Unë jam shqiptar Kosove

Nga Wikibooks

Nga: Marin Mema

Unë jam shqiptar Kosove sepse stërgjyshërit e mi kanë dhënë shpirtin për këtë vend. Unë jam shqiptar kosove sepse stërgjyshërit e mij nuk shihnin kufij mes Shqipërisë. Unë jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element të masakrave të tmerrshme të bëra mbi vëllezërit e motrat e mija kosovare! Unë jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Isën e madh, Azem e Shote Galicën, Sulejman Vokshin, Idriz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Delinë, Shaqir Smakën e shumë të tjerë. Ata janë heronj për mua !! Ata kanë një gjak me mua !!! Unë jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, luftuan për të njejtin flamur, sepse në shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qëmoti !!!

Unë jam shqiptar Kosove sepse kurrë nuk do të pranoj që historinë të ma bëjë ndonjë burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert, Hashim apo diçka tjetër. Unë jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk bëhet ujë, sepse gjakun edhe pse unë jam nga Kolonja e kam të njejtë me çdo shqiptar kosove !! E këtë nuk e ndalon askush !!

Nuk prishet e përçudnohet historia sepse disa tuafër ( me qellim) duan të ngrenë pengesa e biles edhe ”armë” moderne duke ndezur armiqësi mes të njejtit komb.!! Nuk dua të di nëse në pushtet është Edi apo Lulzimi (sepse për çështjen kombëtare nuk ka të majtë e të djathtë, nuk ka as flamuj politikë), por atë që s’mundet ta ndalojë askush nga këta BURAT me një R është të qenit shqiptar, të menduarit bashkë, të ecurit bashkë, drejt një historie që do apo s’do Enverushi është e përbashkët !!

Historia nuk është lodër, nuk është telekomandë ku çdo kush mund të shtypë stacionin që dëshiron, por është identitet, pasion, ndjenjë, është gjak, është e mbetet HISTORI !! Ndaj shpesh është më mirë të heshtësh se të broçkullisësh !! Hesht Enverushke është më burrërore se të hollosh zërin e të bësh si burrë! Ti nuk bëhesh kurrë burrë duke mohuar historinë !!

Unë e kuptoj se të jesh pushtetar si këta, nuk të intereson identiteti kombëtar, por kjo s’do të thotë se ne, njerëzit e thjeshtë duhet të hapim rrugë, e të lejojmë këta pseudoshqiptarë të hapin gojë e të nxjerrin të vjella antikombëtare!! Historinë e bëjnë burrat e jo gjysmë burrat !! Unë jam shqiptar kosove dhe i tillë do të mbetem !!! Ndaj Enverushërit dhe gjithë çeta pas tij duhet të kafshojnë gjuhën nëse nuk u pëlqen, duhet ta bëjnë me zorr, sepse fatin e shqiptarëve të Kosovës nuk e vendos askush tjetër përveç historisë që ka drithëruar çdo shtëpi në atë tokë !! I ndjeni klithmat? I ndjeni vuajtjet? po masakrat, vrasjet, ndyrsitë, i ndjeni ??? E pra ato janë shpirtëra, shkuan për të qenë të lirë, e jo për tu drejtuar nga askush që për interesa personale shpik, mohon, hedh poshtë, shkel identitetin, siç po bëjnë ca nga pushtetarët xhepa plotë e shpirt të boshatisur !!! Unë jam shqiptar kosove e këtë s’ma ndalon askush !! Historia është për burrat e jo për dallaveraxhinjtë !!

PS : Kush u mërzit le të kërkojë yjësinë në qiellin blu për hir të pushtetit të disave… Ne të tjerët nuk kemi ndasi, përkundrazi jemi shqiptarë Kosove, Çamërie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice, Shkupi e kështu me rradhë !! Jemi shqiptarë!!!