Muzika/Këngëtarë/220
Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi
Selim Hasani[1]
(Brataj 1894 † Brataj 1965)
NË ENCIKLOPEDI
“Artist i Merituar”, një ndër rapsodët më të shquar shqiptarë. Në popull njihet edhe me emrin “Xha Selimi i Bratajt”. Mëson që fëmijë të këndojë e të kërcejë nga babai i tij Hasan Minga dhe nëna-Haxhika, të dy muziktarë të shquar popullorë të iso-polifonisë labe. Sipas Gaçes: më pas një ndikim të madh te Selim Hasani ka luajtur i vëllai, Matua. Sipas opinionit më të përhapur në popull, kënga e tij është dëshmi e ngjarjeve të mëdha historike të popullit tonë. Ndër këngë më të njohura përmendim “Ç’u zu dyfeku në Kotë”, “Ç’bën moj Shqipëri sërmaja” etj. Së bashku me rapsodin tjetër të shquar të Bratajt- Mato Hasanin (Brataj 1868 † Brataj 1966) këngët si dhe vallja bratçe e të cilit thirreshin “matohasançe”, edhe xha Selimi fitoi privilegjin që për këngët e tij dhe në mënyrë të veçantë për këngëtimin e tyre ato të thirren si “selimçe”. Një pjese të madhe të këngëve të tij sot u ka humbur autorësia duke u konsideruar me të drejtë si këngë popullore. Për Xha Selimin ka shumë këngë të kushtuara atij nga populli si dhe nga poetët tanë. Ja si shkruan ndër të tjera Dritëro Agolli në poezinë e titulluar “Selim Hasanit, këngëtarit të Labërisë”:
mardhur bore, djegur vape;
mbushe Xha Selim i Bratit;
dy hejbe me këngë labe.
Literatur:
- Sako Zihni, Xha Selimi nga Brataj”, gaz. “Drita”, 1965, 5 shtator;
- “Rapsod popullor-Selim Hasani”, Tiranë 1966;
- “Kënga popullore e Selim Hasanit”, Tiranë 1987;
- Gaçe Bardhosh, “Kënga popullore e lumit të Vlorës”, Tiranë 1995;
- Agolli Dritëro, “Rapsodi”, tek “Poezia Shqipe” etj.