Tokajon/Gur e pluhur/2

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko
Tokajon

Gur e pluhur
      Çka është guri e pluhuri ?
Çka është argjendi i gjallë?[redakto]
       Pikat e merkurit janë ngjyrë argjendi dhe për deri sa tentojnë të bashkohen në masë lëngu, ato lëvizin "si dreq". Merkuri është një metal i jashtëzakonshëm. Është shumë helmues dhe nën temperatura normale është i lëngët. Pikat e merkurit shkëlqejnë për mrekulli. Është shumë lehtë që pikat e tij të derdhen si lëngë nga një gotë në tjetrën, dhe për ndryshim nga uji, në gotën e zbrazët nuk mbetet as një pikë.
Si ndryshon përbërja e tokës?[redakto]
        Që kur është formuar planeti, d.m.th diku para 4,6 miliard vjetësh, ajo formë ka pësuar shumë ndryshime nga shumë këndvështrime. Disa ndryshime ndodhin ngadalë sa që njeriu gjatë jetës së tij nuk mund të i vërejë. Në anën tjetër, disa ndryshime ndodhin shumë shpejtë - aq shpejtë që njeriu nuk mund ta merr mend ndryshimin. Mirëpo disa ndryshime edhe gjatë jetës së një njeriu mund të vërehen. Kështu bije fjala, shpërthimet e vullkaneve brenda orëve mund të ndryshojnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Po edhe rrëshqimat, lumenjtë dhe detet ndryshojnë peizazhin e tokë - zakonisht, këtyre ju duhet pakë më tepër kohë.
Si studiohet mrena tokës?[redakto]
        Studimi i brendësisë së tokës bëhet pa e parë njeriu brendinë e tokës - drita nuk mund të depërtojë gurët. Gjeologët për këtë kanë krijuar një traditë e cila mund të mësohet dhe të përmirësohet. Ata i studiojnë gurët sipas valëve që i lëshojnë anë e mbanë dhe të cilat kthehen ose thyhen në drejtime të ndryshme - ngjashëm si drita kur has enë gotën e ujit. Valët nxitohen në shtresat me dendësi më të madhe ndërsa në shtresat me dendësi më të rrallë ngadalësohen. Këto ndryshime të dala pastaj përpunohen dhe në bazë të mësimeve të më përparshme të gjeologëve paraqiten të dhëna për brendinë e tokës.
Prej çka përbëhet guri e masa e ngurosur?[redakto]
        Shtresat e ngurta të tokës shtrihet përfundi dheut të shkredhtë, përfundi ujit të detit dhe përfundi akullit polarë. Këto shtresa më së shpeshti përbëhen nga përzierjet e mineraleve. Në rriska të holla të shtresave të ngurta, e ndihmën e mikroskopëve lehtë mund të dallohen kristalet e mineraleve.
Cila është ma plakë toka e ngurtë a toka përfuni ujit?[redakto]
        Shtresat e ngurta të kontinenteve janë formuar diku para 3,8 miliard vite. Shkëmbinjtë më të moçëm në oqeane janë shumë më të rijnë. Më të moçmit e tyre duhet të kenë diku 200 milion vjet. Nën oqeane gjithnjë depërtojnë në shtresa më të larta, shtresat e ngurta nga brendia e tokës.
Çka janë gurt e vullkanit?[redakto]
        Masa e ngurtë vullkanike, përbëhet nga një lëndë e cila nga shkencëtarët quhet Magma. Magma është një qullë shumë i nxehtë - mbi 1000 gradë - dhe ndodhet nën shtypje të madhe. Ky qullë kur shpërthen gryken e vullkanit hidhet dhe pastaj bie në sipërfaqe ku ftohet dhe tkurret në masë guri vullkanikë.
Si krijohen gurtë e vullkanit?[redakto]
        Për deri sa aktivizohet vullkani, nëpër të çara e vrima mbi sipërfaqe të tokës del qulli i nxehtë e i kuq - magma. Në sipërfaqe magma ftohet shpejtë duke formuar gurë. Këta "gurë" nuk i ngjanë qelqit të disa gotave në të cilat mbesin porca ajri. Nganjëherë ftoja e magmës vonon dhe në këto raste krijohen kristale.
Si bëhet nga lloçi i lumit guri?[redakto]
        Masat e ngurta mbi sipërfaqe, enden si thërrmija nga uji, era, akulli e fuqi tjera natyrore. Thërrmijat që bien me shiun shpërlahen në lumenj dhe mblidhen në tuba të quajtura sedimente në vendet ku uji i lumit nuk rrjedhë shpejtë. Shtresat e tilla të sedimenteve me kalimin e kohës - miliona vite - ndrydhen nga fuqi të mëdha deri në atë masë sa që ngurren - bëhen guri.
Si krijohet graniti?[redakto]
        Nganjëherë, qulli i vullkanit - magma - i shpërthen disa shtresa të tokës, por nuk arrin mbi koren e tokës dhe zatetet edhe e shtypë shtresën që nuk mundet ta shpërthej. Aty, ngadalë fillon të ftohet dhe të tkurret në gurë. Në këtë mënyrë, ndër të tjera krijohet graniti. Graniti është mjaft i përhapur në trojet tona - jo vetëm emri por edhe guri.
Si krijohet mermeri?[redakto]
        Shkencëtarët e kanë një shprehje të përkufizuar : "Metamorfoza" - që shkurt shqip i bije diçka si ndryshim - ndërrim. Shtresat metamorfoze kanë ndryshuar nëpërmjet ndikimit të ujit, shtypjes apo lëvizjeve kimike. Disa nga këto shtresa nxehen përderisa vërshon magma, disa ndrydhen përfundi bjeshkëve nga shtypja e madhe. Kur kalku gjendet nën shtypje apo nxehtësi të tillë ndryshohet në mermerë.
Pse vendi i quajtur Dover në Britani është i njohur?[redakto]
        Guri gëlqerorë është gurë i krijuar nga lloçi i ujit - gurë sediment. Në përbërjen e tij mund të gjenden skelete të gjallesave të imëta detare. Qyteti britanikë Dover, është i njohur sepse para bregdetit të tij gjendet shtylla të bardha të krijuara nga gëlqerja e skeleteve të gjallesave të imëta detare.
Cila masë e ngurtë është më e popullarizuara?[redakto]
        Rreth 75 përqind e sipërfaqes së tokës përbëhet nga llojet e gurit të lloçit - gurët sediment. Mirëpo në përbërjen e kores së tokës ky lloj guri hynë me një përqindje të vogël.
A lenë shiu gjurmë në gurë?[redakto]
        Guri i lloçit përbëhet nga lloçi i butë apo rëra. Tek disa shkëmbinj që ndodheshin nën ujë ende mund të vërehen gjurmët e valëve të ujit. Disa tjerë kanë gjurmët e pikave të shiut që ka ra mbi baltë para se të tkurrej në gur.
Çka është Strata?[redakto]
        Gurët e lloçit shpesh tubohen në shtresa. Këto shtresa shkencëtarët shpesh i quajë Strata. Kur korja e tokës lëkundët apo lëvizë, forcat e mëdha shpesh shtyjnë këto shtresa duke ju ndryshuar strukturën dhe i thyejnë. Nganjëherë kur thyhen shtresat e gurëve apo palohen rishtazi, mbi sipërfaqe dalin gurë nga shtresat më të thella të tokës.
Çka është Batoliti?[redakto]
        Disa gurë të mbaruar nga qulli i ngurtësuar i vullkanit nganjëherë, nga thellësia e tokës, dali në sipërfaqe. Këta gurë shkencëtarë i kanë përshkruar e pastaj përkufizuar në grupin e quajtur Batolite.
Si krijohen shpellat?[redakto]
        Shumica e shpellave është krijuar nga gërryerja e ujit që i bënë shtresave të ngurta e të forta - guri. Uji që pikon si reshje në tokë nganjëherë i zhbiron e i çanë gurët. Kështu krijohet një vrimë e vogël e cila shërben si hyrje. Me ndihmën e dyoksid-karbonit që gjendet në ajër, shpesh uji tharbëtohet. Kjo sasi e thartirës e gërryen më tej gurin. Me kalimin e kohës, uji hynë me të madhe dhe fillon të rrjedhë e të zgjerojë shpellën.
Pse dallojnë hymjet e portave të shpellave?[redakto]
        Vërtet, hyrja tek disa shpella është vertikale - pingule. Kjo vije si shkak i shembjes së kulmit të shpellës. Përndryshe, hyrja e shpellave krijohet në shtresa të varruar në shkëmb dhe shpesh nga hyrja del një rrjedhë uji.
Ku është shpella ma e madhe?[redakto]
        Nuk e dinë askush. Por ndër shpellat e njohura për shkencëtarët duket të jetë një rrjetë e shpellave. Kjo rrjetë e shpellave e quajtur sistemi i shpellave Mamut - Mammoth Cave ndodhet në njësinë federale të ShBA-së Kentaçi (ang.: Kentucky). Gjatësia e rrjetës së shpellave të lidhura ndërmjet veti me tunele është 560 kilometra. Shkencëtarët kanë filluar të merren studimin e kësaj rrjete në vitin 1799.
A janë shpellat e ngushta?[redakto]
        Ekspertët e shpellave shpesh të quajtur Shpellalog, shpesh duhet që të kalojnë nëpër ngushtica të shpellave. Por në anën tjetër, disa shpella janë sa disa fusha të stadiumeve të futbollit! Në Malajzi - shtet në pjesën juglindore të Azisë - ndodhet një dhomë e shpellës së Saravakut që zë vëllimin: 700 metra gjatë, 300 metra gjon dhe 70 metra lartë. Zakonisht njerëzit, shpellat i shohin si qendra tërheqëse dhe kureshtje. Anë e mbanë botës me milionë njerëz i vizitojnë shpellat.
Çka është gjet në Laskauks të Francës?[redakto]
       Në një shpelle të quajtur Laskauks (frëngjisht Lascux) në pjesën jugperëndimore të Francës, ka vizatime që i kanë lënë artistët e kohës së gurit. Këto vizatime të bëra në muret e shpellës janë gjetur në gjendje të mirë teknike. Në kohën parahistorike, shpesh, njerëzit zgjidhnin shpellën si strehim e nganjëherë edhe për shtëpi të tyre. Si duket ata nuk kanë pasur piktura siç i kemi ne të varrua në muret e dhomave tona.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të