Tuzi, zyrtarisht komunë. Zyrtarët shqiptarë: Të tjera sfida shtrohen përpara

Nga Wikibooks

Duke filluar nga sot, Tuzi i Malit të Zi është zyrtarisht komunë.

Por pas finalizimit të përpjekjeve mëse 30-vjeçare të partive shqiptare në Mal të Zi, lindin të tjera sfida.

Ministri i Pakicave, Mehmet Zenka, thotë se s’ka vend për kënaqësi. Ndërsa ish-kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, shprehet se shqiptarët në Tuz tanimë duhet që të organizohen mirë në zgjedhje, të përforcojnë administratën, si dhe të kenë plane zhvillimore.

Një shqiptar është zgjedhur pas 20 vitesh si një prej anëtarëve në komunën e kryeqytetit të Podgoricës, dhe ai është Nik Gjeloshaj. I pyetur nëse Tuzi do mund të vetëqeveriset, ai shprehet se kjo dilemë është e atyre që kanë qenë kundër statusit si komunë e pavarur.

Shpallja e Tuzit komunë është pritur me pozitivitet nga banorët e saj, ndonëse ka edhe skeptikë, të cilët nuk janë të sigurtë nëse do arrihet të krijohet një pavarësi ekonomike nga Podgorica, ose një administratë e re me shumicë shqiptare.

Nga ana tjetër, ideja për një bashkim të Tuzit, Plavës e Gucisë, apo Ulqinit me Shqipërinë, ashtu siç Kosova po kërkon komunat shqiptare në Serbi, duket ende një ditë e largët.


1 Shtator 2018