Kushkuj/13
Appearance
< Kushkuj
(1942 - 2012)
- Hivzi Islami[2]
- ...zëri identitar i Kosovës...
- Zëri i tij ishte i veçantë, i papërsëritshëm në poezinë shqipe. Ishte zë që shprehte qenësinë e qëndresës dhe popullit tonë. Ideali i tij poetik dhe ideali i tij intelektual, ishin pasion i pashuar për liri dhe dinjitet njerëzor. Me vdekjen e Aliut, Kosova mbeti pa poetin e saj, i cili si askush tjetër e njohu dhe e artikuloi dhembjen e saj. Vargu i tij ‘Kosova është gjaku im që nuk falet’, e thotë atë që nuk e tha askush tjetër për popullin dhe për vendin e tij”, [3]
Naime Beqiraj[4]
- ...çlirues i emocioneve të ndalura...
- Nëse them që jam shumë e pikëlluar, është pak. Aliun e kemi pasur, në një formë, jo vetëm model, udhërrëfyes, por edhe mbështetës të krijimtarisë letrare. I jam shumë mirënjohëse dhe them që po të mos më kishte bërë, do të thotë atë nxitjen Ali Podrimja, ndoshta unë sot nuk do të kisha botuar libra me poezi, sepse gjithmonë e ndrydhja emocionin e publikimit.
- ↑ Shkrimëtar; Ali Podrimja NË ENCIKLOPEDI
- ↑ Demograf, akademik kosovar ; Hivzi Islami NË ENCIKLOPEDI
- ↑ Zëri ~ bëhet fjalë për punën në tërsi të personit
- ↑ poete kosovare ; Naime Beqiraj NË ENCIKLOPEDI