Tokajon/Gur e pluhur/6

Nga Wikibooks
Tokajon

Gur e pluhur
      Çka është dheu ?
        Sipërfaqja e korës së tokës në një pjesë të madhe është e mbuluar me dhe - një përzierje e mineraleve e pjesëve organike të cofëtinave e dushkut si dhe ajërti dhe ujit. Shkencëtarët dhe ekspertet kanë bërë sortimin sipas metodave të tyre mbi krijimin e dheut dhe si rezultat i punës së tyre tani kemi disa lloje të dheut.
E shkëmbi i akullndejave, copëtohet edhe ai?[redakto]
        Jo vetëm ai, por secili trup kur ngrihet rrjedha e ujit në të, mund të pëlcasë. Pas përsëritjeve të pëlcitjeve të tilla edhe thërrmohet. Kështu edhe tek shkëmbinjtë ku rrinë akulli përherë, në të çarat e tyre futet uji dhe kaforme te njejta me ju.
Çfarë shkaktojnë reshjet e ashpra të shiut?[redakto]
       Një pikë shiu në verë mund të freskojë, nëse e ndien mbi lëkurën tënde. Mirëpo kur pikat e shiut fillojnë nxitimin për në tokë, ato bien ne miliona. Në anët, në të cilat rrallë bie shiu brenda vitit, kur fillon të bie, bie me nxitim dhe mbi sipërfaqe të tokës mblidhen në sasi të madhe uji vërshues. Gjatë vërshimit, uji shpërlanë dheun nga mineralet dhe e shkreton tokën e bujkut.
Kur e shkatërrojnë kafshët dheun?[redakto]
        Kafshët e dëmtojnë dheun kur (bie fjala dhia) hanë çdo kashtë e sanë që gjendet mbi të. Në tokë të thatë, i nxjerrin e hanë edhe rrënjët e bimëve. Mirëpo dheu pa bimë është lakuriq dhe shumë shpejtë mund të bartet nga fryma.
Pse arat dallojnë nga forma?[redakto]
        Reshjet e ashpra të shiut mund të dëmtojnë dheun por si fryma e madhe si b.f. furtuna. Uji vërshon fushën lakuriqe dhe shpërlanë sipërfaqen e dheun nga mineralet. Për të ju shmangur kësaj të keqe bujku i mençur lëvron arën ashtu që vija e lëvrimit të jetë pingul (normal) me pjerrtësinë e tokës. Përndryshe vijat e lëvrimit do të shndërroheshin në vija uji.
Si e lufton bujku erozionin?[redakto]
        Armatimi më i mirë i tij janë lisat e kaçubat, të mbijellur njëra pas tjetrës si një "mur i gjallë". Ndërtimi i gardheve po ashtu ndihmon, por edhe hudhja e farave të barit ndihmon. Bari shkakton krijimin e substancave organike të cilat forcojnë lidhjet mes thërrmijave të dheut dhe më këtë pengojnë fshirjen e dheut nga fryma.
Çka d.m.th rrëshqitja për gjeografët?[redakto]
        Zakonisht gjeografët tanë fjalën rrëshqitja e përdorin për rrëshqitjen e dheut. Mirëpo ja që dheu nuk është i vetmi që rrëshqet. Kështu ata për të na shpjeguar neve rrëshqitjen e lumenjve të ngrirë (dheu i përzier me borë) nga bjeshkët përdorin edhe shprehje tjera. Me fjalë tjera gjeografët për rrëshqitje marri kur shtresa të caktuara të dheut rrëshqasin nga shtresa përfundi tyre dhe marrin tatposhtën duke krijuar një lumë dheu. Këtu dheu mund të jetë vende-vende edhe i ngrirë - sidomos në bjeshkë të larta.
Si vije deri tek rrëshqitja e dëborës?[redakto]
        Deri tek rrëshqima (masa që rrëshqet) e dëborës vije zakonisht tek bjeshkët e larta me sipërfaqe shumë të pjerrëta. Këto sipërfaqe mbulohen nga dëbora e cila me kalimin e kohës vije nën shtytje të peshës së vetë dhe fillon të formojë rrëshqimën. Rrëshqima pastaj nxiton të bie poshtë.
Me çfarë shpejtësie lëvizë ajo?[redakto]
        Rrëshqima e dheut është më e ngadalshme se e dëborës - kuptohet dheu është paksa më i rëndë dhe ka strukturë tjetër. Shtresa e epërme e rrëshqimës rrjedhë më shpejtë se shtresa përfundi saj. Shumica e rrëshqimave lëvizin ngadalë, afërsisht 30 centimetra brenda ditës së plotë. Mirëpo rrëshqima grënlandeze e quajtur Kuaraja (ang.: Quaraya) çdo ditë rrjedhë nga 24 metra. Më këtë duket të jetë rrëshqima më e shpejt e planetit. Ndodhë që rrëshimat, kohë pas kohe të lëvizin me shpejtësi edhe më të mëdha, deri në 120 metra brenda ditës. Këto lëvizje ndodhë që të zgjasin brenda një vit dhe pastaj vije deri tek qetësimi i rrëshqimës.
Si vije deri tek qetësimi i saj?[redakto]
        Disa rrëshqima përderisa kalojnë në vendet e ngrohta, humbin lagështinë e tyre dhe më këtë aftësinë që të rrjedhin apo të rrëshqasin. Në anën tjetër kur kalojnë në vende të ftohta dhe arrijnë buzë detit dhe thyejnë shkëmbinjtë e akullndejave dhe i hedhin në det.
Çka lë pas veti rrëshqitja e dëborës?[redakto]
        Rrëshqima vepron si tehu i një zdrukthi të madh dhe e lëmon sipërfaqen e tokës. Gjatë lëvizjes ajo shtyn gurët dhe barazon sipërfaqet e parregullta duke krijuar sipërfaqe të fushës. Mbeturinat e rrëshqimes janë të pasura me minerale dhe mbeten në formë të morenës. Anët e fushës, ajo i lëmon duke formuar formën e shkronjës "U", dhe kur të thahet anët mbeten gërmadha. Nganjëherë uji i akullit të shkrirë formon liqenzë mbi hapësirën ku rrëshqima e ka gërryer.
Kam dëgjuar fjalën skandinave Fjorde?[redakto]
        Për dallim nga rrëshqimat në trojet tona, në anët skandinave rrëshqimat janë më të mëdha, më të shpeshta dhe lirisht mund të quhen rrëshqima akulli. Për këtë, në këto vende, shpesh janë temë e ditës. A po. Fjala Fjorde nuk e di që është skandinave. Si do që të jetë, rrëshqimat sikurse lumi, zgjedhin rrugën më të lehtë e më të shkurtë. Për këtë shpesh edhe marrin vijën e shtratit të lumit duke e zgjeruar e thelluar atë shtrat, arrijnë buzë detit dhe derdhen në të. Pasi që të shkrihet akulli i mbetur i rrëshqimes nga fusha e krijuar dhe uji formohen fusha të mbushua me ujë - Fjorde. Ujfusha të tilla ka edhe në Spanjë, Kilë, Alaskë dhe në Zelandën e Re.
Çka janë anët e rrëshqitjes?[redakto]
        Sipërfaqja e rrëshqimës është shumë e fortë - gati kore - dhe përfundi saj shtyhet akulli apo sasia më e qullët. Kjo ndodhë për shkak se rrëshqima i bie bregut te poshtë. Shpesh ky lloj i korës së krijuar shpërthehet dhe mbesin të çarat e rrëshqimës.
Kujt i thonë Karë skandinavët?[redakto]
       Një lloj i caktuar i fushave të gjata me korniza të larta nga skandinavët thirret karë. Këto fusha janë krijuar nga rrëshqimat duke marrë formën nga to. Më vonë pasi që rrëshqima të tërhiqet dhe të shkrihet, në raste të shpeshta, këto lloj fusha mbushen me ujë. Në këtë mënyrë krijohen liqenet skandinavë.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të