Mrekullitë e Kur'anit/Krijimi i njeriut: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
 
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
 
Rreshti 7: Rreshti 7:
Nëse marrim dheun dhe i shtojmë ujin, kjo bëhet baltë. E nëse e lëmë të vyshken elementet e baltës, atëherë kjo do të bëhet baltë e kalbëzuar. Nëse e lëmë të thahet, kjo do të bëhet baltë e pjekur. Këto pra ishin etapat e krijimit të trupit të njeriut, njeriut të baltës dhe tokës.
Nëse marrim dheun dhe i shtojmë ujin, kjo bëhet baltë. E nëse e lëmë të vyshken elementet e baltës, atëherë kjo do të bëhet baltë e kalbëzuar. Nëse e lëmë të thahet, kjo do të bëhet baltë e pjekur. Këto pra ishin etapat e krijimit të trupit të njeriut, njeriut të baltës dhe tokës.


{|class="toccolours" style="float:right; clear:right; margin-left:1em; width:22em; text-align:left; font-size:90%;"
{|BORDER="3" ALIGN="RIGHT" CELLPADDING="1" WIDTH=32% CELLSPACING="0" STYLE="MARGIN: 1EM 0 0 0; BORDER: 1PX #AAA SOLID; BORDER-COLLAPSE: COLLAPSE; BODERCOLOR="BLUE" FONT-SIZE:95%"
|-
|- BGCOLOR="BLACK"
|<P ALIGN="JUSTIFY"><FONT COLOR="WHITE"> Argument për mënyrën e krijimit tonë nga All¬a¬hu për ne është vdekja. Vdekja është e kundërta e jetës, nga kjo jetë që e jetojmë.
|<P ALIGN="JUSTIFY">Argument për mënyrën e krijimit tonë nga All¬a¬hu për ne është vdekja. Vdekja është e kundërta e jetës, nga kjo jetë që e jetojmë.
|}
|}



Versioni aktual i datës 2 korrik 2007 10:08

KRIJIMI I NJERIUT

Pa dyshim se krijuesi i njeriut dhe kozmosit është All-llahu xh.sh. Vërtetë, kjo është një nga të panjohurat tona për mënyrën e krijimit. Përderisa All-llahu na ekspozoi këtë sekret, Ai edhe na ndriçoi rrugën e mendjes sonë në atë mënyrë siç e ndiejmë dhe e dëshmojmë. Kjo mënyrë është e përafërt me këtë sekret për të cilën flitet. All-llahu na krijoi nga dheu, pastaj nga balta, pastaj nga balta e kalbëzuar, pastaj nga balta e fortë e pjekur dhe në fund na dhuroi shpirtin.
Nëse marrim dheun dhe i shtojmë ujin, kjo bëhet baltë. E nëse e lëmë të vyshken elementet e baltës, atëherë kjo do të bëhet baltë e kalbëzuar. Nëse e lëmë të thahet, kjo do të bëhet baltë e pjekur. Këto pra ishin etapat e krijimit të trupit të njeriut, njeriut të baltës dhe tokës.

Argument për mënyrën e krijimit tonë nga All¬a¬hu për ne është vdekja. Vdekja është e kundërta e jetës, nga kjo jetë që e jetojmë.

Shtrohet pyetja, cilat janë elementet e jetesës së njeriut? Përgjigja është, dheu dhe balta, nga shtresa pjellore e tokës, e cila jep të gjitha elementet e jetës të cilën ne e përjetojmë. Ajo që e zhvillon materien nga e cila u krijuam, është nga i njëjti lloj i materies. Ajo është balta. Nga analizat e eksperimentuesve, del në pah se trupi i njeriut përbëhet nga 16 elemente. Këto elemente janë oksigjeni dhe të tjerat nga coftinat, të njëjtat elemente të cilat gjenden në tokën humusore (pjellore) të tokës. Elementet e baltës pjellore, qenkan të njëjtat elemente të trupit të njeriut, nga i cili u krijua. Kjo ishte mrekullia e parë dhe kjo del nga vetë eksperimenti i cili nuk kishte përqëllim vëretësinë e Kur’anit ose goditjen e tij, por, ishte një hulumtim shkencorë për tokën.
Argument për mënyrën e krijimit tonë nga All-llahu për ne është vdekja. Vdekja është e kundërta e jetës, nga kjo jetë që e jetojmë. E kundërta e çdo gjëje është ajo që vjen nga formulimi i fundit. Nëse duam të ndërtojmë një pallat, fillojmë nga kati i parë, e nëse duam ta prishim atë, fillojmë nga kati i fundit. Nëse arrij në një vend dhe dua që të kthehem nga ai vend, atëherë do të kthehesha nga pika e fundit ku kam arritur. Hapi i kthimit do të më jep shenjë të kthimit. Ne nuk dinim asgjë nga krijimi i jetës, ngase nuk ishim prezent në atë moment. Por ne e dëshmojmë jetën çdo ditë, kurse vdekja është e kundërta e jetës. Pra, edhe kjo duhet të jetë ajo e kundërta e ndërtimit të fundit. E para që ndodh në vdekje është dalja e shpirtit, pra, ajo e fundit që ka hyrë në trup. Pastaj fillojnë radhazi ato që janë theksuar në ndërtimin e trupit. Shtangia e trupit ose ajo që thamë baltë e forte si e pjekur, pastaj ky trup kalbet dhe bëhet mbeturinë, kjo ishte balta e kalbëzuar, më pas avullohet uji nga trupi dhe në fund shndërrohet balta në dhe. Pra, etapat e zhdukjes të cilat i shohim çdo ditë, na tregojnë të kundërtën e mënyrës së krijimit. Këtu kemi saktësi në krijim dhe saktësi në mënyrën e krijimit, ashtu siç është e qartë e kundërta e jetës për ne e cila quhet vdekje.
All-llahu i Madhëruar thotë:
“…dhe i kam fry atij nga shpirti Im…“ 81
Fjala nefkh kuptohet si frymëmarrje, që nënkupton një qenie e cila ka dalë nga fryma e atij që ka fryer në të, kështu edhe filloi jeta. Si përfundon jeta? Përgjigja është, nga dalja e kësaj qenie (frumëmarrjeje). Nëse dyshon për një njeri, se a është ndarë nga kjo botë përfundimisht, mjafton që dikush të thotë se nuk merr frymë dhe kjo do të jetë bindëse për ty. Futja e jetës në trup, është hyrja e kësaj fryme (shpirti), ashtu siç tha All-llahu: “… dhe i kam fry atij nga shpirti Im…”, dhe dalja nga kjo, është dalja e kësaj fryme që në fund të përmbyllet ashtu siç e paralajmëroi All-llahu xh.sh.