Ti shqiperi me ep nder

Nga Wikibooks

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ay s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zemëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.