Jump to content

Ëmbëlsirat

Nga Wikibooks
                                           Tortëza Me Arra 


  • Përbërësit që nevojiten: 300 gr miell, 200 gr margarinë, 100 gr sheqer pluhur, 100 gr arra të bluara, korë limoni grirë.
  • Për mbulesën 1: marmelatë, 140 gr arra të bluara, 2-3 lugë sheqeri, një gotë qumësht soje,1 lugë rum.
  • Për mbulesën 2: 200 gr çokollatë, 200 gr sheqer, 2-3 lugë qumësht soje, 2-3 lugë ujë, 1 lugë margarinë.


Mënyra e përgaditjes : Nga grupi i parë i përbërësve punoni brumë, hapni petë, dhe me një kallëp nxirrni pogaçe . Radhitni në tepsi të lyer me margarinë dhe pak miell. Piqeni në temperaturë prej 160°C, duke p[asur kujdes që të marrin ngjyrë të verdhë të zbehtë. Pogaçet e ftohura mbushini me krem.

Arrat me sheqerin zijeni me pak qumësht deri sa të konsiderohet. Hiqeni nga zjarri, dhe pasi të jetë ftohur, hidhni një lugë rum. Pogaçet në fillim lyejini me marmelatë, pastaj me këtë krem dhe bashkojeni nga dy,pastaj hidhni mbulesën mbi to.
Mbulesa pëgaditet në këtë mënyrë, çokollatën dhe sheqeri përzihet me qumësht dhe ujë, pastaj në zjarr të ngadaltë zien deri sa të shkrihen dhe të kondensohen.

Mbulesa hiqet nga zjarri , dhe nëse është shumë e trashë , hollohet me ujë ose me qumësht. Në fund hidhet margarina dhe përzihet mirë.

Totëzat e mbushura zhyten në këtë mbulesë, nxirren me pirua dhe renditen në një letër për pjekje për tu tharë. Mbi çdo tortëz mund të vihet dhe gjysmë thlbi arrë.