Jump to content

Vitviteja/Dhimitër Shuteriqi/Një mal me këngë

Nga Wikibooks

NËNA[1]

       Nënën e kishte kapitur gjumi asaj pasdreke maji, që solli vapën e parë. Ajo kishte rënë mbi divan dhe kishte mbështetur kokën në një jastëk rozë. Kishte zgjidhur shaminë e kokës, gjë që s'e kishte zakon, dhe flokët e bardhë, përmbi sfondin e jastëkut, i dukeshintë një bukurie të veçant. Ajo kishte në fytyrë një qetësi të plotë. Drita e pakë, që hynte prej grilave të mbyllura, e linte dhomën në një muzg të lehtë, nëpër të cilin shuheshin rrudhat e fytyrës së nënës, dhe fytyra e saj, me atë qetësi dhe atë ngjyrën e trëndafiltë që reflektonte përmbi këllëfin e jastëkut, me kurorën e argjendtë të flokëve të përhapur, ishte e një bukurie që të birin e mahniti, kur u fut në dhomë të merrte diçka.

(Nga vëllimi "Një mal me këngë", 1975)

  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.286 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9