Shko te përmbajtja

Ura e miqësisë janë mijëra grekë këndej dhe miliona shqiptarë andej

Nga Wikibooks

Prof.As.Dr. Artan Xh. Duka

Në emër të kujt!

28 tetori kremtohet si dita e antifashizmit grek por pas ngjarjes në Bularat, më shumë befason reagimi konfuz i politikës greke (parlamenti e më tej) sesa i ekstremistëve që vajtojnë gjepurën e vorioepirit. Kudo në perëndim politika do të distancohej prej akteve të dhunshme ndaj rendit kushtetues ndaj dhe shteti grek duhet të deklarohet qartë nëse e cilëson atë akt anti-ligjor apo heroizëm, me “kauzën” përkatëse!

Radikalizimi matanë kufirit nuk merr shkas nga trashëgimia antifashiste greke por nga donkishotizmi voriepiriot, mosdistancimi prej të cilit dhe çdo akti që frymëzohet prej tij thjesht motivon indirekt ekstremizmin më tej. Dhe një minutë heshtje në parlament, ngre pikpyetje plot!

Sot bota kujton e reflekton me respekt të rënët e luftës së parë botërore. Në “Ditën e Lulëkuqes”, Mbretëria e Bashkuar çdo vit nderon të rënët e saj me kortezhe dhe protokolle zyrtare kudo në dheun e huaj ku prehen ata – Belgjikë, Francë, Shqipëri etj dhe askush nuk shqetësohet kur bëhen homazhe nga përfaqësues apo qytetarë britanik, francez, gjerman etj.

Është në dinjitetin tonë që, sikurse për të rënët e ushtrive të tjera, të ofrojmë një vënd edhe për respekt e reflektim ndaj të rënëve grek në emër të kauzës së antifashizmit si misionarët e përjetshëm të paqes nga përtej.

Kurrsesi si “martir” të vorioepirit sepse të rënët dhe vëndprehjet janë kujtesë që njerëzia të bëhen bashkë dhe kurrsesi molla e sherrit për brezat në vijim.

Politika greke duhet të distancohet nga kauzat e sajuara ekstremiste për të rënët e saj në Shqipëri ndryshe, nëse nuk ia del dot të ndalë hovin ekstremist që i vesh të rënëve “mitin” e heroit të vorioepirit, atëherë qeveria shqiptare duhet të rishikojë marrëveshjen në fjalë.

Greqia nuk mund ta thotë e fundit fjalën se ku duhet të prehen të rënët e saj. Që të heqë çdo dyshim e dekurajojë çdo marrëzi ekstremiste që keqinterpreton simbolikën e 28 tetorit dhe kompromenton e vë në pikpyetje vetë marrëveshjen mbi respektin e të rënëve, Greqia e para duhet të sugjerojë largimin e vëndprehjeve nga vija “imagjinare” e vorioepirit famëkeq.

Ndryshe, nëse kjo situatë do provokojë tension të përvitshëm mes të gjallëve, të rënët duhen përcjellur me dinjitet në kufi, apo duke u mjaftuar me një vëndprehje simbolike si gjithë ushtritë e huaja këtu.

Historia tregon se koha gjithnjë “shënjtëron” vëndprehjet e të rënëve (nëse jeniçerët nuk do bënin atë që bënë, Lezha e përcjelljes së Skënderbeut do të ishte “Katedralja” e Shqipërisë).

Ndaj, nëse vëndprehjet e ushtarëve grekë do të interpretohen se ata nuk janë martirët e antifashizmit që ndihmuan fqinjin nga okupimi fashist (sikurse partizanët tanë në Vishegrad) por “martirë” të vorioepirit(!) që çliruan territorin “grek” të okupuar nga “pushtuesi” shqiptar (ndaj dhe ofensiva u ndal në këtë vijë imagjinare duke mos avancuar më tej), atëhere kjo fyen dhe prek ndjeshmërinë e dinjitetin e kombit shqiptar.

Kësisoj, mosreagimi apo pafuqia zyrtare greke ndaj një kauze të stisur (Epiri e Iliria janë pararendës historik të kombit shqiptar), veç gjallëron ekstremizmin duke kompromentuar thelbin përse u miratuan këto varreza dhe mbarëvajtjen e ceremonive me këtë rast.

Ne nuk ia kemi borxh shtetit grek “importimin” e tensioneve dhe nëse mund të mirëkuptohet se është e pamundur të kontrollohet plotësisht ekstremizmi, minimalisht të distancohet qartazi prej tij për të dekurajuar çdo akt që përdhos mbi të gjitha edhe vetë kujtimin e të rënëve të saj antifashist dhe vë në pikpyetje nëse ia vlen të vijohet më tej me marrëveshjen në fjalë.

Mos vallë si Tito dikur me “merakun” sërb, sot Greqia me “merakun” vorioepiriot, po tentohet sërisht që Shqipëria të mbetet e pagojë ndaj korrigjimit të historisë. Vetëm Shqipëria duhet të mbajë nën fre “nacionalizmin” e saj(!) që historikisht nuk ekziston sepse vlera jonë është patriotizmi?

Sepse është bërë tërkuzë që, sa herë flitet për marrëdhëniet greko-shqiptare, kryefjalë mbetet respektimi i të drejtave të minoritetit grek(!), argument ky i tejkaluar por që spekulohet ende pafund, deri duke synuar edhe Brukselin zyrtar.

Ndryshe nga Greqia, tek ne pakicat respektohen pa paragjykim, ndonse mund të debatohet gjatë për autoktoninë, sa janë shqiptarë të asimiluar, statusi si pakica migratore (të punësuar në toka që i kishin të tjerët me tapi) ndërkohë që shqiptarët në rajon janë në tokat e tyre dhe mbetën matanë nga kufiri arbitrar.

Për pakicat, edhe gjatë monizmit u krijuan kushte që kultivonin origjinën etnike, bile në demokraci u dhanë dhe tapi(!)në kurriz të pronarit historik shqiptar (vallë a jepet në fqinjin e jugut tapi në brezin kufitar?).

Reciprociteti është respekt i ndërsjelltë

Sfida mes nesh dhe Greqisë është mungesa e reciprocitetit dhe ndoshta kjo shpjegohet me faktin se ndërsa minoriteti tek ne është ky apo ai fshat diku, shqiptarët jashtë shtetit amë, për shkak të arbitraritetit të 1913, janë me miliona dhe normalisht duhet të ishin shtet-formues.

Qeveritë shqiptare duhet të ballafaqohen denjësisht mbi bazën e reciprocitetit me fqinjët në rajon. Nëse flitet për të drejta sërbe e asocione në veri, duhet të flitet edhe për Luginën e Preshevës, nëse flitet për sërbë në Shqipëri, të flitet edhe për shqiptarët në Sanxhak, nëse flitet për minoritetin grek, të flitet edhe për çamët, arvanitasit, emigrantët shqiptarë në Greqi, nëse flitet për varreza për të rënët grek, të flitet edhe për për të rënët tanë atje, memorial për genocidin ndaj çamërve (le të bëjnë një vizitë në ato vise martire andej kryeministri e politikanët tanë sikurse dalin këtej politikanët grekë sepse nëse i pengon kush, lajmi do të bëjë bujë ndërkohë që do të mund dhe të krijojnë precedentin e kortezhit dinjitoz që mbase grekët do e pasojnë më pas kur të bëjnë vizita për të rënët e tyre këndej) etj.

E nëse ndodh që një shqiptar këtej apo andej kufirit, ndjehet më shumë grek se greku, ajo është punë dinjiteti personal dhe nuk mundet kurrsesi të justifikohet me imazhin me ulje-ngritje të shtetit shqiptar.

Ky kompleks “vet-asimilimi” thjesht ul vlerat e atij që e shet si argument sepse nuk pritet që bashkëkombasit jashtë të ndjehen patriot për hir të qeverisë në Tiranë por për hir të flamurit të të parëve. E kanë bërë arbëreshët në shekuj, ta bëjnë edhe arvanitasit që bashkë me arbëreshët ndanë lavdinë e kohës së Skëndërbeut që bashkon shqiptarët pa dallim.

Sesa mijëra minoritar të ardhur në jug të Shqipërisë, “ura” e miqësisë greko-shqiptare duhet të jetë milionat arvanitase dhe autoktonët çamë në Greqi. Si për nga numri ashtu dhe fakti që historia “njerkë” u ka hyrë në borxh.

Reciprociteti është minimumi në këtë rast, teksa mijra të ardhur këndej kufirit nuk janë e njëjta gjë me miliona të lënë andej padrejtësisht, kur një pakicë mijra vetësh greke plotëson këtej thjesht mozaikun e shoqërisë, kurse në Greqi një popullsi shumë-milionëshe shqiptare është element shtet-formues.

Pseudo-kauza për të shmangur kauzën reale të Epirit shqiptar!

Përballë këtij realiteti, kauzat e stisura të vorioepirit, sëbashku me të paqëna të tjera si Himara, diskriminimi i minoriteti grek(!) etj serviren si kundrapeshë e kauzës reale të Epirit shqiptar (popullsia çame dhe arvanitase në Greqi) për të “arkivuar” pafund fillimin e debatit rreth Epirit shqiptar dhe ku politika greke ka pjesën e saj pavarësisht kostumit “Made in BE”.

Që të kufizojë ekstremizmin, politika zyrtare greke duhet të sfumojë çdo “shashkë” si për të drejta gjoja të “cënuara” të minoritetit (Shqipëria ka vendosur një etalon të trajtimit të minoritetit në rajon), ashtu dhe gjepurën e vorioepirit, donkishotizmin në Himarë etj duke qënë e hapur dhe pa komplekse për kauzën reale të Epirit shqiptar.

Qeveria shqiptare duhet të ushtrojë pa komplekse presion legjitim për të drejtat shqiptare në Greqi duke refuzuar nga tryeza e bisedimeve pseudo-kauzat greke që qorrollepsin bisedimet pafund. Nuk ka pse hahet turpi me bukë për të hyrë në BE. Po e bën Sërbia, një shtet me trashëgimi aq të rënduar historike në rajon që i shkel dhe syrin Rusisë dhe sërisht BE e favorizon! Ndërkohë që ne kemi pas të drejtën historike, SHBA e vënde me peshë pro-shqiptare në rajon.

Dikur hordhitë e Musolinit u braktisën sepse kodi i shqiptarit është dora e miqësisë ndaj fqinjit, për më tepër kur matanë kufirit ishin vëllezërit tanë dhe nëse ndodhën masakra, ishin andartët grek në jug të Shqipërisë dhe zervistët në Çamëri e që kurrsesi nuk përfaqësojnë popullin fqinj.

Nëse me të tjerë në rajon shihemi si vëllezër, me popullin matanë kufirit të jugut ku jetojnë miliona qytetarëve me trashëgimi iliro-epiriote, jemi popuj binjak me të mirën e të keqen të përbashkët. Ndaj dhe si tanët që jemi, gjërat duhen thënë në sy. 28 tetori duhet të mbetet dita e antifashizmit dhe vetë memorialet e të rënëve, kurrsesi mollë sherri, por simbole të paqes së përjetshme në rajon.


13 Nëntor 2018