Aktrimi/Oda/Ëndërra e një natë vere

Nga Wikibooks
< Aktrimi‎ | Oda
Shko tek: lundrim, kërko

Ëndërra e një natë vere - 2006 - 2007
William Shakespeare


Regjia: Agon Myftari Luajnë: Ylber Bardhi ; Besfort Daka ; Ernest Zymberi ; Egzona Ademi ; Besnik Krapi ; Armend Ismajli ; Arzana Alaj ; Debatik Gashi ; Leonora Hasani ; Besart Sllamniku ; Xhejlane Tërbunja ; Auron Myftari ; Artan Ibishi ; Vigan Nuza ; Enis Krapi Skenografia: Vesa Kraja Kostumet: Yllka Brada Muzika origjinale: Liburn Jupolli ; Florin Fanaj ; Fitim Halimi Koreografe: Vjollca Llugiqi


Tek "Ëndrra e një nate vere" derdhet një shpirt i pasur i trillimit fantastik ku bota magjike e zanave, muzgu dhe drita e hënës janë disa nga elementet e kësaj atmosfere përrallore. Në botën njerëzore, parë me sy kritik prej një të rrituri, si fabula dhe personazhet, ashtu edhe ndërtimi i raporteve mes tyre duken qesharakë e të paqëndrueshëm. Pasionet e tyre, të zhveshur nga arsyeja, janë thjesht një ëndërr e përkryer. Personazhet përpiqen të kuptojnë ngjarjet e çuditshme e të pakapshme në të cilat ata janë ngatërruar, aq sa i marrin ato për ëndrra, të cilat as që i kuptojnë dhe as që u kujtohen në hollësi. Kjo ndodh në jetën tonë ashtu sikur edhe në teatër kur shohim një shfaqje, brenda një kohe të shkurtër e kujtojmë atë ngjarje vetëm si një ëndërr, duke harruar shumë nga hollësitë, duke e kujtuar si diçka që sa shkon e turbullohet në mendjen tonë, ndonëse dikur kishte qenë reale dhe e freskët. E tërë ideja ndërtohet mbi iluzionin dhe realitetin, mbi faktin që fantazia dhe imagjinata ndikojnë në atë se si ne e shohim botën. Gjërat duken ashtu si ne duam t'i shohim dhe jo ashtu siç janë ato në të vërtetë. Një element i rëndësishëm në botën e "Ëndrrës..." është "lulja e dashurisë" që ka fuqi ta bëjë dikë të bjerë në dashuri me një të fërkuar syve. Një magji që kinse ka fuqinë t'i bëjë njerëzit t'i shohin gjërat më ndryshe. Në fakt nuk ka asgjë të mirë ose të keqe, gjërat janë ashtu si janë, por mendimi i bën ato të tilla. Ne mund të mos e takojmë kurrë Pakun që të na lyejë qepallat me lëngun e lules, por kur dashurohemi, kur marrosemi, kur bëjmë ndonjë shfaqje, apo edhe kur flemë dhe ëndërrojmë, ne futemi në sferat e imagjinatës për t'i parë dhe për t'i pranuar gjërat më ndryshe, për të parë përtej asaj që është në të vërtetë. Agon Myftari Regjisori i shfaqjes

Shtypi: SHEKSPIRI BRENDA KULTURËS SË PRISHTINËS

( Rexhep Myftari / KIJAC)


SHFAQJE E ATMOSFERËS PËRRALLORE “… një shfaqje të denjë për repertorin e këtij teatri …” (“Zëri”)