Jump to content

Vitviteja/Misiri

Nga Wikibooks

2850

[redakto]
deri 2052: Mbretnia e lashtë
deri 2052: Koha e dinastisë së I-rë dhe të II-të, koha e tinitëve. Gjatë kësaj epoke, qendra qeverise (shteti) izolohet nga popujt përball tyre. Mënjanohen ndikimet e huaja dhe nxiten luftëra kundër beduinëve në siujdhesën e Sinait, ku fusin nën sundimin e tyre minierat e bakrit. Rrugojnë në Bibios (e pasur me drunj). Gjatë rrugëtimeve takojnë populluat nubiane, Në këtë epokë ndërtohen varreza të mbretërve.

2650

[redakto]
deri 2190: Koha e piramidave, nga dinastia e III-të deri te ajo e VI-ta. Për qendër politike kanë Menfisi, nën mbretin e I-të, Xhoserin (Djoser). Ky varroset në katpiramiden e Sakarasë. Një piramidë e përbërë nga 6 shtresa, e ndërtuar nga Imhotepi (Imhotep). Gjatë dinastisë së IV-të, dallohet ndërtuesi i piramidave, Snofru, i cili ndërtoj piramidat e quajtura sot Dahshur dhe Medum, piramidën për Keopsin (Cheops), Keferin (Chepheren) dhe Mykerinosin të cilat ndodhen në perëndim të Kajros dhe janë të njohura me një emër të përbashkët Piramidat e Gizehsë. Në kohën e dinastisë së V-të, si pjesë e qeverisjes pranohet besimi në diellin gjegjësisht në zotin Ra të Heliopolisit dhe për nderim të tij ndërtohen kulla të quajtura Obelisk. Gjatë dinastisë së VI-të, bie në agoni sundimi i faraonëve dhe fuqia sunduese bie në duar të feudalëve. Rrethanat e reja shoqërore e përshpejtojnë shkatërrimin e sistemit e njehsuar udhëheqës dhe jugu pavarësohet. Luftimet ndërmjet feudalëve lokal përcjellën me kryengritje, shkatërrime të varrezave, dhe sjellin rënie në krijimtarinë si dhe krizën e përgjithshme. Në këtë kohë veçohen Mësimet për mbretin Merikare, Mallkimi i fshatarëve, Biseda e të pajetit me shpirtin.

2190

[redakto]
deri 2052: Koha nga dinastia e VII-të deri te X-ta, koha e Heraklespolistëve. Ndër feudalët tiranë, vetëm feudalët e Heraklepolisit arrijnë të dallohen, ndërsa feudalët e Tebës shikojnë drejt njësimit të sistemit udhëheqës.

2052

[redakto]
deri 1570: Mbretria qendrore

1570

[redakto]
deri 715:Mbretria e Re