Jump to content

Pepili/Matematika I dhe II

Nga Wikibooks
(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Pepilit/8)
Matematika I dhe II - /8 - Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Fakulteti Teknik në Prishtinë (1979)
                                  PARATHËNIE
	Ky tekst u hartua sipas plan-programit mësimor të Fakultetit Tekninë 
në Prishtinë dhe si i tillë u dedikohet, në radhë të parë, studentëve të vitit
të parë të këtij fakulteti. Mirëpo, tekstin Matematika I dhe II mund ta
shfrytëzojnë në tërësi edhe studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave
Matematike Natyrore të degës së fizikës, meqë plotësisht i përgjigjet edhe
programit mësimor të tyre. Së fundi besojmë se ky tekst do të jetë i mirë-
seardhur edhe për studentë tjerë të Universitetit tonë, të cilët në plan-programet
mësimore e kanë Kursin e matematikës së përgjithshme.
 
	Zaten, me botimin ë këtij teksti realizohet një dëshirë e kahershme e
autorit që, sadopak, ta plotësojë një zbrazti qëmoti prezente në literaturën tonë
universitare nga ky lëmë dhe në këtë mënyrë, në një anë t'i lehtësojë përpjekjet
dhe angazhimet e subjekteve të gjera shoqërore në përmirësimin e kualitetit të
studimeve, e në anën tjetër të kontribuojë në ngritjen e efikasitetit të studi-
meve në universitetin tonë, ku për shumë studentë matematika paraqet barierën
kryesore në aftësimit cilësor profesional të tyre.
 
	Teksti Matematika I dhe II përbëhet prej dy pjesëve (të cilat krijojnë
një tërësi sipas semestrave) të ndara në 12 kapituj, ku shtjellohen konceptet dhe
metodat , fundamentale të matematikës, të paraqitura në trajtimin bashkëkohor
didaktiko-shkencor të tyre. Në secilin kapitull lënda e shtjelluar ilustrohet me
një sërë shembujsh të zgjedhur, ndërkaq në fund të çdo kapitulli jepet edhe
një numër i konsideruar detyrash për ushtrime. Këto detyra rëndom shoqërohen
me rezultate përkatëse, e ngandonjëherë edhe me udhëzime të nevojshme, me
gëllim të lehtësimit të punës së studentëve rreth përgatitjes së tyre në këtë lëndë.
Gjatë hartimit të këtij teksti autori vazhdimisht ka pasur parasysh qëllimet
dhe detyrat e mësimit të matematikës në institucionet e lartshënuara dhe atyre
ua ka nënshtruar nivelin e rigorozitetit të paragitjes dhe të shtjellimit të
materies duke theksuar në masë të nevojshme edhe aspektet e aplikueshmërisë
së saj.
 
	Ne shpresojmë shumë se lënda e paragitur në këtë mënyrë, këtu, do t'u
shërbejë studentëve si bazë solide dhe si njohuri e dobishme në studimet e tyre
të mëtejshme. Nga ana tjetër literatura e shfrytëzuar prej nesh, literaturë kjo
që regjistrohet në fund të librit, mund të shërbejë si një orientim i mirë për ata
lexues , të ciIët kanë ambicie më të mëdha, që dëshirojnë në mënyrë më serioze
të thellohen në studimin e kësaj lënde. Shi për këtë ne në tekst, në disa raste,
i orientojmë lexuesit e këtillë në burime plotësuese.

	Në fund autori falënderon në mënyrë të veçantë recensentët: Dr. Ymer
Merovcin, Dr. Emrush Gashin dhe Dr. Eshref Ademajin dhe kolegun e katedrës
Mr. Fuat Rizvanollin, të cilët me këshillat dhe sugjerimet e tyre kontribuan në
përsosjen e këtij teksti. Njëherit autori falënderon Entin e Teksteve dhe të
Mjeteve Mësimore në Prishtinë që me plot zell dhe mirëkuptirn u angazhua në
botirnin e këtij teksti mjaft të komplikuar.

	Prishtinë, janar 1981.	                                Autori