Vitviteja/Jeronim De Rada/1

Nga Wikibooks

Shko te: navigacion, kërko

Kënga IV

 7 Maj 1436
Ish e djelë që menatë
dhe i biri i zonjes madhe
tek e bukura na ngjitet
ngjitet dhe vetem i thotë
sa e donte zonjen mëmë,
sa e gjet vetem ne vater
tek me pliks gershetezen
(dhe pse duheshin s'e thoshnin!)
Po e ndal vahsa buzegaze
Rina:-C'Ke qe M'iken posi era?
Milosau:-Me presin shoket ne rrolje.
Rina:-Prit merri dy limonë t'ëmbel
per ty i ruajta.-
Dhe me nje dore te ngritur
mban permbi veshin e bardhë
floket geshtenje te shpleksur
e me tjeteren arken hap 
e nxjerr limonete:
e m'ia ve ne dore trimit
ne fytyr e skuqur 
Vallë esht, o te dashuruar.
me t'ëmbel te puthurët?