Vellimi poetik ''enderrimet ''naim frasheri
Libri “Tehajjulat”, ose siç ka ardhur në shqip me titullin “Ëndërrimet”, është vepra që ka ndriçuar prirjet shpirtërore të Naim Frashërit, sepse secila poezi është ngjizur ose me një lëndë moralistike, ose mbi bazën e misticizmit, ose mbi të vërtetën e krijimit të botës e të jetës, ku të gjitha kanë një bosht të përbashkët, i cili është qëllimi për ta çuar njeriun drejt përsosmërisë së plotë. Ndryshe nga praktikat krijuese të përbotshme, shembulli i Naim Frashërit është tejet i veçantë, sepse rrallë herë ndodh njësimi, apo barazimi mes autorit dhe heroit lirik. Ekzistenca e këtij njësimi dëshmohet me faktin se vetëm një njeri i madh moralisht, mund të bëjë vepra të mëdha në dobi të njerëzimit. I tillë ishte edhe autori Naim Frashëri, një njeri që tejkaloi fatkeqësitë individuale (vuajtjen nga sëmundja e turbekulozit dhe vdekjen e njerëzve të tij më të dashur si e bija, motra, vëllai etj.) dhe përqafoi një botëkuptim më të gjerë, pikërisht përhapjen e mesazheve shpresëdhënëse e paqësore. Edhe pse me shpirt të helmuar nga sprovat e jetës personale, ai arriti që në poezi të paraqesë virtytet më fisnike shpirtërore dhe elementet që duhet të drejtojnë jetën e çdo qenieje njerëzore. Ky qëndrim i tij në jetë dhe në letërsi ishte produkt i formimit kulturor e shpirtëror që kishte marrë, veçanërisht prej qytetërimit islam dhe autorëve persian si Rumiu, Saadiu etj. Ndikimi prej këtyre autorëve është kaq i madh, saqë shumë punime shkencore rreth krijimtarisë naimjane janë fokusuar pikërisht në metodën krahasuese mes poetit tonë dhe potë ndryshëm persianë, ku padyshim janë gjetur shumë pikëtakime.1* 1*Mbi ndikimet e kulturës lindore në krijimtarinë e Naim Frashërit, vlen të veçohet punimi i studiuesit Jorgo Bulo, “Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit”, Tiranë, 1999.Në dritën e këtij arsyetimi, Prof. dr. Eqrem Çabeji, i konsideronte disa vepra të Naim Frashërit, si fis me botën orientale2. Që Naim Frashëri përshkonte me lehtësi hapësirat e poezisë orientale, këtë e dëshmon fare mirë vëllimi i tij “Tehajjulat”, ku autori ka mundur të përcjellë pjesë nga figuracioni dhe fjalori i poezisë lindore, duke i veshur me tisin e personalitetit të tij krijues. Në këtë buqetë me lirika, të stolisur me stilin e miniaturave liriko-filozofike, dëshmohet ndikimi i autorit prej kulturës lindore, sepse përdoret simbolika e burimit kuranor për të paraqitur botën shpirtërore të njeriut. Para syve të një panteistit të vërtetë, siç është Naim Frashëri, spiritualizmi dhe materializimi janë si dy pasqyra me ngjyra të ndryshme në dukje, por që në esencë shërbejnë për reflektimin e jetës e të natyrës, të cilat burojnë prej një uniteti absolut. Gjithësia konsiderohet si shkolla e shfaqjes së këtij uniteti. Ndërsa organi me të cilin njeriu e njeh praninë e këtij uniteti absolut nuk është mendja, por është zemra. Në vargjet e poezisë “Gjuha e zemrës” dëshmohet se mjeti dhe mënyra për t‟iu afruar Zotit është vetëm dashuria ndaj tij: Prandaj zemrës kjo gjuh‟ i është dhënë Që t‟i thotë asaj të fshehtën e pathënë. Këtë gjuhë e dëgjojnë dijetarët, rrugënjohësit e dijes, zbulimtarët. (Poezia “Gjuha e zemrës”, fq. 21) Që në titullin e poezisë shenjohet “gjuha” si organi bazë i ndijimit organik të shijes, si dhe i artikulimit të tingujve, që përcjellin mendimet e njeriut. Gjuha paraqitet e bashkuar me zemrën, që është organi qendror i sistemit të qarkullimit të gjakut, por edhe vatra simbolike e ndjesive të ndryshme njerëzore. Sintagma “gjuha e zemrës” njëson në një hulli të vetme perceptimin, ndijimin dhe mendimin, për shkak se përcillen ideja se vetëm njeriu i ditur është në gjendje të zotërojë njohjen përmes zemrës. “Naim Frashëri e shquan njohjen me anën e zemrës, sidomos kur përsiat për Zotin. Ai shfaq dyshimin në mundësinë e njohjes racionale të natyrës, jo pse nuk e pranon mundësinë e mendjes për të njohur botën sendësore, por sepse e përjashton mundësinë e njohjes racionale të 2 Çabej,Këtë gjuhë e dëgjojnë dijetarët, rrugënjohësit e dijes, zbulimtarët. (Poezia “Gjuha e zemrës”, fq. 21) Që në titullin e poezisë shenjohet “gjuha” si organi bazë i ndijimit organik të shijes, si dhe i artikulimit të tingujve, që përcjellin mendimet e njeriut. Gjuha paraqitet e bashkuar me zemrën, që është organi qendror i sistemit të qarkullimit të gjakut, por edhe vatra simbolike e ndjesive të ndryshme njerëzore. Sintagma “gjuha e zemrës” njëson në një hulli të vetme perceptimin, ndijimin dhe mendimin, për shkak se përcillen ideja se vetëm njeriu i ditur është në gjendje të zotërojë njohjen përmes zemrës. “Naim Frashëri e shquan njohjen me anën e zemrës, sidomos kur përsiat për Zotin. Ai shfaq dyshimin në mundësinë e njohjes racionale të natyrës, jo pse nuk e pranon mundësinë e mendjes për të njohur botën sendësore, por sepse e përjashton mundësinë e njohjes racionale të tij.