Autorët antikë për Ilirët/4
Appearance
(Përcjellë nga Autorët antikë për Ilirët (Varroni))
< 3 |
faqe - 4 - |
5 > |
- Isocratis[1]
- Isocratis[1]
- ORATIONES
(Ligjëratat)
5
Filipi - 19 ... Pastaj më thanë se rreth tij janë maqedonët më të shquar, të cilët për gjëra të tjera mund të mos jenë aq të zotë, por sa për interesin e Filipit janë në gjendje ta dinë e ta kuptojnë më mirë se ti. Përveç kësaj aty gjenden edhe shumë helenë, njerzë me vlerë e mend, me këshillat e të cilëve ai e ngriti shumë lart mbretërinë e tij. Me të vërtet çfarë s'ka bërë ky njeri? Thesalët, të cilët më parë sundonin në Maqedoni, a nuk i bëri për vete, sa që çdo thesal ka besim më tepër te Filipi, se sa te bashkëqytetarët e tij? Nga qytetet e atjeshme disa me anë të mirëbërjes i bëri aleatë, ndërsa ata që i kishin rënë në qafë a nuk i prishi dhe i shkatrroi? Nuk i nënshtroi magneatsit, perrebejt, paionët dhe a nuk i vuri keta nënpushtetin e tij? Nuk u bë zot i pjesës më të madhe të tokave të ilirëve, atyre që banojnë buzë Adriatikut?...
- ORATIONES
< 3 |
faqe - 4 - |
5 > |