Roli i Kishës Ortodokse Serbe gjatë historisë në Ballkan/1

Nga Wikibooks

Aktviteti i Kishës Ortodokse Serbe nëpër kohë


Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2
Serbia është një pacient me shumë sëmundje, të diagnostifikuara e të padiagnostifikuara dhe kërkon qasje shumëpërmasash. Andaj, diskutimi im do të prekë vetëm disa pikëpamje, sepse është e pamundshme një diskutim i shkurtër të përfshijë tërë atë që do të duhej të thuhet për Serbinë, për Kishën Ortodokse Serbe dhe rolin e saj në Ballkan dhe në tokat shqiptare gjatë të kaluarës. Megjithatë, do të përpiqem t’i theksoj disa gjera, që për këtë çast më duken, pak a shumë, më të arsyeshme lidhur me temën “A ka gjasa integrimi i serbisë së sotme në strukturat euro-atlantike”.

Edhe historia e përgjithshme, por edhe historia kishtare pravosllave serbe pohon se kleri ortodoks serb dhe institucionet e tyre kanë qenë dhe kanë mbetur aktive gjatë tërë kohës. E dalë prej popullit, e rritur me popullin ajo nuk u nda kurrë nga populli dhe ndau fatin që kishte populli serb gjatë tërë kohës prej kur erdhi në Ballkan dhe u profilizua si popull. Madje, roli i klerikëve dhe monakëve theksohet me epitete të veçanta se monakët dhe klerikët kontribuan “jo vetëm me kryq në dorë dhe me qaforet (epitrahitë) rreth qafes, por edhe me shpatë, pistoletë në brezë dhe pushkë në krahë. Shumë prej tyre shkuan në luftë jo si kryeparë popullorë, por si ushtarë të tjeshtë.”[1] Për ta ngritur në piedestal edhe më të lartë, Ferdo Shishiq konstaton: “Mezi ka popull në botë priftëria e të cilit me aq viktima të gjakosura kontribuan në alltarin e lirisë sikur ajo serbe.”[2] Sidomos ky aktivitet ka ardhur në shprehje gjatë shekullit XIX, në shekullin e kryengritjes së përgjithshme kundër Turqisë.

Janë të njohura kryengritjet e vitit 1804 në Shumadi, të vitit 1806 në Zhiçko Polje, 1806 në Lopas dhe Dragashevë, 1807 në Nikshiq e shumë të tjera.[3]

Klerikët ortodoksë serbë ishin aktivë edhe në mobilizimin e masës popullore për kryengritje kundër Turqisë. Në fillim të shekullit XIX ishte aktiv prota Atanasije. Ai më 1804 në Orashje tuboi Karagjorgjen dhe njerëz me zë nga serbët dhe i bindi të organizohen: “Vëllezër, ja, tashmë disa qind vjet kaluan prej kur lavdia jonë u varros në varrë në Kosovë. Prej atëherë thikat, shpatat dhe pushkat tona hyn në milla …. Fytyra e grave, motrave dhe vajzave tona shkelet me këmbë sikur ne të ishim robber të vërtetë. Vëllezër, toka po rënkon kurse qielli mbi ne po qanë, duke shikuar vuajtjet tona.”[4] Aktivitete të tilla kemi në vazhdimësi.

Klerikët serbë i kemi aktiv edhe në diplomaci. Prota Matija është organizatori kryesor i serbëve përtej Kollubarës në vitin 1803 kundër Turqisë. Ai shkoi në Sarajevë, pastaj në Zemun (pjesë e Austro-Hungarisë), për të siguruar përkrahje dhe armatim. Aktiv ishte popi Lluka Llazareviq, popi Sreten, prota Millutin Iliq – Guçanin etj. Proto Matija ishte në Petrograd te cari rus Aleksandër, në Greqi dhe në vende të tjera.[5]

Aktiviteti kishtar brendakristian, brenda dhe jashtë, nuk pushoi deri në ditët tona. Kështu, vlladika i Baçkës, Irinej Bulloviq, lidhur me një takim ekumenik ndërkristian, ku ishte i pranishëm patriku serb Pavle, ministri i fesë në qeverinë e Serbisë Millan Radulloviq, ministri i tregtisë dhe turizmit Bojan Dimitrijeviq, këshilltari i koordinatorit të përhershëm të OKB në Serbi dhe Mal të Zi Nikolla Herkules dhe Eksperti i Unionit Evropian për çështjet juridike dhe ekonomike Eduard Hofman etj., thotë: “Ky është tubimi i parë gjithëkristianë në këtë mënyrë, jo vetëm në Baçkë, jo vetëm në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në Juglindje të Evropës dhe më gjerë. …”.[6]

Serbët janë aktivë brenda dhe jashte Serbisë në çdo kohë, por gjithnjë me bekimin e Rusisë mëmë. I mbështetur në këtë fakt, S. Millosheviq i deklaroi gazetës Sovjetskaja Rosija në shkurt të vitit 1990 se “Kosova është tokë serbe, asnjëherë nuk ka qenë shqiptare e as që do të jetë ndonjëherë!” [7] Këtë e vërteton edhe kujdesi i vazhdueshëm i Rusisë, sepse që nga Kongresi gjithësllavë në Beograd në vitin 1946[8] e deri në tubimet e shumta gjithësllave, gjithëortodokse dhe gjithëserbenë vitet e nëntëdhjeta, konflikti në tokat shqiptare nga kategoria e hak/gjakmarrjes ngritet në nivel kozmik të të mires dhe të keqes.[9] Frymën shoveniste të lëvizjes serbe në Kosovë e përshkruan shumë bukur vetë S. Millosheviq, kur më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, pohoi: “Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar popullin serb”; “Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare, por çështje e poipullit”; “Çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rendësi, sepse gjashtë shekuj pas saj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave.”[10]


Tubime, solidarizime dhe ‘brengosje’ gjithësllave dhe gjithëortodokse kemi edhe në fund të vitit 2004, kur Rusisë i bëri visitë kryetari i Serbisë Boris Tadiq dhe patriku serb Pavle. Atje u takuan me kreun politikë të Rusisë dhe patrikun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksij II. Temë ishte Kosova dhe mënyra e vënies së sërishme të saj nën kontroll.[11]

Pse i theksuam këto gjera të njohura (dhe shumë të tjera ende të patheksuara)? Përse nevojiten ato për temën tonë? Sepse, mendoj, vetëm kësisoji do të kuptohen burimet hyjnore dhe historike të angazhimit serb në Kosovë dhe në rajon nga kohët e lashta e deri sot.

  1. Stanimir Spasovic, Bogoslovlje, Uloga srpskog svestenstva u Karadjordjevom ustanku, Istocnik – list pravoslavne eparhije kanadske, në: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  2. Sipas: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  3. Gjerësisht: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html
  4. Sipas: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  5. Shih: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  6. Ekumenski susret vjernika pravoslavne, katolicke, evangelistiske i reformatorske vjere, në: http://www.hrvatskarijec,co.yu/?zg=2217669&no=95.
  7. Muhammet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, fq. 119.
  8. Halid Causevic, Politicko-pravni aspekt islamskog fundamentalizma u Jugosllaviji,, në: Islamski fundamentalizam – sta je to?, Sarajevë, 1990, fq. 47.
  9. Sipas: Fikret Karcic, muslimani balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq. 146 dhe 115-152.
  10. NIN, 2 korrik, 1989, Beograd, sipas: M. Pirraku, op. cit., fq. 118.
  11. Savet ministara drzavne zajednice Srbija i Crna Gora – Direkcija za informisanje, Beta - Danas, sipas: www.info.gov.yu/saveznavlada/list_detalj.php?tid=2&idteksta=12811.

Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2