Shko te përmbajtja

Vleu më shumë tradhëtia, se gjaku i dëshmorëve!

Nga Wikibooks

Nuk i lanë një turp pa bërë,

kësaj Shqipërie,

presim nga Kokat e Kombit,

çdo lloj poshtërsie!


E hëngrën turpin me bukë,

këta karnavale,

sa tani-veç poshtërsitë,

duken krejt normale!


U njollos me turp lavdia,

e triumfatorëve,

vleu më shumë tradhtia,

se gjaku i dëshmorëve!


Krah për krah kush me fashizmin,

këtu ka luftuar,

ka marrë “titullin e lartë”,

i persekutuar!.


Partizanët që u ngritën,

me vrull të shqiponjës,

domosdo që sot trajtohen,

si persekutonjës!


Bashkëpunëtorëve të fashizmit,

më të zinj nga nata,

komunist Bujar Nishani,

u dha dekorata!.


Ikën bashkë me padronët,

mërgata krijuan,

erdhën prapë si diversantë,

ndaj u pushkatuan.


Palaçua i Presidencës,

nderin s’u’a harroi,

po dot nuk u’a ktheu nderin,

kur i dekoroi!


“Rilindja” bëri muzeun,

m’u në ministri,

turpi në mes të Tiranës,

“BUNKER ARTI DY”!.


Edhe “BUNKER ARTI DY”,

në linjë të Nishanit,

dy metra-fotografia,

e Hamit Matjanit!.


S’dua që t’ju jap akoma,

më shumë nga kjo gjellë,

se dhe mua-se dhe juve,

na vjen për të vjellë!


Historia po rishkruhet,

zi edhe më zi,

ndaj me njerëzit e mesjetës,

nuk merret njeri!


Ndaj të gjithë po na shikojnë,

si delen e zezë,

se ne vetë-historinë ,

e kthyem varrezë!


Patjetër që kemi pasur,

plot njerëz të ndritur,

po tridhjetë vite na prijnë,

njerëz të paditur!



A.DUKA

25 Gusht 2018