Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët/Parathënje
Nga Wikibooks
Parathënje |
||||
|---|---|---|---|---|
|
||||
| Libri "Rreth përhapjës së Islamit ndër shqiptarët" është një përmbledhje studimesh, ku trajtohet një problematikë e historisë kombëtare e popullit shqiptar që është injoruar, mospërfillur, madje edhe shtrëmbëruar për dekada me radhe. Ajo vazhdon edhe sot të studiohet nga disa pseudohistorianë dhe pseudointelektualë të caktuar, njëanshëm, me primitivitet e urrejtje, e jo në mënyrë të mirëfilltë shkencore. Prandaj e bëmë këtë përmbledhje që:
- të jetë një ndihmëse për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në përgjthësi dhe për studentët e historisë dhe teologjisë në veçanti. -të jetë një orjentues dhe nxitës për studiues të ndryshëm, të cilët duan t'i trajtojnë gjërat pa paragjykime dhe me objektivitet shkencor. Në këtë libër, lexues të dashur, do të shihni si mund të zhvillohet alternancë dinamike ndërmjet religjionit e kombit, ndërmjet fetarës e kombëtarës, ndërmjet Islamit e nacionit, ndërmjet kategorive historike e metahistorike.
|
||||