Interneti allashqiptarçe/100

Nga Wikibooks

Shko te: navigacion, kërko
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe

Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)

Veglat elektronike (100)


V. e brendshme të kompjuterit

  1. Kuliba
  2. Stabilizatori
  3. Pllaka kryesore

Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)
HTML (420)
Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)


Interneti allashqiptarçe
< Veglat elektronike për internet >



Veglat elektronike janë paisje, instrumente të ndërtuara nga pjesë të ndryshme elektrike dhe elektronike që shërbejnë për krijimin e një rrjeti shtëpiak ashtu që mund të kyçen në internet.





Këtyre veglave në teknologji profesionale për të i dalluar nga veglat tjera elektronike i thonë HARDWARE, një kombinim i dy fjalëve angleze. HARD për fjalën shqipe FORT dhe fjalës tjetër WARE për fjalët shqipe MALLRA, PRODUKTE me kuptimi mallra apo produkte fizike të prekshme me dorë. Kjo është bërë me qëllim dallimi nga produktet informatike të cilave ju thonë SOFTWARE. Me kalimin e kohës në perëndim e sidomos tek adhuruesit e anglishtes edhe frigoriferi, televizori, radio etj janë shndërruar në "Hardware".

Përdorimi i termeve të huaja në gjuhë të ndryshme nuk është dukuri e re. Mjegulla që shkaktohet pas ardhjes së shpikjeve në shtëpitë tona është normale. Për të kuptuar të rinjtë, duhet të kujtohet koha e "strujës", "korentit" dhe rrymës elektrike. Dukuria me tri e më shumë emërtime për një send është e shpeshtë por edhe më e shpeshtë është emërtimi i një dukurie në bazë të një malli që ofron planë programe që udhëzojnë makinën për veprim sipas orarit të caktuar.

Për një dukuri, mall apo program do të hasim qindra pagëzime të ndryshme, kjo edhe është mjegulla magjike e internetit, jo vetëm në shoqërinë shqiptare dhe tek unë.


Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Veglat e brendshme të kompjuterit

PC

Thuhet se janë vegla elektronike të brendshme pasi që janë vegla të futura e të lidhura brenda kuliba (shtëpizës, kazanit, kutisë, arkës etj.) të makinës.

Në këtë grup hynë pllaka amë (pllaka kryesore) në të cilën janë të parapara vendet (kallëpet) për futjen e elementeve dhe veglave tjera si pllaka e memories së punës si dhe të ashtuquajturat karta elektronike (pllaka me elemente elektronike) që shërbejnë për punë të ndryshme si p.sh për grafikë (video) dhe për zë (audio). Në çdo kompjuter (llogaritës personal) gjendet një pllakë e përforcuar për kazanin brenda së cilës gjendet disku në të cilën bëhet ruajtja e regjistrave dhe ndryshimeve të tyre. Po ashtu brenda kulibes zakonisht gjendet edhe rrjeta furnizuese e rrymës së elementeve të kulibes e cila është e futur në një kotec. Pjesët e brendshme lidhen me kabllo ashtu që duken si shpagetat në pjatë. Për ftohjen e çipit përkujdeset një flutur e vogël (ventilator). Po ashtu brenda kazanit janë edhe prizat pranues apo dorëzues të t´dhënave. Kutia e nxitimit të disqeve të thjeshta apo të avancuara, e cila kuti njëherit shërben edhe si dorëzuese e të dhënave.

Shumë fjalë e pakë kuptim por le ti shikojmë pak më afër.

[redaktoni] Kuliba

Unë po i them kuliba ndërsa në internet do të gjeni emërtime të ndryshme si shtëpizës, kazanë, kuti, arkë etj. Është fjala për një mbështjellës që njëherit shërben si vend përforcimi i veglave në brendësi, si mbrojtëse nga lagështia, pluhuri etj. dhe si përforcuese e prizave të ndryshëm. Në prodhimin e gjerë këto kuliba ndërtohen nga materiali si teneqe.

[redaktoni] Stabilizatori

7. Stabilizatori

Stabilizatori i rrymës brenda kulibës ka funksionin e furnizimit me rrymë të intensitetit të caktuar (nëpërmjet përçuesve) vegla tjera. Ka formën e një kubi dhe përforcohet në pjesën e lartë të prapme të kulibës. Pjesa e prapme e tij ka prizëm ku me një përçues lidhet me furnizuesin e zakonshëm shtëpiak. Po kjo anë e ka një çelës me të cilin hapet linja përçuese e rrymës, si dhe një rrjetë e cila shërben për ajrosjen e stabilizatorit. Si dalje të stabilizatorit janë disa përçues të cilët në fund kanë priza të ndryshëm të cilët janë të shënuara dhe kanë format përkatëse të veglave tjera. Zakonisht prizat e përçuesve janë të hapur nga brenda (femërorë), ndërsa të veglave tjera janë të hapur nga jashtë (mashkullorë).

Duhet pasur kujdes që e hapura prapa Stabilizatorit, të jetë e pastër, ashtu që ajri të qarkullojë brenda dhe të ftohë. Lidhja e përçuesve me veglat është e thjeshtë, mirëpo tentimi me forcë të tepruar mund të shkaktojë dëmtimin e rëndë të makinës apo pjesëve të saja. Po thuaj se gjitha prizat kanë funksionin e një kapëse e cila funksionon vetëm nëse i përshtatet forma gjeometike.

[redaktoni] Pllaka kryesore

2. Pllaka kryesoe

Pllaka kryesore (në literaturë hasen edhe emra tjerë si pllaka amë, pllaka bazë, bazamenti, amnorja el., amtarja el. apo edhe motheboard ) është një planë elektronik si gjithë tjerët (karta, etj), mbi të cilin shtrihet një rrjetë e komplikuar e përçuesve dhe shërben si qendër e kompjuterit nga ku dalin dhe hynë t´dhënat e rryma, dhe në kallëp e saj mund të futen plane tjera elektronike (pllaka, karta etj.).

Ky planë është i përforcuar për kulibën zakonisht në murin e djathtë vertikal. Mbi planë është i përforcuar qendra e njehsimit të proceseve (CPU, Mikroprocesori etj.), një planë elektronik shumë kompleks mbi të cilin janë të vendosur përçues e vegla tjera elektronike të madhësive shumë të vogla (mikrometra e nanometra ).