni 33, ata
që kanë të drejtë të përshkojnë rrugët me tuba ose me kanale
ujore, janë të detyruar të ndërtojnë e mirëmbajnë urat dhe veprat
e artit të nevojshme për kalimin e ujërave ose tubave të ujit;
duhet, gjithashtu, të kryejnë e të mirëmbajnë edhe veprat e tjera
të artit që janë ose bëhen të domosdoshme për të ushtruar lejen
e marrë, si dhe për të shmangur dëmtimet në rrugë që rrjedhin nga
ushtrimi i kësaj lejeje. Këto vepra duhet të ndërtohen sipas
kushteve teknike që i bashkëngjiten lejes së lëshuar nga enti
pronar i rrugës dhe nën mbikëqyrjen e këtij të fundit.
3. Ujitja e tokave anësore duhet të kryhet në mënyrë të
tillë që ujërat të mos bien mbi rrugë dhe as të mos kalojnë
përmes saj ose pjesëve që asaj i përkasin, me qëllim që të
shmanget çdo lloj dëmtimi i trupit rrugor dhe çdo lloj rreziku
për qarkullimin. Këtij rregulli duhet t'i binden gjithë pronarët
e tokave anës rrugës, mbi të cilat kryhet ujitja.
4. Enti pronar i rrugës, në rast se subjektet e përmendura
në pikat 1 dhe 2 nuk zbatojnë detyrimet që u takojnë, urdhëron
ndërtimin e veprave të nevojshme për të realizuar qëllimet, për
të cilat flasin pikat e lartpërmendura. Në rast mosbindjeje, enti
pronar merr masa për kryerjen e këtyre punimeve, duke ua vënë në
ngarkim këtyre subjekteve shpenzimet përkatëse.
5. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe organi kompetent i
pushtetit lokal për detyrimet e treguara në pikën 1, kur nuk janë
përmbushur në mënyrë të vullnetshme nga i detyruari.

NENI 33

KANALET ARTIFICIALE DHE VEPRAT E ARTIT MBI TO

1. Pronarët dhe përdoruesit e kanaleve artificiale në afërsi
të kufirit rrugor janë të detyruar të zbatojnë të gjitha masat
e karakterit teknik për të penguar derdhjen e ujërave mbi trupin
e rrugës dhe çdo dëmtim të shkaktuar prej tyre në trupin dhe në
brezat e përkatësisë së rrugës.
2. Detyrimi për mirëmbajtjen dhe ribërjen e veprave
ekzistuese të artit të rrugës mbi kanalet artificiale janë në
ngarkim të pronarëve dhe të përdoruesve të tyre, me përjashtim
të rasteve kur provohet qenia e këtyre kanaleve para ndërtimit
të rrugës.
3. Veprat ekzistuese të artit me strukturë druri mbi kanalet
artificiale që përshkojnë rrugën, duhet që gjatë rikonstruktimit
të tyre të bëhen me struktura murale ose betonarmeje, prej hekuri
ose të përzier, sipas udhëzimeve dhe kushteve teknike të entit
pronar të rrugës, në përputhje me ngarkesat e lejuara në këtë
rrugë. Nuk përfshihen në këtë dispozitë veprat e artit që ndodhen
në rajone ushtarake dhe për të cilat veprohet ndryshe.
4. Rikonstruksioni i veprave të artit prej druri me
strukturat dhe sipas pikave të mësipërme është i detyrueshëm për
pronarët ose përdoruesit e ujërave dhe bëhet me shpenzimet e
tyre:
a) kur duhet të zhvendosen ose të zgjerohen rrugët e
përshkuara nga kanalet artificiale;
b) kur, sipas gjykimit të entit pronar, veprat e artit nuk
kanë sigurinë e nevojshme.
5. Eshtë, gjithashtu, në ngarkim të pronarëve të
lartpërmendur mirëmbajtja e veprave të artit të rikonstruktuara.
6. Në rast zgjerimi të veprave të artit të çfarëdo tipi
tjetër, për t'i dhënë mundësi zgjerimit të rrugës, shpenzimet
përkatëse janë në ngarkim të entit pronar të rrugës; shpenzimet
për mirëmbajtjen e gjithë veprës së artit mbeten në ngarkim të
pronarëve, zotëruesve ose përdoruesve të ujërave.
7. Cilido që shkel dispozitat e nenit 30, pika 1, u
nënshtrohet sanksioneve administrative me gjobë nga njëzet e pesë
mijë deri në njëqind mijë lekë. Cilido që shkel dispozitat e
neneve 31, 32 dhe 33 gjobitet me dhjetë mijë deri në dyzet mijë
lekë.

NENI 34

DETYRIME SHTESE PER PERSHTATJEN E INFRASTRUKTURAVE RRUGORE
NDAJ MAKINERIVE TE NGARKIM- TRANSPORTIT

1. Makinat e ngarkim-transportit, për të cilat bëhen
parashikime në nenin 54, pika 1, shkronja (n), duhet të jenë të
pajisura, për qëllimet e qarkullimit, me shënjën dalluese që
provon kryerjen e pagesës shtesë, për zhdëmtim të pasojave të
përdorimit, që është e barabartë në vlerë me taksën e përvitshme
të regjistrimit.
2. Për qarkullimin mbi autostrada të makinave të
ngarkim-transportit, duhet t'u paguhet pronarëve ose
koncesionerëve një shumë shtesë ndaj zhdëmtimit të pasojave të
përdorimit. Kjo shumë është e barabartë me tarifën e autostradës
për mjetin në kushte normale, të rritur 50%, dhe duhet të paguhet
së bashku me tarifën normale në portat e autostradës.
3. Të ardhurat nga taksa e zhdëmtimit të pasojave të
përdorimit derdhen në një zë të veçantë në të ardhurat e buxhetit
të shtetit.
4. Aktet në zbatim përcaktojnë mënyrat e shpërndarjes së të
ardhurave, për të cilat bëhet fjalë në pikën 3, enteve pronarë
të rrugëve që i përdorin ekskluzivisht për të mbuluar shpenzimet
për punimet që lidhen me përforcimin, përshtatjen dhe përdorimin
e infrastrukturave.
5. Nëse makina e ngarkim-transportit qarkullon pa vendosjen
e shenjës dalluese, për të cilën flitet në pikën 1, drejtuesi i
mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind
deri në dy mijë lekë.

Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij.

Shpallur me dekretin nr. 2186, datë 11.8.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

Versioni i datës 8 maj 2008 14:41