Shko te përmbajtja

Ta gëzosh-moj Shqipëri, Parlamentin numër Dy!

Nga Wikibooks

Lulash’ i shkretë kot më kot,

daulleve u bie,

sepse tani nuk krijon dot,

një qeveri në hije!



Në politikë ky tekahyt,

është ende axhami,

ndaj ka krijuar këtë vit,

Kuvendin numër Dy!



Dhe çdo të Enjte me tam-tame,

niset nëpër qytete,

sé fundi dhe partinë çame,

tani ka marrë me vete!



Bredh nga qyteti në qytet,

shpenzimet shkojnë lumë,

po Luli mendjen nuk e vret,

sepse ka vjedhur shumë!



Në opozitë dhe më “pabuksi”,

për dreq ësht’ shumë i pasur,

të gjithë me makina luksi,

dhe qafën shumë të trashur!



Në opozitë të gjithë sahanët,

ku shkojnë me vete kanë,

dhe në një front republikanët,

me monarkistët janë!



Të majtë-të djathtë janë turli,

se bën fuqinë bashkimi,

ndaj Parlamentin numër Dy,

e ngriti Lulëzimi!



Sot për të gjithë ka llokume,

se Luli lot pa top,

lëshon çdo ditë ultimatume,

dhe pastaj bën bojkot!



Ultimatume edhe pikë,

të trembi qeverinë,

se pa veting në politikë,

bllokojnë Shqipërinë!



Po duro pak-more nevrik,

gjashtë muaj më së paku,

dhe bëj veting në politikë,

mbasi të ngrihet SPAKU!



Po ti je shumë i paduruar,

ndaj i ke shtuar mbledhjet,

porse askush s’t’i ka harruar,

as vrasjet dhe as vjedhjet!



As miliardat e lobimit,

me firmën e një rusi,

ndaj dhe vetingu-Lulëzimin,

të parin do këpusi!



Ultimatume jep çdo ditë,

që të të dali frika,

edhe shpëtimin-o jezit,

e pret veç nga Monika!



Vetëm Monika ka parti,

dhe pse ka hyrë në ujë,

dhe gjithë të tjerët siç e di,

janë numra për bujë!



Po ti gjithnjë na ke çuditur,

me humbjet madhështore,

po ti çdo humbje-o i ndritur,

e quan si fitore!



Me Parlamentin numër Dy,

lart stekën e ke ngritur,

po që s’vjen dot në qeveri,

dhe gurët e kanë ditur!



A.DUKA

21 shtator 2018