Gjuha jonë/Paranjohuri/9

Nga Wikibooks

Pjesët e trupit[redakto]

gjf.97
gjf.98
  1. Koka
  2. Qafa
  3. Gjoksi
  4. Barku
  5. Krahu
  6. Bërryli
  7. Parakrahu
  8. Kyçi i dorës
  9. Dora
  10. Gishtërinjtë
  11. Kofsha
  12. Gjuri
  13. Këmba
  14. Gishtërinjtë e këmbës
  15. Thembra
  16. Shputa e këmbës
  17. Balli
  18. Vetulla
  19. Syri
  20. Faqja
  21. Buzët
  22. Mjekra
  23. Flokët
  24. Veshi
  25. Hunda
  26. Dhëmbi, Dhëmballa
  27. Goja
  28. Gjuha

Trupi i njeriu[redakto]

Ja një djalë i ri. Ai është sportist. Tani ai është zhveshur. Sportisti ka trup të rregullt. Trupi i tij është i fuqishëm.

Ja pjesët e trupit të tij: trungu, koka, duart dhe këmbët. Në kokë ka flokë. Flokët e djalit janë të zinj. Në kokë ka dy sy

dhe dy veshë. Ja syri dhe veshi i djathtë i djalit. Në kokë janë hunda dhe goja. Hunda ka dy vrima për të marr frymë. Goja ka

brenda gjuhën, dhëmbët dhe dhëmballët. Djali ka gojë të rrumbullakët dhe dhëmbë të bardhë. Ai ka ballë të lartë dhe faqe të

kuqe, buzë të trasha, vetulla të zeza, qepalla dhe qerpikë të zinj.

Djali ka dy duar dhe dy këmbë të gjata. Ai ka trup të lidhur. Në duar dhe në këmbë ka gishtërinj. Gishtrinjtë kanë thonjë. Ja

krahu i majtë dhe krahu i djahtë i djalit. Ai ka llërë të gjërë, kofshë të fuqishme dhe pulpa me muskuj.

Djali ka gjoks të drejtë dhe shpatulla të gjera. Ja dhe shpina e djalit. Ai ka kurriz të drejtë dhe mes të ngushtë.

Në trupin e njeriut janë organet e rendëshme: zemra, mushkëritë, mëlçia, shpretka, veshkat, stomaku, zorrët, etj. Djali ka

trup të hedhur dhe bark të vogël.

Ja një skelet i njeriut. Skeleti ka kocka ose eshtra. Ja kafka ose kocka e kokës, ja gjuri dhe kërcinjtë, thembra dhe shputa e

këmbës, ja supet dhe sqetullat, ja eshtrat e krahut dhe të parakrahut, ja brinjët dhe ijet.

Modele fjalish me pjesët e trupit.[redakto]

  • Koka është e rrumbullakët.
  • Djali ka sy të zinj, kurse vajza ka sy të kaltërt.
  • Blerina ka hundë të drejtë, kurse Beni ka hundë si shqiponjë.
  • Toni ka flokë të dredhur ose kaçurrela.
  • Delina ka flokë të zinj e të drejtë.
  • Blerina ka gojë të vogël dhe dhëmbë të shpeshtë e të bardhë.
  • Iliri ka shpatulla të gjera dhe qafë të trashë e të fuqishme.
  • Shpresa ka trup të drejt ëdhe të të gjat.
  • Ky qytet ka djem të gjatë dhe vajza belholla.
  • Njeriu ka këmbë, kafshët kanë putër ose thundr.
  • Njeriu ka gojë, shpendët kanë sqep.

< 8
faqe
- 9 -

10 >
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Gjuha jonë
Shkalla I-rë
kapitullin: Paranjohuri
Alfabeti i gjuhës shqipe
Shenjat e pikësimit
Zanoret
Bashkëtingëlloret
Drejtshqiptimi dhe drejtshktimi
Theksi
Përshëndetje
Numërimi nga 1 - 10
Disa fjalë dhe fjali të thjeshta
Fjalë dhe forma fjalësh
Njëjës dhe shumës
Fjalë dhe forma gramatikore
Përemra
Çfarë ka në klasë?
Fjala një si nyjë
Numërorët
Dialog
Vende, popuj, gjuhë
Mbaresat e trajtës së shquar
Mbiemrat që tregojnë ngjyra
Ditët e javës, muajt dhe stinët e vitit
Dialog
Sa është ora?
Vaktet e ditës
Ora e Elionit
Dialog
Folja ndihmëse jam
Sot, nesër, pasnesër, dje, pardje
Emra farefisnie
Për t'u njohur me shokë dhe miq
Biseda të zakonshme
Dialog
Pjesët e trupit
Trupi i njeriu
Modele fjalish me pjesët e trupit
Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam
Si je?
Ku je? Ku jeni? Ku janë?
Kush je ti, kush është ai (ajo)?

< 8
faqe
- 9 -

10 >