Vitviteja/Kosova

Nga Wikibooks
Kosova
NË ENCIKLOPEDI

Koha e Gurit të ri[redakto]

  • Fillon popullimi i teritorit të Kosovës.[1]

Shek IV p.e.s[redakto]

  • U krijua mbretëria Dardane.[1]

Shekulli i VI[redakto]

  • Fillon dyndja sllave në Ballkan.[1]

900[redakto]

  • Vërtetohet prania e pjestarëve të përkatësis sllave në Kosovë.[2]

1000[redakto]

  • Gjurmët e para të ardhacakëve sllavë në Kosovë.[2]

1185[redakto]

  • Kosova hynë nën pushtetin Serbë të Shtefan Uroshit. Fillon mermetimi dhe mbullimi i objekteve fetare me kultur sllave. Përkujdesit e tyre marrin titullin "Vojvodë".[2]

1389[redakto]

  • 15 Qershor - u zhvillua beteja në një fushë të Dardanisë, afër Prishtinës, që në histori më vonë njihet si beteja e parë e Kosovës.[3][4]
  • 28 Qershor - Perandoria Osmane, në betejën e Fushë Kosovës, shpëtoi popullin shqiptarë nga hegjemonizmi serb në Ballkan. Në këtë betejë Perandoria Osmane fitoi, ndërsa hegjemoninë serbe e përzuri prej tokave shqiptare.

1402[redakto]

  • Për herë të parë përmendet emri i një fushe si "Fusha e Kosovës".[2]

1445[redakto]

  • Kosova gjendet nën Perandorinë Osmane.

1448[redakto]

  • u zhvillua beteja e dytë e Kosovës.[3]

1455[redakto]

  • Kosova gjendet nën pushtimin Osmanë.[3]

1500[redakto]

  • Teritori i Kosovës së sotshme fillon të njihet nën emrin "Kosova". Emër i marrur nga beteja e zhvilluar në fushen e njohur si Fusha e Kosovës për emërtimin e një njësie administrative hapësire sanxhaku të Perandorisë Osmane (zyrtarisht në shekullin e XIX si vilajet). [2][5]
  • Sanxhaku i Kosovës ose Sanxhaku i Prizrenit.[2]

1619[redakto]

  • Pas një kryengritje pason shpërngulja e popullsisë kolaboratoriste me austriakët. Përfundon kryengritja e Pjetër Bogdanit i cili mbeti dhe vdiq në Prishtinë.[2]

1786[redakto]

  • Karamahmut Bushatliu pushton një pjesë të madhe të Kosovës.[3]

1856[redakto]

  • Perandoria Osmane shpall dekretin e dytë të Tanzimatit (Hatt-i Humayun i vitit 1856).

1870[redakto]

  • Fillon konflikti i shqiptarëve dhe serbëve.[2]

1873[redakto]

  • Kosova e sotshme dhe disa sanxhe përreth saj figurojnë në Perandorin Osmane si "Vilajeti i Kosovës" "Elajet i Prizrenit".[6]

1875[redakto]

  • Rrethet politike në evropë flasin për një krizë që në histori është e njohur si pikë referimi nën shprehjen "Kriza Lindore".
  • Fundi i Tanzimatit. Me qëllim që të largonte rrezikun e shpërthimit të kryengritjes çlirimtare në Shqipëri, Porta e Lartë shpalli në verën e vitit 1875 se tani e tutje nuk do t’i përsëriste më ekspeditat ushtarake për vendosjen e pushtetit të saj centralist në krahinat e panënshtruara.
  • Suprimohet Vilajeti i Shkodrës i cili ri formohet më 1877 si ejalet.[7]

1876[redakto]

  • 30 qershor : Serbia i shpallën luftë Perandorisë Osmane.
  • 1 korrik : Mali i Zi i shpallën luftë Perandorisë Osmane.
  • 8 korrik : Rusia dhe Austro-Hungaria bënë me anën e dy notave të veçuara një marrëveshje të fshehtë në Rajhshtat (Reichsttadt) të Bohemisë për ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave të tyre ekspansioniste. Vjena e Peterburgu vendosën të mos ndërhynin ushtarakisht në konfliktin e Serbisë e të Malit të Zi me Turqinë.
  • 24 dhjetor : Përpjekjet për mbledhjen e një konference të ambasadorëve në Stamboll, buzë Bosforit, më 24 dhjetor 1876 dështojnë.

1877[redakto]

  • Kosova e sotshme dhe disa sanxhe përreth saj figurojnë në Perandorin Osmane si "Vilajeti i Kosovës" apo ish "Vilajeti i Prizrenit".
  • 15 janar : Me marrveshjen e Budapestit, midis Rusis dhe Perandoris Osmane, ku Shqipëria do të njihej për herë të parë si shtetë, një pjesë e Kosovës do ti kalonte Serbisë kurse pjesa tjeter do ti ndahej Malit të Zi dhe Maqedonisë (në atë kohë e Rumelisë).[4][8]
  • Në janar mirditorët bllokuan rrugën Shkodër-Prizren, kurse në shkurt arrestuan disa funksionarë të administratës perandorake osmane.
  • mars : Pas nënshkrimit të paqes ndërmjet Turqisë e Serbisë në mars 1877, Mirdita kryengritëse, e braktisur nga Rusia, Serbia e Mali i Zi, mbeti vetëm përballë Portës së Lartë.
  • 8 prill 1877, filluan operacionet e vërteta ushtarake osmane kundër Mirditës.
  • 22 prill 1877, ushtritë turke hynë në kryeqendrën e Mirditës, në Orosh, të cilin e plaçkitën dhe e dogjën.
  • 24 prill 1877, Perandoria Ruse i shpalli luftë Turqisë. Serbia, e cila ndërkohë kishte nënshkruar paqen me Stambollin, qëndroi mënjanë. Përkundrazi, Mali i Zi, i cili nuk kishte pranuar as të nënshkruante paqen, as të përsëriste armëpushimin, u bashkua me Rusinë në luftën kundër Perandorisë Osmane.
  • 24 prill : cari rus ftonë kombësit krishtere ballkanike në luftë të përgjithëshme kundrejt Portës së Lartë. Kombësia krishtere shqiptare e përfaqësuar nga Prêng Bibë Doda tashmë e tradhëtuar dhe e dobësuar nuk reagonë.

1878[redakto]

  • Kosova shtrihej edhe në Toplicë e trevat tjera që i lihen qeverisjes nën Beogradin.[2]
  • Ftesa për tubimin e parisë shqiptare, nga të gjitha anët, në Prizren. Mbajtja e tubimit "Lidhja e Prizrenit" e cila fton të gjithë shqiptarët në kryengritje të organizuar nga ajo me qëllim të bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një Vilajet.[9]
  • 3 Mars - mbahet marrëveshja e Shën Stefanit, ku një pjesë e madhe e territoreve shqiptare iu aneksua Serbisë dhe Bullgarisë.[3] Shqipëria mohet si shtetë, pjesa më e madhe e saj i kalonë Bullgarisë së Madhe.[4]
  • 10 Qershor - në kundërpërgjigje të traktatit të Shën Stefanit, u mbajt Lidhja e Prizrenit, qëllimi kryesor ishte ruajtja e tokave shqiptare dhe ngritja e një shteti sovran shqiptarë.[3] Serbia zgjerohet drejt Mitrovicës dhe Prishtinës.[4]
  • 17 Qershor - u miratuan dy peticione, një iu drejtua Kongresit të Berlinit dhe një Kuvendit të Vendimeve dhe të Urdhëresave të Portës Turke; kërkohej që, të mos u jepnin shteteve të huaja asnjë pëllëmbë toke nga atdheu i shqiptarëve.
  • 2 Korrik, 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi bazë ligjore për të ngritur një shtet shqiptarë brenda Perandorisë Osmane.
  • 1878 themelohet Vilajeti i Kosovës.[3]Prishtina emërohet kryeqytet i Vilajetit të posa ri-emëruar "Vilajeti i Kosovës" ish "Vilajeti i Prizrenit".
  • Suprimohet vilajeti i Manastirit.
  • korrik : Organizohet në Janinë një Kuvend i gjerë Ndërkrahinor me përfaqësues të të gjitha degëve të vilajetit të Janinës.

1880[redakto]

  • Lidhja kërkon themelimin e një shteti autonom dhe shpallet si qeveri e përkohshme e Shqipërisë, ajo mban nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore.[9]

1881[redakto]

  • Ripushtimi i territoreve të Lidhjes nga Osmanët.[9]
  • shuhet thuajse fare aktiviteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vetëm disa prej udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit vazhdojnë aktivitetin e tyre deri në vitin 1885.[3]

1899[redakto]

  • 23 Janar - në Pejë, u mbajt një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, qëllimi i këtij kuvendi ishte mbrojtja e territorit të Vilajeteve të Kosovës në Maqedoni. Kryetar i këtij kuvendi u zgjodh Haxhi Zeka.

1905[redakto]

  • Sanxhaku Shkupit në përbërje të Vilajetit të Kosovës, sipas regjistrimeve zyrtare arrin në 151,546 banorë. Ai i Prizrenit 186,144, i Pejës 185,685, i Prishtinës 364 915, dhe i Tregut të Ri 37,775 banorë.[10]

1908[redakto]

  • ndodh Revolucioni i Xhonturqve (Turqve të Rinj).[3]

1909[redakto]

  • 1909 - 1911 fillojnë kryengritjet e armatosura shqiptare të Kosovës të udhëhequr nga Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Hasan Prishtina kundër Turqve të Rinj.[3]

1911[redakto]

  • Shuhet kryengritja shqiptare e filluar më 1909.[3]

1912[redakto]

  • 18 Tetor - Serbia, Bullgaria dhe Greqia i shpallin luftë Turqisë dhe fillon kështu lufta e parë ballkanike.[3]
  • 18 Tetor - fillon Lufta e parë Ballkanike.[3]
  • tetor - nëntor - Kosova okupohet nga forcat ushtarake serbe dhe masakrohen më shumë se 50.000 civil shqiptarë.
  • 28 Nëntor - në krye me Ismail Qemalin, në Vlorë shpallet pavarësia e Shqipërisë.[4]
  • 13 Mars, 1912, me ndërmjetësimin Bourchier-it, gazetar anglez i "Times in Balkan", u arrit një aleancë mes Serbisë dhe Bullgarisë. Kjo aleancë kishte për synim për copëtimin e tokave shqiptare në rast se, Perandoria Osmane do të humbiste. Kjo aleancë parashihte që, Serbia të merrte viset shqiptare në veri dhe përëndim të Vargmalit Sharr, ndërkaq, Bullgaria të merrte tokat në lindje të Maleve Rodop.

1913[redakto]

  • 1913 – 1920: Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe Konferenca e paqes në Paris, copëtoi viset e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare, duke ia dhuruar grekërve dhe sllavëve më se 2/3 e truallit shqiptarë – 60 mijë km. katrorë.[4]
  • qershor - korrik, 1913, nis lufta e dytë ballkanike.[3]

1918[redakto]

  • Dhjetor, 1918, Kosova pushtohet nga serbët.[3]
  • 1918: Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze. Kosova mbeti nën okupimin serb deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Kosova për vetëm 7 ditë. Dhe kështu, Kosova përsëri i bashkohet Shqipërisë.
  • 1918: Faktori ndërkombëtar e njeh Jugosllavinë si shtet sovran, ku Kosova përfshihet si pjesë e saj.
  • 1918 – 1941: Serbia gjatë sundimit të Jugosllavisë së Versajit, ndërmori masa të ndryshme të dhunshme për t'i shpërngulur shqiptarët nga Kosova (dhe trojet tjera shqiptare) dhe për t'i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë.

1919[redakto]

  • 1919 – 1920: Konferenca e Paqes në Paris cakton përfundimisht që territori i Kosovës do të mbetet në sundimin e mbretërisë të sapokrijuar serbo-kroate-sllovene.[3]

1920[redakto]

  • 1920, qeveria jugosllave zhvillon Planin për Kolonizimin e Kosovës, për të realizuar këtë plan, në tokat shqiptare vendosen mbi 70.000 kolon serb dhe malazez.

1921[redakto]

  • Sipas një regjistrimi zyrtar të mbretëris Jugosllave, popullsia e ish-Vilajetit llogaritet të ishte 490 500.

1929[redakto]

  • Ish teritori i Vilajetit të Kosovës ndahet në Banovina. Dy nga to marrin pjesën më të madhe. Banovina e Vardarit dhe Banovina e Moravës.[2]

1931[redakto]

  • Nxjerrja e ligjit për kolonizimin e Kosovës e bënë zyrtare politikën kolonizuese serbe në Kosovë e cila vazhdon përgjatë tërë kohës së luftës.[9]

1933[redakto]

  • 1933, qeveria jugosllave zhvillon negociata me Qeverinë Turke për shpërnguljen masive të shqiptarëve muslimanë në Turqi.[3]

1937[redakto]

  • 7 masrs 1937: Akademiku monstrum, Vasa Çubrilloviq, i paraqet qeverisë serbe një referat gjenocidial për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia, këtë referat e ka zbatuar serbia me dhunë të përhershme, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje. Kështu që, detyrohen 250 mijë shqiptarë t'i braktisin shtëpitë e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi.[3][4]

1938[redakto]

  • Nënshkrimi i një marrëveshje në mes të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe Turqisë e cila parashihte transferimin e 40,000 familjeve shqiptare brenda 8 viteve nga Kosova dhe tokat veriore shqiptare në Turqi. [9]

1939[redakto]

  • 7 Prill, 1939, Shqipëria pushtohet nga Italia.Italija sillej shum keq me shqiptaret.Ata benin luft me shqiptaret ku ne ato lufta u vran shum njerz te dalluar siq ishin;Mujo Ulqinaku, Zenel Hajdini etj[3]

1941[redakto]

  • 21 Prill, 1941, Kosova i bashkohet Shqipërisë nën kontrollin e Italisë, ndërsa Trepça mbetet nën kontrollin e Gjermanisë.[3]

1943[redakto]

  • 1943, formohet Lidhja e dytë e Prizrenit, me qëllim mbrojtjen e Kosovës nga serbët.[3]

1944[redakto]

  • Në emër të komunizmit, në krye me Aleksander Rankoviqin masakrohen më shumë se 4000 ushtar shqiptar.[4][11]
  • 31 dhjetor - 2 janar : Mbahet kuvendi i njohur në histori si "Konferenca e Bunjajt".[9]

1945[redakto]

  • janar : Udhëheqja komuniste e Republikës Federale Popullore e Jugosllavisë urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. [9]
  • janar : Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë,”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës,për t´u bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Serbi.[9]
  • 25 janar : nisin operacionet ushtarake të komunistëve jugosllav në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së Shaban Polluzhës.[9]
  • 7 shkurt : Beograd. Komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin merr vendim për nënshtrimin e plotë ushtarak të Kosovës.[9]
  • 8 Shkurt, 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.[3][9]
  • Fillon lufta speciale e nxitur nga komunizmi jugosllav për nxitjen e lëvizjeve seperatiste brenda për brenda popullit shqiptar.[4]
  • Teritori i tashëm i Kosovës merr statutin "Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë".[9]

1955[redakto]

  • Vala e terrorit mbi popullsinë shqiptare me qëllim të përshpejtimit të shpërnguljes së paraparë nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave në Beograd.[9]

1957[redakto]

  • 1957, nën mbikqyrjen e Titos dhe të Rankoviqit, bëhet shpërngulja e shumë shqiptarëve të Kosovës për në Turqi.

1963[redakto]

  • [12] Kosova figuron në RSFJ si "Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë" në përbërje të Republikës Socialiste të Serbisë.

1968[redakto]

  • 28 nëntor, Kosova ngrihet në demonstrata për statusin "Republikë".[3]
  • [13]Kosova figuron në RSFJ si "Krahina Socialiste Autonome e Kosovës" në përbërje të Republikës Socialiste të Serbisë.

1969[redakto]

  • qershor : Problemet e krizës ekonomike në Beograd manifestohen nën petkun e lejimit të përdorimt të flamurit nga ana e shqiptarve në Kosovë.[4]
  • nënror 1969, Si pasojë e krizës ekonomike demostratat në Prishtinë, por këtu shtypen me dhunë.[4] Shqiptarët e Kosovës e fitojnë të drejtën për përdorimin e flamurit kombëtar.[3]

1970[redakto]

  • 1970, themelohet Universiteti i Prishtinës.[3][4]

1974[redakto]

  • Kosova hynë si element konstituiv në federaten jugosllave si krahin autonome në kuadër të Republikës së Serbisë.[4]

1980[redakto]

  • 4 maj : Vdes Tito. Luhatje të mëdha politike jo vetëm në Kosovë por edhe në federatë. Kosova vendoset në një rreth vëzhgim-intervenimi të ashpër të sigurimit sekret të Jugosllavisë.[4]

1981[redakto]

  • 1981, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie kulturore dypalëshe Shqipëri – Jugosllavi.[3]
  • 4 prill - nisin demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës, gjatë këtyre demonstrave vriten një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dhe burgosen me mijëra të tjerë.[3]

1984[redakto]

  • 1984, Kosovës i ipet autonomi.[3][14]

1986[redakto]

  • 19861987, Akademia e Serbisë voton memorandumin që do të bëhet program fundamental për politikën diskriminuese të qeverisë serbe për një periudhë 10 vjeçare.[3]
  • shtator 1986, Akademia e arteve dhe shkencave në Beograd nxjerr memorandumin për Kosovën. Një ndër themeluesit e tij ishte S. Millosheviqi.[15]

1987[redakto]

  • 1987, Millosheviqi viziton Kosovën.[3]

1988[redakto]

  • Organizohen demostrata masive kundë politikës diskriminuese.[3]

1989[redakto]

  • rreth 24 shkurt 1989, greva e urisë e 1300 minatorëve të Trepçës, të cilët protestojnë kundër politikës së Millosheviqit.[3][16]
  • mars : S. Millosheviq paralajmron për një "Revulucion Byrokratik" në Kosovë dhe Vojvodinë.[15]
  • 28 Mars, 1989, Parlamenti Serb suspendon autonominë e Kosovës.[3]
  • 28 Qershor, 1989, serbët në Gazimestan organizuan një pelegrinazh panserb nga të gjitha trevat e ish-Jugosllavisë, duke shfryrë parrulla kërcënuese dhe, me luftë kundër shqiptarëve.

1990[redakto]

  • 10 qershor[17] : Në OKB miratohet Rezuluta 1244.[15]
  • 2 Korrik, 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës, jashtë Sallës së Kuvendit, lexuan Deklaratën Kushtetuese të Kosovës.
  • 7 Shtator, 1990, në Kaçanik, deputetët e Kuvendit të Kosovës, e shpallën Kosovën republikë, dhe kushtetuta e Kosovës u njoh si «Kushtetuta e Kaçanikut».

1997[redakto]

  • Gusht, 1997, UÇK-ja merr mbi vete përgjegjësinë kundër sulmeve serbe dhe bashkëpunëtorve të tyre.[3]
  • Mars, 1997, fillon ofenziva e forcave serbe në Drenicë, ku vriten 30 civil shqiptar.[3]
  • 4 gusht zhvillohet masakra në Llaush, Rahovecë dhe Drenicë.[3]

1998[redakto]

  • 28 shkurt: Me sulmin e forcave të ushtrisë së Serbisë në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës fillon edhe Lufta e Kosovës.
  • 1998 – 1999: Kosova okupohet nga ushtria serbe, kreu gjenocid të tmerrshëm, duke vrarë dhe masakruar rreth 15 mijë civilë shqiptarë, shumë gra e fëmijë, duke dëbuar me dhunë rreth 1 milion civilë.
  • Gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, filloi rezistenca e armatosur shqiptare kundër dhunës dhe ushtrisë serbe në Kosovë, të udhëhequr nga Adem Jashari.

1999[redakto]

  • 4 janar : fillon punën radio "Kosova e Lirë" (Sot pasdite, në territoret e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, filluan punën dy institucione të rëndësishme informative: Radio “Kosova e lirë” dhe Agjencia e Lajmeve “Kosovapress”.)[18]
  • 4 janar :fillon punën agjencia e lajmeve "Kosovapress".[18]
  • 15 janar - masakra e Raçakut. 45 të vrarë.[3][1]
  • 18 Mars, 1999, firmoset marrëveshja e Rambujesë nga pala shqiptare, por refuzohet nga serbët. Në këtë kohë fillojnë shpërnguljet masive me dhunë të shqiptarëve nga Kosova.[3]
  • 24 Mars, 1999, Aleanca e Natos fillon bombardimin kundër serbëve.[3]
  • Qershor, 1999: Në saje të rezistencës shqiptare dhe intervenimit luftarak të NATO-së, dhe me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëbëhet okupatori i egër serb nga Kosova.[3]
  • 1999 – 2008, Kosova nën protektoratin ndërkombëtarë; UNMIK – Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. [3]
  • Pas dështimit të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit:

2006[redakto]

  • shkurt: Fillojnë të ashtuquajturat "Negociate për statutin final të Kosovës". Udhëheqës i tyre Marti Atisahri.[15]
  • qershor : Xhorxh Bushi i Ri gjatë vizitës në Tiran deklaron "Kosova do të jetë e pavarur".[15]

2007[redakto]

  • Negociatori M. Ahtisari dorëzon status draftin palëve të interesuara. Pas disa modifikimeve atë e pranon edhe antari i fundit refuzues i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia.[15]
  • Si pasoj e rufizimit vendoset formimi i të ashtuquajturit grupi "Trojka" (ShBA, BE dhe Rusia).[15]

2008[redakto]

  • 17 Shkurt, 15:34 - Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës e shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.[1]

2010[redakto]

  • Kosova vendoset në një rreth vëzhgim-intervenimi të ashpër të sigurimit të plotë ushtarak e civil.

  1. 1,0 1,1 1,2 1,3 1,4 Historia e Kosovës (Pjesa I dhe II) në Youtube
  2. 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 Prof. Frashëri bë emisionin "SHQIP" Dardani apo Mëllenjë të emituar në "Top Chanel", nxjerr nga Google.
  3. 3,00 3,01 3,02 3,03 3,04 3,05 3,06 3,07 3,08 3,09 3,10 3,11 3,12 3,13 3,14 3,15 3,16 3,17 3,18 3,19 3,20 3,21 3,22 3,23 3,24 3,25 3,26 3,27 3,28 3,29 3,30 3,31 3,32 3,33 3,34 3,35 3,36 3,37 3,38 3,39 3,40 "SHQIP" - Historia e Kosoves nga viti 1389 deri ne 1999 në Youtube
  4. 4,00 4,01 4,02 4,03 4,04 4,05 4,06 4,07 4,08 4,09 4,10 4,11 4,12 4,13 Historia e Kosovës (Pjesa III dhe IV) në Youtube
  5. Si duket, asgjë nuk po shihet. Është mungesë e dokumenteve osmane. Si njësi administrative zyrtare nga viti Vilajeti i Kosovës, më parë vetëm Fusha e Kosovës e cila gjendej brenda Serbistanit (dokumente lindore) apo Dardanisë (dokumente perendimore).
  6. Supozim: Në bazë të hulumtimeve të hartave askun nuk mund të vërehet kjarrtë se për çfarë bëhet fjalë këtu. Është temë në vete. Bëhet fjalë për një hapsirë kulturore të ndryshme nga rrethina e cila si duket më vonë gjatë bisedimeve të diplomatëve është emërtuar si "Vilajeti i Kosovës", "Kosova". Është në pyetje po i njëjti teritor i Dardanisë antike. Mangësi e dokumenteve lindore.
  7. [1]
  8. Nuk e di që ka ekzistu shteti Maqedoni, duhet vërtetuar
  9. 9,00 9,01 9,02 9,03 9,04 9,05 9,06 9,07 9,08 9,09 9,10 9,11 9,12 Wikipedia versioni shqip në artikullin Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë
  10. Illyrians ORG
  11. Intervistë e Dr. Hakif Bajramit dhënë Tribunës së Gazetarëve të pavarur të Kosovës, ” Dielli ” nr.4, dt.19.gusht 1990, faqe 8.
  12. Data duhet kontrollura
  13. Duhet kontrolluar data, është përzier me kushtetuten e vitit 1974
  14. Nuk jamë në dijeni se për çfarë flitet, duhet vërtetuar për çka është fjala, sigurisht për heqjen e shtet rrethimit
  15. 15,0 15,1 15,2 15,3 15,4 15,5 15,6 Historia e Kosovës (Pjesa V) në Youtube
  16. http://www.besfort.de/lajmet-24021989-tvp/greva-e-minatoreve-te-trepces-23-video_1e13124be.html www.besfort.de
  17. Data duhet kontrolluar
  18. 18,0 18,1 Arkivi - Radio Kosova e Lirë.