Jemi pellazgë…

Nga Wikibooks

S’është thjesht për folklor,

për këngët e mia,

po është e sigurtë:

“S’ka si Shqipëria!”


E njoh historinë,

ndaj dhe jam garant,

ne jemi një komb,

fare i veçantë!


Ne jemi një komb,

shumë e shumë i vjetër,

më të lashtë se greku,

edhe çdo komb tjetër!


Kot e kot që flasin,

monarkot e leshit,

jemi shumë më para,

edhe Gilgameshit!


Kot lehin monarkot,

dhe të tjerë si kone,

kurrë dot s’na tretën,

me gjuhë e zakone!


Si këndon shqiptari,

tek Polifonia,

mundet të këndojë,

vetëm Perëndia!


Gjithnjë na janë sulur,

né shekuj të liqtë,

po farë e shqiptarit,

është e çeliktë!.


Çfarë s’bënë kundër nesh,

po dot nuk na shuan,

ne si lisa bjeshke,

më shumë u shumuam!


S’është problem të ngrihen,

tani grataçela,

po vlejnë më shumë,

rrënjët aq të thella!


Rrënjë shumë të thella,

që ka Shqipëria,

shumë shekuj më parë,

dhe nga Iliria!


Kot që leh një kone,

kot që lëshon jargë,

ne jemi të parët,

se jemi Pellazgë!


Ndaj e kemi gjuhën,

si dritën e syve,

sepse shqipja është,

gjuhë e Perëndive!


ARBEN DUKA