Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7: Rreshti 7:
SHQIPËRIA
SHQIPËRIA


PËRMBAJTJA:
==PËRMBAJTJA: ==

Faqe


HYRJE 4
HYRJE 4
I. MASA TË PËRGJITHSHME PËR ZBATIM
I. MASA TË PËRGJITHSHME PËR ZBATIM



5


II. KUPTIMI I FËMIJËS
II. KUPTIMI I FËMIJËS
Rreshti 129: Rreshti 127:
30) 106
30) 106


'''HYRJE'''
==HYRJE ==


*1. Konventa mbi te Drejtat e Femijes, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e
*1. Konventa mbi te Drejtat e Femijes, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e

Versioni i datës 15 maj 2007 13:10

KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS (CRC)

RAPORTI FILLESTAR DHE I PARË PERIODIK I

SHTETEVE PALË

SHQIPËRIA

PËRMBAJTJA:

HYRJE 4 I. MASA TË PËRGJITHSHME PËR ZBATIM


II. KUPTIMI I FËMIJËS 15

III. PARIME TË PËRGJITHSHME 16

A. Mos-diskriminimi (neni 2) 16

B. Interesi më i lartë i fëmijës (neni 3) 19

C. E drejta e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit (neni 6) 20

D. Respektimi i mendimit të fëmijës (neni 12) 21

IV. TË DREJTAT DHE LIRITË CIVILE 23

A. Emri dhe kombësia (neni 7) 23

B. Ruajtja e identitetit (neni 8) 27

C. E drejta e shprehjes (neni 13) 28

D. E drejta për informacion të përshtatshëm (neni 17) 29

E. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 14) 34

F. Liria e organizimit dhe mbledhjes paqësore (neni 15) 36

G. Mbrojtja e jetës private (neni 16) 36

H. E drejta për t’iu mos nënshtruar torturës, trajtimeve, apo

dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese (neni 37 (a)) 37

V. MJEDISI FAMILJAR DHE KUJDESI ALTERNATIV 38

A. Kujdesi prindëror (neni 5) 38

B. Përgjegjësitë prindërore (neni 18, parag. 1-2) 39

C. Ndarja nga prindërit (neni 9) 40

D. Ribashkimi familjar (neni 10) 43

E. Kujdesi për fëmijët (neni 27, parag. 4) 43

F. Fëmijët e privuar nga mjedisi familjar (neni 20) 44

G. Birësimi (neni 21) 50

H. Transferimi i paligjshëm dhe mos-kthimi (neni 11) 52

I. Abuzimi dhe neglizhenca (neni 19), duke përfshirë rikuperimin

fizik dhe psikologjik dhe riintegrimin social (neni 39) 54

J. Rishikimi periodik i vendbanimit (neni 25) 57

VI. SHËNDETI BAZË DHE MIRËQENIA 57

A. Mbijetesa dhe zhvillimi (neni 6, parag 2) 58

B. Fëmijët e paaftë (neni 23) 58

C. Shëndeti dhe shërbimet shëndetësore (neni 24) 62

D. Sigurimi shoqëror, shërbimet dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijën (neni 26 dhe 18, parag. 3)

E. Standarti i jetesës (neni 27, paragrafët 1 dhe 2) 71

VII. ARSIMI, KOHA E LIRË DHE AKTIVITETET

KULTURORE

A. Arsimimi, duke përfshirë trajnimin profesional dhe administrimin (neni 28)

B. Objektivat e arsimit (neni 29) 87

C. Koha e lirë, aktivitetet rekreative dhe kulturore (neni 31) 89

VIII. MASAT E VEÇANTA TË MBROJTJES

A. Fëmijët me status refugjati (neni 22) 90

B. Fëmijët në konflikte të armatosura (neni 38), duke përfshirë rikuperimin fizik dhe psikologjik, si dhe riintegrimin shoqëror (neni 39)

C. Administrimi i drejtësisë për fëmijët (neni 40) 92

D. Fëmijët e privuar nga liria, duke përfshirë çdo formë ndalimi, burgosjeje, apo vendosje në ambiente të mbikqyrura (neni 37 (b), (c))

E. Dënimi i fëmijëve, në veçanti ndalimi i dënimit kapital dhe burgimit të përjetshëm (neni 37 (a))

F. Shfrytëzimi ekonomik, duke përfshirë punën e fëmijëve (neni 32) 99

G. Abuzimi me drogat (neni 33) 101

H. Shfrytëzimi dhe abuzimi seksual (neni 34) 103

I. Forma të tjera shfrytëzimi (neni 36) 104

J. Shitja, trafikimi dhe rrëmbimi (neni 35) 105

K. Fëmijët që i përkasin minoriteteve apo grupeve indigjene (neni 30) 106

HYRJE

  • 1. Konventa mbi te Drejtat e Femijes, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e

Organizates se Kombeve te Bashkuara me 20 nentor 1989, eshte nje nga aktet me te rendesishme te se drejtes nderkombetare ne te cilen jane parashikuar te drejtat dhe detyrimet ne te gjitha fushat e jetes se femijes, te grumbulluara ne nje menyre kaq te plote dhe te detajuar si ne asnje akt tjeter juridik ne fushen e te drejtave te femijeve.

  • 2. Ne Kushtetuten shqiptare (neni 122) thuhet se çdo marreveshje nderkombetare

e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendeshem juridik, pasi botohet ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise. Ajo zbatohet ne menyre te drejtperdrejte, perveç rasteve kur nuk eshte e vetzbatueshme dhe zbatimi i saj kerkon nxjerrjen e nje ligji. Nje marreveshje nderkombetare e ratifikuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te. Kjo dispozite e Kushtetutes eshte e nje rendesie te veçante ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve, sepse edhe ne rastet kur ne legjislacionin e brendshem ka mangesi mund te zbatohet direkt Konventa e OKB-se per te Drejtat e Femijes.

  • 3. Konventa Per te Drejtat e Femijes u ratifikua nga Kuvendi i Republikes se

Shqiperise ne Shkurt 1992 dhe hyri ne fuqi ne Mars 1992. Ratifikimi i saj nga Kuvendi u be ne baze te nenit 16 te Dispozitave Kryesore Kushtetuese (1991). Konventa per te Drejtat e Femijes eshte botuar ne 500 kopje nga Komiteti per Mundesi te Barabarta i cili eshte ne varesi te Keshillit te Ministrave. Po keshtu Konventa eshte botuar nga ana e UNICEF dhe organizates jo-qeveritare CRCA dhe ne disa raste ajo eshte e shoqeruar edhe me komentet perkatese. Kuadri ligjor pas ratifikimit te Konventes ka pesuar ndryshime rrenjesore me qellim pershtatjen e tij me dispozitat e Konventes.

  • 4. Te drejtat e femijes dhe ato te njeriut ne pergjithesi kane pesuar permiresime te

ndjeshme me ane te reformave te gjithanshme ligjore dhe institucionale, duke u afruar me standartet Europiane. Por, ne kundershtim me gjendjen reale te te drejtave te njeriut ne Shqiperi, kane munguar deri me tani raportimet ne lidhje me zbatimin e Konventave te OKB-se per te drejtat e njeriut te cilat rrjedhin nga detyrimet qe Shqiperia ka si pale ne keto Konventa.

  • 5. Duke e vleresuar ne maksimum procesin e raportimeve dhe bazuar ne

angazhimet qe rrjedhin ndaj Konventave te ratifikuara nga Shqiperia, Qeveria shqiptare me Urdher te Kryeministrit nr. 134, date 05.05.2000 vendosi krijimin e nje grupi pune te perhershem, i cili ka per detyre hartimin e raporteve kombetare per Konventat per te Drejtat e Njeriut. Ky grup pune perbehet nga perfaqesues te te gjitha ministrive dhe te institucioneve qendrore, si dhe nga perfaqesues te OJQve aktive ne fushen e te drejtave te njeriut, gruas, femijes, dhe pakicave te ndryshme ne Shqiperi. Raporti fillestar dhe i pare i Konventes mbi te Drejtat e Femijes perfshin masat ligjore, ekzekutive, administrative, etj te ndermarra nga Republika e Shqiperise gjate periudhes 1992-2000.

  • 6. Ne zbatim te Neni 44, paragrafit 6 te Konventes, para dorezimit Raporti per te

Drejtat e Femijes, CRC u eshte vene ne dispozicion jo vetem dikastereve dhe OJQ-ve qe jane ftuar te marrin pjese aktive ne pergatitjen e tij, por edhe organizatave te tjera joqeveritare, disa prej te cilave jane permendur ne raport. Ky hap eshte ndermarre jo vetem me qellimin e shperndarjes se Raportit, por edhe ne drejtim te njohjes me verejtjet e tyre eventuale per pjese te vecanta te tij. I. MASA TE PERGJITHSHME PER ZBATIM (nenet 4, 42 dhe 44 paragrafi 6)

  • 7. Me qellim pershtatjen e legjislacionit te brendshem me Konventen e OKB-se

mbi te Drejtat e Femijes, pas Marsit 1992 jane miratuar nje sere ligjesh dhe vendimesh te cilat direkt, apo indirekt ndikojne ne permiresimin e te drejtave te femijes ne Republiken e Shqiperise. Si te tille mund te permenden: ? Kodi i Familjes, ligji Nr. 6599, datë 29.06.1982. ? Kodi Penal, ligji nr.7895, datë 27.01.1995, me ndryshimet me ligjin 8279, date 15.01.1998. ? Kodi i Procedures Penale, ligji Nr.7905, datë 21.3.1995. ? Kodi Civil, ligji Nr. 7850, datë 29.07.1994. ? Kodi i Procedures Civile, ligji Nr. 8116, datë 29.03.1996. ? Kodi i Punes, ligji Nr.7961, datë 12.07.1995. ? Vendimi Nr 384 date 20.05.1996, “Per mbrojtjen e te miturve ne pune”. ? Konventa e Hages “Per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimin per biresimet jashte vendit”, ratifikuar ne qershor 2000, me ligjin 8624, date 15.06.2000. ? Konventa 182 “Per format me te keqija te punes se femijeve” dhe rekomandimi nr.190, “Format me te keqija te punes se femijeve” miratuar nga Qeveria Shqiptare ne shtator 2000. ? Rregullorja e Pergjithshme e Burgjeve. ? Ligji nr.8328, date 14.04.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”. ? Ligji nr.7650, date 17.12.1992 ‘Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes”. ? Ligji nr.5840, date 20.21.1979 “Per rregjistrimin e akteve te gjendjes civile”, i cili ka pesuar nje ndryshim persa i perket ruajtjes se emrit ose mbiemrit te personit, me ligjin nr 7682, date 9.03.1993, “Per disa ndryshime ne ligje”. ? Ligji nr.8389, date 5.08.1998, “Per shtetesine shqiptare”, neni 5, etj, ndryshuar me ligjin 8442, date 21.1.1999. ? Ligji nr.8432, date 14.12.1998, “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise” ? Ligji nr. 8410, date 30.09.1998, “Per Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat ne Republiken e Shqiperise”. ? Konventa kunder tortures dhe vuajtjeve ose trajtimeve mizore, jonjerezore e degraduese, ratifikuar me ligjin nr. 7727, date 30.06.1993. ? Konventa per zhdukjen e te gjitha formave te dallimit racial, ratifikuar me ligjin 7768, date 9.11.1993. 6 ? Ligji nr.3766, date 17.12.1963, “Per Kujdesin Shendetesor”, ndryshuar me ligjin 7718, date 3.06.1993, dhe ligjin nr. 7738, date 21.07.1993. ? Ligji 7761, date 19.10.1993, “Per parandalimin dhe luftimin e semundjeve ngjitese”. ? Ligji 8528, date 23.09.1999, “Per nxitjen dhe mbrojtjen e te ushqyerit me gji”. ? “Konventa Europiane “Per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore”, miratuar me ligjin nr. 8137, date 31.07.1996. ? Ligji 8153, date 31.10.1996, “Per statusin e jetimit”. ? Ligji nr. 8331, date 21.4.1998, “Per ekzekutimin e vendimeve penale”. ? Ligji nr.7710, date 18.5.2000, “Per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore”, ndryshuar me ligjin nr.7886, date 8.12.1994, dhe ligjin nr.8008, date 5.10.1995 dhe aktet nenligjore nga Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale. ? Ligji nr.8092, date 21.3.1996 “Per Shendetin Mendor”. ? Ligji nr.7889, date 14.12.1994 “Per Statusin e Invalidit”. ? Ligji nr.7952, date 30.07.1998, “Per sistemin Arsimor Parauniversitar” ndryshuar me ligjin 8387, date 21.6.2000, “Per sistemin arsimor parauniversitar”. ? Vendimi nr 39 date 22. 08, 1994, “Per arsimin 8-te vjecar ne gjuhen amtare te personave te pakicave kombetare”, ? Ligji nr.8689 date 16.11.2000, “Per parandalimin e perhapjes se infeksionit HIV- AIDS ne Republiken e Shqiperise” (neni 20-22). ? Ligji nr 7986 date 13.9.1995 “Per Inspektoriatin Shteteror te Punes”. ? Ligji nr 7635 date 11.11.1992 “Per disa ndryshime ne ligjin nr 4624, date 24. 12. 1969 “Per Sistemin e ri Arsimor”. ? Ligji “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar me ligjin 8436, date 28.12.1998, ndryshuar me ligjin nr 8546, date 5.11.1999, ndryshuar me ligjin nr 8656, date 31.07.2000, neni 25/a pjesemarrja e psikologut ne procesin gjyqesor ndaj te miturit. ? Kushtetuta e Republikes se Shqiperise miratuar ne Nentor 1998, neni 18, 122 etj. ? Ligji nr 8045 “Per nderprerjen e shtatzanise”, date 7.12.1995. ? Ligji nr 7939, “Per Emigracionin”, date 25.5.1995, neni 15 krijon lehtesira per marrjen e lejes se qendrimit te femijeve qe jane nen moshen 18 vjec. ? Konventa Europiane per Televizionin Nderkufitar, miratuar me ligjin nr 8525, date 9.09.1999. ? Ligji nr 8503, date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”. ? Vendimi nr. 248, date 28.05.1999, i Keshillit te Ministrave, parashikon paraqitjen e nje deklarate nga institucionet arsimore jopublike, me ane te se ciles marrin persiper te respektojne Konventen “Per te drejtat e femijeve” (CRC). ? Ligji nr. 8096, date 29.04.1996, “Per Kinematografine”, parashikon transmetimin e filmave ne menyre te diferencuar, sipas moshave te te miturve, si dhe percakton oraret e shfaqjes se tyre. ? Ligji nr. 8492, date 27.05.1999 “Per te Huajt”, i cili parashikon te drejten e te miturit nen 16 vjec, per te aplikuar per vize leje, ose te drejten per te hyre ne 7 Republiken e Shqiperise me lejen e kujdestarit ligjor. Ne zbatim te tij eshte miratuar Vendimi i Keshillit te Ministrave, nr 439, date 04.08.2000, “Per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne territorin e Republikes se Shqiperise”, ne te cilin parashikohen edhe te miturit. ? “Marreveshja ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise, dhe Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara Per refugjatet”. ratifikuar nga Kuvendi Popullor me Ligjin nr 7833, date 22. 06.1994. Shume projektligje te tjera sic eshte Projekti i Kodit te Ri te Familjes jane ne fazen perfundimtare te diskutimit. 8. Dokumenti më i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare që eshte duke u pergatitur per përcaktimin politikave në lidhje me të drejtat e fëmijëve është Strategjia Kombëtare Per Fëmijët e cila do te hartohet nga një grup pune i përbërë nga specialistë të institucioneve shtetërore më pranë problemeve të fëmijëve dhe të disa shoqatave jo-qeveritare për të drejtat e fëmijës. Ky grup pune drejtohet nga Komiteti per Mundesi te Barabarta. 9. Strategjia Kombëtare për Fëmijët e cila eshte drejt perfundimit mbështetet ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë - Neni 54, si dhe ne Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës. Ajo do te shoqërohet nga një Plan Veprimi i detyrueshëm për të gjitha institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare dhe do të shërbejë për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në Shqipëri. 10. Qeveria Shqiptare po merr të gjitha masat e nevojshme, si ne drejtim te ndryshimeve te nevojshme në legjislacion dhe përputhjen e tij me dispozitat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, por edhe që ta shndërrojë Strategjinë e propozuar Kombëtare për Fëmijët në një aksion detyrues për të gjitha institucionet e vendit. Kjo do të arrihet nëpërmjet përcaktimit te detyrave, masave komplekse dhe konkrete në fushën e formimit dhe të edukimit të fëmijëve, për pacënueshmërinë e tyre fizike dhe psikologjike në të gjitha mjediset, per përmirësimin e kushteve dhe të mjediseve që lidhen drejtpërdrejt, apo tërthorazi me mësimin dhe formimin e tyre kulturor, me rritjen e nivelit të informacionit, me zhvillimin e shëndetshëm, me çlodhjen dhe argëtimin, për mirëtrajtimin dhe nxitjen e prirjeve dhe talenteve të fëmijëve etj. 11. Institucionet kryesore shteterore kompetente qe mbulojne problemet e te drejtave te femijeve te permendura ne CRC, jane Ministria e Arsimit, Ministria e Punes dhe e Ceshtjeve Sociale, Ministria e Shendetesise, Ministria e Drejtesise, Ministria e Rendit Publik, Ministria e Pushtetit Vendor, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Komiteti per Mundesi te Barabarta dhe Sherbimi Social Shteteror. ? Ministria e Arsimit eshte institucion kompetent per edukimin dhe arsimimin e femijeve. Vitet e fundit Ministria e Arsimit ka bere perpjekje te medha ne drejtim te krijimit te kushteve normale per edukimin dhe arsimimin e femijeve ne te gjitha drejtimet dhe ne menyre te vecante ne drejtim te ndertimit te institucioneve te reja arsimore dhe restaurimit te atyre ekzistuese. Aktualisht nje sfide e madhe per kete Ministri perbejne synimet per kthimin e nxenesve te 8 larguar dhe ne kete kuader Ministria e Arsimit bashkepunon ne menyre intensive me organet e pushtetit vendor. ? Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, siguron asistencen per femijet e braktisur, rehabilitimin e tyre social etj. Sipas te dhenave per vitit 1999, 1% e femijeve jane te angazhuar ne pune te ndryshme. ? Ministria e Shendetesise ka ne kompetencen e saj hartimin e politikave te vecanta per shendetin e femijes dhe gjithcka qe lidhet me kujdesin e vecante per nenen dhe femijen. Nje vemendje te vecante Ministria i kushton numrit ne renie te vdekshmerise foshnjore. ? Ne perberje te Ministrise te Drejtesise kohet e fundit eshte ngritur nje seksion i vecante i cili merret me perpjekjet per permiresimin e dispozitave ligjore per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, si dhe per rehabilitim e femijeve te cilet jane perfshire ne aktivitete keqberese. ? Nje nga detyrat kryesore te Ministrise se Rendit Publik eshte mbrojtja e femijeve nga dhuna fizike dhe parandalimi i trafikut te tyre. Strukturat e Policise se Shtetit si psh, Interpoli, Policia e Rendit, Policia Kriminale, Policia Kufitare dhe Anti-droga jane pjese te MRP qe bashkepunojne ne realizimin e detyrave te siperpermendura. ? Ministria e Pushtetit Vendor koordinon punen ne shkalle vendore per zbatimin sa me rigoroz te programeve dhe projekteve ne lidhje me femijet. ? Qendra Kombetare Kulturore e femijeve ne kuadrin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve realizon nje numer projektesh per femijet. ? Komiteti per Mundesi te Barabarta ne varesi te Keshillit te Ministrave, po pergatit aktualisht Strategjine Kombetare per Femijet. ? Sherbimi Social Shteteror, eshte agjenci qeveritare e zbatimit te politikave te mbrojtjes sociale. 12. Mbrojtja e te drejtave te femijeve perben nje nga drejtimet me te rendesishme te politikave te mbrojtjes sociale ne Republiken e Shqiperise. Ne themel te politikave sociale te adresuara ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve, reflektohen parimet themelore te Konventave te OKB-se dhe instrumentave te tjera nderkombetare te ratifikuara nga shteti shqiptar, te cilat theksojne se femijet, per shkak te veçorive te moshes, te mungeses se pjekurise fizike dhe intelektuale, kane nevoje per nje mbrojtje dhe vemendje te veçante, nga familja dhe institucionet shteterore. 13. Mbeshtetur ne keto parime dhe duke marre ne konsiderate faktin se, femijet jane kategoria me e prekshme ndaj kushteve ne te cilat jetojne dhe rreziqeve qe mbart ekonomia e tregut, trajtimi i problemeve sociale te femijeve ne nevoje zene nje vend te rendesishem ne veprimtarine komplekse te Sherbimit Social Shteteror. 14. Qellimi i politikave te mbrojtjes sociale lidhur me te drejtat e femijeve eshte qe ne kuader te krijimit te nje sistemi modern te sherbimeve sociale, me standarte dhe parametra bashkekohore, te sigurohet mbeshtetja, rehabilitimi dhe riintegrimi ne shoqeri i kategorive te femijeve ne nevoje, te cilet rrezikohen nga margjinalizimi dhe perjashtimi social. 9 15. Ndryshimet e ndodhura ne dhjetevjeçarin e fundit kane rritur ne menyre te dukshme rreziqet me te cilat ballafaqohen femijet dhe familjet e tyre. Nen ndikimin e dukurive sociale te tilla si emigracioni, urbanizimi i pakontrolluar, varferia dhe papunesia, dezintegrimi i familjes dhe divorcet, konstatohet tendenca e rritjes se numrit dhe shkalles se prekshmerise sociale per kategorite e ndryshme te femijeve. Problematikat dhe rreziqet me te cilat ballafaqohen femijet, reflektojne sfidat e zhvillimit dhe veshtiresite komplekse me te cilat ndeshet shteti, shoqeria dhe familja ne periudhen e tranzicionit. 16. Duke marre ne konsiderate kete situate, Sherbimi Social Shteteror synon zgjerimin e spektrit te sherbimeve te ofruara, nxitjen e tipologjive dhe alternativave te reja, duke u fokusuar ne menyre me te ndjeshme ne plotesimin e nevojave sociale te kategorive te femijeve ne nevoje. 17. Kategorite sociale te femijeve te fokusuar ne veprimtarine e Sherbimit Social Shteteror per perkujdesje dhe mbrojtje sociale jane: ? Femijet jetime dhe te braktisur. ? Femijet e paafte (mendore dhe fizike). ? Femijet viktima te dhunes, keqtrajtimit dhe abuzimit seksual. ? Femijet/minorenet viktima te prostitucionit dhe droges. ? Femijet te riatdhesuar (te larguar pa prinder ne emigracion). ? Femije te rruges. 18. Sherbimi Social Shteteror administron rrjetin e Institucioneve te Perkujdesit Shoqeror (22 institucione), nepermjet te cilit ofrohen sherbime dhe perkujdesje per te moshuarit e vetmuar, per femijet jetime dhe me aftesi te kufizuara. Trajtimi institucional i femijeve kryesisht ofrohet si sherbim klasik rezidencial. 19. Aktualisht funksionojne 15 Institucione Rezidenciale per femijet, nga te cilat: - 5 Shtepi te foshnjes (0-3 vjeç), - 2 Shtepi te femijeve parashkollore (3-6 vjeç), - 3 Shtepi te femijeve shkollore (6-14 vjeç), - 5 Qendra te Zhvillimit dhe Rehabilitimit te Femijeve te Paafte, Per trajtimin e nevojave te femijeve me paaftesi zhvillimi funksionojne edhe 2 Qendra Ditore. 20. Per plotesimin e nevojave sociale te ketyre kategorive te femijeve te rrezikuar, krahas strukturave te sherbimit social shteteror (te cilat duhet thene se jane te kufizuara ne kapacitete dhe tipologji). Nje kontribut te rendesishem po japin OJQ, vendase dhe te huaja, te cilat kane sjelle ndryshime cilesore jo vetem ne konceptimin por edhe ne strukturen e sherbimeve te ofrura, duke nxitur forma dhe alternativa te reja te sherbimit social. 10 21. Sherbimi Social Shteteror, ne bashkepunim m e sektorin joqeveritar ka nxitur ngritjen e modeleve te reja te sherbimit per femijet dhe shperndarjen e ballancuar te tyre ne perputhje me nevojat aktuale. Te tilla sherbime si Shtepi Familjeje apo Fshatra Femijesh jane ngritur dhe funksionojne ne Tirane, Shkoder, Elbasan. 22. Me gjithe ndryshimet pozitive te realizuara ne fushen e politikave te mbrojtjes sociale, per kategorite ne nevoje te femijeve, problematikat e mprehta dhe nevojat e shumeanshme te identifikuara ne kete sektor, kane shtruar nevojen e kalimit ne nje stad te ri, me cilesor, duke nxitur dhe promovuar politika dhe sherbime sociale me efikase, me cilesore dhe gjitheperfshirese, me synimin e parandalimit, trajtimit dhe riintegrimit te femijeve ne jeten normale. Strategjia e zhvillimit te sherbimeve sociale per femije orientohet nga ideja e krijimit te nje game te gjere sherbimesh, te decentralizuara dhe shtrira ne komunitet, me prane perfituesve dhe ne perputhje me nevojat e tyre specifike. 23. Strategjia e zhvillimit te sherbimeve sociale per femijet ne nevoje eshte pjese perberese dhe komponent esencial ne strategjine e pergjithshme per mbrojtjen sociale te grupeve vulnerabel te popullsise. Strategjia synon mbrojtjen e interesave me te larta personale te femijes, ku perfshihet ne rradhe te pare perkujdesi, mirerritja dhe zhvillimi i tij. Ne kategorite e femijeve te rrezikuar, me te fokusuara jane kategorite e femijeve jetime (biologjike dhe sociale), te femijeve me paaftesi mendore dhe fizike dhe femijet e abuzuar e keqtrajtur, si rezultat i trafikimit, abuzimit seksual dhe pjesemarrjes ne format e keqija te punes etj. 24. Ne te ardhmen do te synohet qe mbrojtja sociale e femijeve, krahas perkujdesit ne Qendra te tipit rezidencial, te mbeshtetet ne forma te larmishme, duke i dhene perparesi trajtimit ne ambientet sociale natyrale (shtepi, komunitet). 25. Linja kryesore e zhvillimit te sherbimeve sociale per femije do te karakterizohet nga: ? Deinstitucionalizimi i klienteve. ? Decentralizimi i sherbimeve. 26. Zhvillimi i metejshem i sherbimeve per femijet do te konsistoje ne dy forma: ? Trajtimi i perkohshem ne institucione rezidenciale (institucione te perkujdesit social, qendra zhvillimi), ? Trajtimi jorezidencial (modele dhe regjime te reja me prane perfituesve) duke iu dhene perparesi te dytave pasi jane me prane ambientit natyral te femijeve ne nevoje, me te arritshme dhe te prekshme nga perfituesit si dhe me pak te kushtueshme. Trajtimi rezidencial i femijeve ofrohet si alternative e fundit, veçanerisht per femijet jetime, biologjike dhe sociale, femijet me paaftesi mendore dhe fizike me shkalle te larte paaftesie. Realizimi i objektivave te percaktuara ne strategjine e zhvillimit te sherbimeve sociale dhe mbulimi i nervojave sociale te grupeve vulnerabel jane te lidhura ngushte me projektin e konsiderueshem te Bankes Boterore “Shperndarja e Sherbimeve Sociale ne Shqiperi”. 11 27. Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale dhe SHSSH, si institucioni pergjegjes per zbatimin e politikes ne fushen e sherbimeve sociale, me mbeshtetjen e Bankes Boterore dhe te donatoreve te tjere, kane filluar tashme implementimin e projektit “Shperndarja e Sherbimeve Sociale” thelbin e te cilit e perben pergatitja e terrenit dhe ndertimi i kapaciteteve per kalimin, nga sherbimet e mbyllura, te tipit rezidencial, ne sherbime moderne, te decentralizuara dhe te shtrira ne komunitet, duke rritur pjesmarrjen ne kete proces te qeverive lokale, komunitetit dhe shoqerise civile. 28. Projekti do te kontribuoje ne permiresimin e standarteve te jeteses dhe riintegrimin e grupeve dhe kategorive sociale te margjinalizuara, nepermjet nxitjes se sherbimeve komunitare dhe pjesemarrjes se tyre ne percaktimin e prioriteteve dhe vendim-marrje. 29. Ne kuader te ketij projekti, krahas trajtimit te grupeve te tjera sociale si te moshuar te vetmuar, gra ne nevoje, te rinj te droguar, te papune etj, do te nxiten sherbime te reja me baza komunitare edhe per trajtimin e kategorive te ndryshme te femijeve te rrezikuar. Nepermjet ketij projekti hidhet nje hap i rendesishem ne zgjerimin e games se sherbimeve per trajtimin e nevojave dhe mbrojtjen e femijeve te rrezikuar. 30. Duke marre ne konsiderate eksperiencen e OJQ-ve ne fushen e sherbimeve sociale, synimi eshte kalimi ne sherbime te integrura, brenda komunitetit dhe ne familje, duke bashkepunuar dhe koordinuar burimet, mjetet dhe nderhyrjet e ofrura nga shteti, pushteti lokal dhe rrjeti i OJQ-ve. Ne keto aktivitete do te bashkepunohet ngushte me pushtetin lokal, i cili do te evidentoje personat te cilet kane nevoje per sherbime sociale, dhe me pas, specialistet e kesaj fushe do te vendosin per alternativat qe u pershtaten femijeve te rrezikuar. 31. Synimi i strukturave te Sherbimit Social Shteteror eshte qe, ne partneritet me shoqerine civile, pushtetin vendor dhe sektorin e OJQ-ve, gjate viteve 2000-2005 te aplikohen alternativat e mundshme per te zhvilluar me tej sherbimet sociale per femije, duke u fokusuar ne keto drejtime: - Qendra ditore per mbeshtetje dhe trajtim psikosocial, edukim dhe keshillim te kategorive te femijeve te rruges, femijeve te abuzuar dhe keqtrajtuar, femijeve qe rrezikojne te braktisin shkollen. - Qendra pritese (streheza) per pritjen dhe strehimin e perkohshem te femijeve te riatdhesuar, te larguar pa prinderit ne emigracion, minorenet viktima te prostitucionit, etj. - Qendra rehabilitimi per femijet dhe te rinjte e droguar dhe te alkolizuar, per trajtimin psikosocial, keshillim, formim profesional, rehabilitim dhe riintegrim ne jeten normale. - Shtepi-familje dhe Qendra Ditore per trajtimin e femijeve handikape dhe jetime, te cilet lene institucionet e perkujdesit, per femijet qe vijne nga familje me probleme sociale etj. 12 - Qendra keshillimi ligjore per probleme juridike, te mbrojtjes se te drejtave te femijeve jetime ose me probleme sociale. - Qendra polivalente, te cilat ofrojne nje game te gjere sherbimesh si keshillim, konsulence juridike, mbeshtetje psikosociale, asistence ne familje, kurse formimi, trajnimi, informacioni asistence per zgjidhjen e situatave te jashtezakonshme te personave ne rrezik, ne vuajtje etj. - Kujdestaria, e cila eshte nje nga zgjidhjet me optimale per femijet te cilet jetojne ne familje me probleme sociale dhe ekonomike, ose per femije te lindur jashte martese, nenat e te cileve kane probleme ekonomike dhe konflikte me familjet e tyre te origjines. Sistemimi i tyre ne nje familje, e cila eshte e gatshme t'i mireprese dhe t'i mbaje ne gjirin e saj per aq kohe sa familjet dhe prinderit kane keto probleme, eshte nje alternative e vlefshme dhe me e natyrshme per femijet. - Biresimi si alternativa me e mire per femijet e braktisur dhe me prinder te panjohur. 32. Per te rritur efektivitetin e partneritetit shtet - shoqeri civile ne drejtim te permiresimit dhe zhvillimit te sherbimeve sociale per femijet ne nevoje, bazuar ne legjislacionin perkates, do te nxitet: ? Krijimi prane njesive te qeverisjes vendore i departamenteve te perkujdesit per femije. ? Ngritja e qendrave te sherbimit social ne qyetet kryesore te vendit per drejtimin e institucioneve te kujdesit rezidencial per femijet, dhe harmonizimi i sherbimeve, lehtesimi i bashkepunimit me te gjithe aktoret qe veprojne ne fushen e kujdesit dhe zhvillimit te femijeve. ? Permiresimi i legjislacionit ne fushen e sherbimeve sociale, per te siguruar mbrojtjen me te mire te te drejtave te femijeve/minoreneve ne nevoje. 33. Permiresimi i metejshem i legjislacionit ne fushen e mbrojtjes sociale te femijeve sigurisht do te reflektoje kerkesat dhe standartet e Dokumentave te rendesishem nderkombetare si Konventa per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, Karta Sociale Europiane e Rishikuar dhe te instrumentave te tjera te ratifikuara nga shteti shqiptar. 34. Disa nga masat me imediate qe do te ndermerren ne kete drejtim jane: ? Miratimi i Kodit te ri te Familjes ku do te gjejne rregullim te gjitha problemet qe kane te bejne me kujdestarine dhe femijet e braktisur. ? Krijimi i Gjykates se te Miturve dhe strukturave te policise per çeshtjet e mbrojtjes se te drejtave te femijeve. ? Rishikimi i ligjit qe trajton problemet e femijeve jetime, per biresimet dhe vendosjen e detyruar e te perkoheshme te femijeve jetime ne institucionet e perkujdesit social, dhe 13 - Ngritja dhe fuqizimi i nje sistemi te plote informacioni per grumbullimin e te dhenave per problematikat e femijeve te rrezikuar, mbi bazen e te cilave, te mund te perpunohen objektiva, programe dhe projekte efikase te zhvillimit te sherbimeve sociale. - Vendosja e punonjesit social ne institucione te tilla si shkolla, qendra shendetesore, burgje te minoreneve dhe prane komuniteteve ne funksion te parandalimit, diktimit te hershem te problemeve qe cenojne te drejtat e femijeve si dhe mbeshtetjes se strukturave perkatese per trajtimin e nevojave sociale te femijeve sipas standarteve bashkekohore. - Zevendesimi gradual i shtepive rezidenca te femijeve, me institucione me te vogla si Shtepi-Familje, Fshatra SOS, etj. - Perkrahje ekonomike dhe sociale per familjet ne nevoje, veçanerisht per vajzat-nena dhe grate kryefamiljare me femije te mitur, si mase parandaluese ne uljen e numrit te femijeve te abandonuar, te keqtrajtuar dhe shfrytezuar. - Hartimi i nje plani kombetar per te luftuar shfrytezimin seksual te femijeve me objektiv parandalimin, mbrojtjen, mjekimin, kujdesin dhe bashkepunimin rajonal (eshte duke u hartuar strategjia antitrafik). 35. Ne Shqiperi ka nje rrjet te gjere dhe te zhvilluar OJQ-sh te cilat zhvillojne aktivitetin e tyre duke u perqendruar kryesisht tek femijet dhe te drejtat e tyre. Procedurat per ngritjen dhe formimin e nje OJQ-je jane te percaktuara me Kodin Civil te Republikes se Shqiperise. Keto dispozita jane te vetmet lidhje ndermjet Shtetit dhe ketyre OJQ-ve, pasi aktiviteti i tyre ne vijim eshte teresisht i pavarur. Me poshte paraqitet nje liste OJQ-ve me veprimtari me te zgjeruar, si dhe drejtimet kryesore te punes se tyre: 1- Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - kryesisht eshte e fokusuar ne mbrojtjen e te drejtave te femijes. 2- Shoqata "Miqte e Femijeve te Talentuar" - kryesisht e fokusuar ne fushen e femijeve te talentuar dhe kultures. 3- Shpresa e Femijeve te Tiranes - nje OJQ vendore qe ne qender te punes ka permiresimin e kushteve te jeteses se femijeve te braktisur. 4- Unioni Kombetar per te Drejtat e Njeriut ne shkollat e mesme. 5- Shoqata e Jetimeve Shqiptare - shoqate ne nivel kombetar qe ka ne fokus te punes se saj punen me jetimet e mitur qe punojne, grate etj. 6- Mesuesit e te Drejtave te Njeriut - shoqate vendore nga qyteti i Vlores qe si objekt te punes se saj ka mesimin e te drejtave te njeriut ne shkolla. 7- Klubi i piktoreve te vegjel "Zemra e Liqenit"- shoqate vendore e fokusuar ne ndihmen ndaj te miturve nga 8-14 vjec per zhvillimin e dhuntive te tyre per pikturen. 14 8- Unioni Shqiptar i Marionetave dhe Teatrove per Femije dhe te Rinj - i perqendruar ne dhenien e shfaqjeve ne kopshte dhe shkolla. 9- Duke i Sherbyer se Ardhmes - shoqate vendore e orientuar ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te femijes. 10- Ndihme per Femijet - shoqate vendore per mbrojtjen e te drejtave te femijeve te braktisur ne qytetin e Korces. 11- Femijet Tane - shoqate vendore (Burrel) qe perpiqet ne bashkepunim me prinderit te ndihmoje ne rikthimin e femijeve te larguar nga shkolla. 12- Ndihmoni Femijet - nje shoqate vendore (Lac) e cila eshte fokusuar ne fushen e punes, arsimit, shendetit dhe problemeve social - ekonomike te femijeve. 13- Organizata e Librit per Femije dhe te Rinj - Shoqate vendore ne qytetin e Tiranes per inkurajimin e femijeve ne lexim, shkembim kulturash, tolerance dhe bashkepunim ndermjet gjenerates se re ne Tirane. 14- Shoqata e Tirana Basket - Shoqate vendore (Tirane) qe ka si synim mesimin e minibasketit femijeve. 36. Pervec shoqatave te permendura me siper ekziston edhe nje rrjet OJQ-sh te cilat nuk kane ne qender te punes se tyre punen me femijet dhe problemet e tyre, por te cilat ndermarrin here pas here projek te dhe aktivitete per femijet. 37. Si te tilla mund te permendim, Keshillin Rinor Shqiptar, Forumin e Pavarur te Gruas Shqiptare, Shoqaten e Gruas Refleksion, Ne dobi te Gruas Shqiptare, Organizaten Mbrojtja e Gruas dhe Femijes, Familja ne Fokus, Gra pa mbeshtetje, Nena, Femija dhe e Ardhmja, Realitetet dhe Vizionet e Gruas etj. Duhet te theksohet se OJQ-te qe veprojne ne fushen e te drejtave te femijes kane pikat e tyre te forta sic jane vullneti dhe devocioni, puna vullnetare, njohja e mire e rrethanave per femijet ne Shqiperi etj. Dobesite e tyre vihen re vihen re ne strategjite akoma te paqarta, gjetja e fondeve dhe bashkepunimi ndermjet tyre, si dhe bashkepunimi me autoritetet shteterore. Me shume duhet te behet ne drejtim te permiresimit te metodave te punes, anetaresise, ambienteve te punes dhe pajisjeve. 38. Ministria e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale, Komiteti Gruaja dhe Familja, Ministria e Arsimit, Ministria e Pushtetit Lokal, bashkepunojne me OJQ -te qe veprojne ne fushen e te drejtave te femijes ne projekte te ndryshme ne interes te te drejtave te femijeve. 39. Ne kete kuader funksionojne 10 institucione te administruara nga fondacione dhe shoqata qe kane kontrate me Ministrine e Punes dhe Sherbimin Social Shqiptar: 40. Lidhur me personelin qe punon ne institucionet e perkujdesit per femije i kushtohet nje rendesi mjaft e madhe pergatitjes se tyre profesionale. Per marrjen e tyre ne pune ka kritere te percaktuara lidhur me figuren profesionale dhe morale te 15 personave qe do te punojne ne kete sektor mjaft delikat. Gjithashtu, ne menyre te vazhdueshme dhe te planifikuar zhvillohen seminare per azhornimin e tyre me metodat bashkohore per rritjen dhe edukimin e femijeve. Seminaret zhvillohen ne bashkepunim me shoqata dhe fondacione te ndryshme qe puno jne per kete qellim, nga eksperte te fushave mjekesore, pedagogjike, psikologjike dhe sociale. 41. Ky bashkepunim eshte me intensiv ne projektet per femijet me nevoja specifike, sic jane femijet handikapate, invalide, per kujdestarine, vendimmarrjen e femijeve dhe femijet me probleme te varesise ndaj droges. II. KUPTIMI I FËMIJËS (neni 1) 42. Sipas Legjislacionit Shqiptar fëmijë konsiderohet qënia njerëzore e lindur gjallë deri në moshën 18 vjeç, moment kur ai fiton zotësi të plotë juridike për të vepruar. 43. Me lindjen fëmija automatikisht ka zotësi juridike, e cila e shoqëron atë gjatë gjithë jetës. Persa i perket mbrojtjes te te drejtave te femijeve para lindjes se tyre, ne Kodin Civil (neni 2) parashikohet se zotesia juridike fillon me lindjen e personit gjalle dhe mbaron me vdekjen e tij. Femija kur lind i gjalle gezon zotesi juridike qe nga koha e zenies. 44. Gjithashtu ne Kodin Civil (neni 320) parashikohet mbrojtja e te drejtave pasurore te femijes, te fituara nepermjet trashegimise qe ne momentin e konceptimit te tij. Konkretisht, ne kete dispozite thuhet se ka zotesi per te trasheguar personi qe ne kohen e çeljes se trashegimise eshte gjalle, ose eshte zene para vdekjes se trashegimlenesit dhe ka lindur i gjalle. Nga lindja deri në 14 vjeç fëmija ka vetëm zotësi juridike. Nga mosha 14-18 vjeç ai ka zotësi të pjesshme juridike për të vepruar. 45. Numri i fëmijëve në Shqipëri është 1.396.000 nga 3.320.000 banorë që ka Shqipëria, 33% janë nën 15-vjeç dhe 40% janë nën 18-vjeç. Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, fëmija si të gjithë qytetarët gëzon të drejta të barabarta me ligj. Fëmijës i njihen të gjitha të drejtat e pranuara nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës së Kombeve të Bashkuara. 46. Zotesine per te vepruar e fiton me ane te marteses dhe gruaja qe nuk ka mbushur moshen 18 vjec. Ajo nuk e humb kete zotesi edhe kur martesa eshte deklaruar e pavlefshme dhe eshte zgjidhur para se te mbushe 18 vjec. I mituri qe ka mbushur moshen 14 vjec, mund te kryeje veprime juridike vetem me pelqimin e meparshem te perfaqesuesit ligjor. Megjithate ai mund te beje pjese ne organizata shoqerore, te disponoje ate qe fiton me punen e tij, te depozitoje kursimet dhe t’i disponoje vete keto depozita. Kodi Civil trajton dhe proceduren e krijimit te shoqatave kur nuk percaktohet mosha, gje qe te le te kuptosh qe edhe femijet kane te drejten e tyre te organizohen ne shoqata qe i pershtaten interesave te tyre. 16 47. I mituri qe nuk ka mbushur moshen 14 vjec, eshte i pazoti per te vepruar. Ai mund te kryeje veprime juridike qe i pershtaten moshes se tij dhe qe permbushen aty per aty si dhe veprime juridike qe i sjellin dobi pa asnje kundershperblim. Veprimet e tjera i kryen ne emer te tij perfaqesuesi i tij ligjor. Ne fushen e se drejtes familjare ka te drejte per t’u martuar cdo femer qe ka mbushur moshen 16 vjec dhe cdo mashkull qe ka mbushur moshen 18 vjec. Femija perfundon shkollen e detyrueshme ne moshen 14, ose 15 vjec ne varesi te moshes ne te cilen femija ka filluar frekuentimin e shkolles fillore. 48. Sipas Kodit te Punes (nenet 98, 99) mosha minimale per pune e femijeve eshte 16 vjec. Femijet nga 14-18 vjec mund te punojne ne pune te lehta gjate pushimeve shkollore. Punet e lehta dhe oraret e tyre percaktohen nga Keshilli i Ministrave. 49. Neni 100 i Kodit te Punes parashikon se vetem personat madhore mund te punesohen ne pune te veshtira, ose qe paraqesin rrezik per shendetin, ose personalitetin e tyre. Keshilli i Ministrave percakton punet e veshtira, ose te rrezikshme. 50. Femijet nuk mund te rregjistrohen vullnetarisht per kryerjen e sherbimit ushtarak. Ligji “Për shërbimin ushtarak” Nr. 7527, date 2.11.1991 parashikon se me mbushjen e moshes 18 vjec shtetasit mund te rekrutohen per kryerjen e sherbimit ushtarak. 51. Sipas Kodit të Procedurës Civile (neni 356), femijet mund te deshmojne para gjykates me mbushjen e moshes 10 vjec. 52. Femija ka pergjegjesi penale me mbushjen e moshes 14 vjec per veprat penale dhe 16 vjec per kundravajtjet penale. Te miturit nen 18 vjec te denuar me burgim nuk mund te marrin me shume se gjysma e denimit te parashikuar per te rriturit (neni 51 i Kodit Penal). PARIME TE PERGJITHSHME (nenet 2, 3, 6 paragrafi 1 dhe neni 12). A. Mos-diskriminimi (neni 2) 53. Ne Kushtetuten shqiptare te vitit 1998 (neni 18) thuhet se askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore. 54. Kushtetuta dhe dispozitat e tjera ligjore ne fuqi ne Republiken e Shqiperise i garantojne cdo femije, jo vetem atyre rezidente ne juridiksionin e shtetit perkates, me qendrim te perhershem ne Shqiperi, por edhe femijeve me qendrim te 17 perkohshem si dhe vizitoreve, ose per cdo arsye tjeter qofte, te drejtat e meposhtme: - E drejta për të mos u diskriminuar- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 18. - E drejta e jetës - Kushtetuta neni 21. - Mbrojtja e veçantë nga shteti - Neni 54 i Kushtetutës. - Mosdiskriminimi i fëmijës - paragrafi 2 i nenit 54 te Kushtetutes. Në paragrafin 2 të nenit 54 parashikohet edhe një element tjetër i mosdiskriminimit të fëmijës dhe këtu bëhet fjalë për të drejta të barabarta që gëzojnë fëmijët e lindur jashtë martese me ata të lindur nga martesa. - Mbrojtja nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë - Paragrafi 3 i Nenit 54 të Kushtetutës. - E drejta pasurore e fituar nëpërmjet trashëgimisë- Neni 320 Kodi Civil. “Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë". - E drejta e emrit- Neni 5 i Kodit Civil. - Te drejten e vendbanimit- Kodi Civil, neni 13: Fëmijët kanë për vendbanim atë të prindit. - Fitimi i shtetësisë- Ligji nr. 8442 datë 21.01.1999 "Për Shtetësinë”. - E drejta për t'u pyetur para organeve administrative dhe gjyqësore- Kodi i Procedures Civile. - E drejta e mbrojtjes ne punë – Kodi i Punes. - Lirine e mendimit, te ndërgjegjes dhe besimit fetar – Neni 24 i Kushtetutes. - E drejta e informimit - Neni 22 i Kushtetutës. - E drejta e organizimit – Neni 46 i Kushtetutes. - E drejta për të patur kujdes shëndetësor - Neni 55 i Kushtetutes. - Te Drejtat dhe lehtesite ne fushen penale te parashikuara me dispozitat e Kodit Penal, te Kodit te Procedures Penale etj. 55. Shtresa të veçanta fëmijësh ne praktike kanë disa kufizime te cilat jane karakteristike per te gjithe vendet e Evropes Lindore dhe me gjere. Keto kufizime nuk e kane burimin e tyre ne diskriminimin nga ana e shtetit dhe in stitucioneve te tij, por lidhen me shume me mentalitetin e ketyre shtresave. 56. Fëmijët romë, përgjithësisht rrojnë në varfëri dhe kushte të vështira sociale. Pjesa më e madhe e tyre jeton në rrugë duke lypur, ndërsa në sezonin e verës një pjesë e tyre sidomos ata që banojnë në qytetet dhe zonat pranë kufirit, shkojnë në Greqi për të punuar. Në këto kushte, një pjesë e tyre, bien viktimë e prostitucionit, dhunimit fizik e moral, keqtrajtohet dhe shfrytëzohet nga rrjetet e aktiviteteve të paligjshme. 57. Në përgjithësi fëmijët romë nuk frekuentojnë rregullisht shkollën, nuk zbatojnë kushtet e detyrimit shkollor dhe për rrjedhojë, karakterizohen nga një 18 nivel i lartë analfabetizmi. Pervec kesaj problemet ndaj të cilave janë të ekspozuar fëmijët romë jane varfëria, të punuarit në moshë të mitur, abuzimi dhe shfrytëzimi për prostitucion, lypësi, vjedhje etj. Ne kete kuader jane ndermarre masa edhe ne bashkepunim me OJQ-te, ne drejtim te kthimit te kesaj kategorie femijesh ne procesin mesimor dhe integrimit te tyre. 58. Gjate periudhes se rregjimit komunist femijet diskriminoheshin per shkak te bindjeve ose opinioneve te shprehura nga prinderit e tyre ose te aferm te tjere te familjes. Format e diskriminimit ishin nga me te ndryshmet duke filluar nga internimet deri tek mohimi i te drejtes per t’u arsimuar. 59. Legjislacioni shqiptar nuk parashikon ndonje dispozite te vecante lidhur me mosdiskriminimin e femijeve per shkak te pozites, veprimtarive, opinioneve te shprehura ose bindjeve te prinderve te tij, etj. Gjate periudhes 1992-2000 nuk jane konstatuar diskriminime te femijeve per shkaqet e mesiperme. 60. Procesi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri u shoqërua me kriza të mëdha politike, institucionale, ekonomike dhe psikologjike. Ne kete kuader u shfaq nje forme e re diskriminimi per shkak te pozites se prinderve. U rishfaqën vrasjet në seri për shkak te gjakmarrjes dhe hakmarrjes dhe si pasojë, përveç të tjerash ngujimin e shumë fëmijëve në "burgun shtëpiak" dhe braktisjen e shkollës. Gjendja paraqitet veçanërisht e vështirë në rrethet e veriut të vendit. 61. Në këtë drejtim është punuar intensivisht nga institucionet perkatese për përcaktimin e gjendjes, strukturën dhe shpërndarjen gjeografike të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje, me qëllim hartimin e strategjisë për zonat më të prekura dhe përparësitë e punës. Përveç evidentimit të rasteve të gjakmarrjes dhe hakmarrjes rëndësi ka patur edhe përcaktimi i tyre si raste të vjetra dhe të reja, pasi këto të fundit paraqesin një rrezikshmëri më të madhe dhe çojnë në një numër më të madh ngujimesh, ndërkohë që vrasjet e vjetra për gjakmarrje paraqesin më shumë mundësi për pajtim. 62. Ne kete kuader jane perfshire edhe misione me përfaqësues të pleqësive të fshatrave, që merren me pajtimin e gjaqeve në zona të ndryshme si dhe përfaqësues të ligjit, pa përjashtuar shoqatat, që merren me këto probleme, por sidomos shkollën. 63. Keto misione synojnë gjetjen e shkaqeve që çuan në gjallërimin e kësaj dukurie, në këto kohë, disa prej të cilave janë: mosrespektimi i ligjit; mosfunksionimi si duhet i aparatit shtetëror; migrimi i popullsisë në përmasa të mëdha dhe tërësisht të pakontrolluar, madje jo vetëm në shkallë vendi, por edhe në shkallë krahine duke pasur parasysh rrethanat historike, politike, shoqërore, kulturore, psikologjike të popullsisë. 19 B. Interesi më i lartë i fëmijës (neni 3) 64. Neni 54 te Kushtetutes garanton te drejten e femijeve te kene nje mbrojtje te vecante nga shteti. Ne kete kuader institucionet publike dhe private te mbrojtjes sociale, gjykatat dhe autoriteteve administrative ne vendimet e tyre kane parasysh interesin me te larte te femijes. 65. Parimi i interesit me te larte te femijes gjen pasqyrim te plote ne Kodin e Familjes (neni 48 ), ku thuhet se biresimi behet ne interes te te biresuarit, dhe ne Ligjin Nr. 7650, dt. 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes“ (neni 1) ku thuhet se biresimi lejohet vetem ne rast se eshte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore. Gjithashtu, ne Kodin e Familjes (neni 64) ku behet fjale per marredheniet ndermjet prinderve dhe femijeve thuhet se e drejta prinderore ushtrohet vetem ne interes te femijes se mitur dhe me marreveshje ndermjet dy prinderve. 66. Pas viteve 90-te vihet re nje praktike gjyqesore qe deri diku nuk i pergjigjet maksimalisht interesit me te larte te te miturit. Kjo sidomos ne rastet e divorceve kur femija ose femijet i lihen per rritje dhe edukim nje ose te dy prinderve, ku disa here shihen me teper interesat e prinderve se sa te femijeve, ose ne rastet e detyrimit ushqimor, ku shpesh here femijet nuk marrin shumen e nevojshme per edukimin, arsimimin, dhe mirerritjen e tyre. Me Kodin e Procedures Civile (neni 354 pragrafi 2, dhe neni 357) parashikohet qe gjykata e merr vendimin e saj per emerimin e kujdestarit te te miturit ose zevendesimin e tij, duke patur parasysh interesin e te miturit. 67. Projekti i Kodit te Familjes, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme, parashikon edhe parimin e interesit me te larte te femijes. Sipas Projektit, prinderit, organet kompetente dhe gjykatat ne vendimet dhe aktivitetin e tyre, duhet te kene si konsiderate paresore interesin me te larte te femijes. Gjithashtu, ne kreun per biresimin eshte theksuar se biresimi lejohet vetem ne rast se eshte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore. Projekti i Kodit te Familjes, per raste te caktuara, parashikon detyrimin e gjykates qe per marredhenie te vecanta, te kete ne konsiderate interesin e te miturit. Keshtu, ne kreun mbi autoritetin prinderor, ne rastet kur femija largohet nga prinderit dhe mbahet padrejtesisht nga persona te tjere, prinderit mund te kerkojne nga gjykata dorezimin e femijes se mitur. Sipas Projektit, gjykata mund te mos vendose kthimin, neqoftese kjo vjen ne kundershtim me interesat e te miturit. Gjykata merr edhe mendimin e femijes, kur ka mbushur moshen 10 vjec. 68. Ne rastin e administrimit te pasurise te te miturit, Projekti parashikon tjetersimin e pasurise se tij vetem kur e kerkon interesi i te miturit. Per here te pare Projekti parashikon rastin kur te dy prinderit nuk bien dakord per ate qe kerkon interesi i femijes, ata mund ti drejtohen gjykates, e cila vendos, pasi eshte perpjekur te zgjidhe ceshtjen me pajtim. 20 C. E drejta e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit (neni 6) 69. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise në nenin 21 të saj shprehet se jeta e personit, (ku perfshihen edhe femijet) mbrohet me ligj. 70. Republika e Shqiperise ka ratifikuar Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe Paktin Nderkombetar lidhur me te Drejtat Civile dhe Politike ku respektivisht ne nenin 2 dhe 6 eshte parashikuar e drejta per jeten. 71. Një e drejtë tjetër e lidhur me jeten eshtë dhe ajo e zhvillimit të fëmijës. Per shembull ne ligjin Nr. 8528 te vitit 1999 "Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji". Prodhuesit detyrohen që etiketat e prodhimit të ushqimeve per femije te përmbajnë formulimin "ushqimi i gjirit është ideal për ushqimin e fëmijës" 72. Nje problem i diskutueshem lidhur me te drejten e pamohueshme per te jetuar te femijes eshte dhe aborti. Deri ne vitin 1995 aborti vullnetar nuk ishte lejuar ligjerisht ne Shqiperi. Me 7 dhjetor 1995, u miratua nga Kuvendi Popullor Ligji Nr. 8045, “Per nderprerjen e shtatzanise”. Megjithese ne nenin 1 te tij parashikohet se Ligji garanton respektimin e çdo qenie njerezore qe ne fillim te jetes, jepen perjashtimet se ky parim mund te shkelet kur eshte e domosdoshme dhe ne kushtet e percaktuara ne kete Ligj. Ligji “Per nderprerjen e shtatezanise”, garanton respektimin e cdo qenie njerezore qe ne fillim te jetes se tyre, pra qe ne fazen e konceptimit te tyre. Nderprerja e e shtatzanise lejohet vetem per arsye shendetesore (nena dhe femija) dhe per arsye psikosociale. Ne rastin e nje shtatzanie jashte martesore te te miturave deri ne 16 vjec, nderprerja e shtatzanise behet me miratimin e prindit ose kujdestarit ligjor. Perveç rasteve te nderprerjeve te shtatzanise per arsye shendetesore, lejohet dhe nderprerja vullnetare me kerkesen e nenes. LINDJET DHE ABORTET BIRTHS AND ABORTIONS Vitet – Years 1994-2000 Vitet Years Abortet Abortions 1994 31622 1995 31874 1996 32538 1997 22103 1998 18944 1999 19930 2000 21004 Burimi: INSTAT 21 73. Seksioni V i Kodit Penal "Vepra Penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatëzanisë ose mosdhënia e ndihmës" neni 93 "Ndërprerja e shtatëzanisë së gruas pa pëlqimin e gruas", parashikon se duke përjashtuar këtu rastet e justifikuara të mbrojtjes së shëndetit të gruas, kjo veper dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. 74. Kodi Penal parashikon dispozita te posacme qe synojne te mbrojne te drejten e femijes per te jetuar. Neni 81 i Kodit Penal "Vrasja e Foshnjës" bën fjalë për vrasjen me dashje të foshnjës nga nëna, menjëhërë pas lindjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale dhe kundërvajtësja-nëna dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. 75. Kodi Penal në kreun II “Vepra penale kundër personit”, “Krime kundër jetës”, në Nenin 79 "Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës" gërma a), parashikon një masë dënimi për vrasjen e të miturit nën 16 vjeç me burgim të përjetshëm. 76. Ne Shqiperi ka nje dallim ne trajtimin e femijes me ushqim ndermjet zonave urbane dhe atyre rurale. Por, diferenca ndihet sidomos midis zonave malore dhe atyre fushore. Ne zonat malore kushtet ekonomike te familjeve jane shume me te veshtira dhe per shkak te terrenit te veshtire, keshtu qe femijet te cilet jetojne ne keto zona kane nje trajtim jo te mire te te ushqyerit, gje qe sjell si pasoje dhe nje vdekshmeri me te larte te femijes ne raport me zonat e tjera. D. Respektimi i mendimit të fëmijës (neni 12) 77. Legjislacioni shqiptar, institucionet e shtetit dhe komuniteti e konsiderojne femijen si nje qenie qe merr pjese aktive, progresivisht ne perputhje me intelektin e tij, ne organizimin dhe rrjedhen e jetes se tij dhe te ambjentit qe e rrethon. Keshtu, sipas Kodit të Procedurës Civile (neni 356), femija mund te pyetet, ose te merret ne konsiderate mendimi i tij, kur ka mbushur moshen 10 vjeç. Por, aftesia per te pasur mendimin e tij konsiderohet se ndryshon ne funksion te zhvillimit te femijes, te aftesise se tij per te kuptuar ngjarjet qe e prekin ate, natyren dhe shkallen e rendesise se çeshtjes konkrete. 78. Ne Kodin e Familjes (neni 66 dhe 70), ne rastin kur prinderit per arsye te ndryshme nuk jetojne bashke, por nuk jane te divorcuar, vendos Keshilli i Kujdestarise se me cilin prind do te jetoje femija, dhe ne qoftese femija ka mbushur moshen 10 vjeç, duhet te marre dhe mendimin e tij. Ne rastin e zgjidhjes se marteses, gjykata zgjidh edhe çeshtjen se cilit prind do t’i besohen femijet per rritje dhe edukim. Kur femija ka mbushur moshen 10 vjeç Keshilli i Kujdestarise merr ne konsiderate edhe mendimin e tij (neni 97). 79. Ne Ligjin Nr. 7650, date 17.12.1992 “ Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes parashikohet e drejta e te miturit qe te jape mendimin e tij per biresimin, ne qoftese ka mbushur moshen 10 vjeç. Pra, ne rastin e biresimit merret mendimi i te miturit qe ne fazen e 22 proçedures administrative (neni 7). Gjithashtu, edhe gjate procedures gjyqesore, nese femija ka mbushur moshen 10 vjeç, merret edhe pelqimi i tij (neni 54). Sipas Kodit te Familjes, ne rastin kur Keshilli i Kujdestarise emeron kujdestarin duhet te marre edhe mendimin e te miturit qe ka mbushur moshen 10 vjeç (neni 105). 80. Kodi i Procedures Civile, konform nenit 12 te Konventes, parashikon te drejten e te miturit qe ka mbushur moshen 16 vjec t’i drejtohet vete gjykates per vendosjen e kujdestarise. Jo vetem me çeshtjet qe kane te bejne me marredheniet ne familje te femijes, por edhe ne rastin e fitimit ose heqjes dore nga shtetesia, merret mendimi i tij. 81. Ne Ligjin Nr. 8389, date 5.08.1998 “Per shtetesine shqiptare” thuhet se çdo ndryshim ne shtetesine e te miturve te moshes 14-18 vjeç behet duke marre edhe pelqimin e femijes (neni 5). Gjithashtu, ligji parashikon rastin kur te dy prinderit fitojne shtetesine shqiptare me natyralizem, femija i tyre, nen moshen 18 vjeç, kur jeton me prinderit, behet shtetas shqiptar me kerkesen e prinderve dhe me pelqimin e femijes, nese ai eshte ne moshen 14 -18 vjeç. 82. Projekti i Kodit te Familjes, ne kete fushe ka bere nje hap te rendesishem ne percaktimin e te drejtes se femijes per tu degjuar nga gjykata dhe per tu perfaqesuar vete, me avokat ose nga perfaqesuesi ligjor i tij. Keshtu, ne pjesen e pare mbi dispozitat e pergjithshme eshte paraqitur me dy variante e drejta e te miturit per t’iu drejtuar gjykates dhe per tu degjuar prej saj ne rastet kur merren vendime qe kane te bejne me interesat e te miturit. 83. Ne variantin e pare, nuk eshte percaktuar mosha, por lidhet me aftesi ne e te miturit per te kuptuar dhe me zhvillimin e tij intelektual, duke mos prekur dispozitat e Kodit, qe parashikojne te drejten e femijes dhe detyrimin e gjykates te degjoje dhe te marre pelqimin e femijes, sipas ceshtjes ne gjykim. Ne variantin e dyte eshte percaktuar mosha 12 vjec si kufi per femijen qe te degjohet, te marre pjese aktive ne proces dhe te mbrohet sipas mjeteve ligjore te mbrojtjes te parashikuara ne kete Kod dhe ne Kodin e Procedures Civile. Ky percaktim ne Projektin e Kodit te Familjes merr rendesi, sidomos kur procedurat kryesore qe i interesojne femijes para gjykates jane procedurat familjare, ne vecanti ato qe lidhen me ushtrimin e te drejtes prinderore, si vendbanimi, marredheniet me prinderit, e drejta e vizites, vendosja e kujdestarise, cenimi i jetes private dhe i korespondences, mbrojtja e te drejtave pasurore, etj. 84. Shqiperia ka ratifikuar Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe ka pranuar juridiksionin e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut, e cila pergjithesisht ka arritur ne konkluzionin se asnje vendim nuk duhet te merret kunder vullnetit te nje femije te moshes 12 vjec ne raste te vendosjes se tij ne nje familje ushqyese, te ndryshimit te emrit, te kerkeses per shtetesi, te besimit fetar, etj. 23 TE DREJTAT DHE LIRITE CIVILE (nenet 7, 8, 13, 17, 14, 15, 16, dhe 37/a) A. Emri dhe kombësia (neni 7) 85. Mbrojtja e te drejtes se emrit eshte parashikuar edhe ne Kodin Civil (neni 5), sipas te cilit çdo person fizik (ku perfshihen edhe femijet) ka te drejten dhe detyrimin te kete emrin dhe mbiemrin e tij qe i vihet sipas ligjit. Personit, te cilit i mohohet e drejta e perdorimit te tyre ose cenohet nga perdorimi qe te tjeret i bejne padrejtesisht, mund te kerkoje ne gjykate perdorimin e emrit ose te mbiemrit te vet, pushimin e cenimit, si dhe shperblimin e demit perkates. 86. Ne rastet kur gjykata pranon padine, urdheron botimin e vendimit ne Fletoren Zyrtare. Ne rast se kerkohet nga paditesi, gjykata mund te urdheroje botimin e vendimit te saj edhe ne gazeta te tjera. 87. Ligji nr. 5840, date 20.2.1979 “Per gjendjen civile” rregullon menyren e rregjistrimit te femijes se sapolindur. Rregjistrimi i femijes behet ne zyrat e gjendjes civile te vendbanimit te prinderve ose ne vendin ku ka ndodhur lindja. 88. Deklarimi i lindjes duhet te behet brenda 30 diteve nga data e lindjes, dhe kur femija lind i vdekur brenda 3 diteve. Kur kane kaluar afatet perkatese rregjistrimi behet me urdher me shkrim te kryetarit te njesise administrative te vendbanimit te prinderve ose te vendit ku ka ndodhur lindja pasi te kete vertetuar daten e lindjes. Deklarimi per lindjen e femijes behet nga prinderit e femijes te cilet i caktojne nje emer. Kur kete nuk kane mundesi ta bejne prinderit e femijes, ne mungese te tyre, te afermit caktojne emrin e femijes. Deklarimi behet nga anetaret e tjere madhore te familjes ose nga mamia kur eshte ndodhur ne lindje, ose nga institucioni shendetesor ku ka lindur femija. Lindja e femijes rregjistrohet ne rregjistrin e lindjeve. 89. Regjistrat e gjendjes civile jane: rregjistrat e lindjes, marteses, vdekjes dhe regjistri themeltar i shtetasve. Femija merr mbiemrin e perbashket te prinderve. Kur prinderit kane mbiemra te ndryshem, te gjithe femijet mbajne nje mbiemer, ate qe do te vendosin prinderit me marreveshje. Kur marreveshja nuk arrihet, femijet mbajne mbiemrin e atit. Kur ne kohen e regjistrimit femija nuk eshte i gjalle, me pelqimin e prinderve i caktohet emri, regjistrohet me emer lindja dhe behet shenimi se ka vdekur. Kur femija ka lindur i vdekur regjistrohet pa emer dhe behet shenimi perkates ne shtyllen e verejtjeve te regjistrit. Femija i lindur jashte martese regjistrohet me emrin e tij, emrin e nenes dhe me emrin e paqene te atit, kurse mbiemer merr kurdohere ate te vajzerise se nenes. Ne rast se njihet ose vertetohet atesia, femijes i rregjistrohet emri dhe mbiemri i te atit. Femija i lindur jashte martese ne shtepine e lindjes regjistrohet ne zyrat e gjendjes civile me te afert, brenda tri diteve, nga drejtuesi i ketij institucioni, pasi ka marre pelqimin e nenes per emrin e femijes. 24 90. Femija i gjetur regjistrohet brenda tri diteve nga organi shteteror, ose administrata e shtepise se femijes mbi bazen e nje procesverbali te mbajtur ne kohen e gjetjes. Ne kete rast nepunesi i gjendjes civile i ve femijes, emrin dhe e regjistron me emer ati, nene dhe mbiemer te paqene. 91. Ne kete kuader situata e krijuar ne Shqiperi mbas viteve 90-te, kerkon nje rregullim me te hollesishem ligjor, pasi jane konstatuar mjaft raste ku shume nena mbasi lindin femijet e tyre largohen pa u identifikuar ose japin emer te rreme, dhe kjo per shkak te parregullsive qe ndodhin ne maternitete si dhe ndryshimet e tjera ligjore qe kane krijuar mundesine e vendosjes se femijes edhe ne institucione jo shteterore, vendase apo te huaja. 92. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise (neni 19) thuhet se kushdo qe lind, duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare e fiton vetiu shtetesine shqiptare. Shtetesia shqiptare fitohet edhe per shkaqe te tjera te parashikuara me ligj. Shtetasi shqiptar nuk mund te humbase shtetesine, perveç se ne rastin kur ai heq dore prej saj. 93. Ne Ligjin Nr. 8389 date 5.08.1998 “Per Shtetesine Shqiptare” parashikohen edhe rastet e fitimit dhe heqjes se shtetesise se femijes. Sipas Ligjit (neni 5), fitimi dhe rifitimi i shtetesise shqiptare, si dhe heqja dore prej saj, nga te miturit, behet me miratimin e prinderve dhe se çdo ndryshim ne shtetesine e tyre, kur jane ne moshen 14-18 vjeç behet duke marre edhe pelqimin e femijes. Sipas Ligjit te siperpermendur mbi shtetesine, shtetesia shqiptare fitohet me lindje, natyralizim dhe biresim. 94. Fitimi i shtetesise shqiptare me lindje ndryshoi me Ligjin Nr. 8442, date 21.01.1999, sipas te cilit kushdo qe lind, duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare. Ligji per shtetesine, ne perputhje me paragrafin e dyte te nenit 7 te Konventes, parashikon edhe rastet kur femija rrezikon te mbetet pa shtetesi. Sipas tij, nje femije i lindur ose i gjetur brenda territorit te Republikes se Shqiperise merr shtetesine shqiptare ne rast se ai eshte lindur nga prinder te panjohur dhe si pasoje femija do te mbetej pa shtetesi (neni 8). Ne rast se prinderit e femijes behen te njohur para se femija te kete arritur moshen 14 vjeç (pasi ne kete moshe duhet te merret edhe pelqimi i femijes), dhe ata jane me shtetesi te huaj, shtetesia shqiptare mund te hiqet me kerkese te prinderve te njohur ligjerisht me kusht qe femija te mos mbetet pa shtetesi me pas si pasoje e ketij veprimi. 95. Gjithashtu, ligji ka parashikuar edhe rastet kur nje femije lind nga prinder te huaj (me shtetesi tjeter). Ne kete rast femija mund te marre shtetesine shqiptare me pelqimin e te dy prinderve ne qofte se ploteson dy kushte: ? Se pari, te kete lindur brenda territorit te Republikes se Shqiperise dhe 25 ? Se dyti, prinderit te jene rezidente te ligjshem ne territorin e Republikes se Shqiperise. 96. Si kusht i pare per te fituar shtetesine shqiptare me natyralizim eshte paraqitja e kerkeses se personit, qe ka mbushur moshen 18 vjeç. Pra, ne kete kategori nuk hyjne te miturit. Por, Ligji ka bere perjashtim per personat qe jane pa shtetesi, duke favorizuar ne kete rast te miturit nen moshen 18 vjeç, te cilet ne keto raste mund te fitojne shtetesine shqiptare dhe pa plotesuar kushtin e moshes dhe disa kushte te tjera te kerkuara nga ligji (neni 9). 97. Gjithashtu, femija mund te fitoje shtetesine shqiptare, me kerkesen e prinderve dhe me pelqimin e tij, kur eshte ne moshen 14-18 vjeç, ne rast se te dy prinderit fitojne shtetesine shqiptare me natyralizim. 98. Kerkesa per fitimin e shtetesise shqiptare i drejtohet Ministrise se Rendit Publik dhe ne rast te banimit te personit jashte shtetit, ne perfaqesite diplomatike ose konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit e shoqeruar nga dokumentat e kerkuara nga ky ligj. Mbas shqyrtimit te dokumentacionit perkates, organet e siperpermendura ne qofte se vleresojne se dokumentacioni i paraqitur ploteson kerkesat e ligjit ia percjellin ate Presidentit te Republikes, i cili nxjerr dekretin perkates. 99. Ne Kushtetute (neni 23) eshte parashikuar e drejta e informacionit ne pergjithesi, ndersa ne nenin 35 i jepet e drejta kujtdo te njihet me te dhenat e mbledhura rreth tij, me perjashtim te rasteve te parashikuara me ligj. 100. Ne kuader te dy dispozitave kushtetuese te permendura me siper perfshihet dhe e drejta e femijes te marre informacion dhe te njihet me te dhenat qe disponojne organet perkatese per prinderit e tij. 101. Ceshtja e informacionit ne te drejten shqiptare shfaqet ne dy aspekte, ne ate te biresimit te te miturit dhe ne rastin kur femijet jane vendosur ne shtepite e femijes. 102. Kodi i Familjes, ndryshuar me Ligjin Nr. 7650, date 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes", njeh vetem biresimin e plote. Pra, ne rast se nje femije eshte biresuar, midis tij dhe biresuesve krijohen marredhenie te njejta si ato ndermjet prindit dhe femijes. Te drejtat dhe detyrat ndermjet te biresuarit dhe te paslindurve te tij, nga njera ane, dhe gjinise se tij nga ana tjater pushojne (neni 57). Sipas Ligjit “Per Regjistrimin e Akteve te Gjendjes Civile” ne regjistrat e gjendjes civile ruhet dhe regjistrimi i bere para biresimit. Per te ruajtur prejardhjen e vertete te femijes se biresuar, nepunesi i gjendjes civile nuk ben asnje shuarje ne gjeneralitetet e meparshme, qe ka femija i biresuar ne aktin e lindjes. Ai, ne baze te vendimit te gjykates per biresimin ben shenimet perkatese ne shtyllen e veçante te shenimeve te aktit te regjistruar te lindjes se te biresuarit. Nepunesi i gjendjes civile, te dhenat 26 lidhur me origjinen e femijes mund t’i jape vetem kur keto kerkohen nga gjykata ose nga organi i prokurorise sipas kerkesave te ligjit ne keto raste. 103. Praktika ka treguar se eshte akoma me e veshtire per femijet e strehuar ne shtepite e femijes dhe qe nuk i njohin prinderit e tyre. Presupozohet qe nena dihet se kush eshte, me perjashtim te femijes se gjetur, megjithate eshte teper e veshtire te sigurohet ky informacion ne shtepite e femijes. Praktika qe ndiqet ne disa raste ne matenitete, lidhur me regjistrimin e identitetit real te nenes, perben shpesh here cenim te te drejtes se femijes per te njohur njerin nga prinderit, sepse parregullsite ne regjistrim i mohojne shpesh here femijes mundesine per te njohur te pakten nenen e tij. 104. Projektligji i ri per Gjendjen Civile, i cili eshte ne fazen perfundimtare te diskutimit, parashikon gjendjen civile te shtetasve shqiptare me banim te perhershem jashte vendit, si dhe te shtetasve te huaj dhe te personave pa shtetesi. Ne kuptim te projektligjit, familja perbehet nga persona te cilet vullnetarisht figurojne bashkerisht ne dokumentat e sherbimit te gjendjes civile. 105. Marredhenie familjare, sipas projektit, prezumohen ato midis prindit dhe familjes se tij, me lindjen e personit, martesen dhe biresimin dhe mund te ndryshojne vetem ne formen e vecimit, me kerkese te personit madhor e me miratim te organit kompetent ose te gjykates. Sipas projektit, femijet e mitur ndjekin prinderit. Kur prinderit vecohen dhe nuk merren vesh per te miturit, veprohet sipas vendimit te gjykates, mbi kerkesen e secilit prind. Per efekte te rregjistrimit dhe te kuptimit te familjes, projekti parashikon se si veprohet kur femija jeton me prinderit. 106. Projektligji parashikon regjistrimin e femijes me emrin qe duan prinderit dhe ne rast se prinderit nuk bien dakord duhet t’i drejtohen gjykates, ne baze te vendimit te te ciles behet edhe rregjistrimi. Mbiemri, sipas projektit, eshte ai i prinderve dhe kur secili ka mbiemer te vecante vendosen te dy mbiemrat. Kur nuk ka baba vendoset vetem mbiemri i nenes. Ndryshimi i emrit dhe mbiemrit, sipas projektligjit, mund te behet vetem per shkaqe te arsyeshme. 107. Nje tendence tjeter, mjaft e diskutueshme ne ditet e sotme eshte dhe futja e metodave te riprodhimit artificial. Projektligji per shendetin riprodhues parashikon, ndermjet te tjerash dhe futjen, per here te pare ne Shqiperi te teknikave te reja te riprodhimit artificial. Projektligji parashikon adoptimin surrogativ, inseminimin artificial dhe lindjen eksperimentale “In vitro”. Me kete projektligj merren ne konsiderate deshirat e prinderve per te zgjedhur metodat e riprodhimit. Sidoqofte nje pjese e specialisteve mendojne se zbatimi ne Shqiperi i metodes se adoptimit surrogativ eshte i parakohshem, per vete mentalitetin e shoqerise shqiptare. Projektligji parashikon pervec te tjerash qe detajet dhe procedurat per realizimin e ketyre sherbimeve te percaktohen me akte te nxjerra nga Ministri i Shendetesise. 27 108. Megjithate problemet, ne rastet e fekondimit artificial jane te shumta ne raport me fekondimin natyral, duke krijuar situata te ndryshme ne disfavor te interesave te femijeve, si p.sh lindja e femijes ne mungese te prindit ligjor, i cili ekziston fizikisht ne momentin e lindjes se femijes, por qe ligji nuk i njeh as titullin dhe as te drejtat dhe detyrimet e nje babai, ekzistenca e dy nenave, ne rastin kur dy gra kane kontribuar ne lindjen e femijes. Njera eshte nena gjenetike, ndersa tjetra nena mbajtese. Projektligji ne kete rast parashikon hartimin e nje kontrate noteriale midis ciftit dhe nenes mbajtese, e cila me lindjen gjalle te femijes duhet t’ia dorezoje ciftit. B. Ruajtja e identitetit (neni 8) 109. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise si dhe ne ligje te veçanta parashikohet e drejta e personit (ku ben pjese edhe i mituri) per te ruajtur identitetin ne elemente te veçante te tij, siç jane shtetesia, lidhjet familjare, gjuha, kultura etj. Ne Kushtetute (neni 3) jepet detyrimi i shtetit per te respektuar dhe mbrojtur identitetin kombetar, i cili ka nje kuptim me te gjere se identiteti i personit. 110. Gjithashtu, ne Kushtetute, kur behet fjale per parimet e pergjithshme te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, parashikohet detyrimi i organeve te pushtetit publik te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre. Kufizime te ketyre te drejtave mund te vendosen vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate (neni 17). 111. Kushtetuta, gjithashtu respekton dhe ruajtjen e identitetit nga pakicat kombetare, te cilet kane te drejte te shprehin dhe te ruajne perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore. 112. Ne kodin Civil, qe ne kapitullin e pare te tij percaktohet e drejta e personit per te ruajtur emrin dhe mbiemrin si dhe vendbanimin e tij (neni 5 dhe 12). Ne kete Kod parashikohet gjithashtu e drejta e personit fizik per te gezuar te drejtat civile perveç perjashtimeve te caktuara me ligj. 113. Persa i perket ruajtjes se shtetesise, si ne Kushtetute dhe ne Ligjin Nr. 8389, date 05.08.1998 “Per Shtetesine Shqiptare” garantohet ruajtja e shtetesise shqiptare e fituar sipas ligjit. Sipas Kushtetutes, shtetasi shqiptar nuk mund ta humbase shtetesine, perveç se kur ai heq dore prej saj. Per te miturit deri ne 14 vjeç, jane prinderit ata qe vendosin per shtetesine e femijes brenda kritereve te percaktuara me ligj. Ndersa, per femijet e moshes 14 deri 18 vjeç duhet te merret edhe pelqimi i tyre. 114. Persa i perket ruajtjes se emrit ose mbiemrit te personit, Ligji “Per rregjistrimin e akteve te gjendjes civile” nr. 5840, date 20.02.1979 ka pesuar nje ndryshim me Ligjin Nr. 7682, date 9.03.1993 “Per disa ndryshime ne ligje”. 28 115. Sipas tij, çdo shtetas ka te drejte te kerkoje nderrimin e emrit ose te mbiemrit, duke treguar dhe shkaqet per kete nderrim, si dhe emrin ose mbiemrin qe ka zgjedhur. Vendimi per nderimin e emrit ose mbiemrit merret nga Keshilli i Komunes ose Bashkise dhe i dergohet zyres se gjendjes civile perkatese, e cila ben ndryshimet e nevojshme ne regjistrin themeltar te shtetasve. 116. Per sa i perket ruajtjes se lidhjeve familjare ne rastin e biresimit, sipas Kodit te Familjes, pushojne te gjitha lidhjet qe femija kishte me familjen e tij te origjines mbas realizimit te biresimit. 117. Projektligji per gjendjen civile percakton se per cdo pjesetar, perfshire dhe femijet, fleta familjare permban emrin, mbiemrin, numrin e identifikimit, seksin, datelindjen, vendlindjen, atesine, amesine, kombesine dhe gjendjen e raportet familjare. Sipas projektit, femija merr kombesine e prinderve me kombesi te njejte, e cila nuk mund te ndryshohet as me vendim gjyqesor, pervec kur vertetohet pasaktesia e kombesise se prinderve ose behet ndryshimi ne rruge gjyqesore i atesise ose amesise. Kur prinderit me kombesi te ndryshme nuk merren vesh, sherbimi i gjendjes civile i cakton perkohesisht ate te atit dhe perfundimisht sipas vullnetit te femijes kur behet madhor. Gjithashtu, projekti percakton kombesine e femijes se lindur jashte martese, te te biresuarit, te femijes pa prinder dhe te femijes se lindur me metodat e fekondimit artificial. Per kete te fundit, projektligji kufizohet vetem tek femijet e lindur nga nje grua e martuar. C. E drejta e shprehjes (neni 13) 118. Legjislacioni shqiptar i lejon femijes te marre pjese aktive ne jeten socialkulturore duke shprehur mendimet e tij, duke marre dhe shkembyer informacione dhe ide. 119. Neni 22 i Kushtetutës garanton lirinë e informacionit, të shprehjes dhe lirinë e shtypit, gjithashtu garanton lirinë e radiotelevizionit. 120. Nenet 56,57,58 të Kushtetutës të cilat flasin për të drejtat social-kulturore, sanksionojnë të drejtën e kujtdo për tu informuar për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të drejtën e arsimit, lirinë e krijimit artistik dhe kërkimit shkencor. 121. Ligji 8410 datë 30,09.1998 "Për radio televizionin publik e privat" shprehet në mënyrë të përgjithshme për respektimin e të drejtave të të miturve. 122. Edhe ligji nr. 8503 i vitit 1999, "Për të drejtat e informimit për dokumentat zyrtare" edhe pse nuk ka dispozitë të veçantë ku të flitet për fëmijët në nenin 2 të tij bën fjalë se të drejtën për këtë informim e kanë personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj. Duke qënë se fëmijët futen në kategorinë e personave fizikë rrjedh se ata kanë të drejtën e informimit. Sidoqofte, ndihet nje mungese e akteve ligjore te cilat parashikojne menyrat dhe rruget se si mund te realizohet kjo e drejte per femijet, qe eshte shume me teper specifike se te rriturit. 29 123. Sigurisht, femijet marrin informacion dhe shprehin mendimet e tyre nepermjet procesit mesimor, i cili parashikon se arsimi ka per mision emancipimin shpirteror, progresin material dhe zhvillimin social te individit (neni 2). Ajo ç’ka eshte e rendesishme ne kete Ligj ka te beje me pjesemarrjen e femijeve ne komunitet, duke i krijuar mundesi te shprehe mendimet e tij dhe te kerkoje e te marre informacion per kete fushe (neni 12/2). 124. Nje rendesi te madhe ne kete drejtim ka edhe miratimi i Ligjit Nr 8503, date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”. Ligji nuk ka dispozita te vecanta per femijet, por nuk shprehet as edhe per perjashtime. 125. Ne nenin 2 te Ligjit percaktohet se me person, ne kuptim te ketij Ligji, kuptohet cdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj. Gjithashtu, Ligji parashikon edhe te drejten e ankimit ne rruge administrative dhe gjyqesore, ne rast te shkeljes te te drejtes se informimit per dokumentet zyrtare. 126. Ne Kushtetute thuhet se kufizime te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne te, mund te vendosen vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate (neni 17). 127. Ligji 8096 “Për kinematografinë" parashikon shfaqjen e filmave në mënyrë të diferencuar sipas moshave të fëmijëve, dhe ndalimin e shfaqjes së filmave për fëmijët nga 14-18 vjec apo nën 14 vjec në orë të caktuara. Ligji ndalon shfaqjen e reklamave të cilat mund të ndikojnë në dëmtimin e shëndetit të fëmijëve, shfaqjen e reklameve me pije alkoolike në duart e fëmijëve apo që të përdoren nga fëmijët. 128. Programet e TV lidhur me femijet kanë si synim të transmetojnë emisione me karakter edukativ, arsimor, kulturor, argëtues, për forcimin e traditës kombëtare, mbrojtjes së gjuhës etnike që respekton edhe të drejtat e fëmijëve të minoriteteve. Pervec sa siper, me Ligjin Nr 8525, date 09.09.1999, Shqiperia ka ratifikuar Konventen Europiane per Televizionin Nderkufitar. Sipas Konventes, liria e shprehjes dhe e informimit, e parashikuar dhe ne nenin 10 te Konvente s per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, perben nje nga parimet themelore te nje shoqerie demokratike dhe nje nga kushtet baze per perparimin e saj dhe per zhvillimin e cdo qenieje njerezore. 129. Konventa shprehet ne menyre te vecante per ta, per kufijte e transmetimit te programeve dhe te reklamave duke parashikuar dispozita kufizuese ne mbrojtje te te drejtave te femijeve. Keshtu, sipas Konventes (neni 7), te gjitha sherbimet programore, te cilat kane gjasa te demtojne zhvillimin fizik, mendor ose moral te femijeve dhe adoleshenteve, nuk do te vihen ne program kur per shkak te kohes se transmetimit dhe te marrjes, ka gjasa qe ata t’i shohin ato. D. E drejta për informacion të përshtatshëm (neni 17) 30 130. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise garanton lirine e informacionit, te shprehjes dhe lirine e shtypit. Gjithashtu, Kushtetuta garanton lirine e radios dhe te televizionit dhe ndalimin e çensures paraprake te mjeteve te komunikimit (neni 22). Ne kreun, qe ben fjale per lirite dhe te drejtat social-kulturore, megjithese nuk shprehet direkt per femijet, Kushtetuta sanksionon per cilindo te drejten te informohet per gjendjen e mjedisit dhe per mbrojtjen e tij (neni 56), te drejten e arsimimit, lirine e krijimit artistik dhe kerkimit shkencor, etj (neni 57,58). 131. Ligji nr. 8410, date 30.09.1998 “Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise” nuk shprehet per nevojat e veçanta te femijeve ne fushen e mas-medias, por shprehet ne menyre te pergjithshme per respektimin e te drejtave dhe interesave te te miturve. Ligji, ne ate pjese te veprimtarise radiotelevizive respekton paaneshmerisht te drejten per informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jeten private te njeriut, si dhe te drejtat dhe lirite themelore te tij, perfshin edhe respektimin ne menyre te veçante te te drejtave, interesave dhe kerkesave morale e ligjore per mbrojtjen e te miturve (neni 4,36). Sipas Ligjit, radio dhe televizioni publik transmetojne emisione me karakter informativ, edukativ, kulturor, artistik e argetues, programe keto qe midis te tjerave respektojne dhe te drejtat e femijeve dhe te adoleshenteve, gjuhen dhe kulturen shqiptare, te drejtat e pakicave kombetare, etj (neni 35,36). 132. Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit ne kuader te kompetencave te dhena ka licensuar vetem nje televizion privat per femije, JUNIOR TV, i cili transmeton vetem filma per femije dhe adoleshente, ne bashkepunim me transmetues satelitore. Ne programet e transmetuesve lokale dhe kombetare (gjithsej 40), nje vend te rendesishem zene programet e ndryshme per femije. 133. Me poshte paraqitet nje tabele mbi transmetuesit e licensuar televizive ne territorin e Republikes se Shqiperise, numrin e programeve per femije ne nje jave ne keto televizione si dhe ndarja e tyre sipas tematikes. Nr. Emri i Televizionit Numri i programeve per femije Programe per femije ne % Programe informative per femije ne % Programe argetuese per femije ne % Filma vizatimore ne % 1. TV Shqiptar 3 12 2 7 3 2. TV Klan 2 8 - 4 4 3. TV Arberia 2 10 1 5 4 4. Vizion + 2 9 - 4 5 5. Gjeli Tv 1 3 - - 3 6. TV Egnatia 2 4 - 2 2 31 7. Teuta TV 2 10 8 2 8. Tv Dardan 2 10 2 6 2 9. Tv 2000 2 10 2 2 6 10. Calvin Tv 1 15 - - 15 11. BBF Tv 1 6 - 2 4 12. Junior Tv Satelitor 100 - - - 13. Shkodra Tv 2 6 - 4 2 14. TV ARV 2 12 2 5 5 15. Gramsh Tv 1 3 - - 3 16. Johaniter Tv 2 15 - 8 7 17. Tv "4+" 2 7 - 5 2 18. Onufri Tv 2 18 - 10 8 19. Tv "6+1" 2 10 2 4 4 20. Tv Kombi 2 7 1 4 2 21. Tv Skampa 2 7 - 2 5 22. Tv Puka 1 10 2 3 5 23. Tv SOT 7 1 2 - - 2 24. Tv Mati 2 14 2 6 6 25. Tv Kruja 2 7 - 4 3 26. Tv Bulqiza 1 7 - 7 - 27. Tv Kucova 2 10 - 5 5 28. Tv "A.Jug" 2 7 - 4 3 29. ERA Tv 1 8 - 8 - 30. Real Tv 2 10 - 5 3 31. Kukes Tv 2 8 - 4 4 32. Alba Tv 2 11 - 4 7 33. ATN 1 2 5 - 2 3 32 34. Shijak Tv 2 5 - 3 2 35. TNSH 2 9 - 4 5 36. Tv Koha 1 6 - - 6 37. Tv Lobivizion 2 7 - 3 4 38. Top Channel 1 5 - - 5 39. Tv Mirdita 2 6 - 3 3 40. Tv Beslidhja 2 6 - 3 3 41. Tv Kristal 2 6 - 2 4 33 134. Bibliotekat e shkollave vlerësohen si pjesë e rëndësishme e procesit mësimor edukativ dhe informimit në shkollë, sepse ato ndihmojnë për zgjerimin dhe konsolidimin e njohurive të programeve të lëndëve të ndryshme, si dhe për formimin e edukatës dhe të shprehive të të lexuarit, përgjithësisht për formimin kulturor të fëmijëve, në tërësi të brezit të ri. 135. Për këto arsye janë bërë përpjekje për ngritjen e bibliotekave pranë shkollave, për pasurimin e vazhdueshëm të tyre, si dhe për funksionimin normal të tyre. 136. Aktualisht pranë pothuaj të gjitha shkollave 8 -vjeçare ka biblioteka. Nje numer i vogel bibliotekash kanë hapësira dhe fonde modeste librash, sidomos në disa zona rurale. Shkollat 8-vjeçare, që funksionojne bashkë me shkollat e mesme në qytete kanë biblioteka më të plota, të rregullta dhe funksionale, të sistemuara në mjedise të përshtatshme. 137. Sipas statistikave ne vitin 2000 jane 210 shkollat 8-vjeçare dhe të mesme të bashkuara. Këto dy grupe shkollash kanë rregjistruar në vitin 2000 gjithsej 296 biblioteka, me një fond mesatar titujsh prej 833 dhe me një fond të përgjithshëm prej 819.672 ekzemlarë (copë) librash. 138. Deri në vitin 1991 ka patur një fond financiar nga buxheti i shtetit për blerjen e librave të reja dhe furnizimin me to të bibliotekave të shkollave. Ky fond u riaktivizua perseri në vitin 1997 nga Ministria e Arsimit kur miratoi udhëzimin “Për trajtimin e blerjes së librit artistik për bibliotekat si mjet shkollor”. 139. Një masë tjetër favorizuese për bibliotekat është caktimi i mësuesëve të gjuhës e të letërsisë si përgjegjës për administrimin e tyre, kundrejt kompensimit me ulje të normës mësimore në klasë. Kjo parashikohet në “Dispozitat Normative për Shkollat Publike” të datës 31 Korrik 1996 të Ministrise se Arsimit dhe Shkences. 140. Persa i perket transmetimit te emisioneve ose programeve per femijet, qe i perkasin nje grupi etnik, Ligji parashikon shfaqjen e programeve ne gjuhen e pakicave kombetare qe ndodhen ne Shqiperi, respektimin e gjuhes dhe kultures se tyre dhe dhenien e informacioneve te veçanta per ta (neni 36,37,68). 141. Ligji per Radio-Televizionin dhe Ligji Nr. 8096, date 29.04.1996 “Per kinematografine” parashikojne transmetimin e filmave ne menyre te diferencuar, sipas moshave, dhe ndalimin e shfaqjes se filmave per femijet nen moshen 14 vjeç dhe 14-18 vjeç ne orare te caktuara (neni 43,11). Ligji kryesisht ka parashikuar ndalimin e shfaqjes se programeve te caktuara per femije, por jo llojin e programeve qe duhet te transmetoje per ti siguruar femijes informacionin dhe materialet e nevojshme qe synojne te rrisin mireqenien e tij shoqerore, shpirterore e morale, si dhe shendetin e tij fizik dhe mendor. 34 142. Ne vazhdim te kesaj ideje, ligji parashikon nje dispozite te veçante per mbrojtjen e te miturve, sipas se ciles nuk lejohet te jepen ne radio e televizion reklama qe nxisin sjellje, te cilat rrezikojne shendetin dhe zhvillimin normal psiqik te femijeve. Reklamat e destinuara per femijet ose kur realizohen me femije, te jene te tilla qe te shmangin çdo gje qe demton interesat dhe veçantine e moshes se tyre (neni 56). 143. Ligji ndalon, gjithashtu, shfaqjen e reklamave te pijeve alkolike per femijet si dhe paraqitjen ne reklame me pije alkolike ne duar te femijeve (neni 57). 144. Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit krahas monitorimit te vazhdueshem dhe te panderprere te te gjithe programeve si ne radio dhe ne televizion, ka vene ne dispozicion te publikut te gjere nje linje telefoni, faksi dhe email, ku personat fizike mund te denoncojne shperdorimin e dhunes, pornografine, ose cenimin e dinjitetit ne mediat e ndryshme elektronike. E. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 14) 145. Ne Kushtetute parashikohet se shteti eshte asnjanes ne çeshtjet e besimit dhe te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike (neni 10). Gjithashtu, ne Kushtetute parashikohet se liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar. Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe t’i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht ne publik ose ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve. 146. Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje bashkesi fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e tij (neni 24). Pra Kushtetuta kete te drejte ia njeh gjithesecilit, duke mos perjashtuar dhe kategorine e femijeve. 147. Ligji nr. 7952, date 21.06.1995 “Per sistemin arsimor parauniversitar”, meqenese arsimi publik eshte laik, nuk lejon propaganden fetare te cilitdo besim qofte. Ne Shqiperi çeshtja e besimi fetar nuk ka paraqitur probleme edhe per faktin se per me shume se 20 vjet me radhe besimi fetar ishte i ndaluar. 148. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 248, date 28.05.1999, jane percaktuar kriteret dhe procedurat e dhenies se lejes per funksionimin e institucioneve arsimore jopublike dhe te institucioneve arsimore plotesuese jopublike, ne te cilat zhvillohen lende fetare. Vendimi parashikon se subjekti privat, qe do te funksionoje si institucion arsimor jopublik, ku do te zhvillohen lende fetare, midis te tjerave duhet te paraqese edhe nje deklarate, me ane te se ciles merr persiper te respektoje Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut dhe Konventen per te Drejtat e Femijes. Vendimi nuk shprehet nese duhet te merret pelqimi i femijes qe rregjistrohet ne kete shkolle, ndersa shprehet per pjesmarrjen fakultative te femijeve ne veprimtarite jashte procesit mesimor, ku miratimi i prindit, kujdestarit apo i vete nxenesit eshte percaktues. Vendimi nuk parashikon se per cilen moshe eshte percaktues mendimi i prindit. 35 149. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 459, date 23.09.1999 eshte krijuar Komiteti Shteteror per Kultet, i cili i paraqet Ministrise se Arsimit dhe Shkences mendimin e tij lidhur me planin mesimor, programet lendore dhe tekstet e pjeses jolaike per kerkesat e paraqitura per hapjen e institucioneve arsimore jopublike ku zhvillohen lende fetare. 150. Ne Kodin e Familjes jane parashikuar te drejtat dhe detyrimet qe kane prinderit ose kujdestari i tij ne drejtimin dhe edukimin e femijes. Ne kete Kod nuk parashikohet asgje e veçante per ta drejtuar femijen ne ushtrimin e te drejtes se besimit fetar, pra mund te konkludohet se femija eshte i lire ne zgjedhjen e besimit fetar, ndergjegjes etj. 151. Ne Kodin Penal parashikohet rasti kur personave qe duan te marrin pjese ne ceremonite fetare, ose qe duan te shprehin lirisht bindjet fetare, u krijohen pengesa ose u ndalohet aktiviteti. Kjo veper perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit. 152. Duhet te theksohet se besimet fetare ne Shqiperi, gjithmone i ka karakterizuar nje ndjenje e forte dhe e sinqerte harmonie e cila reflektohet dhe ne marredheniet ndermjet personave me besime te ndryshme fetare dhe ndermjet fetareve dhe ateisteve. Nuk disponohen statistika te sakta per numrin dhe perqindjen e besimtareve te cdo besimi, por sipas nje statistike te shume dekadave me pare, 50% e besimtareve rezultuan te ishin myslimane, 20% e tyre ortodokse, 20% bektashinj dhe 10% katolike. 153. Mbi bazen e lirise se ndergjegjjes dhe besimit fetar, sot ne Shqiperi, krahas kater komuniteteve fetare kryesore, veprojne edhe rreth 62 shoqata te krishtere Protestante, Evangjeliste, Adventiste, Bahai, Mormone, te ardhura kryesisht nga Evropa Perendimore dhe SHBA, si dhe shoqata bamirese fetare islamike. 154. Ne Republiken e Shqiperise, ndonese nuk ka fe zyrtare dhe ne çeshtjet e besimit e te ndergjegjes shteti eshte asnjanes, ai njeh barazine e bashkesive fetare dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike (neni 10 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise). 155. Diskriminimi per shkak te fese apo bindjeve fetare eshte antikushtetues (neni 18 i Kushtetutes, neni 253 i Kodit Penal). Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve fetare perben veper penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet (Kodi Penal, neni 265). 156. Gjithashtu, ne Seksionin X te Kodit Penal, ne nenet 131,132 dhe 133, shkaterrimi ose demtimi i objekteve te kultit dhe pengimi i ceremonive fetare, parashikohen si vepra penale te denueshme. 36 157. Shteti shqiptar, brenda mundesive te tij, krahas fondeve qe i akordon nga buxheti i shtetit Institutit te Monumenteve te Kultures per restaurimin dhe mirembajtjen e objekteve te ndryshme te kultit, jep kontributin e vet nepermjet krijimit te lehtesive doganore e fiskale, kthimit te pronave (aty ku ka qene e mundur), apo nepermjet dhenies falas ose me çmime simbolike te trojeve ne pronesi publike per ndertimin e objekteve fetare te kultit, shkollave, spitaleve, azileve etj. F. Liria e organizimit dhe mbledhjes paqësore (neni 15) 158. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise parashikohet e drejta e kujtdo te organizohet kolektivisht per çfaredo qellimi te ligjshem (neni 46). 159. Gjithashtu, Kushtetuta garanton lirine e tubimeve paqesore dhe pa arme sipas procedurave te parashikuara me ligj (neni 47). 160. Ne Kodin Civil parashikohet e drejta e femijeve, qe kane mbushur moshen 14 vjeç, te bejne pjese ne organizata shoqerore (neni 7). Edhe projektligji "Për organizatat jofitimprurëse" në nenin 3 kur flet për subjektet e ligjit shprehet se cdokush ka të drejtën e organizmit kolektiv dhe në nenin 4 shprehet se cdo person fizik ose juridik vendas apo i huaj ka të drejtën e themelimit dhe të pjesëmarrjes në organizatat jofitimprurëse. 161. Gjithashtu, Kodi Civil trajton dhe proceduren e krijimit te shoqatave ku nuk percaktohet mosha, gje qe te le te kuptosh qe edhe femijet kane te drejten e tyre te organizohen ne shoqata qe i pershtaten interesave te tyre. Pra nuk ka asnje kufizim ne kete te drejte. G. Mbrojtja e jetës private (neni 16) 162. Kushtetuta ka percaktuar fshehtesine e korrespondences dhe paprekshmerine e baneses per cilindo, pa percaktuar ne menyre te veçante kategorine e femijeve, por dhe pa e perjashtuar ate. Pra, percaktimet kushtetuese vlejne edhe per te miturit. Sipas Kushtetutes, jane te garantuara liria dhe fshehtesia e korrespondences (neni 36). 163. Gjithashtu, Kushtetuta garanton paprekshmerine e baneses. Kontrollet e baneses mund te behen vetem ne rastet e parashikuara me ligj. Dhunimi i baneses, nderhyrja e padrejte ne jeten private, ose shkelja e fshehtesise se korespondences perbejne veper penale dhe denohen sipas dispozitave te Kodit Penal. Konkretisht sipas Kodit Penal dhunimi i baneses denohet me gjobe ose me burgim deri ne 3 muaj, nderhyrja e padrejte ne jeten private perben kudravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne 2 vjet, pengimi ose shkelja e fshehtesise se korespondences perben kudravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet. 37 164. Po keshtu sipas ligjit Nr.8092, datë 21.3.1996 “Per shendetin mendor”, korrespondenca e personave ne institucionet e rehabilitimit dhe ato psikiatrike nuk kontrollohet. H. E drejta për t’iu mos nënshtruar torturës, trajtimeve, apo dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese (neni 37 (a)) 165. Te drejtat e parashikuara ne Konvente, gjejne pasqyrim ne legjislacionin shqiptar ne kuadrin e pergjithshem te te drejtave te njeriut, duke mos e konsideruar te nevojshme pasqyrimin ne menyre te veçante te te drejtave te femijeve ne disa prej tyre. Sipas Kushtetutes Shqiptare parashikohet se askush nuk mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit mizor, ç’njerezor ose poshterues (neni 25). 166. Ne Kodin e Procedures Penale, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme eshte parashikuar se askush nuk mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit poshterues. Me ligjin nr. 7727, date 30.06.1993, Republika e Shqiperise ka aderuar ne Konventen kunder tortures dhe vuajtjeve te tjera ose trajtimit mizor, ç’njerezor e degradues. Denimi me vdekje nuk parashikohet nga legjislacioni shqiptar. Persa i perket denimit me burgim te perjetshem, legjislacioni penal shqiptar e ndalon dhenien e kesaj mase denimi per femijet nen moshen 18 vjeç. Per me teper, ne Kodin Penal parashikohet qe edhe denimi me burgim per te miturit, qe nuk kane mbushur moshen 18 vjeç, nuk mund te jete me shume se gjysma e denimit, qe parashikon ligji per vepren penale te kryer (neni 51). Ne rastet kur vepra penale eshte e nje rendesie te paket dhe sjellja e meparshme e te miturit eshte e mire, gjykata mund ta perjashtoje ate nga denimi dhe mund te vendose dergimin e tij ne nje institucion edukimi. 167. Ne Kodin e Procedures Penale eshte parashikuar sigurimi i trajtimit njerezor dhe rehabilitimi moral i te denuarve me burgim (neni 5/3). 168. Ne pjesen e legjislacionit shqiptar qe parashikon trajtimin e personave te denuar me heqje lirie, nje vemendje i eshte kushtuar ruajtjes, permiresimit ose rivendosjes te lidhjeve te te miturit me familjen, duke pergatitur nje program favorizues. 169. Si subjekt i veprave penale Kodi Penal përcakton si moshë minimale për përgjegjësi penale moshën 14 vjeç kur kryen një vepër penale dhe 16 vjeç kur kryen një kundërvajtje penale. Persa i perket marrjes se mases se sigurimit, Kodi i Procedures Penale parashikon kriteret dhe rrethanat qe duhet te kete parasysh gjykata, sidomos kur behet fjale per vepra penale te kryera nga te miturit. 170. Kur i pandehuri eshte i mitur gjykata mban parasysh dhe kerkesen per te mos nderprere proceset edukative konkrete. Ne qofte se i mituri ka kryer kundervajtje penale, nuk zbatohet masa e arrestit per te. 38 MJEDISI FAMILJAR DHE KUJDESI ALTERNATIV (nenet 5, 18 paragrafi 1 dhe 2, neni 9, 10, 27 paragrafi 4, neni 20, 21, 11, 19, 39 dhe 25) A. Kujdesi prindëror (neni 5) 171. Ne legjislacionin shqiptar ne marredheniet e femijes me prinderit dhe familjen ose qe kane te bejne me edukimin e femijes etj, prioritet i jepet te drejtave dhe detyrimeve qe kane prinderit, familja ose perfaqesuesit e tyre ligjor. E drejta e femijes per te pasur kujdesin e prinderve eshte percaktuar qe ne pjesen hyrese te Kodit te Familjes (neni 7) ndryshuar me Ligjin Nr. 7540, date 17.12.1991 “Per disa ndryshime ne Kodin e Familjes te Republikes se Shqiperise”. 172. Sipas dispozites se siperpermendur, prinderit pergjigjen per mirerritjen dhe edukimin e femijeve te tyre. Po ne Kodin e Familjes (neni 69 dhe 71) parashikohet se prinderit nuk mund t’ia lene femijen ne rritje dhe edukim nje personi qe nuk mund te jete kujdestar. Prinderit e perfaqesojne vete femijen e tyre te mitur, qe nuk ka mbushur moshen 14 vjeç, ne te gjitha veprimet juridike, me perjashtim te atyre qe sipas ligjit, i mituri mund ti kryeje vete. 173. Gjithashtu, ne Kodin e Familjes dhe ne ligje te veçanta parashikohet detyrimi dhe e drejta e prinderve per tu kujdesur per ushqimin e femijes, arsimimin e tij, etj. 174. Projekti i Kodit te Ri te Familjes parashikon detyren dhe te drejten e prinderve per te mbajtur, arsimuar dhe edukuar femijet e lindur nga martesa ose jashte martese, te cilet ne rast nevoje ndihmohen nga shteti. 175. Ne te njejten kohe projekti i ligjit parashikon kuptimin e pergjegjesive prinderore, ku perfshihen te drejtat dhe detyrat qe kane per qellim te sigurojne mireqenien morale dhe materiale te femijes, duke u kujdesur per te, duke mbajtur raporte personale me ta, duke i siguruar femijeve edukimin, rritjen, perfaqesimin ligjor dhe administrimin e te mirave te tij. 176. Ne rastet e vendosjes se kujdestarise, projekt-ligji parashikon detyrimin e gjykates qe te vendose mbi bazen e cilesive te personit te zgjedhur per te edukuar dhe arsimuar te miturin sipas kerkesave te parashikuara ne Kodin e Familjes. 177. Po ne kuadrin e pergjegjesive prinderore, nje rol te madh luan shkolla, e cil7 ka një bashkëpunim të gjerë me komunitetin, veçanërisht me prindërit e femijëve. 178. Keshtu, prindërit marrin pjesë aktivisht në bordet e shkollës dhe aktivizohen për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj si dhe informohen rregullisht nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve në shkollë, për problemet që ata kanë dhe për mënyrat se si mund të rritin kujdesin dhe kontrollin ndaj fëmijëve. 179. Braktisja e Fëmijës parashikohet si vepër penale në Kodin Penal, Seksioni IX, Neni 124 "Braktisja e fëmijëve të mitur". Me anen e ketij neni parashikohet se 39 braktisja e fëmijëve nën 14 vjeç nga prindi ose personi që e ka fëmijën nën kujdestari dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet. 180. Kur braktisja ka rezultuar me dëmtim te rëndë te shëndetit, ose vdekje, sanksioni është dënim me burg nga tre deri në dhjetë vjet. B. Përgjegjësitë prindërore (neni 18, parag. 1-2) 181. Ushtrimi i pergjegjesise se prinderve ndaj femijeve shihet ne tre kendveshtrime; ? Kur pergjegjesia e prinderve ushtrohet gjate marteses; ? Kur kjo pergjegjesi ushtrohet pas zgjidhjes se marteses; ? Kur prinderit biologjike nuk jane te martuar sipas kerkesave te ligjit; 182. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise nga ana e saj nuk parashikon asnje dispozite te veçante per pergjegjesine e prinderve ndaj femijeve te tyre, por kjo fushe rregullohet me aktet e tjera ligjore dhe nenligjore ne fuqi, si Kodi i Familjes, Dekrete te ndryshme etj. 183. Ne Kodin e Familjes, qe eshte aktualisht ne fuqi, parashikohet se prinderit pergjigjen per mirerritjen dhe edukimin e femijeve te tyre (neni 7). 184. Pergjegjesia e perbashket e prinderve per edukimin dhe zhvillimin e femijes realizohet nepermjet ushtrimit te te drejtes prinderore (ose autoritetit prinderor, term ky i perdorur nga Projekt-Kodi i ri i Familjes), e cila i perket ne menyre te barabarte te dy prinderve. Kodi i Familjes, parashikon qe prinderit kane te njejtat te drejta dhe detyra ndaj femijeve te tyre te mitur (neni 63). 185. Gjithashtu, legjislacioni i familjes nuk i njeh asnje perparesi ndonjerit prej prinderve ne lidhje me te drejten prinderore dhe ushtrimi i saj eshte ne funksion te interesit te femijes. Ky kod parashikon se e drejta prinderore ushtrohet vetem ne interes te femijeve te mitur dhe me marreveshje ndermjet dy prinderve (neni 64). 186. Ne rastet kur prinderit, per arsye te ndryshme, nuk mund ta mbajne femijen e tyre, ata mund t’ia lene per rritje dhe edukim vetem nje personi, i cili duhet te kete cilesine e kujdestarit, sipas kerkesave te ligjit. Prinderit i mbrojne te gjitha te drejtat vetjake dhe pasurore te femijeve te tyre, pa qene e nevojshme nje emerim i posaçem. Kjo ben pjese ne teresine e te drejtave dhe detyrave qe kane prinderit per femijet e tyre (neni 71,72 i Kodit te familjes). 187. Prinderit, ne menyre te perbashket, pergjigjen per arsimimin, zhvillimin fizik e mendor, per shendetin dhe detyrimin per ushqim te femijeve te tyre (neni 78 – Kodi i Familjes). 188. Ne rastin kur prinderit zgjidhin martesen ose martesa eshte e pavlefshme, e drejta prinderore ushtrohet nga prindi qe i eshte besuar femija per rritje dhe 40 edukim (neni 68 i Kodit te familjes). Megjithese Kodi i Familjes nuk shprehet, prindi tjeter vazhdon ta gezoje te drejten prinderore, por menyra e ushtrimit te saj percaktohet ne vendimin e gjykates per zgjidhjen e marteses. 189. Persa i perket pergjegjesise se tij per detyrimin ushqimor ndaj femijes, per kujdesin qe duhet te tregoje per zhvillimin normal dhe arsimimin e tij, etj. ai vazhdon ta kete kete te drejte paralelisht me prindin tjeter. Ne rastin kur prinderit biologjike nuk jane martuar, por e kane njohur femijen si te tyre, kane te njejtat pergjegjesi si dhe prinderit qe kane lindur femijen e tyre nga nje martese e ligjshme. 190. Shqiperia ka ratifikuar Konventen mbi Eliminimin e te Gjithe Formave te Diskriminimit ndaj Grave, ku parashikohet se prinderit kane te drejta dhe detyra te barabarta ndaj femijeve te tyre. Interesi i femijes do te jete konsiderata paresore ne te gjitha rastet (neni 6/2-c). 191. Perveç, pergjegjesise qe kane prinderit per edukimin dhe zhvillimin, ata pergjigjen edhe per sjelljet anti-sociale te femijeve te tyre. Me Dekretin Nr. 2450, date 27.05.1957 “Per pergjegjesine e prinderve per sjellje te keqija te femijeve dhe mbi masat per edukimin e tyre”, ndryshuar me Dekretin Nr. 7441, date 1.12.1990, parashikohet denimi i prinderve per sjellje te keqija dhe per rrugaçeri te femijeve te tyre te mitur, qe nuk kane mbushur moshen 14 vjeç. 192. Denimet ne baze te ketij Dekreti per kundravajtje administrative perfshijne gjoba deri ne 500 leke. Por, megjithese ky Dekret eshte ende ne fuqi, ne praktike ai nuk gjen me zbatim, kjo dhe per shkak te ndryshimit te kushteve qe kerkojne perdorimin e metodave te reja ne edukimin e femijeve nen moshen 14 vjeç. C. Ndarja nga prindërit (neni 9) 193. Ne Kodin e Familjes se Republikes se Shqiperise (neni 70) parashikohet dhe rasti kur prinderit mund te kerkojne ne gjykate dorezimin e femijes se tyre, kur ai nuk jeton prane tyre dhe mbahet pa te drejte nga persona te tjere. Ne kete rast gjykata vendos kthimin e femijes ne qofte se kjo nuk vjen ne kundershtim me interesat e tij si dhe merr mendimin e femijes kur ai ka mbushur moshen 10 vjeç. 194. Per me teper, ne Kodin Penal (neni 127) thuhet se marrja e padrejte e femijes, duke e larguar prej personit qe ushtron autoritetin prinderor, ose qe i eshte besuar per rritje dhe edukim, si dhe mosdorezimi i femijes prindit tjeter ne zbatim te vendimit gjyqesor perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne gjashte muaj. 195. Ne lidhje me kujdestarine, ne Kodin e Familjes (neni 75) parashikohet e drejta e Keshillit te Kujdestarise t’i kerkoje gjykates qe te vendose heqjen e femijes nga prinderit ne rastet kur prinderit nuk kujdesen per rritjen dhe edukimin e femijes se mitur ose kur kete e do interesi i tij, dhe t’ia besoje per rritje dhe edukim nje institucioni shteteror ose nje personi tjeter, kur ky e pranon. 41 196. Pas viteve 1990-1991, ku shume fusha te se drejtes pesuan ndryshime te rendesishme, fusha e te drejtes familjare po i nenshtrohet ketyre ndryshimeve më me veshtiresi. Madje dhe nje pjese e organizmave qe funksiononin ne mbrojtje te te drejtave te femijeve, aktualisht kane mbetur pa funksion, siç jane Keshillat e Kujdestarise prane Bashkive. Kjo ben qe dhe funksionet e kompetencat qe kishte Keshilli i Kujdestarise te mbeten aktualisht ne leter dhe ne njefare mase te jene ne dem te interesave te femijeve. 197. Ne rastet, kur prindi shperdoron te drejten prinderore, autoritetin prinderor, ose tregon pakujdesi te rende ne ushtrimin e saj, ap o me veprimet e tij ndikon ne menyre te demshme ne edukimin e femijeve, me kerkesen e prindit tjeter, ose te Keshillit te Kujdestarise, apo prokurorit, mund ti hiqet e drejta prinderore me vendim te gjykates kompetente. 198. Gjykatat, ne nje pjese te vendimeve te tyre, jane perpjekur te zbatojne kriterin e interesit me te larte te femijes ne caktimin e autoritetit prinderor ne proceduren e zgjidhjes se marteses, ku femija ose femijet duhet te jetojne me njerin prind. Por, ka raste te tjera, qe gjykatat nuk shprehen fare ose shprehen ne menyre teper te zbehte lidhur me interesat e te miturit ne kete rast. Praktika gjyqesore para viteve 1990-te ka qene me e konsoliduar ne kete drejtim edhe per shkak te udhezimeve qe jepte Gjykata e Larte, te cilat ne baze te ligjit ishin te detyrueshme per gjykatat e tjera. 199. Persa i perket shprehjes se mendimit te te miturit, ne rastet kur femija do te qendroje me njerin prind ose me persona te tjere sipas rastit, Kodi i Familjes ka percaktuar moshen 10 vjeç (neni 66,67). Pra, gjykata merr mendimin e femijes kur ai ka mbushur moshen 10 vjeç. 200. Kodi i Familjes i jep te drejten prindit, te cilit nuk i eshte besuar femija, te mbaje marredhenie personale me femijen e tij (neni 98), sipas menyres se caktuar ne vendimin e gjykates. 201. Sipas rregullores se Burgut te Vaqarrit (burg per femijet), takimet lejohen kater here ne muaj ku nje here eshte takim special me familjen. Familja ka te drejte te qendroje 12 ore me te denuarin dhe mund te qendroje brenda burgut gjate kesaj kohe. 202. Megjithese ne Kodin e Familjes nuk eshte parashikuar si institut veçimi i bashkeshorteve (separation de corps) para zgjidhjes se marteses, vetem persa i perket ruajtjes se marredhenies te prindit me femijen, qe jeton me prindin tjeter, ka nje dispozite te veçante (neni 66). Kjo dispozite i referohet rasteve kur prinderit jetojne te veçuar, ndonese nuk kane zgjidhur martesen. 203. Keshilli i Kujdestarise eshte organi qe vendos se me cilin prind do te jetoje femija dhe ç’marredhenie do te kete ai me prindin tjeter. Por, ne kushtet kur Keshilli i Kujdestarise pothuajse nuk funksionon, problemi i rregullimit te 42 marredhenieve te femijes me prindin, me te cilin jeton, kerkon nje zgjidhje sidomos ne rastet kur prinderit jane veçuar per arsye te tjera nga ato qe çojne ne zgjidhjen e marteses. Te tilla mund te jene rastet e transferimit te njerit bashkeshort per efekte pune dhe bashkeshortet nuk bien dakort se me cilin prind do te qendroje femija si dhe per marredheniet e tij me prindin tjeter. 204. Ne ligjet ekzistuese ka nje kolizion problematik te dispozitave persa i perket kompetences se organit qe ka te drejte te percaktoje lenien e femijes per rritje dhe edukim ne fazen para zgjidhjes se marteses. Kjo perplasje dispozitash ligjore mendohet te eliminohet me miratimin e Kodit te ri te Familjes. 205. Keshtu, me 1 qershor 1996 hyri ne fuqi Kodi i Procedures Civile dhe pa ndryshuar ose shfuqizuar dispoziten e siperpermendur te Kodit te Familjes, rregullon ne menyre te ndryshme kompetencen e organit qe ka te drejte te percaktoje lenien e femijes per rritje dhe edukim ne fazen para zgjidhjes se marteses. Ne Kodin e Procedures Civile i lihet per kompetence te vendose se me cilin prind do te qendroje femija, deri ne zgjidhjen e marteses Seksionit per Shqyrtimin e Mosmarreveshjeve Familjare prane Gjykates se Rrethit. 206. Pra, sa me siper verehet se legjislacioni i familjes parashikon ne menyre te shprehur te drejten e prinderve per te mbajtur marredhenie personale me femijet e tyre dhe jo ne formen e te drejtes se femijes per te mbajtur marredhenie me prinderit e tij. 207. Projekti i Kodit te Familjes parashikon rastet kur femijet e mitur, ne pamundesi per te qendruar me prinderit e tyre, vihen ne kujdestari dhe gezojne mbrojtje te vecante nga shteti. Ne keto raste perfshihen edhe keqtrajtimet e femijeve nga prinderit, mungesa e kujdesit te tyre, heqja e autoritetit prinderor, etj. 208. Gjithashtu, Projekti parashikon rastet e lenies se femijes per rritje dhe edukim ne rast divorci dhe marredheniet qe ka femija me prindin tjeter. Nje rendesi merr dhe percaktimi i marredhenieve te femijes me prinderit gjate gjykimit te divorcit, ku ne Projekt eshte parashikuar gjykata si organi qe do te vendose per kete periudhe, si per menyren e realizimit te marredhenieve, per nevojat materiale te femijes dhe per vendbanimin. Projekti i le hapesire pjesemarrjes se femijes ne procedurat qe kane lidhje me interesat e tij, per te shprehur mendimin dhe ndjenjat e tij, si dhe ben te detyrueshem pjesemarrjen e psikologut ne gjykim. 209. Ne Projekt, eshte suprimuar organi i Keshilli i Kujdestarise, dhe i eshte dhene me shume vend rolit te gjykates ne mbrojtje te te drejtave dhe interesit te femijes. Projekti parashikon marredheniet qe duhet te kete femija me kujdestarin, te cilat jane te njejta si marredheniet e femijes me prinderit e tij. Kujdestari kujdeset per te miturin, e perfaqeson ate ne te gjitha veprimet juridike dhe administron pasurine e tij sipas dispozitave te Kodit mbi autoritetin prinderor. 210. Sipas Projektit, pergjithesisht i mituri i vene ne kujdestari jeton me kujdestarin, pervec kur gjykata vendos ndryshe. Projekti parashikon detyrimin e 43 gjykates qe para se te zgjedhe kujdestarin, duhet te degjoje dhe te marre ne konsiderate mendimin e te miturit qe ka mbushur moshen 10 vjec. Ne rast konflikti interesash, midis te miturit dhe prindit ose kujdestarit, gjykata cakton nje kujdestar te posacem, duke percaktuar dhe raportet e tij me femijen. D. Ribashkimi familjar (neni 10) 211. Ne kushtet e Shqiperise, ku nje perqindje e madhe shtetasish shqiptare ndodhen ne emigracion ne vendet fqinje e me gjere, do te ishte mjaft e rendesishme te garantohej hyrja e shtetasve shqiptare ne keto shtete per realizimin e takimeve te shume femijeve qe nje, ose te dy prinderit i kane te punesuar, ose per shkaqe te ndryshme ndodhen ne shtete te tjera. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise (neni 16), parashikon se te drejtat dhe lirite themelore si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetute per shtetasit shqiptare vlejne njelloj dhe per te huajt e per personat pa shtetesi ne territorin e Republikes se Shqiperise, me perjashtim te rasteve kur Kushtetuta e lidh ne menyre te posaçme me shtetesine shqiptare ushtrimin e te drejtave e te lirive te caktuara. Kjo eshte nje dispozite e pergjithshme qe gjen zbatim ne ligje te veçanta per fusha te caktuara te te drejtave dhe lirive te njeriut. 212. Gjithashtu, ne Kushtetute (neni 38-40) parashikohet e drejta e cilitdo qe te levize lirisht brenda territorit te shtetit si dhe jashte tij. Ndersa njeh te drejten e strehimit te te huajve ne Shqiperi, procedurat dhe kriteret, sipas Kushtetutes, rregullohen me ligj te veçante. 213. Aktualisht, hyrja e personave ne Republiken e Shqiperise dhe dalja prej saj, dhenia e strehimit dhe e lejes se qendrimit ne Shqiperi rregullohen nga Ligji Nr. 7939, date 25.05.1995 “Per migracionin”. Ne baze te ketij ligji, çdo shtetas shqiptar, i cili largohet nga territori i Republikes se Shqiperise, ka te drejte te rikthehet (neni 6). 214. Ky ligj, jo vetem per shtetasit shqiptar, por edhe per shtetasit e huaj krijon mundesine e qendrimit ne Shqiperi ne afate 3 mujore dhe 1 vjeçare, me te drejte riperteritje. 216. Ligji, per marrjen e lejes se qendrimit i krijon lehtesi personave qe jane bashkeshorte te shtetasve shqiptare, femijeve te tyre qe jane nen moshen 18 vjeç, ose personave qe jane ne ngarkim te tyre (neni 15). Me tej, ligji parashikon edhe rastin e familjeve te shtetasve te huaj, qe kane ardhur per arsye te ndryshme ne Shqiperi (studime, investime, punesim, etj). Ne kete rast bashkeshorti dhe femijet nen moshen 18 vjeç, ose personat qe jane ne ngarkim te personave te siperpermendur, pajisen me leje qendrimi, te vlefshme sa kohezgjatja e vlefshmerise se lejes se qendrimit te mbajtesit kryesor, duke paraqitur prova se ata mund te mbahen pa iu drejtuar fondeve publike. E. Kujdesi për fëmijët (neni 27, parag. 4) 44 217. Ne baze te Kodit Penal, mosdhenia e mjeteve te nevojshme per jetesen e femijeve nga personi, qe ne zbatim te nje vendimi gjyqesor detyrohet te jape, perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne nje vit (neni 125). 218. Ne kushtet e hapjes se Shqiperise ndaj botes, pas viteve 1990 -1991, shume prinder emigruan jashte vendit per te gjetur nje te ardhme me te mire. Ne shume raste emigrimi u shoqerua me prishje te familjeve, zgjidhje martesash, dhe shume femije mbeten pa ndihmen e duhur per tu shkolluar dhe jetuar ne kushte normale. 219. Megjithe vendimet e shumta gjyqesore te marra nga gjykatat shqiptare, te cilat percaktojne dhe detyrimin ushqimor te prindit qe eshte larguar në një shtet të huaj, nuk eshte arritur te ekzekutohen keto vendime. Kjo, per shkak te parashikimeve te legjislacioneve te huaja, te cilat kerkojne plotesimin e disa kushteve qe te njihen vendimet e gjykatave shqiptare ne vendet e tyre. Per kete problem eshte parashikuar si zgjidhje e plote lidhja e marreveshjeve dypaleshe ndermjet Republikes se Shqiperise dhe vendeve ku ka me teper emigrante shqiptare, alternative qe eshte parashikuar ne Kodin e Procedures Civile per zbatimin e vendimeve te dhena nga gjykatat e huaja (neni 393). 220. Ne kete kuader, Shqiperia ka ratifikuar marreveshjen me Ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise per ekzekutimin e ndersjellte te vendimeve gjyqesore dhe me Greqine, nderkohe qe eshte ne bisedime per te arritur nje marreveshje me Italine ku punojne nje pjese e mire e emigranteve shqiptare. 221. Projekti i Kodit te Familjes parashikon detyrimin per ushqim qe kane prinderit ndaj femijeve te tyre te mitur, si dhe detyrimin e personave te tjere ne mungese te prinderve. Prindet detyrohen te ushqejne femijet e tyre te mitur, kur keta nuk kane mjete te mjaftueshme per te jetuar. 222. Detyrimi per ushqim caktohet ne proporcion me nevojat e atij qe e kerkon dhe me mundesite ekonomike te atij qe detyrohet. Projekti i Kodit te Familjes nuk ka ndryshime te rendesishme ne raport me Kodin ekzistues, persa i perket detyrimit per ushqim ndaj te miturve. F. Fëmijët e privuar nga mjedisi familjar (neni 20) 223. Me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise garantohet perkujdesja dhe ndihma e shtetit per jetimet (neni 59/e). Gjithashtu, Kushtetuta parashikon mbrojtjen e veçante te femijeve nga shteti duke u shprehur ne menyre te pergjithshme. Ndersa, ne Kodin e Familjes parashikohet detyrimi i s htetit per rritjen dhe edukimin e femijeve te mbetur pa prinder dhe pa perkrahje (neni 10). 224. Ne Kodin e Familjes parashikohet e drejta e Keshillit te Kujdestarise t’i drejtohet gjykates dhe t’i kerkoje qe te vendose heqjen e femijes nga prinderit ne rastet kur prinderit nuk kujdesen per rritjen dhe edukimin e femijeve ose kur kete e kerkon interesi i femijes, dhe t’ia besoje per rritje dhe edukim nje institucioni 45 shteteror ose nje personi tjeter kur ky i fundit e pranon. Ne keto raste nuk pushojne te drejtat dhe detyrimet e tjera qe u takojne prinderve kundrejt femijes. 225. Ne Kodin e Familjes parashikohen edhe rastet kur femijet nuk jane nen kujdesin e prinderve, kur te dy prinderit kane vdekur ose nuk njihen, jane shpallur si te pagjetur, ose u eshte hequr zotesia per te vepruar. Keta femije vihen ne kujdestari, e cila duhet t’u siguroje atyre kushte te pershtatshme per rritjen, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e gjithanshem te tyre (nenet 102 dhe 103). 226. Keshilli i Kujdestarise, sipas Kodit te Familjes, ka te drejten jo vetem te emeroje nje kujdestar per femijen, por edhe dergimin ne institucione te posaçme per femije, ne konvikte, ne institucione shendetsore ose ne institucione te tjera (neni 105). 227. Ligji Nr.7710, date 18.05.1993 “Per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore”, me ndryshimet perkatese, percakton menyren e vendosjes ne institucione te perkujdesit shoqeror te femijeve jetime. Keto institucione, sipas ligjit mund te jene ne nivel lokal apo qendror. Ligji parashikon, gjithashtu, s herbimet shoqerore joqeveritare, te cilat mund te administrohen nga persona private dhe organizata jo - qeveritare, qe duhet te lidhin kontrate me Ministrine e Punes dhe te Çeshtjeve Sociale. 228. Kerkesa per vendosjen ne institucion te femijeve jetime ose te femijeve me paaftesi mendore dhe fizike behet nga kryetari i familjes, nga administratori shoqeror, ose komisioni ekspert -mjekesor kur institucioni varet nga pushteti lokal. Ne nivel qendror eshte Ministria e Punes dhe e Çeshtjes Sociale qe percakton menyren e vendosjes se tyre. 229. Ligji nr. 8153, date 31.10.1996 “Per statusin e jetimit”, konsideron si jetime personat nga 0-25 vjec: - te lindur jashte martese; - qe nuk kane gjalle asnjerin nga prinderit; - qe me vendim te formes se prere te gjykates u eshte hequr e drejta prinderore te dy prinderve ose njerit prej tyre dhe tjetri nuk jeton; - qe braktisen nga te dy prinderit dhe nuk u njihet identiteti i tyre. 230. Femijet jetime mbahen ne institucion deri ne moshen 14 vjec dhe ne rast se nuk kane mbaruar arsimin 8 vjecar deri ne moshen 17 vjec. Per ata qe mbarojne shkollen e mesme ose te larte dhe qe jetojne ne konvikt, shpenzimet e ushqimit perballohen nga Seksionet e ndihmes dhe te perkujdesit shoqeror prane organeve te pushtetit vendor, deri ne zenien e tyre me pune. 231. Gjithashtu atyre u sigurohet sherbimi shendetesor falas deri ne fillimin e marredhenieve te punes. Ligji parashikon nje sere lehtesirash ne mundesite per te gjetur pune, per strehim, ne emigracionin e organizuar nga shteti, apo per argetim. 46 232. Ne Shtepite e Femijes dhe te Foshnjes pranohen femije nga mosha 0 -6 vjeç dhe femije te moshes 6-14vjeç. Lidhur me kriteret e vendosjes se femijeve ne kujdestari nga ana e shtetit ne institucione ndiqet nje procedure e caktuar ligjore e percaktuar ne VKM nr 510 date 24.11.1997, “Kriteret e vendosjes ne institucionet rezidenciale te perkujdesit shoqeror dhe dokumentacioni i nevojshem per pranim” . 233. Ne institucionet e perkujdesit shoqeror per femije pranohen: a. Femije qe nuk kane asnje nga prinderit dhe nuk kane persona te tjere te afert qe marrin persiper vullnetarisht rritjen dhe edukimin e tyre. b. Femije te lindur jashte martese, te cilet per rrethana te caktuara nuk mund t`i rrise nena. c. Femije, prinderve te te cileve, te dyve ose njerit, kur tjetri ka vdekur u eshte hequr e drejta prinderorore me vendim gjykate dhe gjykata me vendim ka percaktuar vendosjen e tyre ne institucione. d. Femije, kur prinderit e te cileve te dy apo njerit kur tjetri nuk jeton, nuk eshte ne gjendje ekonomike ta mbaje, shtrohen ne spital, jane te denuar me burg. e. Femije te familjeve pa te ardhura apo me te ardhura te pamjaftueshme, ose qe kane kriza familjare, si divorc, martesa e rimartesa si dhe probleme te tjera te forta sociale. f. Gjithashtu, ne keto institucione mund te pranohen dhe femije te braktisur, prinderit e te cileve, kane emigruar ose do te emigrojne, jashte shtetit per arsye ekonomike. Ne kete rast vendosja e femijeve ne institucione te perkujdesit shoqeror behet per nje periudhe kohe deri ne permiresimin e kushteve social/ekonomike te prinderve. 234. Per vendosjen e femijeve te braktisur apo te familjeve me probleme sociale ne institucionet e perkujdesit per femije marrin inisiative: ? Te afermit ose prinderit e femijes; ? Kujdestare te femijes, kur nuk jane gjalle prinderit; ? Te interesuar te tjere, te autorizuar Drejtori i Shtepise se Lindjes; ? Seksioni Perkates i Ndihmes dhe Perkujdesit Shoqeror prane bashkise apo komunes si dhe institucione te tjera nepermjet Sherbimit Social Shteteror (SHSSH). 235. Per te vendosur femijet ne institucione te perkujdesit prane SHSSH funksionon komisioni i vendosjes, transferimit dhe largimit te femijeve nga institucionet. Ky komision shqyrton dokumentat perkatese te femijeve, te cilat jane: 1. Certifikate e lindjes se femijes 2. Fotografi 3. Certifikate familjare 4. Kopje e vendimit te gjyqit per heqjen e te drejtes prinderore 47 5. Deklarata e noterizuar e nenes ose ne pamundesi e drejtorit te maternitetit per braktisjen e femijes apo te kryetarit te bashkise, apo te komunes 6. Analizat shendetesore per SIDA, Hepatit, me te dhenat laboratorike dhe vaksinimet 7. Epikriza shendetesore e femijes 8. Dokumenti i shkolles. 236. Institucionet Rezidenciale te Perkujdesit per Femije ndahen ne institucione shteterore dhe ne institucione te perkujdesit per femije te menaxhuara nga fondacionet apo shoqatat, te cilat kane lidhur kontrata me Ministrine e Punes dhe Sherbimit Social Shteteror. 237. Qe nga viti 1966 e deri ne vitin 2000 ne Institucionet Rezidenciale Shteterore te Perkujdesit Social jane trajtuar: Institucioni Viti 1996 Shtesa ne 1997 Shtesa ne 1998 Shtesa ne 1999 Shtesa ne 2000 Tirane 0-3 vjeç 59 38 13 21 38 Korçe 0-3 vjeç 27 3 6 5 14 Shkoder 0-3 vjeç 32 7 11 6 15 Durres 0-6 vjeç 42 19 21 30 17 Vlore 0-6 vjeç 68 4 36 28 2 Shkoder 3-6 vjeç 38 4 4 4 2 Shkoder 6-14 vjeç 78 6 0 16 8 Tirane 6-14 vjeç 117 4 18 8 19 Sarande 6-14 vjeç 85 2 3 12 2 TOTALI 546 87 112 130 117 238. Femije te trajtuar gjithsej qe nga viti 1996 ne Institucionet Shteterore te Perkujdesit Social jane 992. 239. Aktualisht ne keto Qendra trajtohen: Qyteti Kapaciteti Nr i femijeve aktual Personeli Tirane 0-3 vjeç 50 femije 40 36 Korçe 0-3 vjeç 20 femije 17 16 Shkoder 0-3 vjeç 30 femije 30 25 Durres 0-6 vjeç 45 femije 40 30 Vlore 0-6 vjeç 40 femije 30 23 Shkoder 3-6 vjeç 50 femije 43 24 Shkoder 6-14 vjeç 100 femije 87 31 Tirane 6-14 vjeç 100 femije 91 38 Sarande 6-14 vjeç 90 femije 54 20 48 240. Institucione te menaxhuara nga fondacione dhe shoqata qe kane kontrate me Ministrine e Punes dhe Sherbimin Social Shteteror: Betania - Fushe/Kruje 0-14vjeç 36 femije 40 personel sherbimi Fshati SOS - Tirane 6-18vjeç 91 femije 100 punonjes Fillimet e Reja - Berat 6-14vjeç 10 femije 7 punonjes Vater e Ngrohte- -Gjirokaster 0-14vjeç 6 femije 9 punonjes Rreze Dielli - Tirane 0-14 vjeç 11 femije 10 punonjes Shtepia e Shpreses- -Elbasan 6-14 vjeç 28 femije 16 punonjes Ndihma e Wilhelmit -Elbasan 3-14 vjeç 28 femije 20 punonjes CEFA -Elbasan 6 -14 vjeç 10 femije 15 punonjes Misionaret e Bamiresise te Motrave te Nene Terezes -(Korçe) 0-3 vjeç 20 femije 10 punonjes -(Elbasan) 0-3 vjeç 20 femije 10 punonjes 241. Lidhur me personelin qe punon ne institucionet e perkujdesit per femije i kushtohet nje rendesi mjaft e madhe pergatitjes se tyre profesionale. Per marrjen e tyre ne pune ka kritere te percaktuara lidhur me figuren profesionale dhe morale te personave qe do te punojne ne kete sektor mjaft delikat. 242. Gjithashtu, ne menyre te vazhdueshme dhe te planifikuar zhvillohen seminare per azhornimin e tyre me metodat bashkekohore per rritjen dhe edukimin e femijeve. Seminaret zhvillohen ne bashkepunim me shoqata dhe fondacione te ndryshme qe punojne per kete qellim, nga eksperte te fushave mjekesore, pedagogjike, psikologjike dhe sociale. 243. Sipas Kodit te Procedures Civile kerkesa per vendosjen e kujdestarise i paraqitet gjykates nga te afermit e femijes se mitur dhe nga cilido qe merr njoftimin per mbetjen e femijes pa prinder, per lindjen e nje femije me prinder te panjohur dhe per çdo rrethane tjeter qe ligji kerkon vendosjen e kujdestarise (neni 351). 244. Ne Kodin e Procedures Civile jane parashikuar edhe dispozita te tjera, te cilat ne fakt i perkasin ligjit material dhe qe kane dale pavaresisht nga ekzistenca e 49 Kodit te Familjes. Ne disa raste hartimi i ligjeve te ndryshme dhe te pakoordinuara njeri me tjetrin ka sjelle probleme edhe ne zbatimin e tyre per raste konkrete. 245. Keshtu, Ligji nr.7650, date 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve” parashikon se gjykata qe deklaron te braktisur te miturin, cakton ne te njejtin vendim dhe menyren e sistemimit te te miturit, nderkohe qe Ligji per Statusin e Jetimit edhe per kete kategori femijesh vendos kritere me Vendim te Keshillit te Ministrave, duke injoruar ekzistencen e nje ligji qe vazhdon te jete ne fuqi. 246. Ka patur raste qe gjykata ne vendimin e saj ka percaktuar menyren e vendosjes se femijes, nderkohe qe Ministria e Punes dhe e Çeshtjes Sociale nuk e ka marre ne konsiderate vendimin e gjykates, duke e konsideruar kompetence te saj vendosjen e femijes ne institucion. 247. Projekti i Kodit te Familjes unifikon vendosjen e kujdestarise, duke percaktuar perfundimisht gjykaten si organin kompetent per rastet e parashikuara ne kete Kod. Duke patur ne konsiderate mbrojtjen e interesave te te miturve, Projekti parashikon afate te shkurtra dhe gjykimin me nje gjyqtar te vetem. 248. Sipas Projektit, femijet e mitur qe nuk jane nen kujdesin e prinderve per shkak se te dy prinderit kane vdekur ose nuk njihen, jane shpallur si te pagjetur, u eshte hequr autoriteti prinderor ose u eshte hequr zotesia per te vepruar, si dhe per cdo shkak tjeter te pranuar nga gjykata, vihen ne kujdestari dhe gezojne mbrojtje te vecante nga shteti. 249. Projekti parashikon dhe caktimin e kujdestarit nga prindi pasjetues, nepermjet testamentit ose me deklarate noteriale. Per te mbrojtur interesat e te miturit, sidomos ato pasurore. Projekti parashikon dhe mundesine e caktimit te nje kujdestari te posacem, kufijte e ushtrimit te kujdestarise te te cilit percaktohen me vendim gjyqesor. 250. Nje alternative tjeter per vendosjen e femijes nen kujdes eshte dhe ajo e familjes ushqyese. Per kete eshte hartuar nje projektligj per kujdesin ndaj te miturve ne nevoje (fostercare), i cili percakton rastet dhe procedurat e vendosjes se femijeve ne familje qe duhet te permbushin disa kushte te parashikuara ne kete projektligj. 251. Ne institucionet e perkujdesit per femije, ne pergjithesi, jetojne femijet deri ne moshe 14 vjeç, ndersa ne disa institucione te administruara nga fondacionet, perkujdesen per femijet deri sa ata te mbushin moshen 18 vjeç. 252. Femijet qe kane mbushur 14 vjeç, d.m.th. pas mbarimit te shkolles 8 vjeçare ndjekin shkollat e mesme me burse dhe jetojne ne konviktet e ketyre shkollave. Pas mbarimit te sholles se mesme, keta te rinj jetime e te braktisur, jane nen mbrojtjen e Statusit te Jetimit. Ne baze te ketij ligji, ata perfitojne ndihme ekonomike, strehim e pune nga bashkite dhe deri sa te gjejne shtepi ata jetojne neper konvikte. 50 253. Gjithashtu, statusi u siguron fëmijëve sherbim mjekesor dhe dentar falas. Punesimi i jetimeve behet me perparesi nga zyrat e punes. Ata perjashtohen nga taksat, ne rastin e emigracionit te organizuar nga shteti. G. Birësimi (neni 21) 254. Instituti i Biresimit ne te drejten shqiptare rregullohet nga Kodi i Familjes dhe ligji nr. 7650, date 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes “. 255. Meqenese ligji per biresimin e te miturve u miratua pas ratifikimit te Konventes se OKB-se per te drejtat e femijes, ai u hartua konform kesaj Konvente dhe Konventes se Hages mbi biresimin ndervendas, te 29 maj -it 1993, qe ne ate kohe ishte ende projekt. Ne pjesen hyrese te ligjit per biresimin e te miturve, sanksionohet parimi se, biresimi lejohet vetem ne rastet kur es hte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore (neni 1), duke patur parasysh edhe paragrafin e pare te nenit 21 te Konventes. 256. Ligji per biresimin e te miturve, kryesisht regullon biresimin ndervendas, sepse legjislacioni i meparshem nuk i pergjigjej me kushteve te reja ne te cilat ndodhej Shqiperia mbas viteve 90-te. 257. Ligji percakton, kryesisht proceduren administrative te procesit te biresimit te femijes. Ne zbatim te Konventes u krijua Komiteti Shqiptar i Biresimit si autoriteti kompetent qe pergatit gjithe dokumentacionin e nevojshem per biresimin e femijes brenda ose jashte vendit, para shqyrtimit ne gjykate. 258. Komiteti Shqiptar i Biresimit varet nga Keshilli i Ministrave dhe ka ne perberje te tij perfaqesues te ministrive me te rendesishme te lidhura me interesat e te miturit. Per te realizuar biresimin nga shtetas te huaj, Komiteti Shqiptar i Biresimit lidh marreveshje me organizma ose agjenci te specializuara per biresimin e femijeve ne vendet perkatese. Ky Komitet gjate aktivitetit te tij duhet te permbushe detyrimet qe rrjedhin nga konventat dhe marreveshjet nderkombetare, te kesaj fushe, te ratifikuara nga Shqiperia (neni 5,6). 259. Gjithashtu, Komiteti, midis dokumenteve te tjera per pergatitjen e dosjes per çdo biresim, kerkon edhe dhenien e pelqimit me shkrim per biresim nga prinderit biologjike dhe ata biresues, si dhe mendimin e te miturit per biresimin neqoftese ka mbushur moshen 10 vjeç (neni 7). 260. Ligji parashikon biresimin e femijes ne nje vend tjeter si alternative, duke detyruar Komitetin, fillimisht, te perpiqet te gjeje nje familje ne Shqiperi, para se te jape pelqimin per nje vater familjare te perhershme jashte vendit. 261. Komiteti Shqiptar i Biresimit mund te jape pelqimin per biresimin ndervendas vetem ne rast se i mituri nuk ka patur mundesi te biresohet ne 51 Shqiperi ne nje afat prej gjashte muajsh nga dita e regjistrimit ne listat e Komitetit (neni 8,11). Praktika e deritanishme e Komitetit Shqiptar te Biresimeve ka treguar se biresimit brenda vendit i eshte dhene prioritet edhe per shkak te kerkesave te shumta qe ka patur nga prinder shqiptare per te biresuar femije shqiptare. 262. Vendimi perfundimtar jepet nga gjykata (Seksioni per shqyrtimin e mosmarreveshjeve familjare), e cila shqyrton edhe njehere dokumentacionin e paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Biresimeve si dhe kerkon dhenien e pelqimit te prinderve biologjike dhe biresues para gjykates. Gjithashtu, gjykata degjon edhe mendimin e femijes kur ai ka mbushur moshen 10 vjeç (nenet 54,56 i Kodit te Familjes dhe neni 349 i Kodit te Procedures Civile). 263. Konform nenit 21/c te Konventes, ligji per biresimin e te miturve parashikon se biresimi nuk lejohet kur i mituri ne shtetin ku banojne biresuesit nuk gezon te njejtat te drejta qe njihen ne Shqiperi, ose kur arrihet ne perfundimin se biresimi eshte me pasoja te renda per te miturin. Konform nenit 21/d, ligji per biresimin e te miturve parashikon edhe denim me heqje lirie. 264. Sipas ligjit, pranimi, kerkesa per marrje, ose marrja e parave dhe e te mirave te tjera materiale nga ana e prindit, kujdestarit ose e çdo personi tjeter per vete a per te tretet ne procesin e biresimit te nje te mituri denohen deri ne pese vjet heqje lirie. Kjo dispozite u parashikua edhe per shkak te abuzimeve qe pati me rastet e biresimit te femijeve nga shtetas te huaj ne vitet 1990-1991, fenomen ky qe u favorizua edhe nga mangesite qe kishte legjislacioni ne ate kohe per biresimin ndervendas. 265. Rregullorja e Komitetit Shqiptar te Biresimeve parashikon ne menyre te detajuar proceduren administrative te biresimit dhe dokumentacionin e nevojshem qe bazohet ne nje studim psikologjik social, shpirteror, mjeksor, kulturor, etj. Sipas rregullores, duhet qe K.SH.B te beje nje pune paraprake me prinderit biresues, si dhe me femijen, kur ai eshte i rritur. Ne kete rast K.SH.B keshillon femijen me qellim qe te kuptoje konceptin e biresimit, i jep shpjegime per prinderit biresues, duke i treguar per jeten e tyre nepermjet fotografive, videos, letrave, etj dhe i siguron kontakt personal me prinderit biresues. 266. Ne periudhen midis majit 1994 dhe Shkurtit 1998, Komiteti i Biresimeve miratoi 298 biresime. Nga keto, 211 femije u adoptuan nga familje shqiptare dhe 87 femije nga te huaj. Shumica e femijeve te adoptuar nga te huajt (37) u sistemuan ne Itali, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes (31), ne France 14, ne Malte 4 dhe ne Austri 1. 267. Nga te biresuarit gjate kesaj periudhe, 151 ishin te seksit femer dhe 147 meshkuj. Persa i perket moshes se tyre, ne momentin e adoptimit, 43 ishin nen moshen 1 vjec, 224 ndermjet 2 dhe 6 vjetesh, ndersa 31 ishin ndermjet 7 dhe 16 vjetesh. 8 femije te biresuar ishin te paafte. 52 268. Me ligjin Nr 8624, date 15.06.2000, Kuvendi i Republikes se Shqiperise miratoi aderimin e Shqiperise ne Konventen e Hages “Per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimin per biresimet jashte vendit”, te dates 29 maj 1993. Kjo sjell angazhimin e Shqiperise per te pare nese legjislacioni mbi biresimin e te miturve vjen ne kundershtim me kete Konvente. Aderimi i Shqiperise ne Konventen e Hages u be ne nje moment te pershtatshem, kur dhe legjislacioni ne fushen e familjes po peson ndryshime te rendesishme. 269. Ne Projektin e Kodit te Familjes u perfshi dhe pjesa materiale e ligjit per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj, si dhe u bene ndryshime konform Konventes se siperpermendur. Projekti parashikon dhe periudhen e proves, per qendrimin e femijes me prinderit biresues, para se gjykata te marre vendimin perfundimtar per biresimin. Gjithashtu, Projekti i jep prioritet te drejtave te prinderve biologjike ne raport me prinderit biresues, para se gjykata te shprehet perfundimisht per biresimin. Keshtu, ne rast se prinderit biologjike kane dhene pelqimin per biresim dhe me vone e terheqin ate edhe mbas kalimit te afateve te parashikuara ne kete Kod, ne rast se nuk eshte dhene vendimi perfundimtar ata kane te drejte ta terheqin ate. H. Transferimi i paligjshëm dhe mos-kthimi (neni 11) 270. Sipas disa të dhënave të pjesëshme të Komitetit për Mundësi të Barabarta, rreth 4000 fëmijë janë larguar në emigracion të pashoqëruar nga prindërit (3000 në Greqi dhe 1000 në Itali). Kjo kategori fëmijësh e ndodhur në vende të tjera, larg familjes dhe kujdesit të saj, shpesh ndodhet përballë rreziqeve të shumta si keqtrajtimi, abuzimi fizik e seksual, përfshirja në format e këqija të punës, në trafiqe dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ka raste kur fëmijët shiten nga prindërit, ose shfrytëzohen nga rrjete mafioze e kriminale për qëllime fitimi. 271. Sipas këtyre të dhënave burimet e rekrutimit të fëmijëve për trafikim janë: ? Nga familje të divorcuara dhe me mungesë kujdesi familjar ? Nga familje me shumë fëmijë dhe në gjendje të vështirë ekonomike ? Nga familje fshatare që shpresojnë në ndihmën e fëmijëve ? Nga fëmijë të mbetur jetimë dhe pa kujdes ? Nga familje që prindërit u janë larguar për punësim jashtë shtetit ? Fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe janë marrë me lypësi e veprimtari tjetër të kundërligjshme edhe në Shqipëri 272. Kushtet e jetesës të të miturve të trafikuar në shumicën e rasteve janë të mjerueshme, punë e rëndë dhe me orar të zgjatur dhe pagesë minimale sa për t’u ushqyer. Këta fëmijë janë të preferuar për trafikantët, sepse u kushtojnë pak dhe përfitimi nga puna e tyre është gjithnjë e në rritje. 53 273. Rrugët e trafikimit të fëmijëve zakonisht janë të njëjta me ato të trafikimit të qenieve njerëzore, por përdoren nga trafikantët edhe dokumente false si kujdestarë apo prindër të tyre. Puna për riintegrimin e fëmijëve, kthimin në Shqipëri dhe kujdesi për ta paraqet vështirësi dhe kërkon një angazhim të gjithanshëm jo vetëm të institucioneve shtetërore, por edhe të organizatave ndërkombëtare e OJQ-ve, të cilat kanë programe për këtë qëllim e kanë nisur punën. 274. Legjislacioni shqiptar parashikon si krim të veçantë "trafikimin e njerëzve" të shprehur në trafikimin e njerëzve, trafikimin e femrave për prostitucion, e trafikimin e fëmijëve, si dhe vepra penale të tjera që lidhen me trafikimin e njerëzve siç është fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës, kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror, dhënia e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, dënimet për organizimin e prostitucionit dhe aktiviteteve të lidhura me të. 275. Kodi Penal shqiptar parashikon sanksione për vepra penale që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me trafikimin e njerëzve. Këtu përfshihen vepra penale të përmendura më lart, si dhe mbajtja, shfrytëzimi, financimi dhe dhënia me qira e lokaleve për prostitucion, rrëmbimin e personit si d he të fëmijës nën 14 vjeç, heqjen e paligjshme të lirisë së personit duke venë në rrezik jetën ose duke e shoqëruar me vuajtje të rënda fizike, rrahje, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhjen e dokumenteve të identifikimit, falsifikimin e dokumenteve të identifikimit, kërcënimin si dhe kryerjen e veprave penale në bashkëpunim nga organizata kriminale ose banda të armatosura. 276. Sipas Kodit Penal Shqiptar të gjitha sendet që shërbejnë apo janë caktuar të përdoren për kryerjen e veprave penale duke përfshirë çdo lloj objekti, të holla apo pasuri që rrjedhin nga një vepër penale apo shpërblim i dhënë apo i premtuar për kryerjen e saj, konfiskohen dhe kalojnë në pronësi të shtetit pas dhënies së dënimit për krimin. 277. Sipas legjislacionit shqiptar qytetarët e vendeve të huaja mund të dëbohen nëse kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri. Megjithatë dëshmitarët mund të përjashtohen nga dëbimi nga Shqipëria për interesa të shtetit si dhe nevoja për t`i patur si dëshmitare deri në përfundimin e çështjeve gjyqësore. Viktimat e trafikut kanë të drejtë të përfaqësohen nga një përfaqësues ligjor ose përfaqësues i pajisur me prokurë, kane të drejtë të kënë një përkthyes, i cili paguhet nga shteti, kane të drejtë për të folur dhe për t`u informuar mbi faktet dhe aktet si dhe mbi zhvillimin e procesit, me ndihmën e përkthyesit. 278. Aktualisht në Shqipëri nuk ka një ligj që të rregullojë mbrojtjen e dëshmitarëve. Ligji ekzistues nuk e ndalon mbrojtjen e dëshmitarëve, por mungesa e burimeve financiare dhe e personelit e bën të vështirë dhënien e mbrojtjes së përshtatshme. 54 279. Sipas Kodit të Procedurës Penale, personat e arrestuar apo të dënuar për një vepër penale që lidhen me trafikun e narkotikeve, prostitucionin dhe klandestinëve të cilët ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me organet e procedimit, nuk mund të dënohen më tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer. Në raste të veçanta këta persona mund të përjashtohen nga dënimi. Nje analizë e detajuar e legjislacionit shqiptar mbi keto ceshtje ka hapur rrugen per nje projekt per ndryshime ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise. Keto ndryshime te cilat priten te miratohen gjate vitit 2001, parashikojne nene me specifike per trafikimin e qenieve njerezore, perfshire ketu ne rradhe te pare femijet, si dhe sanksione te renda per autoret e ketyre veprave penale. 280. Ajo ç’ka eshte dhe me e rendesishme ne kete projektligj per ndryshime te Kodit Penal, ka te beje me bashkepunimin nderkombetar ne luften kunder ketyre fenomeneve, nepermjet marreveshjeve dypaleshe ose shumepaleshe ose aderimit ne marreveshjet ekzistuese. Ne kete kuader eshte parashikuar qe ne qytetin e Vlores, ne bashkepunim me shtetet e interesuara si Italia, Gjermania, Greqia etj, te ngrihet nje qender e fuqishme antitrafik, e cila te luftoje ne rradhe te pare trafikun njerezor, vecanerisht ate te grave dhe femijeve. 281. Një mbrojtje e vecantë u garantohet fëmijëve refugjatë në ligjin nr.3920 datë 21.11.64, "Për gëzimin e të drejtave civile nga të huajt dhe zbatimin e ligjit të huaj", ku garantohet gëzimi i të drejtave civile që i njihen shtetasve shqiptarë, si dhe në ligjin nr.8432, datë 14.12.1998, "Për azilin", duke garantuar mbrojtje dhe përkrahje te veçantë për fëmijët refugjatë, fëmijë të familjeve të varfëra, fëmijë që rrezikojnë të përfshihen në veprimtari kriminale, minorenë viktima të prostitucionit. 282. Per kete qellim në qytetet e vendeve të huaja, me përqëndrim të madh emigrantësh shqiptarë do të synohet të ngrihen Qendra Kulturore Shqiptare. Në mjediset e këtyre Qendrave do të ofrohen shërbime të ndryshme për fëmijët e emigrantëve, duke filluar nga kurset për mësimin e gjuhës shqipe e duke vazhduar me shfaqje e projektime filmash, lektorate të ndryshme, shërbime bibliotekare etj. I. Abuzimi dhe neglizhenca (neni 19), duke përfshirë rikuperimin fizik dhe psikologjik dhe riintegrimin social (neni 39) 283. Paragrafi 3 i Nenit 54 të Kushtetutës i njeh të drejtën fëmijëve të jenë të mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, nën moshën minimale për punën e fëmijëve (që sipas legjislacionit tonë është mosha 16 vjeç), që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal. 284. Ne baze te Kodit te Familjes, kur gjykata konstaton se prindi shperdoron te drejten prinderore ose tregon pakujdesi te rende ne ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon ne menyre te demshme ne edukimin e femijes, me vendim gjyqesor i hiqet e drejta prinderore (neni 76). 55 285. Ne Kodin e Familjes parashikohen rastet kur prindi te cilit nuk i eshte besuar femija per rritje dhe edukim pas zgjidhjes se marteses, nuk i gjen me vend veprimet ose masat e marra nga prindi qe ushtron te drejten prinderore, mund t’i drejtohet Keshillit te Kujdestarise per te marre masat e nevojshme (neni 68). Kodi i Familjes nuk specifikon llojet e veprimeve te kryera kundrejt femijes, por nga doktrina dhe praktika gjyqesore rezulton se behet fjale per veprime qe mund te jene te lidhura me keqtrajtimin e femijes, me dhunen fizike, fyerjen deri dhe abuzimin seksual. Problemi i keqtrajtimit dhe abuzimit te femijeve, per raste te caktuara, parashikohet edhe ne Kodin Penal ku shoqerohet dhe me masat perkatese te denimit. 286. Ne baze te Kodit Penal mosdhenia e mjeteve te nevojshme per jetesen e femijeve nga personi, qe ne zbatim te nje vendimi gjyqesor detyrohet te jape, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne 1 vit (neni 125). 287. Gjithashtu, Kodi Penal parashikon si veper penale braktisjen e femijes nen moshen 14 vjeç nga prindi, ose personi qe es hte i detyruar te kujdeset per te. Ne kete rast ai denohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet. Nese si pasoje e konsumimit te nje vepre te tille eshte shkaktuar demtim i rende i shendetit ose vdekja e femijes, denimet jane nga tre deri ne dhjete vjet burg (neni 124). Megjithate, Kodi Penal nuk parashikon sanksione ose masa denimi te vecanta per rastet e fyerjes, mosperfilljes, dhunes mendore ndaj femijes etj. Keto raste i nenshtrohen dispozitave te Kodit Penal si per te gjitha rastet e tjera. 288. Ne projektin e ndryshimeve te Kodit Penal, parashikohet si kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet kanosja serioze per hakmarrje, ose per gjakmarrje qe i behet personit te ngujuar duke penguar levizjen e lire te tij te femijeve a te miturve, qe per kete shkak qendrojne te ngujuar dhe braktisin shkollen. Ky ndryshim ne Kodin Penal eshte i rendesishem ne kushtet kur te miturit te ngujuar i mohohet e drejta e levizjes se lire, e informacionit, e drejta per arsim dhe ne menyre indirekte ushtrohet nje dhune mendore me pasoja per te miturin. 289. Keqtrajtimi i femijeve eshte sot nje nder problemet me te mprehta me te cilat ballafaqohet shoqeria shqiptare. Gjithnje e me teper po behet i pranishem realiteti i hidhur i keqtrajtimit te femijeve ne forma te ndryshme brenda dhe jashte familjes. 290. Një problem shqetësues i dhjetevjeçarit të fundit është gjakmarrja dhe hakmarrja, prej së cilës preken edhe fëmijët drejtpërdrejt ose indirekt, si autorë apo si palë e dëmtuar. Shumë të mitur janë të detyruar të mos ndjekin shkollën për shkak të këtij fenomeni. 291. Fëmijët e rrugës përfaqësojnë kategorinë më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve si keqtrajtimi, pasiguria, analfabetizmi, kequshqyerja etj. Margjinalizimi i kësaj kategorie ushqehet nga shumë faktorë 56 ekonomikë, socialë, kulturorë, arsimorë dhe familjarë. Sipas disa te dhenave te pjesshme vetëm në Tiranë janë identifikuar rreth 800 fëmijë të rrugës, të cilët ushtrojnë "profesionin" e lypësit, shitësit ambulant, të llu straxhiut etj. 292. Fëmijët e pambrojtur, jetimë dhe me prindër të divorcuar bien shpesh "pre" e shfrytëzimit dhe dhunimit në format më të larmishme. Këto kanë qenë objekt shkrimesh në media dhe lajme në TV dhe një pjesë e tyre të trajtuar nga shoqata bamirëse. 293. Fëmijët e përfshirë në punë dhe aktivitete të tjera fitimprurëse janë fëmijë të cilët e kanë braktisur përfundimisht shkollën, ndërsa të tjerë e frekuentojnë atë dhe kryejnë punë të ndryshme, kryesisht pas mësimit, duke u aktivizuar në ekonominë familjare ose aktivitete jashtë familjes. Ne praktiken gjyqesore te koheve te fundit, vihen re raste vendimesh qjyqesorete cilat nuk trajtojne siç duhet shkaqet qe kane sjelle keqtrajtimin e femijes ose anashkalojne, ne dëm te interesit te te miturit, situaten e krijuar ne familje. 294. Kodi Penal parashikon si veper penale rastet e marredhenieve seksuale, ose homoseksuale me persona ne gjini ose nen kujdestari. Ne baze te dispozites perkatese, kryerja e marredhenieve seksuale, homoseksuale, si dhe akteve te tjera seksuale, ndermjet prindit dhe femijes, vellait dhe motres, ose me persona qe ndodhen ne raporte kujdestarie apo te biresimit, denohet me burgim deri ne pese vjet. 295. Me projektin per ndryshimet e Kodit Penal, parashikohet qe per marredhenie homoseksuale, si dhe per akte te tjera seksuale masa e denimit te shtohet nga pese vjet ne 7 vjet. Me ndryshimet qe parashikohen pervec te tjerave, synohet te behet nje percaktim me i plote i dispozites. 296. Sipas nenit 54 te Kushtetutes, fëmijët (dhe këtu kihet parasysh si fëmijët mbi 14 vjec ashtu dhe ata nën 14 vjec) kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti. Problemi kryesor ne kete kuader nuk qendron ne mbrojtjen juridike te femijes, por ne realizimin efektiv te kesaj mbrojtjeje sidomos ne kushtet kur familjet jane shpesh teper te mbyllura dhe nuk lejojne njohjen e situates dhe marrjen ne kohe te masave mbrojtese dhe parandaluese ne interes te femijes. 297. Deri me tani ne Shqiperi nuk jane bere studime te mirefillta per te percaktuar llojet e keqtrajtimit te femijeve dhe statistikat perkatese. Ne nje nga studimet e bera ne kete drejtim eshte arritur ne konkluzionin se nje rol te rendesishem ne sensibilizimin e shoqerise ne teresi dhe te femijeve ne veçanti luan media e shkruar dhe ajo elektronike e cila duhet t’i vije ne ndihme prinderve dhe femijeve ne trajtimin sidomos te dhunes psikologjike apo neglizhencen, dukuri qe ne shumicen e rasteve qendrojne ne gjendje te fshehur. 298. Ngritja e qendrave te veçanta per te mbeshtetur femijet qe ndodhen ne situata te tilla do te jepte nje mbeshtetje emocionale dhe gradualisht do te çonte ne kapercimin e pasojave te keqtrajtimit nga ana e tyre. Me Vendimin e Keshillit te 57 Ministrave nr. 415, date 01.07.1998 “Per krijimin dhe funsionimin e Komitetit Gruaja dhe Familja”, parashikohet krijimi i Komitetit si strukture me vete ne varesi te Keshillit te Ministrave. 299. Legjislacioni shqiptar nuk ka parashikuar dispozita te veçanta, te permbledhura ne nje akt ligjor per trajtimin e femijeve, qe jane viktima te shfrytezimit, keqtrajtimit, tortures, etj, por keto masa i gjejme te shperndara ne ligje te veçanta, sipas rastit konkret. 300. Trajtimi i refugjateve qe vijne ne Shqiperi dhe masat qe merren per riintegrimin e tyre jane parashikuar ne ligjin qe ben fjale per refugjatet. Ndersa, ne Kodin e Procedures Penale parashikohet menyra e riparimit te demit jopasuror te rrjedhur nga vepra penale. J. Rishikimi periodik i vendbanimit (neni 25) 301. Sipas ligjit “Per Shendetin Mendor”, mbrojtja e shendetit mendor sigurohet nga strukturat e administrates shteterore dhe institucionet publike e private te caktuara per kete qellim. Shoqatat, fondacionet, organizatat bamirese, organizmat e tjere joqeveritare si dhe grupimet e pacinteve a familjareve te tyre ndihmojne ne mbrojtjen e shendetit mendor. 302. Trajtimi shendetesor publik per personat me zhvillim te vonuar dhe ata me crregullime mendore, perfshire edhe femijet, eshte falas. Kur personat jane nen 18 vjec dhe kurohen ne institucione private, shteti mbulon koston e shpenzimeve ne keto institucione te barabarte me koston ne institucionet shteterore. Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes se Mjedisit, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe ish-te Perndjekurve Politike percakton parimet baze te politikes rehabilituese dhe edukative per femijet dhe te rinjte me shkalle te ndryshme prapambetjeje mendore. 303. Nje shkolle e vecante funksionon per te gjithe femijet me prapambetje me te lehte mendore. Aty behet ekzaminimi periodik i trajtimit per te pare dhe shkallen e zhvillimit te tyre. Kjo shkolle varet nga Ministria e Arsimit dhe trajtimi i femijeve behet, perveç te tjerave, edhe ne drejtim te edukimit dhe arsimimit te tyre per te patur mundesine e integrimit ne shoqeri per aq sa e lejon niveli i tyre. 304. Ndersa per femijet me prapamendje te rende mendore funksionon nje Institut i vecante ku trajtohen keta femije. Ne kete Institut eshte programuar nje trajtim i veçante nga Ministria e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale nga e cila Instituti varet. Persa i perket femijeve qe vuajne nga semundje te renda psikike, ligji per shendetin mendor parashikon ekzaminimin periodik te trajtimit te ketyre femijeve dhe menyren e realizimit te ketij ekzaminimi. SHENDETI THEMELOR DHE MIREQENIA (Neni 6 paragrafi 2, neni 23, 24, 26, 18 paragrafi 3 dhe neni 27 paragrafet 1 -3) 58 A. Mbijetesa dhe zhvillimi (neni 6, parag 2) 305. Duke qene nje nga objektivat sociale, te parashikuar nga Kushtetuta, shteti i kushton nje rendesi te vecante mbijeteses dhe zhvillimit te femijes. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon nje mbrojtje te vecante te femijeve dhe te rinjve nga shteti. 1. Femijet, te rinjte, grate shtatzena dhe nenat e reja kane te drejten e nje mbrojtje te vecante nga shteti. 2. Femijet e lindur jashte martese kane te drejta te barabarta me te lindurit nga martesa. 3. Cdo femije ka te drejte te jete i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi dhe perdorimi per pune, e vecanerisht nen moshen minimale per punen e femijeve, qe mund te demtoje shendetin, moralin ose te rrezikoje jeten a zhvillimin e tij normal. (neni 54). B. Fëmijët e paaftë (neni 23) 306. Femijet me paaftesi mendore e fizike ne Shqiperi deri ne vitet 90-te trajtoheshin nga Ministria e Shendetsise dhe per pasoje kujd esin kryesor, institucionet perkatese, e perqendronin ne shendetin e femijeve. Duke patur parasysh kushtet e reja ne te cilat hyri Shqiperia mbas viteve 90-te, lindi domosdoshmeria e ndryshimit te trajtimit te kesaj kategorie femijesh dhe theksi u vu kryesisht ne integrimin e tyre ne shoqerine shqiptare. 307. E drejta shqiptare merr ne konsiderate objektivat e Konventes per kete kategori femijesh. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, kur trajton objektivat sociale, parashikon pergjegjesine dhe synimin e shtetit qe brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon te kujdeset per riaftesimin shendetsor, edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses. 308. Sipas Kushtetutes, permbushja e objektivave sociale nuk mund te kerkohet drejtperdrejte ne gjykate. Kushtet dhe masa e realizimit te ketyre objektivave percaktohen me ligje te veçanta. 309. Ligji nr. 8092, date 21.03.1996 “Per shendetin mendor”, parashikon politikat parandaluese per mbrojtjen e shendetit mendor si dhe institucionet qe i realizojne ato. Keto institucione ndahen ne institucione per personat me prapambetje mendore, te cilet merren me rehabilitimin, edukimin dhe kujdesin per kete kategori personash ku hyjne dhe femijet ne institucionet psikiatrike dhe rehabilituese, si spitalet dhe shtepite e kurimit (neni 4). Femijet me zhvillim mendor te vonuar dhe ata me çrregullime mendore trajtohen falas ne institucionet publike te kurimit, rehabilitimit arsimimit dhe edukimit. Kur femijet trajtohen ne 59 institucione private, shteti mbulon pjesen e shpenzimeve te barabarte me koston e trajtimit ne institucionet publike (neni 6). 310. Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale percaktojne parimet baze te politikes rehabilituese dhe edukative per femijet me shkalle te ndryshme dhe prapambetje mendore. Ne baze te Ligjit “Per shendetin mendor”, ne keto institucione, Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale duhet te caktoje punonjes sociale te cilet mbikqyrin trajtimin e pacientit nga pikpamja sociale dhe e mbrojtjes se tyre. 311. Duke vleresuar rolin e rendesishem te shoqatave, fondacioneve dhe ne pergjithesi te organizmave joqeveritare, ne pjesen hyrese te ligjit, ato jane konsideruar si partnere dhe ndihmes ne mbrojtjen e shendetit mendor. Nje kujdes te veçante ligji i kushton veçanerisht te semureve me çrregullime mendore duke i perfshire ne veprimtari dhe pune te ndryshme duke lehtesuar riintegrimin e tyre ne jeten shoqerore. 312. Ligji i ri i siperpermendur, ne permbajtje te tij eshte bashkekohor dhe ai i fut femijet ne kuadrin e trajtimit te gjithe personave qe futen ne keto kategori, dhe vetem ne dispozita te vecanta parashikon ne menyre te shprehur kategorine e femijeve. Ne dispozitat qe parashikojne lidhjet e personit me familjen, vendosjen e kujdestarit nga gjykata me kerkese te komisionit psikiatriko - ligjor dhe menyren e trajtimit te tyre, nuk behet diferencim per femijen. Por, ne nje dispozite percaktohet se parashikimet e ketij ligji per kete pjese jane te vlefshme edhe per kujdestarin ligjor te te miturit. Kodi i Familjes, per kete kategori personash qe kane nevoje per kujdestar pasi nuk jane te zote te veprojne parashikon procedure tjeter, duke ia dhene kompetencen e caktimit te kujdestarit Keshillit te Kujdestarise, (neni 110). Projekti i Kodit te Familjes e ka unifikuar duke ia lene gjykates te drejten e caktimit te kujdestarit edhe per kete kategori femijesh, sikurse dhe Kodi i Procedures Civile. 313. Fëmijët e paaftë dhe me zhvillim të vonuar janë një pjesë e komunitetit të gjerë të personave të paaftë në vendin tonë. Për trajtimin e fëmijëve me prapambetje zhvillimi dhe të paaftë ofrohen shërbime institucionale në qendra trajtimi dhe rehabilitimi si: Qendra rezidenciale të zhvillimit në disa qytete dhe Qendra Ditore të zhvillimit në Shkodër dhe në Lezhë. 314. Në këto institucione trajtohen rreth 250 fëmijë të cilët marrin shërbime sociale dhe shëndetësore. Kapaciteti i këtyre institucioneve është i kufizuar në raport me kërkesat e nevojat për këto shërbime. Për plotësimin e nevojave në këtë sektor një rol dhe kontribut të rëndësishëm luajnë fondacionet dhe organizatat joqeveritare, të cilat sigurojnë një gamë të gjerë shërbimesh duke sjellë ndryshime cilësore jo vetëm në konceptimin por edhe strukturën e shërbimeve të ofruara. 315. Sipas ligjit nr. 8092, datë 1.03.1996 "Për shëndetin mendor", në personat me çrregullime mendore, ku përfshihen dhe fëmijët, bëjnë pjesë: personat me probleme të funksionimit mendor, personat me p rapambetje mendore, personat 60 që paraqesin çrregullime mendore psikosociale. Personat me zhvillim mendor të vonuar dhe ata me çrregullime mendore, trajtohen falas në institucionet publike të kurimit, të rehabilitimit, të arsimimit dhe edukimit. Kur personat janë nën 18 vjeç dhe trajtohen në institucione private, shteti mbulon pjesën e shpenzimeve në masë të barabartë me koston e trajtimit të tyre në institucionet publike. Pra ligji u jep fëmijëve një përkrahje të veçantë duke u siguruar atyre një pjesë të financimit për ta, në rastet e vendosjes së tyre në institucionet private të përkujdesit social. 316. Legjislacioni shqiptar per kategori te caktuar te femijeve me paaftesi ka parashikuar kritere te vecanta. 317. Ligji nr. 8098, date 28.03.1996 “Per statusin e te verberve”, percakton pergjegjesite e shtetit dhe te shoqerise per kete kategori personash ku futen dhe femijet. Sipas ligjit, shteti dhe shoqeria marrin ne mbrojtje personat e verber dhe krijojne te gjitha kushtet per integrimin ne jeten normale nepermjet punesimit te tyre duke percaktuar profesionet qe i pershtaten gjendjes se tyre fizike, sigurimin e kushteve optimale te jetes, dhenien e fondeve per depistimin dhe ridiagnostikimin ne klinikat brenda dhe jashte vendit etj (neni 2). 318. Gjithashtu ligji sanksionon detyrimin e shtetit per te mbrojtur te verberit nga te gjitha llojet e shfrytezimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes dhe talljes. 319. Per te nxitur punesimin e kesaj kategorie personash, punedhenesi perfiton ulje te tatimit mbi fitimin te barabarte me perqindjen e fuqise punetore te verber (neni 6). 320. Ligji parashikon dhe mundesine e arsimimit falas te te verberve ne sistemin shteteror, por njekohesisht dhe integrimin e tyre ne arsimin e zakonshem te mesem ose te larte, shpenzimet e te cilit perballohen nga shteti. Shkolla e specializuar 8-vjeçare per te verberit ka funksionuar shume kohe para ketij Ligji, por ligji i fundit i siguron kesaj kategorie femijesh nje mbrojtje me te madhe si ne aspektin moral dhe ne ate financiar. Sigurimi shendetesor i femijes se verber behet nge shteti si dhe pagesa per mjekimin dhe medikamentet e nevojshme. Nje rol te rendesishem ne mbrojtje te te drejtave te te verberve luan dhe Shoqata e te Verberve te Shqiperise, e cila jep mendime si per hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit te lidhur me kete fushe dhe per menyren e zgjidhjes se problemeve te tyre. 321. Ne ligjin nr. 7889, date 14.12.1994 “Per statusin e invalidit”, jane perfshire kategorite e personave qe kane shkalle te ndryshme te paaftesise fizike, dhe te drejtat qe kane ata sidomos ne aspektin ekonomik, si sigurimi i nivelit ekonomik te nevojshem per te jetuar ne menyre dinjitoze, pune te pershtatshme, lehtesim nga pagimi i taksave, mundesi per kurim, arsimim dhe veprimtari çlodhese dhe argetuese. 61 322. Po t’i referohemi realitetit, ai eshte me pak favorizues nga parashikimet ligjore qe jane ne pjesen me te madhe te tyre favorizuese dhe ne nivelin e duhur per kushtet e Shqiperise, per kete kategori personash. 323. Persa i perket arsimimit te femijve me paaftesi mendore e fizike, ne ligjin nr. 7952, date 21.06.1995 “Per sistemin arsimor parauniversitar” eshte parashikuar nje kapitull per arsimin special publik, i cili trajtohet si pjese perberese e sistemit arsimor publik ne Republiken e Shqiperise. Sipas ligjit arsimi special publik synon te siguroje zhvillimin sa me te plote te mundesive te femijeve qe paraqesin paaftesi fizike, mendore ose emocionale, ne perputhje me nevojat e tyre dhe kerkesat per nje jete sa me dinjitoze. (neni 39). N.q.s eshte ne interes te femijes dhe me pelqimin e prinderve, arsimimi i ketyre femijeve kryhet falas ne institucionet arsimore publike. Ne kete rast shteti merr masa per sigurimin gradual te kushteve te nevojshme per realizimin e integrimit te tyre. Per femijet, kerkesat e te cileve nuk mund te plotesohen brenda sistemit shkollor te zakonshem, ngrihen klasa dhe institucione te posaçme, ku trajtimi i specializuar behet falas. (neni 40). Programet mesimore per femijet e paafte hartohen deri ne mbarim te arsimit te detyrueshem shkollor. 324. Megjithese ligji parashikon hapjen e degeve dhe kurseve per kualifikimin e kuadrove te arsimit special, kjo fushe le per te deshiruar, sidomos per trajtimin e femijve me paaftesi qe ndjekin sistemin e zakonshem arsimor. Per kete qellim jane bere perpjekje te vazhdueshme npr. seminareve dhe kurseve te kualifikimit edhe me ndihmen e OJQ-ve qe veprojne ne kete fushe, per ngritjen e kualifikimit te kuadrove. 325. Pervec percaktimit te statusit te invalidit ne pergjithesi, me ligjin nr 8626, date 22.06.2000, Kuvendi miratoi statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik. Nga ky ligj perfitojne te gjithe invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike, pavaresisht nga mosha, koha, vendndodhja e aksidentit dhe casti i sigurimit. Pra , ligji parashikon edhe trajtimin e femijeve te mitur, pavaresisht se nuk shprehet ne menyre te vecante per ta. 326. Gjithashtu, ligji percakton detyrimin e shtetit per t’u krijuar kushte te semureve paraplegjike dhe tetraplegjike, me qellim qe ata te marrin pjese ne jeten shoqerore njelloj si te tjeret, duke iu siguruar nje nivel ekonomik te nevojshem per te jetuar ne menyre dinjitoze, kushte banimi, jetese e pune te pershtatshme, si dhe u krijon mundesi normale per kurim, arsimim, veprimtari clodhese, ar getuese dhe sportive. 327. Personat juridike, shteterore ose private qe punesojne te semure paraplegjike dhe tetraplegjike, pervec kritereve te percaktuara ne ligjin nr. 7955, date 20.09.1995 “Per nxitjen e punesimit”, perfitojne per cdo vit kalendarik ulje tatimi mbi fitimin, te barabarte ne perqindjen e fuqise punetore te invalideve paraplegjike dhe tetraplegjike. 62 328. Ligji percakton detyrimin e shtetit per te marre masa per ngritjen e shkollave dhe te institucioneve per arsimimin, edukimin dhe rehabilitimin e invalideve paraplegjike dhe tetraplegjike. Gjithashtu, shteti e perjashton kete kategori personash nga pagesat per sigurimin shendetesor dhe u jep atyre te drejten e perfitimit falas te barnave per semundjen, pasoje e invaliditetit. Ligji gjithashtu parashikon edhe lehtesira te tjera per invalidet. 329. Ligji nr.7995, date 20.09.1995 “Per nxitjen e punesimit” ka parashikuar punesimin e personave me aftesi te kufizuar, kategori ku futen dhe femijet, per te cilet edhe ne kete ligj nuk ka kritere te veçanta, por zbatohen dispozitat e parashikuara edhe per personat e moshave te tjera me aftesi te kufizuar. Ligji parashikon politikat shteterore te punesimit, nje nga synimet e te cilave eshte dhe riaftesimi profesional dhe zhvillimi i formave te tjera te mbeshtetjes per punesimin e personave me aftesi te kufizuar. 330. Gjithashtu, sipas ligjit, shteti merr te gjitha masat e nevojshme, te mundshme e praktike, per te krijuar dhe zhvilluar brenda kuadrit te zyrave te punesimit sherbimet e specializuara te formimit profesional per personat me aftesi te kufizuar, qe kerkojne ndihme ne zgjedhjen dhe nderrimin e punes (neni 14). 331. Ligji per punesimin detyron punedhenesit qe ne 25 te punesuar njeri te jete me aftesi te kufizuar. Per te inkurajuar punedhenesin zyrat e punesimit kane te drejte te subvencionojne punedhenesin per te pajisur siç duhet vendin e punes te personit me aftesi te kufizuar. Te njejtat dispozita vlejne edhe per femijet invalide. C. Shëndeti dhe shërbimet shëndetësore (neni 24) 332. Kushtetuta ne nenin 55 sanksionon te drejten e shtetasve te gëzojnë në mënyrë të barabartë kujdesin shëndetësor shteteror. Sherbimi shendetesor ne Shqiperi rregullohet me ligjin nr. 3766, date 17.12.1963 “Per kujdesin shendetësor” me ndryshimet qe ka pesuar me vone me ligjin nr. 7718, date 03.06.1993 dhe Ligjin Nr. 7738, date 21.07.1993. 333. Ligji parashikon organizimin e sherbimit shendetësor ne institucione te ndryshme shteterore dhe private. Sipas ligjit kujdesi shendetsor shteteror sigurohet nepermjet edukimit shendetesor, kontrollit dhe masave profilaktike te pergjithshme, te veçanta dhe institucioneve perkatese, diagnostikimit, mjekimit dhe rehabilitimit te te semurit, etj. 334. Ligji nr 8167, date 21.11.1996 “Per sherbimin shendetesor stomatolog jik” me ndryshimet perkatese, parashikon realizimin e sherbimit shendetesor stomatologjik, profilaktik dhe mjekues me shpenzimet e buxhetit te shtetit. Sherbimet shendetsore stomatologjike jane ngritur prane institucioneve shkollore me pajisje te siguruara nga Ministria e Shendetesise. 335. Kujdesi shëndetësor tregohet që para lindjes së fëmijës, me lindjen e tij dhe në vazhdimësi. Kjo eshtë e lidhur me kujdesin që tregohet për nënën. Konkretisht 63 Kodi i Punës parashikon dhënien e lejes së paralindjes dhe paslindjes (neni 104 Kodi i Punës) dhe VKM nr. 397 datë 20.05.1996 "Për mbrojtjen e veçantë të grave shtatzëna dhe të amësisë". Për fëmijët deri në 1 vjeç shteti siguron dhënien e ilaceve falas. Vaksinimi i fëmijëve nga 0-15 vjec është i detyrueshëm për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse (Ligji 7761 datë 19.10.1993 "Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse"). Vaksinimi eshte falas. 336. Ligji nr. 8876 datë 4.4.2002 "Për shëndetin riprodhues" Neni 3 pika c, parashikon dhënien e shërbimeve për edukimin e fëmijëve, adoleshentët etj. Neni 7 i po këtij ligji parashikon mëmësi të sigurt që është e drejta e cdo gruaje të marrë kujdesin që i nevojitet për të patur një shëndet të mirë nga shtatzania dhe deri në lindjen e fëmijës. 337. Në po këtë ligj (kreu VI neni 37) theksohet se gjatë përdorimit të teknologjive riprodhuese të asistuara, nuk lejohet zgjedhja e seksit të ardhshem të fëmijës. Kjo ka lidhje edhe njëhere me parimin e mosdiskriminimit në bazë seksi. 338. Vdekshmëria foshnjore 0-12 muaj dhe ajo fëminore 0-5 vjeç, ka pësuar një ulje të vazhdueshme për këto dhjetë vitet e fundit. Aktualisht ajo është ulur 1/2 e nivelit të viteve 80-90. Por përsëri kjo vdekshmëri vazhdon të mbetet ndër më të lartat në Europë. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, sëmundjet e të porsalindurit dhe sëmundjet diarreike janë shkaqet kryesore të kësaj vdekshmërie. Kequshqyerja dhe deficiti në disa vitamina dhe mikronutriente si vitamina A, D, jodi, hekuri, mbetet ende një problem madhor. Kështu rreth 25% e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç në nivel kombëtar, vuajnë nga forma e mesme dhe e lehtë e kequshqyerjes, ndërsa 10% janë me formë të rëndë kequshqyerje. Kjo shifër është dy herë më e lartë në zonat verilindore të vendit. 339. Pamjaftueshmëria jodike e formës së rëndë është vërejtur në 63% të fëmijëve të grupmoshës 10-12 vjec. 340. Ne qytete ka njesi konsultore per gruan qe funksionojne me vete, por qe jane ne vartesi te qendrave shendetesore ose poliklinikave. E njejta gje funksionon edhe per konsultorin e femijes. Numri i konsultoreve ne qytete eshte 92 konsultore per grate dhe 157 per femijet. 341. Ne fshat konsultoret e nenes dhe femijes jane sherbime te perfshira ne qendrat shendetesore te komunave dhe, ose ne ambulancat e fshatrave. Numri i ambulancave (pra dhe i konsultoreve) ne fshatra eshte 1 300 dhe 530 konsultore ne qendrat shendetesore te komunave. Pra pervec ambulancave qe ofrojne kete sherbim, ekzistojne edhe qendra te shkeputura vetem per sherbimin e gruas dhe femijes. Te gjitha spitalet ofrojne sherbimet pediatrike dhe obstetrikegjinekologjike. 342. Numri i pergjithshem i mjekeve obstetrik gjinekologe eshte 194, i mjekeve pediater 214 dhe i pediaterve neonate 45. Raporti ndermjet obsteter-gjinekologeve 64 dhe grave eshte 1 obsteter per 412 gra. Raporti ndermjet pediaterve dhe femijeve eshte 1 pediater per 349 femije. 343. Nje rendesi te madhe ne fushen e kujdesit shendetesor ka dhe ligji nr 7761, date 19.10.1993 “Per parandalimin dhe luftimin e semundjeve ngjitese”. Sipas ligjit, ne raste te dyshimit te semundjeve ngjitese ne institucionet shkollore dhe parashkollore, mjeku i institucionit eshte i detyruar te njoftoje organet perkatese dhe te kujdeset qe semundjet te mos prekin femijet e tjere si dhe femijet e semure te marrin kujdesin e duhur shendetesor. 344. Per shmangien e ketyre semundjeve, behet vaksinimi i detyrueshem, qe sipas ligjit, perfshin moshat nga 0 -15 vjeç. Per çdo femije qe hyn per here te pare ne shkolle, detyrohet pajisja e tij nga institucionet shendetesore me nje dokument qe provon vaksinimin e tyre sipas kalendarit. 345. Persa i perket te ushqyerit me gji, Kuvendi i Republikes se Shqiperise ka miratuar ligjin nr 8528, date 23.09.1999 “Per nxitjen dhe mbrojtjen e te ushqyerit me gji”. Ky ligj ka per qellim te nxise dhe te mbroje te ushqyerit me gji, si dhe te rregulloje tregtimin e zevendesuesve te qumeshtit te gjirit per te ushqyerit e shendetshem te femijeve. Ligji detyron prodhuesit, qe etiketa e prodhimit te permbaje formulimin se “ushqimi i gjirit eshte ushqimi ideal per rritjen e shendetshme dhe per zhvillimin e femijes”. Gjithashtu, ligji detyron qendrat shendetesore, vendore dhe kombetare, te nxisin, te mbeshtesin dhe te mbrojne te ushqyerit me gji dhe te bejne publike mangesite e medha qe krijon te ushqyerit alternativ. 346. Sherbimet ne fushen e planifikimit familjar jane ngritur prane materniteteve sidomos ne Tirane, por roli qe luajne ato eshte ende larg nivelit te duhur sidomos per zonat e fshatrave ku ky sherbim pothuajse nuk njihet. Vitet e fundit kene filluar te funksionojne dhe organizma jo-qeveritare ne formen e shoqatave ose fondacioneve ne fushen e planifikimit familjar, por qe jane ende te pakta ne numer. 347. Persa i perket kujdesit ndaj grave para dhe pas lindjes, ne Kodin e Punes jane parashikuar dispozita te veçanta per mbrojtjen e tyre. Sipas Kodit te Punes, ndalohet puna per grate shtatzena gjate 35 diteve qe paraprijne daten e parashikuar per lindje, 60 dite pas femijes se pare dhe 42 dite pas lindjes. (neni 104). Te ardhurat qe perfitojne ne rast lindje jane percaktuar ne “Ligjin mbi Sigurimet Shoqerore”, sipas te cilit Kodi i Punes i njeh te drejten e lejes se parashikuar nga Ligji mbi Sigurimet Shoqerore edhe ne rast se gruaja bireson nje femije te porsalindur. 348. Ne projekligjin “Per shendetin riprodhues”, ne pjesen “kujdesi per shendetin riprodhues”, perfshihen dhe: ? sherbimet e planifikimit familjar; ? kujdesi per gruan para, gjate dhe pas lindjes; ? kujdesi per femijen 0-6 vjec; 65 ? informimi, edukimi dhe keshillimi per shendetin riprodhues. 349. Gjithashtu, projektligji percakton dhe nje sere te drejtash, lidhur me nenen dhe femijen, si e drejta per edukim ne fushen e te drejtave riprodhuese, e drejta per kujdes mjekesor dhe per sherbimet e nevojshme mjekesore, etj. Eshte menduar qe ne pjese te vecanta te tij projektligji te jete me shume deklarativ i cili nuk percakton se si funksionojne sherbimet e planifikimit familjar, si realizohet kujdesi per gruan, per femijen, etj. Te gjitha keto probleme dhe probleme te tjera te mundshme te cilat mund te verehen gjate dhe pas hyrjes se tij ne fuqi, sipas projektit, do te rregullohen me akte nenligjore te nxjerra nga Ministri i Shendetesise. 350. Ministria e Shendetesise ne bashkepunim me UNICEF ka ndermarre keto programe Kombetare: ? Nxitja e ushqyerjes me gji; ? Spitalet mig te femijeve; ? Administrimi i integruar i semundshmerise pediatrike MISP; ? Programi kombetar per vaksinimin; ? Programi kombetar per sistemin e alertit. Ministria e Shendetesise publikon keto botime periodike: ? Revisten Shendeti Riprodhues ? Revisten periodike ENTERNOUS 351. Më poshtë paraqiten disa të dhëna statistikore mbi shëndetin publik në Republikën e Shqipërisë. (Burimi INSTAT) Treguesit e vaksinimit - Selected indicators Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 Femije te vaksinuar per tuberkulozin 94 80 81 82 87 97 94 94 87 Infants immunized aginst tuberculosis Femije te vaksinuar per difterine 90 78 94 99 96.3 97 98 98.6 96 Infants immunized against diphtheria Femije te vaksinuar per tetanozin 90 78 94 99 96.3 97 98 98.6 96 Infants immunized against tetanus Femije te vaksinuar per pertusin 90 78 94 99 96.3 97 98 98.6 96 Infants immunized against pertussis Femije te vaksinuar per fruthin 85 80 87 76 81.2 91 92 95 90 Infants immunized against measles Femije te vaksinuar per poliomelitin 80 82 97 97 97 98 99.6 99.9 97 66 Infants immunized againstpoliomyelitis Vdekja Foshnjore Infant Mortality Rate VITET - YEARS Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 Numri i lindjeve 82125 77361 75425 67730 72179 72081 68358 61739 60139 57948 Number of Live births Numri I vdekjeve 2061 2547 2550 2401 2547 2162 1762 1387 1215 957 Number of deaths Vdekshmeria foshnjore(per1000 lindje) 28.3 32.9 32.8 35.4 28.3 30 25.8 22.5 20.5 18 Infant mortality Vdekjet Perinatale ( per 1000 L.B) 12.5 14.1 11.5 11.2 14.6 13.4 14.4 15.2 14.3 13 Perinatal deaths ne % Semundjet Respiratore 37.2 39.4 41.5 42.5 37.7 34.8 30.9 33.3 30.3 Respiratory diseases Semundjet gastrointestinale 9.1 10.5 9.4 11.1 13.1 7.7 8.1 9.3 8.8 Gastroinstinale diseases Semundje te te porsalindurit 9.9 11 11.1 10.9 13.3 19.8 22.6 23.9 24.7 New born diseases Semundje kongenitale 14.7 10 8.5 7.9 7.4 9.9 10.5 10.3 13.6 Congenital diseases Semundje infektive 7.4 4.5 5.2 5.4 4.5 4.9 6 5.9 4.5 Infection diseases Pa diagnoze 6.6 9.2 5.3 7.3 8.7 8.5 9.5 7.9 8.5 Without diagnosis STRUKTURA E VDEKSHMERISE FOSHNJORE INFANT MORTALITY STRUCTURE Emertimi 1994 1995 1996 1997 1998 1999 Item LINDJET E GJALLA 72179 72081 68358 61739 60139 57948 NUMBER OF LIVE BORN VDEKJET SIPAS GJINISE 2547 2162 1762 1387 1215 957 DEATHS BY SEX meshkuj 1390 1207 911 737 644 507 male femra 1152 931 825 628 571 450 female panjohur 5 24 26 22 … … … … … .. unknown VDEKJET SIPAS VENDBANIMIT 2547 2162 1762 1387 1215 957 DEATHS BY RESIDENCE qytet 759 654 597 457 413 353 urban fshat 1788 1508 1165 930 802 604 rural VDEKJET PER RRETH LINDJES 1040 966 984 937 851 733 NEONATAL DEATHS para lindjes 369 268 343 383 328 296 pre births gjate lindjes 161 121 128 90 70 46 during births pas lindjes - d.e 6 510 577 513 464 453 391 after birthsd. e6 67 AKTIVITETI I KONSULTORIT TE FEMIJEVE VITET – YEARS Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 Numri i konsultoreve te femijes 2890 2685 2480 2406 2268 2167 2167 2026 1661 1677 No. of child consultation qytet- urban 160 143 157 164 191 176 181 177 175 157 fshat - rural 2730 2542 2323 2242 2077 1991 1986 1849 1486 1520 Nr I vizitave ne konsultor ( ne mije) 8167 5860 4249 4070 2272 2009 2363 1669 1374 1222 Visit's number in consultation ( in thousand) Nr i vizitave ne konsultor fshat ( ne mije) 5319 3500 2297 2210 1510 1303 1269 1077 791 826 Visit's number in consultation ( in thousand) AKTIVITETI I QENDRAVE SHENDETESORE, POLIKLINIKAVE & AMBULANCAVE VITET – YEARS Emertimi - Item 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 Numri i institucioneve gjithsej 3302 3260 2967 3022 2733 2507 2437 2155 2253 2242 2241 Number of institutions total Qendra shendetesore -Health Centres 1046 1061 916 770 702 622 637 602 637 567 611 Ambulanca -Ambulances 2196 2139 1995 2191 1973 1832 1747 1500 1563 1624 1579 Poliklinika - Policlinic 60 60 56 61 58 53 53 53 53 51 TREGUES TE SHERBIMIT SPITALOR INDICATORS OF HOSPITAL SERVICE Emertimi 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 Item Spitale 51 51 51 51 51 51 51 Hospitals shtreter gjithsej 9661 10371 10319 10133 9480 10237 10197 Total beds shtrime gjithsej 28199 288856 289268 255203 250043 265321 260770 Total hospitalizations D. Sigurimi shoqëror, shërbimet dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijën (neni 26 dhe 18, parag. 3) 352. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon te drejten e kujtdo per sigurime shoqerore ne pleqeri ose kur eshte i paafte per pune, sipas nje sistemi te percaktuar me ligj. Kushtetuta parashikon, gjithashtu te drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj, per kedo qe mbetet pa pune, per shkaqe te pavarura nga vullneti i tij dhe qe nuk ka mjete te tjera jetese. Pra, Kushtetuta nuk i ka 68 trajtuar ne menyre te vecante te drejtat e femijeve ne fushen e perkrahjes sociale dhe te sigurimeve shoqerore. 353. Ne ligjet per perkrahjen sociale dhe sigurimet shoqerore, sikurse ne Kushtetute, te drejtat e femijeve jane te trajtuara ne kuadrin e familjes dhe te kategorive te personave qe perfitojne prej tyre. Sistemi i ndihmes dhe i perkujdesjes shoqerore parashikohet ne ligjin nr. 7710, dt 18.05.1993 “Per Ndihmen dhe Perkujdesjen Shoqerore”, ndryshuar me ligjin nr. 7886, dt 8.12.1994 dhe ligjin nr. 8008, dt 05.10.1995 si edhe me aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij nga Keshilli i Ministrave dhe Ministria e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale. 354. Ndihme ekonomike mund t’u jepet familjeve qe perkujdesen per nje ose me shume anetare te saj, duke perfshire dhe femijet, te cilet jane: - te verber - te paafte mendore; - me paaftesi te rende zhvillimi; - personi i paafte qe nuk mund te kujdeset per vetveten dhe per pasoje ka nevoje per ndihmen e nje personi tjeter, me kusht qe keta te paafte te mos kene te ardhura ose t’i kene ato te pamjaftueshme dhe te mos jene te vendosur ne ndonje institucion publik te perkujdesjes shoqerore. 355. Me Vendimin nr. 311, date 11.07.1994, ndryshuar me vendimin nr. 457, date 21.08.1995 dhe me Udhezimin nr. 12, date 16.06.1998, parashikohen rastet per perfitimin e paaftesise. Perfitim paaftesie marrin: - Te gjithe personat e lindur te paafte, ose qe jane bere te tille para moshes 21 vjec dhe deri ne moshen 24 vjec kur vazhdojne studimet e larta, te vertetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise per Pune. Pagesa e perfitimit te paaftesise behet nje here ne muaj, duke filluar nga muaji pasardhes pas dates qe Komisioni percakton paaftesine. Masa e perfitimit te paaftesise eshte 70% e vleres se pages minimale dhe ndryshon sa here qe ndryshon kjo page. Te drejten e perfitimit te paaftesise e humbasin te gjithe personat e paafte, te cilet jane vendosur ne qendra rezidenciale riaftesuese publike per aq kohe sa qendrojne ne keto qendra si dhe personat e paafte qe hyjne ne marredhenie pune. - Personat e paafte qe vazhdojne shkollen e mesme perfitojne dyfishin e pageses se paaftesise te percaktuar me lart dhe kur vazhdojne shkollen e larte perfitojne trefishin e pageses se paaftesise. - Personat e paafte, ne rastet kur ne zonat qe ata banojne mungojne sherbimet ditore apo arsimi special dhe Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise per Pune percakton se keta persona kane nevoje per asistence te panderprere, atehere nje anetar i familjes merr perfitim kujdestarie nese ai nuk ka te ardhura personale, masa e te ciles eshte 60% e vleres se pages minimale. Ky perfitim nuk merret ne rast se personi i paafte trajtohet prane qendrave ditore apo ne shkollat speciale. 69 356. Me ligjin per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore dhe me Vendimin nr. 307, date 24.05.1994 percaktohen sherbimet e perkujdesjes shoqerore. Sherbimet e perkujdesjes shoqerore perfshijne institucionet per personat e moshuar, per te paaftet fizike apo mendore, jetimet si dhe institucionet e tjera te ngjashme qe ndodhen ne vartesi te pushtetit qendror apo lokal. Keto sherbime perfshijne: - sherbimet jashte institucionit, si qendra ditore (per femijet me paaftesi mendore dhe fizike, femije te rruges), sherbimet ne shtepi, ndihmat emergjente; - sherbimet ne institucion per femijet jetime dhe te braktisur, femijet me paaftesi fizike dhe mendore, te paafte per t’u kujdesur per veten, etj. 357. Jetimet dhe personat e paafte pa asnje te ardhur pranohen pa pagese ne institucionet publike te perkujdesjes shoqerore. Shteti mbulon shpenzimet e mbajtjes se tyre ne institucion, si dhe nje kuote per shpenzime vetiake. Prinderit te cilet per arsye te ndryshme kerkojne te vendosin femijet ne shtepine e foshnjes e te femijes, marrin pjese ne shpenzimet e nevojshme ne raport me te ardhurat e tyre. 358. Personave qe jane vendosur ne institucionet publike te perkujdesjes shoqerore, mund t’u permiresohen kushtet e tyre kundrejt pageses per sherbime suplementare. Kerkesa per vendosje ne institucion per jetimet, individet me paaftesi fizike dhe mendore i drejtohet Keshillit te Rrethit, Bashkise ose Komunes sipas vartesise dhe behet nga kryefamiljari, nga administratori shoqeror, ose komisioni eksperto-mjekesor. Institucionet e perkujdesjes shoqerore mund te administrohen nga personat private dhe organizata jo -qeveritare ne baze te nje kontrate qe duhet te lidhin me Ministrine e Punes dhe Çeshtjeve Sociale. 359. Me Vendimin nr. 52, date 8.1.1996 te Keshillit te Ministrave “Per krijimin dhe funksionimin e Keshillit te Pergjithshem te Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale si edhe te Administrates se Pergjithshme te Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale”, qe ka dale ne zbatim te ligjit “Per ndihmen dhe Perkujdesjen Shoqerore”, eshte percaktuar organizimi dhe funksionimi i Keshillit te Pergjithshem te Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale dhe te Administrates se Ndihmes Ekonomike dhe Perkujdesit Shoqerore, i cili luan nje rol te rendesishem ne kete fushe. 360. Keshilli krijon Administraten, e cila kryen detyren e drejtimit te pergjithshem te politikes sociale ne fushen e ndihmes sociale dhe te sherbimeve sociale. Administrata e pergjithshme e Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale drejton sistemin e ndihmes dhe sherbimeve sociale, grumbullon te ardhura per kete qellim, financon projekte dhe programe te dorezuara dhe te administruara nga organet lokale, nga organizmat jo-qeveritare, nga donatore te huaj, me qellim perfitimin e ndihmes dhe te sherbimeve sociale. Administrata vepron nepermjet zyrave rajonale dhe lokale qe veprojne ne te gjithe vendin, per te zbutur varferine dhe per te siguruar sherbime te tjera nepermjet granteve te akorduara sipas programeve te ndihmes dhe sherbimeve sociale neper bashki dhe komuna. 70 361. Persa i perket perfitimit nga sigurimet shoqerore, femijet perfitojne ne forma te ndryshme sipas pozicionit ne te cilin ndodhen. Ne baze te ligjit nr. 7703, date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, femijet perfitojne nga sigurimi i detyrueshem kur jane te punesuar ne raste te paaftesise se perkoheshme ne pune per shkak semundjeje, invaliditeti, humbjen e mbajtesit te familjes, aksidenti ne pune dhe semundjeje profesionale, papunesie. Perfiton pension familjar nga personi qe vdes dhe qe perfitonte ose kishte kushtet per pension shteteror suplementar, jetimi, i cili eshte ne ngarkim te personit te siperpermendur ne masen 25 % te pages referuese sipas percaktimit te ligjit. 362. I siguruari qe merr pension invaliditeti kur ka femije ne ngarkim deri ne moshen 15 vjeç, merr nje te ardhur shtese familiare per çdo femije ne masen 5 % te pensionit baze, por jo me shume se 20 %. Pension familjar me rr jetimi kur provohet se ai ishte ne ngarkim te personit qe vdiq dhe ka nje moshe nen 18 vjeç, ose deri ne 25 vjeç ne qofte se studion, ose eshte i paafte per pune, para se te arrije moshat e mesiperme. 363. Jetimi ka te drejten e nje pensioni familjar edhe ne qoftese prindi qe jeton eshte i punesuar ose merr nje pension. Ne kete rast shuma e pensionit qe i jepet jetimit nuk kapercen 50 % te pensionit qe merrte ose qe do te merrte personi qe vdes. 364. Persa i perket te ardhures nga papunesia keto te ardhura jane nje shume baze qe siguron te pakten nje nivel jetese-minimal, çdo vit e indeksuar me vendim te Keshillit te Ministrave. Perfituesi me femije ne ngarkim deri ne moshen 15 vjeç merr nje shtese familjare per çdo femije ne masen 5 % te te ardhurave mujore nga papunesia, por jo me teper se 20 % per te gjithe femijet ne ngarkim. Kur njeri nga prinderit eshte ne marredhenie pune ose merr pension te plote, shtesa familjare pergjysmohet, d.m.th. 2.5 % per çdo femije deri 15 vjeç ne ngarkim, por jo me shume se 10 % per te gjithe femijet ne ngarkim. 365. Kur prinderit jane te divorcuar, shtesen familjare e merr prindi qe ka femijet ne ngarkim. Ne rast se prindi tjeter paguan detyrimin ushqimor, shtesa familjare jepet ne masen 2.5 %. 366. Ne Shqiperi, sidomos ne plan lokal, ekziston nje numer i konsiderueshem institucionesh dhe sherbimesh shteterore ose private, te cilat ndihmojne prinderit ne menyra te ndryshme. Prinderit qe ndodhen ne marredhenie pune, ose qe nuk kane mundesi te kujdesen gjate dites per femijet e tyre mund t’i lene nen kujdesin e personave te specializuar ne çerdhe, kopshte, dhe ne shkolla per ata femije qe kane arritur moshen perkatese. 367. Pas viteve 90-te ne vendin tone jane verifikuar dhe mjaft sherbime te tjera te specializuara te huaja ose shqiptare per kujdesin ndaj femijeve. Nje pjese e konsiderueshme e ketyre institucioneve dhe sherbimeve administrohen nga shteti ne perpjekje per te ofruar sherbime sa me bashkekohore dhe cilesore. Ne kete drejtim nje ndihmese kane dhene dhe O.J.Q.-te vendase dhe te huaja, qe me 71 projektet e tyre kane bere te mundur permiresimin e sherbimeve ekzistuese, ose krijimin e sherbimeve te reja. 368. Detyra e shtetit per te mbeshtetur prinderit ne permbushjen e detyrimeve te tyre kundrejt femijes shprehet edhe ne fushen e te drejtes se punes dhe te sigurimeve shoqerore. Keshtu, ne dispozitat e Kodit e Punes parashikohet perfitimi i pages per jo me shume se kater dite ne vit per punemarresin ne rast perkujdesje per femijet ne ngarkim. Gjithashtu Kodi i Punes i jep te drejten e pushimit te siperpermendur per tu kujdesur per femijen, si nenes ashtu edhe babait, duke konfirmuar dhe nje here pergjegjesine e perbashket ne edukimin dhe zhvillimin e femijes. 369. Projekti i ri i Kodit te Familjes, ne trajtimin e pergjegjesive prinderore, ka marre ne konsiderate te plote aktet nderkombetare, sidomos Konventen per te drejtat e Femijes dhe Rezolutat e Keshillit te Europes. E. Standarti i jetesës (neni 27, paragrafët 1 dhe 2) 370. Ne Kodin e Familjes, parashikohet pergjegjesia e prinderve per mirerritjen dhe edukimin e femijes (neni 7). Ligji parashikon dhenien e ndihmes ekonomike familjeve te shtetasve shqiptare te cileve u mungojne te ardhurat dhe mjetet e jeteses krejtesisht, ose i kane ato te pamjaftueshme. Ne rastet kur eshte e nevojshme dhe e mundshme, ne vend te ndihmes ekonomike, ose si shtese e saj, ofrohen sherbimet publike te perkujdesjes shoqerore. 371. Ndihma ekonomike u jepet familjeve te shtetasve shqiptare te cilet kane te ardhura te pamjaftueshme ose nuk kane te ardhura materiale jetese nga veprimtari te ligjshme te parashikuara ne ligj. 372. Ndihme ekonomike e pjesshme mund t’u jepet edhe familjeve bujqesore per te plotesuar te ardhurat e pamjaftueshme duke marre ne konsiderate gjate percaktimit te se drejtes se perfitimit te ndihmes ekonomike, burimet e te ardhurave te tyre nga: - toka (pervec tokes ne proces shfrytezimi); - bagetia, kafshet dhe shpendet; - vreshtat, kopshtaria dhe mbajtja e bleteve. 373. Ndihma ekonomike e plote dhe e pjesshme jepet periodikisht si pagese e menjehershme. Organi qe percakton masen e ndihmes ekonomike mujore per familjen eshte Keshilli i Bashkise dhe i Komunes. 374. Masa e ndihmes ekonomike mujore qe u akordohet familjeve, nuk mund te jete me e madhe se 100% e nivelit maksimal te ndihmes ekonomike te percaktuar nga Keshilli i Ministrave. Sasia e ndihmes ekonomike i jepet familjes, ne baze te 72 vendimit qe merret nga keshilli bashkise ose komunes, pasi jane analizuar nevojat e saj. Ndihma eshte: - e plote, per rastet kur mungojne te ardhurat krejtesisht; - e pjesshme, kur ploteson te ardhurat e pamjaftueshme ne baze te vendimit te keshillit te Bashkise ose Komunes. 375. Ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 620, date 6.11.1995 “Per dhenien e ndihmes ekonomike” parashikohet se per te percaktuar nivelin maksimal te ndihmes ekonomike te plote mujore, merret ne konsiderate niveli baze i pageses se papunesise. Niveli maksimal i ndihmes ekonomike te plote mujore qe perfiton familja nuk mund te jete me i madh se 250% te nivelit baze te pageses se papunesise. 376. Masa e ndihmes ekonomike te plote mujore per familjen perbehet nga dy pjese: - shuma baze e cila i jepet vetem kryefamiljarit dhe nuk mund te jete me e madhe se 95% e nivelit baze te pageses mujore te papunesise; - nje perqindje mbi shumen baze, per cdo anetar tjeter te familjes, si me poshte: 1. jo me shume se 100% e kryefamiljarit, nese anetari eshte mbi moshe pune, ose i paafte fizikisht a menderisht, 2. jo me shume se 20% e kryefamiljarit, nese eshte ne moshe pune, 3. jo me shume se 25% e kryefamiljarit, nese eshte nen moshen e punes. 377. Niveli maksimal i ndihmes ekonomike mujore te plote ndryshon ne perputhje me ndryshimin e nivelit baze te pageses mujore te papunesise. Ndihma ekonomike mujore e pjesshme qe perfiton familja eshte diferenca midis nivelit maksimal te ndihmes ekonomike mujore te plote dhe te ardhurave aktuale te familjes te siperpermendura. 378. Familja qe pretendon ndihme ekonomike perjashtohet nga perfitimi i ndihmes, neqoftese te pakten nje anetar i familjes ploteson nje nga kushtet e meposhtme: - eshte pronar i cdo lloj kapitali, me perjashtim te shtepise se banimit dhe tokes bujqesore qe shfrytezon; - eshte i vetepunesuar ose i punesuar te te tjeret; - eshte jashte shtetit per cdo arsye, me perjashtim te studimit ose kurimit mjekesor per nje periudhe per 6 muaj; - nuk eshte regjistruar ne zyren e punes si i papune dhe si kerkues pune, me perjashtim te anetareve te familjes bujqesore; 73 - refuzon pjesemarrjen ne pune, kur ajo i ofrohet nje anetari te afte per pune dhe ne moshe pune; - nuk ka paguar detyrimet ndaj shtetit ne periudhen kur ka qene i punesuar; - refuzon kualifikimin dhe rikualifikimin; - ndryshon vendbanimin, duke braktisur ne vendbanimin e vjeter pronat e tij dhe burimet e jeteses. Perjashtohen nga ky rregull personat qe ndryshojne vendbanimin per arsye te detyruara, ose te kerkuara nga shteti dhe kur perben rast te vecante, sipas vendimit te Keshillit te Komunes se vendbanimit te vjeter; - nuk terheq ndihmen ekonomike te akorduar brenda periudhes per te cilen jepet; - konstatohet se ndermerr veprime te qellimshme per te perfituar ndihme ekonomike, si shmangie e punesimit dhe e kualifikimit per punesim, dhurim spekulativ i kapitalit, deklarim jo real i kushteve te jeteses, etj. 379. Zyrat e punes, organet tatimore, Inspektoriati i Punes dhe Inspektoriati i Ndihmes Ekonomike, informojne Keshillat e Bashkive dhe Komunave per cdo familje qe perjashtohet nga perfitimi i ndihmes. Keshilli i Bashkise, ose komunes percakton periudhen e perfitimit ne perputhje me natyren e tij. 380. Periudha e perfitimit si rregull nuk e kalon afatin 1-mujor. Familja dhe personat qe perfitojne ndihmen, deklarojne se kushtet e tyre nuk kane ndryshuar ne menyre qe te perfitojne pagesen per periudhen pasardhese. Deklarimi shoqerohet me vertetimin e zyres se punes perkatese, se nuk ka mundesi punesimi. 381. Femijet e mbetur pa prinder dhe pa perkrahje rriten dhe edukohen nga shteti (neni 10). Sipas Kodit te Familjes, prinderit detyrohen te ushqejne femijet e tyre te mitur kur keta nuk kane mjete te mjaftueshme per te jetuar. Detyrimi per ushqim vazhdon edhe per kohen qe femijet ndjekin shkollen e mesme ose te larte deri ne moshen 25 vjeç. Prinderit nuk shkarkohen nga detyrimi per te ushqyer femijet e tyre edhe sikur tu jete hequr e drejta prinderore (neni 79,80). 382. Ne Kodin e Procedures Civile parashikohet se ne padine per shkurorezim kerkohet edhe detyrimi i bashkeshortit tjeter per te perballuar shpenzimin per ushqimin dhe edukimin e femijeve me perjashtim te rastit kur kjo do te veshtiresonte shqyrtimin e çeshtjes (neni 364). Ndersa ne Kodin e Familjes eshte percaktuar se me vendimin e zgjidhjes se marteses gjykata zgjidh edhe çeshtjen se cilit prind do t’i besohet femija per rritje dhe edukim dhe cili do te jete kontributi i nevojshem per rritjen dhe edukimin e femijes (neni 97,99). 383. Pra, Kodi i Familjes e percakton qarte se eshte e detyrueshme per gjykaten qe ne vendimin e zgjidhjes se marteses te vendose edhe per kontributin e nevojshem, qe duhet per rritjen dhe edukimin e femijes, nderkohe qe Kodi i Procedures Civile le shteg kur shprehet “me perjashtim te rastit kur kjo do te 74 veshtiresonte shqyrtimin e çeshtjes”. Kodi i Familjes parashikon detyrimin per ushqim qe prinderit kane ndaj femijes se tyre. Sipas ketij kodi, prinderit nuk shkarkohen nga detyrimi per ta ushqyer femijen e tyre edhe sikur t’u jete hequr e drejta prinderore (neni 79). Prinderit kane detyrimin te ushqejne femijen e tyre te mitur kur keta nuk kane mjete te mjaftueshme per te jetuar, detyrim ky qe vazhdon deri ne moshen 25 vjec, ne qofte se femija ndjek shkollen e mesme ose te larte (femija konsiderohet i mitur deri ne 18 vjec). 384. Ne rastin kur prinderit zgjidhin martesen, Gjykata ne vendimin e saj per zgjidhjen e marteses percakton edhe detyrimin ushqimor qe duhet te paguaje prindi, te cilit nuk i eshte lene femija per rritje dhe edukim. Kodi i Procedures Civile parashikon si detyrim edhe caktimin ne kerkese padi per zgjidhjen e marteses, te burimeve dhe te sasise se te ardhurave qe siguron cdo bashkeshort, nese kane femije te mitur, ose ndonjeri prej tyre eshte i paafte per pune (neni 358). Kjo dispozite detyron jo vetem bashkeshortet, por edhe gjykaten te percaktoje ne menyre te sakte dhe te detyrueshme te ardhurat e bashkeshorteve dhe ne raporte me te ardhurat e tyre dhe detyrimet qe ka prindi ndaj femijes. Ne qofte se keto detyrime nuk percaktohen qarte, atehere personat qe kane nevoje per ndihme financiare do te perfitojne nga ndihma sociale, sipas kerkesave te ligjit per te patur burime financiare te nevojshme per te jetuar. 385. Nga pushteti gjyqesor vitet e fundit vihen re dy te meta: a. detyrimi ushqimor qe akordon gjykata ne pergjithesi, nuk eshte i mjaftueshem per te siguruar rritjen dhe edukimin e femijes. Ne pjesen me te madhe te rasteve vendimet e gjykates nuk japin argumentet e nevojshme per te justifikuar percaktimin e mases se pensionit ushqimor. Ne raste te tjera ka veshtiresi te provohen te ardhurat qe siguron prindi, i cili nuk ka femijen ne ngarkim, por qe duhet te paguaje detyrimin per ushqim. Kjo ndodh per faktin se nje numer i konsiderueshem personash nuk regjistrojne aktivitetin e tyre sipas kerkesave te ligjit, ose nuk kane lidhur kontrate per punen qe kryejne. Sigurisht, kjo bie ndesh me interesat e te miturit per t’iu siguruar nje nivel jetese te mjaftueshem per zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirteror, moral dhe shoqeror. b. Gjykatat keto dy vitet e fundit, ne nje pjese te vendimeve te tyre nuk shprehen fare per detyrimin per ushqim, nderkohe qe ne Kodin e Familjes, i cili eshte ende ne fuqi, ky eshte nje detyrim. 386. Nga studimi i praktikes gjyqesore konkrete te 10 viteve te fundit rezulton se ka raste kur prindi ushtron veprimtari private por nuk paguan tatimet dhe nuk e deklaron kete aktivitet. Gjykata, ne rast se nuk ka dokumentacionin e duhur nuk vendos mbi bazen e nje burimi financiar. Po keshtu problematike eshte edhe emigrimi i shume prinderve (kryesisht burra) te cilet duke qene larg, kane zgjidhur martesen dhe nuk paguajne detyrimin ushqimor. Ne keto raste gjykata nuk mund te njohe burimet financiare reale te tyre dhe pergjithesisht vendos nje shume mbi bazen e pageses qe i jepet ne rastet e papunesise. Keto vendime mbeten te pazbatuara sepse prindi debitor nuk merr me pagese papunesie, pasi eshte larguar 75 dhe nuk ploteson kushtet e ligjit per ta perfituar, ose ne raste te tjera problem eshte moszbatimi i vendimeve, pasi organet kompetente te shteteve ku kane emigruar nuk i njohin vendimet e gjykatave shqiptare. ARSIMI, KOHA E LIRE DHE AKTIVITETET KULTURORE (nenet 28, 29 dhe 31) A. Arsimimi, duke përfshirë trajnimin profesional dhe administrimin (neni 28) 387. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise eshte sanksionuar parimi se kushdo ka te drejten per arsimim (neni 57). Fushë e rëndësishme e zbatimit të të drejtave të fëmijës është arsimi dhe shkolla, legjislacioni arsimor, veprimtaria mësimore-edukative në shkollë dhe jashtë saj. 388. Aspektet e ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar”, përfshijnë kërkesat e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të sipërpërmendura dhe të ratifikuara nga Shqipëria, në mënyrë të veçantë, të drejtat arsimore të fëmijës, sipas: nenit 26 te Deklarates Universale të të Drejtave të Njeriut; neneve 27-28 të Konventës për të Drejtat e Femijës, neneve 13-14 të “Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore”, nenit 18 të “Paktit ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike”, nenit 9-12 të Konventës Europiane “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore”, nenit 7 të Konventës ndërkombëtare “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial”, nenit 10 të Konventës “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave”, neneve 2-5 të Konventes “Për Luftën Kundër Diskriminimit në Fushën e Arsimit”. 389. Pergatitja e femijeve per te hyre ne arsimin e detyrueshem 8-vjecar, kryhet ne kopshte, drejtimi dhe administrimi i te cilave behet nga shteti dhe nga subjektet private. Ministria e Arsimit eshte organi pergjegjes per administrimin e kopshteve shteterore ne te cilat pranohen femije te moshes 3-6 vjec. 390. Tabelat e meposhtme nga Instituti i Statistikes - INSTAT, japin nje pasqyre te plote te sistemit parashkollor ne Republiken e Shqiperise per periudhen 1990 - 2000. 76 Viti shkollor School year Gjithsej Qytet Fshat Qytet Ne fshat Total Urban Rural Urban Rural 1990-91 130007 61192 68815 31820 5342 1991-92 108889 54573 54316 23823 1088 1992-93 81117 38055 43062 9047 162 1993-94 80395 32274 48121 4290 - 1994-95 80394 32650 47734 5448 - 1995-96 84536 34495 50041 6846 - 1996-97 84232 34389 49843 8726 - 1997-98 80418 33741 46677 8370 - 1998-99 81734 37013 44721 9173 - 1999-2000 80337 36600 43737 10185 - Femije ne kopshte gjithsej Ne kopshte me ushqim Total childrens With food NIVELI 0 - FEMIJE TE REGJISTRUAR NE KOPSHTE GJITHSEJ LEVEL 0 - NUMBER OF CHILDREN REGISTERED IN DHE ME USHQIM KINDERGARDEN AND WITH MEAL Viti shkollor School year Gjithsej Qytet Fshat Gjithsej Ne fshat Total Urban Rural Total Rural 1990-91 3426 804 2622 665 351 1991-92 3174 793 2381 384 69 1992-93 2784 676 2108 221 9 1993-94 2656 362 2294 111 3 1994-95 2668 334 2334 90 - 1995-96 2670 333 2337 93 - 1996-97 2656 338 2318 100 - 1997-98 2408 328 2080 100 - 1998-99 2330 382 1948 97 - 1999-2000 2111 380 1731 97 - With food Kopshte gjithsej Kopshte me ushqim Kindergardens NIVELI 0 - KOPSHTE GJITHSEJ DHE ME USHQIM LEVEL 0 - TOTAL NUMBER OF KINDERGARDEN AND WITH MEAL 77 Viti shkollor School year Me arsim Gjithsej Ne qytet Ne fshat te larte ne % Gjithsej Ne fshat Total In urban In rural As tertiary Total In rural education in % 1990 5664 2771 2893 5 23 24 1991 5440 2787 2653 5 20 20 1992 5081 2407 2674 5 16 16 1993 4578 1789 2789 4 18 17 1994 4428 1691 2737 4 18 17 1995 4416 1697 2719 6 19 18 1996 4463 1732 2731 8 19 18 1997 4116 1704 2412 7 20 19 1998 4092 1779 2313 10 20 19 1999 3806 1737 2069 15 21 21 Femije per nje edukatore Children/nursemaid ratio NIVELI 0 - EDUKATORE NE KOPSHTE DHE FEMIJE PER NJE EDUKATORE LEVEL 0 - NURSEMAIDS AND CHILDREN / NURSEMAIDS RATIO Numri i edukatoreve Nursemaids 78 1998/99 1999/00 1 - Grup-mosha 3-5 vjeç e popullsise 218696 214200 Age-grups 3-5 year of population - Meshkuj - Male 112766 110363 - Femra - Female 105930 103837 2 - Femije ne kopshte gjithsej 81734 80337 Total children - Meshkuj - Male 40784 39549 - Femra - Female 40950 40788 3 - Diferenca (1-2) femije qe nuk shkojne ne kopshte 136962 133863 Change (1-2) children not inkluding in kindergardens - Meshkuj - Male 71982 70814 - Femra - Female 64980 63049 4 - % e femijeve te regjistruar ne kopshte 37 38 In % registered children in kindergardens - Meshkuj - Male 36 36 - Femra - Female 39 39 Viti shkollor - School year NIVELI 0 - FEMIJE NE KOPSHT NE RAPORT ME GRUP-MOSHEN 3 DERI 5 VJEÇ TE POPULLSISE LEVEL 0 - NUMBER OF CHILDREN IN KINDERGARDEN, COMPARED WITH 3-5 YEAR AGE-GROUPS OF POPULATION 79 NIVELI 0 - ARSIMI PARASHKOLLOR SIPAS RRETHEVE VITI 1999/2000 LEVEL 0-PRE-PRIMARY EDUCATION BY DISTRICTS, YEAR 1999/2000 Rrethet Districts Kopshte Kindergardens Femije te rregjistruar Registered childrens Edukatore Nursemaids Gjithsej - Total Berati Bulqiza Delvina Devolli Dibra Durresi Elbasani Fieri Gramshi Gjirokastra Hasi Kavaja Kolonja Korca Kruja Kucova Kukes Kurbini Lezha Librazhdi Lushnja M. Madhe Mallakastra Mati Mirdita Peqini Permet Pogradec Puke Sarande Skrapar Shkoder Tepelene Tirane B. Tiranes Tropoje Vlore 2111 83 34 23 35 100 78 108 92 58 94 26 58 21 107 31 22 69 21 47 81 121 39 18 46 45 27 30 46 52 29 38 104 74 102 39 19 94 80337 3220 938 573 1761 2478 4135 5010 3781 1502 2009 599 2384 765 5407 1556 973 2604 1460 1979 2301 4040 938 725 1550 1049 754 1097 2695 1230 1045 1160 3770 1480 3037 5349 555 4428 3806 139 52 35 68 130 177 243 174 77 113 29 102 45 256 72 48 110 58 89 111 184 45 37 71 57 33 47 116 69 52 62 177 74 137 252 38 277 80 391. Legjislacioni arsimor shqiptar, ashtu si legjislacioni shqiptar në tërësi, është fryt edhe i përpjekjeve për ta përshtatur atë ndaj standarteve demokratike të legjislacionit ndërkombëtar, përkatësisht akteve të OKB-se dhe atyre europiane, si një shprehje e aspiratës mbarë-shqiptare për integrimin Euro-Atlantik. 392. Neni 122 i Kushtetutës së Republikes se Shqiperise përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara përbëjnë pjesë të sistemit të brëndshëm juridik dhe kanë epërsi mbi ligjet e vendit. Neni 1 i ligjit për Sistemin arsimor parauniversitar thekson se “Arsimi në Republikën e Shqipërisë është përparësi kombëtare”, “kryhet në përputhje me marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqiperise dhe respekton të drejtat e fëmijës dhe të të rriturve të sanksionuara në këto dokumenta”. 393. Në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, në Shqipëri kishte një sistem kombëtar arsimor të kompletuar me institucione arsimore të të gjitha niveleve nga ai parashkollor deri në institucione arsimore pasuniversitare. Treguesit sasiorë të zhvillimit të arsimit parauniversitar në vitin 1990 vlerësonin se e ndiqnin: arsimin parashkollor 56% të fëmijëve 3-5 vjeçarë, arsimin e detyruar 8-vjeçar 96-98% e nxënësve, që i përfshinte detyrimi shkollor, arsimin e mesëm rreth 70% të nxënësve që përfundonin klasën e 8-të. 394. Gjatë periudhës së tranzicionit një ndër dukuritë negative, që u shfaq në arsim, ishte fakti që, në grupmosha të ndryshme fëmijësh ulet ndjeshëm mundësia për të përfituar veçanërisht nga arsimi parashkollor dhe ai i mesëm, edhe në arsimin e detyruar 8-vjeçar ulet numri i nxënësve. 395. Treguesit statistikorë të regjistrimit të fëmijëve në institucionet arsimore në vitin 2000 janë përkatësisht: në arsimin parashkollor: 36% e fëmijëve 3 -5 vjeçarë, në arsimin e detyruar 8-vjeçar 543.967 nxënës dhe në atë të mesëm 102.971 nxënës. 396. Në vitin shkollor 2000-2001 kanë funksionuar 2002 institucione parashkollore (kopshte femijesh) me 80.443 femije dhe 3.749 mesuese parashkollore, nga 80.337 femije ne vitin shkollor 1999 -2000. Eshtë rritur përfshirja e 5000 fëmijëve. 397. Fëmijët përfshihen në arsimin e detyruar pasi mbushin moshën 6 vjeç. Fëmijët mund ta zgjedhin pjesërisht arsimimin apo formën e trajnimit në shkolla të veçanta të arsimit të detyruar, si ato të artit, por më shumë fëmijët realizojnë zgjedhjet e tyre në shkollat e arsimit të mesëm dhe të lartë. 398. Në vitin shkollor 2000-2001 funksionojne 1.820 shkolla 8-vjeçare dhe 1.395 shkolla vartëse, me 535.238 nxënës (prej të cilëve 259.931 femra) dhe 28.321 mësues. Është ulur përqindja e nxënësve që kanë braktisur shkollën 8- vjecare të detyruar: nga 3,01 % (16.730 nxënës) në qershor të vitit shkollor 1998 - 1999, në 2,6% (14.163 nxënës) në qershor të vitit shkollor 1999 - 2000. 81 399. Në vitin shkollor 1999-2000 në të gjithë vendin kanë funksionuar 388 shkolla të arsimit të mesëm (nga të cilat 43 shkolla teknike e profesionale), ku kanë studiuar 102.971 nxënës. Është rritur numri me 4.250 nxënës në krahasim me vitin 1998. Në vitin shkollor 2000-2001 kanë funksionuar 373 shkolla të arsimit të mesëm (nga të cilat 43 shkolla teknike e profesionale), me 107.435 nxënës. Ka një rritje prej 4.500 nxënësish në krahasim me vitin e kaluar mësimor 1999 - 2000. 400. Në vitin shkollor 2000-2001 janë tërhequr në arsimin e mesëm 63% të nxënësve, që kanë mbaruar arsimin 8- vjeçar ose 2% më shumë se në vitin mësimor 1999-2000. 401. Dispozitat ligjore mbi arsimin e detyrueshëm përfshihen në ligjin nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”. Ky ligj sanksionon në tërësi kërkesat, parimet dhe standartet e Marrëveshjeve Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht të të drejtave të fëmijëve, në fushën e arsimit. 402. Ky Ligj sanksionon: - të drejtën e barabartë të shtetasve të Republikës së Shqipërisë për t’u arsimuar ne te gjitha nivelet e arsimimit parauniversitar, pavaresisht nga gjendja sociale, kombesia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjendja shendetesore dhe niveli ekonomik (neni 3); - te drejten e pakicave kombetare per arsimim ne gjuhen amtare, per mesimin e historise dhe te kultures kombetare te tyre (neni 10); - te drejten e femijeve te moshes 3-6 vjec per arsimim parashkollor publik (nenet 17-19); - arsimin e detyruar publik, i njesuar dhe i pergjithshem ne gjithe territorin e Republikes, (8-vjecar, ne dy cikle 4-vjecare, fillor dhe te larte), (nenet 20, 22); - detyrimin e prinderve per dergimin e femijeve te moshes 1-16 vjec ne arsimin e detyruar (neni 24) dhe denimin per kundervajtje administrative me gjobe te prinderve, femijet e te cileve braktisin pa arsye arsimin e detyruar(nenet 59); - ndalimin e punesimit te femjeve te moshes se detyrimit shkollor dhe, ne rast te kundert, denimin e punedhenesit shteteror ose privat per kundervajtje administrative me gjobe (neni 60); - te drejten e shtetasve per arsimim ne shkollat e mesme publike, te pergjithshme dhe profesionale, pas perfundimit te arsimit te detyruar (nenet 26-28 dhe 33-37); - të drejtën e nxënësve për arsimim në kurse me lende me zgjedhje ne arsimin e mesem te pergjithshem publik (neni 31); - te drejten e femijeve me nevoja te vecanta per arsimim special publik falas dhe detyrimin e shtetit per sigurimin gradual te kushteve te nevojshme per kete qellim (neni 40); - të drejtën e fëmijëve, që përbëjnë raste të vecanta, për arsimim të detyruar pranë familjeve në rruge private (neni 49); - të drejtën e kuadrit arsimor publik për kualifikim (nenet 14,41); - të drejtën e shtetasve shqiptarë dhe të huaj për ndjekjen e arsimit privat, laik e fetar (nenet 43-48) dhe për kalim nga shkollat private në ato publike (neni 45); 82 - të drejtën e shtetasve për ndjekjen e strukturave plotësuese të arsimit (neni 50); - detyrimin e shtetit për të garantuar të drejtën e sigurimit të jetës dhe të veprimtarisë së mësuesve dhe të nxënësve, si dhe paprekshmërinë e institucioneve arsimore dhe të territoreve të tyre (neni 66); - synimin dhe misionin e arsimit para universitar shqiptar: per emancipimin shpirteror; progresin material dhe zhvillimin social te individit (neni 2); per zhvillimin e aftesive intelektuale, krijuese, praktike e fizike dhe te personalitetit te nxenesve ne arsimin e detyruar publik (neni 21); për zhvillimin në menyrë të plotë dhe harmonike të personalitetit të nxënësve në arsimin e mesëm publik (neni 26). 403. Statistikat e fundit në Ministrine e Arsimit dhe Shkences per numrin e shkollave te sistemit parauniversitar, per vitin 2000 -2001 jane: Institucione: publike: private: - Kopshte 1852 55 - Shkolla 8-vjeçare 1798 55 - Shkolla të mesme 375 32 404. Persa i perket arsimit te mesem publik, ky arsim organizohet sipas niveleve te ndryshme te shkollimit, dhe dallimeve te permbajtjes dhe te profileve profesionale, ndersa per fusha specifike, si ato artistike, social kulturore etj funksionojne shkolla te mesme publike te veçanta (neni 27,32). 405. Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe i mësuesëve në 10 vitet e fundit: Institucionet: N x ë n ë s M ë s u e s Viti: ‘90/91 Viti: “00/01 Viti:’90/91 Viti: ‘00/01 Kopshte: 130.000 78690 5664 3547 Shk.8-vjeçare: 557000 528 733 28798 27672 Shk. të mesme: 206 000 117623 9708 5720 83 406. Bursa te dhena 10 vitet e fundit: Institucionet: Numri i bursave: Viti ‘90/91 Viti ‘00-‘01 Shkolla 8-vjeçare: 430 40 Shkolla të mesme: 450 2500 407. Ligji parashikon detyrimin e femijeve te moshes 6 vjeçare deri ne moshen 16 vjeçare per te ndjekur arsimin e detyruar, i cili zgjat jo me pak se 8 vjet. Prinderit jane te detyruar t’i dergojne femijet e tyre, te cilet i perfshin detyrimi shkollor, ne institucionet publike ose private te arsimit te detyruar. 408. Masat, për të realizuar pjesëmarrjen sa më të madhe të nxënësve në procesin mësimor, janë në tre drejtime: 1. për krijimin e kushteve të përshtatëshme objektive, 2. për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të prindërve për rëndësinë e mësimit dhe të shkollës, si dhe 3. masa detyruese e shtrënguese apo sanksione. Së pari, krijimi i kushteve objektive të përshtatshme. Ministria e Arsimit dhe Shkences, drejtoritë arsimore të qarqeve dhe rretheve, si organe të saj vartëse, në bashkëpunim me Organet e pushtetit vendor, kanë marrë një radhë masash të tilla, si: - Vendosja e transportit publik të posaçëm dhe me tarifa të reduktuara për mësuesit dhe nxënësit e shkollave publike. Kjo aplikohet sidomos për at o zona, ku një pjesë e nxënësve e kanë larg shkollën. - Grupimi i disa shkollave publike në bazë zone. Si pasojë e imigrimit të brëndshëm, e lëvizjes së një përqindjeje të konsiderueshme të popullsisë nga zonat 72.4 55.5 61 63 0 10 20 30 40 50 60 70 80 1990 1995 1999 2000 Vitet % e terheqjes ne ars.mes %terheqjes ne ars.mes 84 rurale, sidomos nga zonat malore e kodrinore, drejt qendrave urbane, sidomos pranë qyteteve bregdetarë, vihet re fenomeni se në fshatra e zona të caktuara, sidomos veri-lindore, por dhe në disa zona të tjera malore, kanë mbetur aq pak fëmijë (nxënës) saqë është e pamundur që të qendrojnë e funksionojnë shkolla të arsimit të detyrueshëm në cdo fshat, si disa kohë më parë. Për këtë arsye, fëmijët (nxënësit) e mbetur të shkollave të disa fshatrave janë grumbulluar në një shkollë në bazë zone, duke iu krijuar atyre lehtësira për transport. Grupimi, në këtë mënyrë, i disa shkollave në bazë zone krijon mundësi edhe për zhvillimin në nivel cilësor të procesit mësimor, sepse klasat nuk janë kolektive (me nxënës të klasave të ndryshme), sigurohet më mirë baza materiale didaktike e nevojshme, etj. - Akordimi nga shteti i një kuote bursash. Nëpërmjet tyre është bërë e mundur që të rritet pjesëmarrja e fëmijëve në procesin mësimor. Kjo sepse një kontigjent fëmijësh, nga familjet me gjendje ekonomike jo të mirë dhe që, për këtë arsye, do ta kishin të pamundur vazhdimin e shkollës, përkundrazi me bursat e akorduara arrijnë të ndjekin procesin mësimor. - Mësues dhe programe të posaçme për fëmijë të ngujuar dhe me probleme shëndetësore. Këto masa përcaktohen në aktin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences të datës 31 Korrik 1996 “Dispozita Normative për Shkollat Publike”, neni 11: Nxënësi, që përfshihet në detyrimin shkollor, në raste të veçanta, kur aksidentohet ose sëmuret rëndë, merr mësime në shtëpi, sipas një programi të posaçëm dhe me mësues të caktuar nga Drejtoria Arsimore. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për fëmijët (nxënës) të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, sidomos në Shqipërinë Veriore. - Shtrirja dhe përhapja e kopështëve dhe e shkollave private është një faktor tjetër që rrit pjesëmarrjen e nxënesve në procesin mësimor. Kjo është bërë e mundur në sajë të lëshimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkences të një numri në rritje të licensave përkatëse (sigurisht në bazë të përmbushjes së kushteve dhe standarteve përkatëse ligjore) subjekteve, që dëshirojnë të zhvillojnë arsimin privat. Së dyti, masat për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve (nxënësve) dhe të prindërve. Këto masa synojnë që fëmijët dhe prindërit e tyre të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e shkollës dhe të arsimit në progresin e secilit dhe të shoqërtisë në tërësi, të bëhen të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në procesin mësimor, e vazhdimit dhe e përfundimit të paktën të arsimit të detyruar. Këto synime realizohen përmes punës pedagogjike të mësuesëve me femijet dhe me komunitetin e prindërve, përmes forumit të zgjedhur të Këshillit të prindërve pranë shkollës, përmes bashkëpunimit të shkollës me komunitetin e shoqërisë civile, etj. Gjithë kjo punë është e fokusuar më shumë me femijët e larguar dhe me prindërit e tyre, me qellim kthimin e femijëve të larguar në shkollë. Së treti, aplikimi i sanksioneve ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve braktisin shkollën. Këto masa aplikohen në bazë të ligjit nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”. Neni 59 i këtij ligji parashikon dënime për kundërvajtje administrative me gjobë nga 5.000 lekë deri 50.000 lekë, për prindërit, 85 fëmijët e të cilëve mungojnë pa arsye në shkollë ose e braktisin atë. Ky ligj parashikon sanksione për punësimin e fëmijëve, q ë përfshihen në detyrimin shkollor, pasi ky punësim është një nga arsyet e mungesave dhe të largimit të fëmijëve nga shkolla. Konkretisht neni 60 i këtij Ligji sanksionon dënimin për kundërvajtje administrative nga inspektori i punës me gjobë nga 100.000 l ekë deri 200.000 lekë, të punëdhënësve, shtetërorë ose privat, që punësojnë fëmijë të moshës së detyrimit shkollor. Masat e ndermarra ne menyre qe disiplina shkollore te zbatohet ne menyre te pajtueshme me dinjitetin njerezor te femijes dhe ne perputhje me kete konvente. 409. Masat për shkeljen e rregullores së procesit mësimor përcaktohen në “Dispozitat Normative për Shkollat Publike” të datës 31 Korrik 1996 të Ministrise se Arsimit dhe Shkences, të cilat përfaqësojnë një akt nënligjor shumë të rëndësishëm për procesin mësimor. Ato përcaktojnë normativat konkrete të procesit mësimor-edukativ, përfshirë të drejtat dhe detyrat e nxënësve dhe të mësuesëve, që përshkohen edhe nga fryma e dokumentave të tilla të rëndësishme, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB dhe Konventa e të Drejtave të Fëmijës e OKB. Për nxënësit dhe mësuesit, kur ata nuk realizojnë detyrat e tyre dhe shkelin rregulloren e procesit mësimor, atëhere merren masa disiplinore, krahas dhe pas një pune edukative të vazhdueshme. 410. Masat për nxënësit, që parashikohen në këto “Dispozita Normative për Shkollat Publike” dhe që aplikohen në shkolla, janë: a.- Këshillim, b.- Vërejtje - kompetencë e mësuesit kujdestar, c.- Paralajmërim për përjashtim nga shkolla, d.- Përjashtim nga shkolla - kompetencë e drejtorit të shkollës. 411. Masat për mësuesin, kur shkel rregulloren e procesit mësimor, janë që nga këshillimet e vërejtjet deri në pezullime e largim nga puna, por ato bazohen në Kodin e Punës (neni 37 dhe sipas nenit 13.2) dhe duhet parashikohen në Kontratën Kolektive. 412. Ligji nr. 8387, date 30.07.1998, i cili ndryshoi ligjin per sistemin arsimor parauniversitar ne pjesen e sanksioneve, parashikon se prinderit qe nuk dergojne ne shkolle femijet e moshes 6-16 vjeç, ose kur keta mungojne pa arsye ne shkolle, apo e braktisin ate denohen per kundravajtje administrative me gjobe nga 1000 deri ne 10 000 leke. 413. Kur nxenesi mungon ne mesim pa arsye 30-50 % te kohes ne dy muaj te njepasnjeshem, masa e gjobes eshte 1000 deri 3000 leke dhe ne rast perseritje gjate po atij viti gjoba behet 5000 leke. Kur nxenesi mungon pa arsye mbi 50% te kohes ne dy muaj te njepasnjeshem masa e gjobes eshte 5000 deri 7000 leke dhe ne rast perseritje, ose braktisje te shkolles, gjoba behet 10 000 leke. 414. Vendimi i gjobes jepet nga kryetari i bashkise ose i komunes, sipas propozimit te drejtorit te shkolles. Kunder vendimit te gjobitjes mund te behet 86 ankim, brenda 10 diteve nga dita e shpalljes se njoftimit, ne gjykaten e rrethit ku eshte kryer kundervajtja. Perjashtohen nga gjoba ata prinder, femijet e te cileve jane regjistruar ne nje shkolle jashte vendit. Por, po ti referohemi realitetit, keto sanksione kane mbetur pothuajse te pazbatuara. Numri i femijeve qe nuk ndjekin arsimin e detyruar eshte rritur si per shkak te levizjes se familjeve nga zonat rurale ne zona ku nuk ka patur me pare banore dhe per pasoje as shkolle, edhe per shkak te futjes ne pune te femijeve, sidomos ne zonat rurale. 415. Shteti, ne institucionet arsimore publike u siguron falas nxenesve mjediset mesimore, bazen materiale dhe personelin mesimdhenes. Institucionet shkollore kane pesuar demtime te medha ne periudhen 1990-1992 dhe ne ngjarjet e vitit 1997 te cilat i shtuan keto demtime. 416. Për këtë qellim janë realizuar investime të konsiderueshme gjatë vitit 2000: 1.5 miliard lekë nga buxheti i shtetit, 1 055,138 milion lekë në 12 prefekturat, me të cilat u plotesuan nevojat per rikonstruktimin dhe ndërtimin e objekteve shkollore. 417. Konkretisht është realizuar kjo rritje e investimeve: Veprimtaria Viti 1999 Viti 2000 Investimet ne 000/leke Ne fonde 3 753 939 (me shtesat per Kosoven) 1 520 000 Objekte 578 153 Klasa 2792 1595 Nxenes qe perfitojne 69 800 39 875 Kopshte te rikonstr. Me buxhetin e shtetit 23 14 Shkolla 8-vj te reja (me buxhetin e shtetit) 38 16 Shkolla 8-vj te rikon. (me buxhetin e shtetit) 111 61 Shkolla mesme te reja (me buxhetin e shtetit) 1 0 Shkolla meme te rikon. (me buxhetin e shtetit) 58 32 Objekte univ. reja (me 0 0 87 buxhetin e shtetit) Objekte univ. rikon (me buxhetin e shtetit) 30 10 418. Gjithashtu, ne perputhje dhe me nenin 28/3 te Konventes, ligji parashikon te drejten e Ministrise se Arsimit dhe Shkences per te eksperimentuar per permiresimin e cilesise ne arsim, ne perputhje me standartet nderkombetare ne bashkepunim me institucione te vendit dhe te huaja. B. Objektivat e arsimit (neni 29) 419. Kushtetuta e Shqiperise parashikon se shteti synon arsimimin dhe kualifikimin sipas aftesive te femijeve dhe te te rinjve (neni 59). Gjithashtu, ne ligjin per sistemin arsimor parauniversitar parashikohet se arsimi ka per mision emancipimin shpirteror, progresin material dhe zhvillimin social te individit si dhe Investimet ne objekte per periudhen 1992 2000 buxheti I shtetit + donatore viti 1992 2% viti 1993 2% viti 1994 8% viti 1995 13% viti 1996 viti 1997 11% 11% viti 1998 13% viti 1999 34% viti 2000 6% viti 1992 viti 1993 viti 1994 viti 1995 viti 1996 viti 1997 viti 1998 viti 1999 viti 2000 88 respekton te drejtat e femijeve te percaktuara ne ligj. Ngritja e nivelit mesimoredukativ te nxenesve dhe integrimi optimal i tyre ne jeten, emancipimin dhe perparimin e vendit realizohet nga komuniteti i shkollave publike i perbere nga nxenesit, mesuesit, prinderit dhe partnere te tjere social. 420. Sipas ligjit, arsimi i detyruar publik synon te zhvilloje aftesite intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike te nxenesve, te zhvilloje personalitetin e tyre dhe t'i’ pajise ata me elementet themelore te kultures se pergjithshme dhe edukaten qytetare (neni 21). Ndersa, arsimi i mesem publik synon te zhvilloje ne menyre sa me te plote e harmonike personalitetin dhe potencialin e nxenesve, per t’i aftesuar ata te kontribuojne ne menyre sa me aktive ne zhvillimet ekonomike, politike, sociale e kulturore te vendit. 421. Realizimi i të Drejtave të Njeriut në praktikën arsimore, përvec sa më sipër, ka dhe një anë tjetër, edukimin e fëmijëve në frymën e njohjes dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Ky edukim është synuar të realizohet nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë, në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët të Ministrise se Arsimit dhe Shkences me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (QShDNj), dhe përfshin këto drejtime: - Trajnime të mësuesve dhe të drejtuesve të shkollave, nëpërmjet seminareve përkatëse, për njohjen më mirë të kuadrit të të drejtave të njeriut dhe të realizimit të këtyre të drejtave në veprimtarinë shkollore ( rreth 5000 të tillë); - Aftësimin, nëpërmjet kursesh të caktuara, i një grupi trainuesish për organizimin e veprimtarive cilësore për respektimin e të drejtave të njeriut (janë aftësuar 464 të tillë) ; - Ngritja e një sistemi shkollash-pilot apo model në 24 rrethe të vendit për realizimin më efikas të edukimit në frymën e njohjes dhe të respektimit të të drejtave të njeriut; ato përfshijnë ndër të tjera, trajnimin më special të mësuesve, ngritjen e këndeve dhe të kabineteve per mesimin e të drejtave të njeriut, përgatitjen dhe veprimtarinë e mësuesve të posaçëm apo të formatorëve të të drejtave të njeriut, etj.; - Veprimtari për integrimin e të mësuarit të drejtave të njeriut brenda procesit mësimor-edukativ në shkolla të mesme, me synim përfshirjen e aspekteve të të drejtave të njeriut në disa lëndë, hartimin e kurrikulave të caktuara, etj. - Organizimi i shkollave verore të fëmijëve, për njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet veprimtarive argëtuese e çlodhëse (konkurse, koncerte, ekskursione, ekspozita me vizatime dhe punime dore, etj); në to janë përfshirë 17.189 fëmijë, rreth gjysma e të cilëve kanë qenë femijë nga Kosova; - Veprimtari përgatitore për përfshirjen e kurseve të leksioneve e të seminareve për të drejtat e njeriut me studentët në degët universitare, që përgatisin mësues; - Botime në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve për të gjitha ciklet e shkollimit: manuale, libri i nxënësit për klasat 1-8, broshura “Të drejtat e mia” për fëmijët dhe adoleshentët, module për studentët e degëve të mësuesisë, etj. 422. Ne te njejten kohe, shkolla ne pergjithesi ka një bashkëpunim të gjerë me komunitetin, veçanërisht me prindërit e femijëve. Prindërit marrin pjesë në borde të shkollës dhe aktivizohen për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj. Prindërit e 89 fëmijëve të çdo shkolle informohen rregullisht nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve në shkollë, për problemet që ata kanë dhe për mënyrat se si mund të rritin kujdesin dhe kontrollin ndaj fëmijëve. 423. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise percakton gjithashtu mundesine, qe kane nxenesit, per tu arsimuar edhe ne shkolla jo -publike, kur ato jane krijuar dhe funksionojne ne baze te ligjit. Ne ligjin nr.7952, date 21.06.1995 “Per arsimin parauniversitar”, te ndryshuar me ligjin 8387, date 30.07.1998, krijimi i institucioneve arsimore private lejohet ne te gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ndersa, per institucionet arsimore publike parauniversitare lejohen te privatizohen vetem institucionet e arsimimit profesional. Per te siguruar nje arsimim te plote te femijeve, ligji parashikon edhe krijimin e strukturave te tjera qe mbeshtesin dhe pasurojne sistemin arsimor, si qendra kulturore, qendra te dokumentacionit shkollor, lektoriume, kurse speciale, qendra te formimit profesional etj. C. Koha e lirë, aktivitetet rekreative dhe kulturore (neni 31) 424. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, ne kreun per objektivat sociale, parashikon synimin e shtetit per zhvillimin e sportit dhe te veprimtarive riperteritese (neni 59). 425. Një kompenent i rendesishem i jetesës së fëmijëve është argëtimi i tyre. Sot, në Shqiperi, nje pjese e madhe e infrastruktures kulturore e argëtuese për fëmijë nuk funksion, ka ndërruar destinacion, apo është drejt degradimit të plotë. Si pasojë mjedise për argëtim a edukim të të rinjve dhe të fëmijëve ka shumë pak. Persa i perket kendeve te lojrave, ku femijet mund te argetohen, ato pothuajse nuk ekzistojne. Edhe ato qe kane funksionuar zhduken çdo dite, duke ia lene vendin ndertimeve te reja, qe pa meshire zhdukin ato pak ambjente argetimi per femijet, qe jane te pafuqishem t’i ndalojne. 426. Të vetmet mjedise mbeten banesa ku mund të luajnë, të shohin televizorin dhe të përdorin lojrat elektronike. Në qytete ekziston vetëm nga një qendër kulturore e financuar nga shteti që merret me organizimin e festivalit të këngës së fëmijëve që organizohet për çdo 1 Qershor. 427. Të detyruar nga mungesa e mjediseve të hapura për ta, fëmijët kalojnë me orë të tëra përpara ekraneve të TV. Ndikimi i tij është aq i dukshëm, sa ka spostuar në nivelet më të ulta, interesat e tjera natyrore të moshës. Në perceptimin intesiv të realitetit televiziv, në ndikimin e fuqishëm të skenave të dhunës në rrafshin emotiv të fëmijëve dhe në tendencën për të imituar në jetë skenat që ata përjetojnë aq intensivisht në ekran, psikologët dhe sociologët e sotëm, gjejnë burimin kryesor të rritjes së kriminalitetit në moshën e fëmijërisë dhe atë të adoleshencës. Ndaj në këtë drejtim legjislacioni përkatës shërben për të parandaluar dhe minimizuar ndikimin negativ të masmedias elektronike në rritjen e dhunës në këto mosha. Niveli i ulët ekonomik i prindërve bën të pamundur plotësimin e shumë nevojave kulturore e argëtuese për fëmijët e tyre. 90 428. Në shkolla janë tepër të kufizuara mundësite për kalimin e kohës së lirë dhe të argëtimit pas procesit mësimor megjithate, veprimtarite e ndryshme, qofshin ato kulturore ose sportive, ne pjesen me te madhe te tyre zhvillohen nga shkollat, ndersa ne nje pjese jane prinderit vete qe kujdesen per argetimin e femijeve te tyre. 429. Edhe kur familja mund t'i kushtojë fëmijëve të gjithë kohën e duhur shpesh prinderit nuk kanë përgatitjen e mjaftueshme për të rritur një fëmijë të lumtur. Gjendja social ekonomike e fëmijëve është e njëjtë me të gjithë popullit shqiptar, por veçoritë e lartëpërmendura shtrojnë nevojën e krijimit të mundësive për zbutjen shkallë shkallë të pasojave negative të tranzicionit të vështirë që kalon vendi ynë që fëmijët të jetojnë fëmijërinë e të marrin pjesë në shoqëri bazuar në të drejtat e tyre. VIII. MASAT E VEÇANTA TË MBROJTJES (nenet 22, 38, 39, 40, 37 b, c, d, neni 37 a, 39, 32, 33, 34, 36, 35, 30) A. Fëmijët me status refugjati (neni 22) 430. Ne ligjin nr. 8432, date 14.12.1998 “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise” parashikohen kriteret per te perfituar statusin e refugjatit dhe ndihma qe jep shteti ne keto raste per refugjatet ne pergjithesi dhe per femijet ne veçanti. Ne ligj parashikohen edhe rastet e personave qe nuk permbushin kriteret per te perfituar statusin e refugjatit. Ne kete rast personit i ofrohet mbrojtje e perkoheshme mbi baza humanitare, duke mos e larguar nga Shqiperia nisur nga arsyet perkatese te shprehura edhe ne Konventen per te drejtat e femijes, krahas konventave te tjera, ne te cilat Republika e Shqiperise eshte pale. Pra, ligji ne menyre te shprehur ofron mbrojtje per femijet qe nuk fitojne statusin e refugjatit (neni 5). 431. Gjithashtu, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin nr. 8492, date 27.05.1999 “Per te Huajt”, i cili rregullon regjimin e hyrjes, te qendrimit, qarkullimit, punesimit te te huajve ne Republiken e Shqiperise, si dhe te daljes se tyre prej territorit te saj. Per te miturit nen 16 vjec, ligji parashikon te drejten per te aplikuar per vize leje ose te drejten te hyjne ne Republiken e Shqiperise me lejen e kujdestarit ligjor dhe te shoqeruar nga persona madhore. Nga ky rregull bejne perjashtim te miturit qe hyjne si azilkerkues. 432. Ne zbatim te ligjit per te huajt, Keshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin nr. 439, date 04.08.2000 “Per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne Republiken e Shqiperise”, i cili percakton, ne menyre te detajuar, kriteret e levizjes se shtetasve te huaj ne Republiken e Shqiperise, midis tyre edhe femijeve te mitur. 433. Konform nenit 22/2 te Konventes, ligji nr 8432 “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise” ka percaktuar dhenien e azilit mbi bazen e parimit te bashkimit familjar. Sipas ligjit, te drejten e azilit me te njejtin status e perfitojne edhe bashkeshorti dhe femijet e moshes nen 18 vjeç te refugjatit, te cilit i eshte dhene azil, me kusht qe ata te jetojne se bashku. 91 434. Femijet qe gezojne azil ne perputhje me parimin e bashkimit familjar vazhdojne ta gezojne ate kur mbushin moshen 18 vjeç edhe ne rastin e zgjidhjes se marteses, ndarjes apo vdekjes se refugjatit per shkak te te cilit femija fitoi te drejten e azilit ne Shqiperi (neni 6). Refugjati qe perfiton azil gezon te drejten e trajtimit social ne te njejten mase si dhe shtetasit shqiptar, si dhe perkrahje sociale, te cilat i merr nga zyra per refugjatet. 435. Ne qofte se azilkerkuesi qe hyn ilegalisht ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte nje femije i pashoqeruar nen moshen 16 vjeç, veprohet ne perputhje me normat nderkombetare mbi te drejtat e femijeve te cilat Republika e Shqiperise i ka ratifikuar (neni 16). 436. Organi kompetent qe merret me aplikimet per azil eshte Zyra per Refugjatet. Kjo Zyrë drejtohet nga Komisioneri Kombetar per Refugjatet. Komisioneri Kombetar per Refugjatet siguron per çdo azilkerkues te pashoqeruar nen moshen 18 vjeç, apo me te meta mendore, nje kujdestar te caktuar ne perputhje me legjislacionin shqiptar. Kunder vendimeve te Zyres se Refugjateve mund te behet ankim ne Komisionin Kombetar per Refugjatet. 437. Ligji Nr 8492 “Per te Huajt” percakton rastet ne te cilat jepet leja e qendrimit si rezultat i bashkimit familjar. Sipas ligjit, nje i huaj lejohet te aplikoje per leje qendrimi per shkak te bashkimit familjar, nese nje nga pjestaret e familjes eshte shtetas shqiptar, refugjat ose i huaj rezident me leje qendrimi jo me pak se nje vit. Me Dekretin e Presidentit te Republikes Nr. 200, date 03.06.1992, Republika e Shqiperise aderoi ne Konventen per statusin e refugjateve, nenshkruar ne Gjeneve 28.07.1951 dhe ne Protokollin per statusin e refugjateve nenshkruar ne New Jork me 31.01.1967. Gjithashtu, me ligjin nr.7833, date 22.06.1994 Kuvendi Popullor ratifikoi “Marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet”. 438. Me 28.01.1999, Kuvendi miratoi ligjin nr. 8451 “Per denoncimin e Konventes nr. 21 te Organizates Nderkombetare te Punes (ILO), Inspektimi i Emigranteve”. 439. Problemi kryesor ne Shqiperi eshte largimi i femijeve nga Shqiperia me, ose pa familje dhe qe shpesh here nuk e gjejne ne vende te tjera, trajtimin qe kerkon Konventa e OKB-se per te drejtat e femijes, megjithese keto shtete jane pale ne kete Konvente. Largimi i femijeve nga Shqiperia ka filluar qe ne vitet 1990-1991 dhe vazhdon ende, sidomos ne shtetet fqinje. 440. Ne zbatim te nenit 22/2 te Konventes (CRC), Kuvendi ka miratuar ligjin nr. 8456, date 11.02.1999 “Per funksionin e perfaqesuesit ligjor prane organizmave nderkombetare per te drejtat e njeriut”. Sipas ketij ligji, perfaqesuesi ligjor perfaqeson zyrtarisht shtetin shqiptar, ne te gjitha rastet e shtruara per shqyrtim, para organizatave nderkombetare per gjendjen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Gjithashtu, perfaqesuesi ligjor, udhezon dhe u kerkon shpjegime organeve 92 perkatese, per ndjekjen e ceshtjeve dhe per zbatimin e traktateve nderkombetare te te drejtave te njeriut ku Shqiperia eshte pale. Pra, nuk mungojne mekanizmat per te siguruar realizimin ne praktike edhe te te drejtave te femijeve shqiptare ne vendet ku ata emigrojne. B. Fëmijët në konflikte të armatosura (neni 38), duke përfshirë rikuperimin fizik dhe psikologjik, si dhe riintegrimin shoqëror (neni 39) 441. Me ligjin nr.7527, date 11.12.1991 “Per sherbimin ushtarak ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise” me ndryshimet perkatese, mosha e rekrutimit ne Forcat e Armatosura per kryerjen e sherbimit ushtarak eshte 19 vjeç. 442. Praktikisht, Shqiperia nuk ka patur probleme as me mbrojtjen dhe kujdesin per femijet e prekur nga konflikti i armatosur, meqenese ne Shqiperi nuk ka patur nje konflikt te tille deri tani. Legjislacioni shqiptar permban rregulla te caktuara per strehimin e popullsise dhe trajtimin e saj ne rast konflikti. 443. Legjislacioni shqiptar nuk ka parashikuar dispozita te veçanta te permbledhura ne nje akt ligjor per trajtimin e femijeve qe jane viktima te shfrytezimit, keqtrajtimit, tortures, etj, por keto masa i gjejme te shperndara ne ligje te veçanta, sipas rastit konkret. Trajtimi i refugjateve qe vijne ne Shqiperi dhe masat qe merren per integrimin e tyre jane parashikuar ne ligjin qe ben fjale per refugjatet. 444. Ndersa, ne Kodin e Procedures Penale parashikohet menyra e riparimit te demit jopasuror te rrjedhur nga vepra penale. Kohet e fundit u ndeshem me trajtimin ç’njerezor qe iu be femijeve kosovare ne Kosove, nje pjese e te cileve qendruan per disa kohe ne Shqiperi. Pikerisht, per te realizuar jo vetem trajtimin ushqimor, por dhe riaftesimin fizik dhe psikologjik te ketyre femijeve te tmerruar u be nje pune e madhe dhe graduale nga struktura shteterore dhe jo-shteterore, si dhe persona te specializuar. C. Administrimi i drejtësisë për fëmijët (neni 40) 445. Ne Kushtetuten shqiptare parashikohet se cdo person, te cilit i eshte hequr liria ka te drejten e trajtimit njerezor dhe te respektimit te dinjitetit te tij. Ne baze te legjislacionit shqiptar, te pandehurit te mitur i sigurohet ndihme juridike dhe psikologjike, ne cdo gjendje dhe shkalle te procedimit, me pranine e prindit ose te personave te tjere te kerkuar nga i mituri dhe te pranuar nga autoriteti qe procedon. 446. Gjate fazes se gjykimit, sipas moshes te te miturit, gjykata mban parasysh kerkesen per te mos nderprere proceset edukative konkrete. Statusi i posacem i te miturve sipas Kodit Penal nuk percaktohet thjesht nga kufizimi ne moshen e pergjegjesise penale, duke percaktuar moshen 14 vjec kur kemi te bejme me nje veper penale te rende (kryerje krimi) dhe moshen 16 vjec per nje kundravajtje. 93 447. Kodi i Procedures Penale, percakton nje sere garancish per mbrojtjen e te miturve dhe personalitetit te tyre dhe konkretisht; ? Pyetja e te miturve ne seance me dyer te mbyllura. ? E drejta e perfaqesuesit ligjor te te miturit per te mbrojtur interesat e tij me cilesine e te demtuarit akuzues. ? Mbrojtja e detyrueshme profesionale per te miturin nen 18 vjec. ? Ndalimi i publikimit te gjeneraliteteve dhe te fotografive te te pandehurve dhe te deshmitareve te mitur te akuzuar ose te demtuar nga vepra penale. ? Mos arrestimi per nje veper penale e cila parashikohet si kundravajtje penale. Keto garanci plotesojne kuadrin ligjor proceduarial ne procesin penal, dhe u japin te miturve mjete te nevojshme mbrojtese qe u takojne per shkak te moshes. 448. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon se askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale, e cila nuk konsiderohej e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj, me perjashtim te veprave, te cilat ne kohen e kryerjes se tyre perbenin krime lufte ose krime kunder njerezimit sipas te drejtes nderkombetare (neni 29). Gjithashtu, ne Kodin Penal parashikohet se askush nuk mund te denohet per nje veper, qe sipas ligjit te kohes kur eshte kryer nuk perbente veper penale. Kushtetuta parashikon te drejten e kujtdo qe gjate procesit penal t’u beje pyetje deshmitareve te pranishem dhe te kerkoje paraqitjen e deshmitareve, eksperteve, dhe personave te tjere, te cilet mund te sqarojne faktet. Kushtetuta shqiptare parashikon se cilido ka te drejte te vihet ne dijeni menjehere dhe hollesisht per akuzen qe i behet, per te drejtat e tij si dhe t’i krijohet mundesia per te njoftuar familjen ose te afermit e tij. Cilido ka te drejte te kete kohen dhe lehtesite e mjaftueshme per te pergatitur mbrojtjen e vet (neni 31). 449. Persa i perket ndihmes juridike qe duhet t’i sigurohet te miturit, ne Kodin e Procedures Penale eshte parashikuar se te pandehurit te mitur i sigurohet ndihme juridike dhe psikologjike, ne çdo gjendje dhe shkalle te procedimit, me pranine e prindit ose personave te tjere te kerkuar nga i mituri dhe te pranuar nga autoriteti qe procedon. 450. Ndersa, ne Kodin e Procedures Penale percaktohet, se kur i pandehuri eshte nen moshen 18 vjec, ndihma nga nje mbrojtes eshte e detyrueshme. Kodi i Procedures Penale i miratuar ne vitin 1995 parashikon nje sere rregullash qe i referohen ne radhe te pare aktoreve te procesit dhe rregullave qe percaktojne marredheniet midis tyre dhe ne cdo rast ne dispozita te ndryshme Kodi ndalet posacerisht per te miturit. Keshtu ne nenin 35 te tij te miturit gezojne ndihme te posacme juridike dhe psikologjike ne cdo shkalle te procedimit, ne prani te prindit apo personave te kerkuar nga vete i mituri. Kodi parashi kon dispozita persa i perket kujdesit qe duhet bere nga organi procedues ne lidhje me percaktimin e sakte te moshes dhe personalitetit te te miturit. Kete e parashikon neni 41 i Kodit te Procedures Penale. 94 451. Gjithashtu neni 42 i tij shpreh qarte se or gani procedues duhet te marre te dhena per kushtet e jetes personale, familjare dhe shoqerore te te pandehurit te mitur me qellim sqarimin e pergjegjshmerise dhe shkallen e pergjegjesise, vleresimin e rendesise shoqerore te faktit per te caktuar masen e pershtatshme te denimit penal. 452. Vendimi nr 30, date 28.01.1999 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, duke i’u referuar nenit 40/b(iii) te Konventes, pranoi mbrojtjen e vendosur per te miturit ne te gjitha fazat e gjykimit pavaresisht ne se eshte ne mungese, ose jo. Po kete qendrim ka mbajtur edhe Gjykata Kushtetuese Referimi ne Konvente u be duke u mbeshtetur ne nenin 122 te Kushtetutes shqiptare, sipas te ciles, çdo marreveshje nderkombetare e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendeshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare. Nje marreveshje nderkombetare e ratifikuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te. 453. Kushtetuta shqiptare parashikon se askush nuk mund te detyrohet te deshmoje kunder vetvetes ose familjes se tij dhe as te pohoje fajesine e tij (neni 32), kushdo ka te drejte te ankohet kunder nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te larte (neni 43). Edhe Kodi i Procedures Penale parashikon ankimin dhe rekursin ne instancat me te larta gjyqesore, sipas çeshtjes konkrete (neni 249,407). 454. Konform nenit 40/2(b) te Konventes, Kushtetuta e Shqiperise parashikon ndihmen pa pagese te nje perkthyesi, kur femija nuk flet ose nuk kupton gjuhen shqipe (neni 31). Kodi i Procedures Penale e sakteson me teper ndihmen qe duhet te jape nje perkthyes, duke ndihmuar te pandehurin e mitur te kuptoje akuzen dhe te ndjeke veprimet qe kryhen gjate procesit penal. 455. Per te respektuar jeten private te femijes, ne te gjitha fazat e procedures, perveç sa parashikohet ne Kushtetute, Kodi i Procedures Penale ndalon publikimin e gjeneraliteteve dhe fotografive te te pandehurit te mitur, te akuzuar per vepren penale per te cilen dyshohet. 456. Gjithashtu, Kodi i Procedures Penale percakton dhe rregullat se ne ç’raste mund te behet kontrolli i baneses dhe pergjimi i bisedimeve ose komunikimeve (neni 202,221,222). 457. Kodi i Procedures Civile i miratuar me ligjin nr. 8116, date 29.3.1996, ka parashikuar krijimin prane Gjykatave te Shkalles se Pare te seksioneve te vecanta per gjykimin e mosmarreveshjeve qe lidhen me te miturit dhe familjen (nenet 320, 349, 368). Kjo ka bere te mundur qe problemet me te miturit te trajtohen ne menyre me te specializuar. Kjo dispozite parashikon se kur disa nga procedimet e lidhura ndermjet tyre i perkasin kompetences se gjykates se zakonshme dhe te tjerat gjykates qe shqyrton çeshtjen me te mitur, kompetente per te gjitha procedimet eshte kjo e fundit. 458. Rregullimi i herepashershem i legjislacionit do te beje te mundur trajtimin e femijeve, me qellim parandalimin e veprave penale. Gjithashtu duke pare 95 momentalisht numrin e te miturve te gjykuar i cili arrin ato permasa te medha, ne zbatim te nenit 13 te Kodit te Procedures Penale gjykimi i ketyre te miturve mund te behet nga gjyqtare te kualifikuar dhe ngarkuar posacerisht me kete detyre. Ne gjykatat e shkalles se pare funksionojne seksione te posacme per gjykimin e te miturve, si ne fushen civile ashtu edhe penale. Trajnimi i ketyre gjyqtareve eshte mundesuar nga projekte te Ministrise se Drejtesise Shqiptare ne bashkepunim me shkollen e Magjistratures Shqiptare dhe me specialiste te Ministrise se Drejtesise Franceze e gjyqtare qe gjykojne ceshtje te te miturve Francë. 459. Sipas nenit 25 te ligjit mbi “Organizimin e pushtetit Gjyqesor”, eshte parashikuar perberja ne trupin gjykues ne ceshtjet e te miturve edhe te nje psikologu. Pavaresisht nga keto ngritja e Gjykates se te Miturve mbetet prioritet per Ministrine e Drejtesise. Aktualisht ky prioritet eshte ne fazen e studimit. 460. Konform nenit 40/3(a) per percaktimin e moshes minimale per pergjegjesi penale te femijes, Kodi Penal parashikon se pergjegjesi penale ka personi qe ne kohen e kryerje se nje krimi ka mbushur moshen 14 vjeç, ndersa kur kryen nje kundervajtje penale ka pergjegjesi kur ka mbushur moshen 16 vjeç (neni 12). 461. Persa i perket paragrafit te trete, germa “b” e nenit 40 te Konventes, ne ligjin nr. 8465, date 11.03.1999 “Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e konflikteve” eshte parashikuar zgjidhja e kundervajtjeve penale pa iu drejtuar procedures gjyqesore. Ligji nuk shprehet ne menyre te veçante per te miturit, por i perfshin ata ne kategorine e personave qe kane kryer nje kundervajtje penale pavaresisht nga mosha. Nje nga masat e parashikuara ne kete paragraf eshte edhe zgj idhja e konfliktit te krijuar per shkak te kundervajtjes penale te kryer nga i mituri pa iu drejtuar procedures gjyqesore. 462. Nje rendesi te madhe ka dhe njohja e te drejtave te parashikuara ne kete Konvente nga femijet dhe te rriturit, ku te paret duhet te njohin per t’i kerkuar ato dhe te dytet duhet t’i njohin per t’u krijuar kushte femijeve t’i bejne ato realitet. Edukimi i femijeve me te drejtat e tyre aktualisht ka hyre ne programet mesimore ne shkolle, por nje rol te rendesishem ne kete drejtim luajne dhe OJQ-te qe merren me te drejtat e njeriut perfshi dhe te drejtat e femijeve. 463. Ne Projektin e Kodit te Procedures Penale, qe eshte ne fazen e diskutimit, eshte parashikuar gjykimi i te miturve per te gjitha veprat penale, perfshire dhe krimet e renda, nga seksione perkatese te krijuara ne gjykatat e rretheve gjyqesore. Projekti parashikon se gjykimi i te miturve do te behet nga nje trup gjykues i perbere nga dy gjyqtare dhe nje specialist psikolog, me status gjyqtari. D. Fëmijët e privuar nga liria, duke përfshirë çdo formë ndalimi, burgosjeje, apo vendosje në ambiente të mbikqyrura (neni 37 (b), (c)) 464. Ne legjislacionin shqiptar nuk jane parashikuar dispozita ne lidhje me mbajtjen e femijeve ne roberi dhe aktualisht nuk konfirmohen situata te tilla, per te thene ndryshe se realiteti shqiptar nuk eshte ndeshur me fenomene te kesaj 96 natyre. I mituri nën 18 vjec gëzon mbrojtje të detyrueshme në procesin e pyetjeve dhe atë gjyqësor. 465. Sipas ligjit nr. 8331 datë 21.04.1998 "Për ekzekutimin e vendimeve penale" dhe ligjit nr. 8328 datë 16.04.1998 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burg", ekzekutimi i vendimeve penale bëhet në vende dhe mënyra favorizuese sipas përcaktimeve ligjore. Gjithashtu ligji “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve” i njeh atyre te drejtat themelore te meposhtme: ? Respektimin e dinjitetit ? Mosdiskriminimin ? Te drejten e kerkeses dhe te ankimit, etj. 466. Masa e denimit ekzekutohet në institucionet e posacme të edukimit të të miturit. Aktualisht në Krujë është ngritur një godinë ku do të vuajnë dënimin të miturit, moderne dhe e planifikuar për ti shërbyer sa më mirë edukimit të kësaj kategorie fëmijësh të cilët kanë nevojë të rihyjnë në jetën shoqërore. Sipas statistikave ne Institucionin e vuajtjes se denimit Vaqarr, numri i te miturve qe vuajne denimin eshte 8. 467. Neni 17 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve”, parashikon se grate dhe te miturit vuajne denimin ne institucione te posacme per ta, ose ne seksione te vecanta te institucioneve te tjera. Aktualisht keta te mitur vuajne denimin ne seksione te vecante nga te rriturit. Ata trajtohen nga punonjes civile edukues e sociologe krahas punonjesve te policise qe merren me ruajtjen e institucioneve, te rregullit e disiplines ne to. 468. Nje forme tjeter denimi e te miturit eshte edhe copezimi i denimit me burgim. Kjo dipozite parashikohet vetem per denimet deri ne nje vit burgim, ose kur ekzistojne rrethana te renda familjare, mjekesore, profesionale, apo shoqerore. Copezimi nenkupton ekzekutimin e denimit jo me pak se dy dite ne jave per nje periudhe jo me te gjate se tre vjet. 469. Gjithashtu ne nenin 59 te Kodit Penal eshte parashikuar edhe pezullimi i ekzekutimit te vendimit me burgim i cili gjen zbatim ne rastet ku ekziston rrezikshmeria e paket e personit, dhe kjo nenkupton venien ne prove te personit per nje afat nga 18 muaj deri ne 5 vjet. Gjate kesaj periudhe personit mund ti kerkohen nje sere detyrimesh kryesisht te karakterit social. Ky lloj denimi sherben si mase edukuese, apo riintegruese. Po ashtu sipas nenit 63 te Kodit Penal eshte parashikuar edhe ekzekutimi i vendimit duke kryer nje pune ne interes publik. Kjo lloj pune sjell automatikisht rehabilitimin e personit. 470. Rregullorja e Pergjithshme e Burgjeve sanksionon kushte humane, sic jane hapesirat per strehim, sherbimet higjenike, ushqimi, sherbimet shendetesore etj 97 471. Institucioni i vuajtjes se denimit ne Vaqarr eshte i pajisur me nje biblioteke qe eshte e frekuentueshme. Te miturit aktivizohen ne kurse kompjuteri dhe ne mesimin e gjuheve te huaja, si dhe kurse per studimin e fese. Eshte ndertuar nje fushe sportive qe i lejon ata te merren me aktivitete sportive. Ne ndihme te te miturve te denuar eshte edukatori ligjor, qe i njeh ata me te drejtat qe kane per t’u ankuar e per te patur ndihme juridike. Gjithashtu funksionon punonjesi social, i cili me bashkebisedimet e vazhdueshme qe zhvillon, ndikon ne integrimin e tyre ne shoqeri dhe ne parandalimin e kthimit te tyre ne recidiviste. 472. Te miturit ndjekin rregullisht arsimin shkollor brenda institucionit, realizuar kjo nepermjet nje marreveshje dypaleshe ndermjet Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences. 473. Te miturit brenda institucionit zhvillojne aktivitete te ndryshme, si lojra sportive, ndjekin kurse te ndryshme te gjuheve te huaja ne kuader projektesh, marrin pjese ne sherbesa fetare etj. 474. Keta te mitur jane te denuar per vepra te ndryshme penale, kryesisht per vjedhje me arme ose vrasje. Mosha minimale e tyre eshte 15 vjec dhe maksimale 17 vjec. Masa me e larte e denimit te dhene eshte deri ne 10 vjet. Sipas statistikave te miturit e denuar vijne kryesisht nga familje me prejardhje punetore ose bujqesore. 475. Aktualisht ne vendin tone nuk funksionojne qendra riedukimi (riintegrimi), por Ministria e Drejtesise ka dhene rekomandimet e saj persa i perket ngritjes dhe funksionimit te ketyre qendrave ne nje raport te perbashket me UNICEF, dhe ka nje nder prioritetet kryesore realizimin e tyre duke percaktuar edhe qellimet ne kete drejtim. 476. Keto qendra do te sherbejne si faze pergatitore per te miturin perpara se ai te lirohet, pra ai do te kaloje ne keto qendra kohen e fundit te denimit dhe do te pergatitet per te qene i lire dhe per te perballur realitetin jashte. Ne kete aspekt eshte mbajtur parasysh se nje njeri te cilit i eshte kufizuar liria ne momentin e pare qe ajo i kthehet ai peson "dehjen me lirine" dhe menaxhimi i saj eshte shume i veshtire. Kjo faze e ndermjetme ndihmon ne perballimin e ketij fenomeni. 477. Qendrat e riintegrimit mund dhe duhet te sherbejne edhe per te miturit te cilet: 1. nuk kane familje; 2. nuk jane te mirepritur nga familja e tyre; 3. ekziston rreziku i konflikti me palen e demtuar; 478. Kjo zgjidhje mendohet se do te ndihmoje: 1. ne kapercimin e veshtiresive te para ekonomike qe hasen pas periudhes se burgut duke bashkepunuar ne kete kohe me zyrat e punes, me organet lokale per sistemimin e tyre ne pune; 98 2. do te ndihmonte ne zgjidhjen e konflikteve dhe per kete ne rradhe te pare duhet te punojne vet punonjesit e Qendres ne bashkepunim me struktura te tjera shteterore dhe jo shteterore. E. Dënimi i fëmijëve, në veçanti ndalimi i dënimit kapital dhe burgimit të përjetshëm (neni 37 (a)) 479. Te drejtat e parashikuara ne Konvente, gjejne pasqyrim ne legjislacionin shqiptar ne kuadrin e pergjithshem te te drejtave te njeriut, duke mos e konsideruar te nevojshme pasqyrimin ne menyre te veçante te te drejtave te femijeve ne disa prej tyre. 480. Kushtetuta Shqiptare parashikon se askush nuk mund t’i nenshtr ohet tortures, denimit apo trajtimit mizor, ç’njerezor ose poshterues (neni 25). Ne Kodin e Procedures Penale, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme eshte parashikuar se askush nuk mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit poshterues. 481. Me ligjin nr. 7727, date 30.06.1993, Republika e Shqiperise ka aderuar ne “Konventen kunder tortures dhe vuajtjeve te tjera ose trajtimit mizor, ç’njerezor e degradues”. Denimi me vdekje nuk parashikohet nga legjislacioni shqiptar. Persa i perket denimit me burgim te perjetshem, legjislacioni penal shqiptar e ndalon dhenien e kesaj mase denimi per personat nen moshen 18 vjeç. Per me teper, ne Kodin Penal parashikohet qe edhe denimi me burgim per te miturit, qe nuk kane mbushur moshen 18 vjeç nuk mund te jete me shume se gjysma e denimit qe parashikon ligji per vepren penale te kryer (neni 51). Ne rastet kur vepra penale eshte e nje rendesie te paket dhe sjellja e meparshme e te miturit eshte e mire, gjykata mund ta perjashtoje ate nga denimi dhe mund te vendose dergimin e tij ne nje institucion edukimi. 482. Ne Kodin e Procedures Penale eshte parashikuar sigurimi i trajtimit njerezor dhe rehabilitimi moral i te denuarve me burgim (neni 5/3). Ne pjesen e legjislacionit shqiptar qe parashikon trajtimin e perso nave te denuar me heqje lirie, nje vemendje e vecante i eshte kushtuar ruajtjes, permiresimit, ose rivendosjes te lidhjeve te te miturit me familjen, duke pergatitur nje program favorizues. Si subjekt i veprave penale Kodi Penal përcakton si moshë minimal e për përgjegjësi penale moshën 14 vjeç kur kryen një vepër penale dhe 16 vjeç kur kryen një kundërvajtje penale. 483. Persa i perket marrjes se mases se sigurimit, Kodi i Procedures Penale parashikon kriteret dhe rrethanat qe duhet te kete parasysh gjykata, sidomos kur behet fjale per vepra penale te kryera nga te miturit. Kur i pandehuri eshte i mitur gjykata mban parasysh dhe kerkesen per te mos nderprere proceset edukative konkrete. Ne qofte se i mituri ka kryer kundervajtje penale nuk zbatohet masa e arrestit per te. 99 F. Shfrytëzimi ekonomik, duke përfshirë punën e fëmijëve (neni 32) 484. Puna e femijeve perben nje problem teper urgjent edhe ne plan nderkombetar dhe eshte ngushtesisht e lidhur me veshtiresite ekonomike te vendeve ne zhvillim (ne te cilat ben pjese dhe Shqiperia), qe kerkojne nje bashkepunim ne rang nderkombetar. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon se çdo femije ka te drejte te jete i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi dhe perdorimi per pune, e veçanerisht nen moshen minimale per pune te femijeve, qe mund te demtoje shendetin, moralin, ose te rrezikoje jeten a zhvillimin e tij normal. 485. Ndryshimet ekonomike, sociale dhe politike, mbyllja e shume industrive dhe ndermarrjeve shteterore, zhvillimi i sektorit privat, levizja e popullsise nga zonat rurale ne ato urbane si dhe emigrimi gjate 10-vjecarit te fundit, e futen familjen shqiptare nen presion. Keto reforma politike, ose jo -politike ndikuan ne papunesine, sidomos te femrave dhe meshkujve nga mosha 40 -50 vjec. 486. Shumica e tyre kishin familje dhe femije per te mbajtur numri i te cileve ne zonat rurale eshte me i madh ne krahasim me ato urbane. Duke patur parasysh keto fakte, shkaqet kryesore te punes se femijeve jane varferia, tradita familjare dhe pamundesia per arsimim ne zonat e veshtira te vendit. 487. Nga vezhgimet e bera deri tani, femijet e angazhuar ne pune, ne Shqiperi punojne si: ? Shites ne rruge te cigareve, cakmakeve dhe sendeve te tjera; ? Shites neper dyqane te ndryshme perimesh apo sendesh; ? Lypesa brenda, apo jashte Shqiperise; ? Fermere, apo shites te produkteve blegtorale dhe bujqesore; ? Bari me dhen; ? Llustrues kepucesh; ? Fatorino ne mjete motorrike private per transport personash; ? Peshkatare me mjete te ndryshme; ? Lares makinash, shites lulesh dhe shites gazetash etj. 488. Kodi i Punes parashikon nje mbrojtje te veçante per te miturit. Mosha minimale e pranimit ne pune eshte 16 vjeç. Kodi i Punes parashikon edhe mosha te tjera te pranimit ne pune (mosha 14 vjeç), por punesimi ne ke to raste duhet te behet ne pune te lehta qe nuk demtojne shendetin e tyre, te cilat percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave dhe vetem gjate pushimeve shkollore (neni 99). Per punemarresit nen moshen 18 vjeç ndalohet puna e nates dhe pranimi ne pun e behet vetem pas nje kontrolli mjekesor te plote, i cili i njeh si te afte per pune, shpenzimet e te cilit perballohen nga punemarresi (neni 103). Kohezgjatja ditore e punes, per punemarresin nen moshen 18 vjeç, eshte jo me shume se 6 ore ne dite, nga 8 ore qe eshte koha normale e punes (neni 78). Ne rast se punedhenesi pranon ne pune nje punemarres qe nuk ka mbushur moshen minimale per pune, Kodi i Punes parashikon sanksione dhe konkretisht shkelja e kesaj dispozite denohet me 100 gjobe deri ne pesedhjetefishin e pages minimale mujore (qe percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave). 489. Ne zbatim te Kodit te Punes eshte miratuar Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 384, date 20.05.1996, “Per mbrojtjen e te miturve ne pune”, i cili percakton kushtet e punes, punet e lehta dhe te veshtira, pushimet, etj. Sipas ketij Vendimi, kushtet e punes te punemarresve nen moshen 18 vjeç duhet te jene te tilla qe te mos demtojne shendetin, zhvillimin fizik, psikologjik, moral dhe social ose t’u kompromentoje edukimin. Te miturit nga mosha 14 deri 16 vjeç mund te punojne vetem gjate pushimeve shkollore, me kusht qe te punesohen ne pune te lehta dhe inspektoriati i punes te kete leshuar nje autorizim per punedhenesin. Te pakten nje here ne vit te miturit nga 14-16 vjeç duhet te kryejne nje periudhe pushimi prej 4 javesh te lire nga çdo veprimtari shkollore dhe nga çdo lloj pune. Per femijet nga mosha 16-18 vjeç, te cilet punesohen ne pune te veshtira ose te rrezikshme, njoftohet inspektoriati i punes, i cili kontrollon k riteret e punesimit te tyre dhe nese demtojne shendetin e femijes ose jo. Kohezgjatja e punes per keta femije, nuk mund te jete me shume se 8 ore ne dite dhe 40 ore ne jave. Kohezgjatja e pushimeve vjetore eshte te pakten 4 jave. Ne rastin e marrjes ne pune te te miturve deri ne moshen 18 vjeç, me qellim pjesemarrje ne veprimtari te natyres kulturore, artistike, sportive, apo publicistike i nenshtrohet nje autorizimi paraprak te leshuar nga Inspektoriati i Punes. Per me teper ne baze te ligjit “Per Inspektoriatin Shteteror te Punes”, Inspektoriati ka te drejte te inspektoje regullisht punesimin e grave dhe femijeve. Keto te drejta zbatohen kundrejt te gjithe punedhenesve, punemarresve, personave te vetepunesuar dhe anetareve te familjeve te tyre, qe zhvillojne aktivitet ne Republiken e Shqiperise, pavaresisht nga shtetesia e tyre. 490. Persa i perket pushimit javor, per çdo periudhe prej 7 ditesh, te miturit nen moshen 18 vjeç perfitojne nje periudhe minimale prej dy ditesh pa nderprerje, ku perfshihet dhe e diela. Te miturit nen 18 vjeç perfitojne, ne rastin kur kohezgjatja e punes se dites kalon 4 ore e gjysem, nje pushim prej te pakten 30 minutash te panderprere. 491. Inspektoriati Shtetëror i Punës (IShP) përcakton grupet e synuara, rajonet specifike, sektorët dhe format e punësimit që janë me përparësi në fushën e punës, bashkëpunon me të gjithë institucionet relevante për zbutjen dhe zbatimin e ligjeve në këtë fushë. Inspektorët e Punës veprojnë në përputhje me politikat strategjike shtetërore dhe vlerësimin e zgjidhjen e situatave për marrëdhëniet e punës së fëmijëve në vendet e punës që operojnë. Prej tyre punohet gjithashtu në përcaktimin e target grupeve prioritare, fëmijët e punësuar që duhet të mbështeten të parët dhe fëmijët që kanë punuar në punët e vështira me më pak mbrojtje. 492. Ne kete kuader, Shqiperia ka nenshkruar Konventen nr.182 e ILO-s për “Punën e rëndë të fëmijëve”. Rëndësi te veçantë ka trajnimi i kombinuar me fëmijët e punësuar, punëdhënësit e tyre dhe familjet, pra bashkëpunimi i të gjithë sektorëve: punëdhënës, departamente të qeverisjes lokale, OJQ që veprojnë në 101 fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, grupe profesionistësh, sindikata, institucione shëndetësore dhe universitete etj. 493. Qeveria shqiptare eshte e angazhuar për anetaresimin e Shqiperise në Konventën nr.182, "Format më të këqia të Punës së Fëmijëve, 1999" dhe Rekomandimin nr.190 “Per Eleminimin e Formave më të këqija të Punës së Fëmijëve” të Organizatës Botërore të Punës. Per ratifikimit të kësaj Konvente duhet të parashikohen amandamente në Kodin e Punës (per arsye se Kodi i Punes eshte miratuar me perpara se Konventa), për sa i takon kritereve të punës, specifikimin e të drejtave dhe detyrimeve te punëmarrësit lidhur me të miturit si dhe përgjegjësia e personit juridik për shkeljet eventuale. 494. Gjithashtu do duhet të rishikohet ligji për Inspektoriatin Shtetëror të Punës, si në aspektin administrativ, duke krijuar hallka të posaçme lidhur me të miturit, ashtu edhe në aspektin juridik, duke i dhënë prioritet kontrollit lidhur me punën e të miturve. Me përparësi është ndërtimi i kapaciteteve nëpërmjet trajnimit të inspektorëve të punës për pajisjen e tyre me njohuri dhe aftësi të tilla teknike e profesionale që ka puna e fëmijëve si kategori tepër specifike në tërë punëmarrësit në përgjithësi. 495. Republika e Shqiperise, me ligjin nr. 8086, date 13.03.1996 ka aderuar ne Konventat e Organizates Nderkombetare te Punes, nr. 105 “Per zhdukjen e punes se detyruar”, dhe nr.111 “Per diskriminimin ne pune dhe profesion”, nr.138 “Per moshen minimale per tu pranuar ne pune”, dispozitat e te cilave automatikisht jane bere pjese e sistemit te brendshem juridik. G. Abuzimi me drogat (neni 33) 496. Ne Shqiperi perdorimi i droges nuk ka qene fenomen shqetesues per shkak te izolimit te plote te Shqiperise. Pas viteve 1992-1993 perdorimi i droges si dhe trafiku i saj u shtuan dhe kryesisht ne te u perfshine moshat nga 14 deri 25 vjeç. Adoleshentët (fëmijët 14-18 vjeç) të rrezikuar nga marrja e drogës po shfaqen si grupi margjinal më i ri në Shqipëri. 497. Mbi bazën e disa vlerësimeve të OJQ-ve, të cilat veprojnë në këtë fushë, në vendin tonë llogariten rreth 10.000 përdorues droge, 80% e tyre në Tiranë, nga të cilët 40% janë fëmijë dhe të rinj. Ky grup është prezent jo vetëm në Tiranë dhe qendrat e tjera të mëdha urbane, por po shtohet me shpejtësi edhe në qytetet më të vogla. 498. Më të rrezikuar nga droga janë të rinjtë e familjeve qytetare me gjendje ekonomike të mirë, sepse mundësia për të blerë drogë është faktor për përfshirjen në grupet e përdorimit të saj. Adoleshentët janë më të rrezikuar, sidomos në mjediset e shkollave, sepse në to droga shpërndahet falas. Po kështu të rrezikuar janë edhe të rinjtë të cilët e shpërndajnë dhe e tregëtojnë atë. 102 499. Per percaktimin sa me te sakte te perhapjes se droges do te behet nje studim i posacem i cili do te pasohet dhe me ngritjen e qendrave te posacme perkatese per kurimin e kesaj kategorie personash dhe sidomos femijeve, qe jane perdoruesit me te medhenj te saj. 500. Me ligjin nr. 8494, date 27.05.1999 eshte miratuar Marreveshja ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise, Shoqates “Komuniteti Emanuel”dhe Caritas-it Shqiptar per ngritjen dhe funksionimin e Qendres Sociale Polivalente ne Vaqarr, Tirane. Sherbimi Social Shteteror, nje agjensi shteterore, bashkepunon me nje numer te konsiderueshem OJQ-sh qe veprojne ne fushen e sherbimeve sociale ne vecanti me Qendren Emanuel qe ofron sherbime rehabilitimi per personat perdorues te droges dhe alkoolit. Nga relacionet e derguara ne Sherbimin Social Shteteror, gjate vitit 2000 ne kete Qender Rezidenciale u trajtuan 13 persona. Ne kete Qender trajtohen me perparesi femijet dhe grate ne nevoje, si dhe te rinj perdorues te droges dhe alkolit, sidomos ne zonat urbane, te ci let kane nevoje per ndihmen e shtetit dhe te shoqerise. Qendra e ngritur ka filluar te trajtoje, sidomos femijet e droguar dhe po sherben si nje eksperience e mire per hapjen e Qendrave te tjera ne Shqiperi ne perputhje me nevojat konkrete ne kete drejtim. 501. Ligji nr. 7975, date 26.07.1995 “Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope”, percakton rregullat e prodhimit, fabrikimit, importimit, eksportimit, tregtimit, perdorimit, kontrollit dhe ruajtjes se barnave narkotike dhe lendeve psikotrope. Ky ligj eshte hartuar sipas Konventes Unike per Barnat Narkotike te vitit 1961 dhe Konventes per Lendet Psikotrope te vitit 1971. 502. Ligji parashikon, gjithashtu, ndalimin ne territorin e Republikes se Shqiperise te prodhimit, fabrikimit, tregetimit dhe shperndarjes me shumice dhe pakice, transportimin, mbajtjen, furnizimin, dhenien me para ose falas, blerjen, perdorimin, importimin, eksportimin, kalimin tranzit te bimeve dhe lendeve me rrezikshmeri te larte qe nuk perdoren ne mjekesi. 503. Keshilli i Ministrave me Vendimin nr. 412, date 20.05.1996 “Per ngritjen e Komitetit Kombetar per Drogen”, ka krijuar kete te fundit si organ nderdikasterial i kryesuar nga Zv/Kryeministri. Per realizimin e detyrave dhe objektivave te caktuara nga ky Komitet, Vendimi parashikon ndermjet te tjerash edhe krijimin e Qendres Kombetare te Sistemit te Informacionit per Drogen prane Institutit te Shendetit Publik. 504. Kodi Penal i vitit 1995 pesoi ndryshime te rendesishme me ligjin nr.8279, date 15.01.1998 dhe priten permiresime te tjera gjate vitit 2001 persa i perket veprave penale te lidhura me drogen. 505. Kodi Penal parashikon vepren penale te prodhimit dhe shitjes se çdo lloj droge narkotike ose substance psikotrope te bere ne kundershtim me ligjin (neni 283), vepren penale te trafikimit te narkotikeve (neni 283/a), te krijimit te lehtesirave per marrjen dhe perdorimin e droges (neni 283/b), te kultivimit te bimeve narkotike, te prodhimit dhe fabrikimit te lendeve narkotike dhe psikotrope 103 (neni 284/c), vepren penale te organizimit dhe drejtimit te organizatave kriminale me qellim kultivimin, prodhimin, fabrikimin e paligjshem te narkotikeve (neni 284/a), dhe vepren penale te mbajtjes, prodhimit dhe transportimit te substancave kimike (neni 285). Kodi Penal nuk parashikon ndonje dispozite te veçante per terheqjen e femijeve ne shitjen dhe trafikun e droges, por ka nje dispozite te pergjithshme qe mund te zbatohet edhe ne kete rast, sipas se ciles shtytja ose terheqja e te miturve nen moshen 14 vjeç, per te kryer krim, denohet me burgim deri ne pese vjet. 506. Nje rol te madh ne ndergjegjesimin e te rinjve per njohjen me pasojat e droges dhe demet e saj, luan edhe shkolla. Duke patur parasysh se numri me i madh i perdoruesve te saj eshte ne Tirane, Drejtoria Arsimore e Rret hit ka ndermarre ne periudha te caktuara, fushata ndergjegjesimi te cilat perfshijne metoda te ndryshme efikase. H. Shfrytëzimi dhe abuzimi seksual (neni 34) 507. Ne Shqiperi problemi i shfrytezimit seksual te femijeve, kryesisht vajza, ka marre permasa shqetesuese, sidomos vitet e fundit. Megjithese eshte bere nje problem shoqeror, nuk eshte arritur te percaktohet se cila eshte gjendja reale, numri i femijeve qe shfrytezohen, nderkohe qe ka te dhena se edhe ne Shqiperi ky fenomen eshte jo pak i perhapur. Nje pjese e mire e vajzave, qe terhiqen ne kete rruge, nuk marrin informacionin e duhur dhe bien ne gracken e mashtrimit te shfrytezuesve dhe te ketij fenomeni te ri te panjohur per to. 508. Ne Kodin Penal krimet seksuale kane pesuar ndryshime me ligjin nr. 8279, ne vitin 1998 dhe priten ndryshime te tjera gjate vitit 2001. Ne ndryshimet e fundit te Kodit Penal parashikohet qe termi “e mitur” te zevendesohet me termin “te mitur” dhe te shtohen marredheniet homoseksuale, si dhe cdo akt tjeter seksual. 509. Aktualisht, Kodi Penal parashikon si veper penale marredheniet seksuale, homoseksuale, si dhe cdo akt tjeter seksual me femije te mitur, qe nuk ka arritur moshen 14 vjeç, ose me femijen e mitur qe nuk ka arritur pjekurine seksuale, veper per te cilen kur kryhet me dhune, ose sjell si pasoje vdekjen ose vetvrasjen e femijes se mitur, zbatohet nje denim me i rende se ne rastin e pare (neni 100). 510. Ne Kodin Penal jane parashikuar gjithashtu dhe veprat penale te marredhenieve seksuale me dhune me femije te mitur te moshes 14-18 vjeç, ose me persona te pazote per tu mbrojtur, pazotesi fizike ose mendore ku perfshihen edhe femijet 14-18 vjeç (neni 101,103). Gjithashtu, ne Kodin Penal parashikohet si veper penale dhe kryerja e veprave te turpshme me te mitur qe kane arritur moshen 14 vjeç (neni 108). 511. Ne vitet 1993-1994 krimi i marredhenies seksuale me dhune me te miturat nga 14-18 vjeç mori permasa te konsiderueshme. Praktika gjyqesore tregon se denimet e dhena fillimisht kane qene teper te ulta dhe vetem kur permasat e ketij 104 krimi u bene shqetesuese per shoqerine, gjykata rriti ne menyre te ndjeshme masen e denimit, sidomos dhe me miratimin e Kodit te ri Penal ne vitin 1995. 512. Persa i perket shfrytezimit te femijeve per qellime prostitucioni, ne Kodin Penal parashikohet si veper penale dhe denohet me rende, kur shtytja, ndermjetesimi, ose marrja shperblim per ushtrimin e prostitucionit kryhet ndaj nje te miture. 513. Duke pare se ne Shqiperi per te realizuar shfrytezimin e prostitucionit u perdor mashtrimi, shtrengimi, dhuna si dhe lidhjet e aferta te gjinise, krushqise, kujdestarise etj, me ligjin nr. 8279, date 15.01.1998, dispozita e Kodit Penal mbi shfrytezimin e prostitucionit ndryshoi. 514. Ne shfrytezimin e prostitucionit ne rrethana renduese u perfshine dhe elementet e siperpermendur. Gjithashtu, u parashikua si veper penale edhe shfrytezimi i prostitucionit i kryer ndaj nje personi qe shtyhet ose shtrengohet per te ushtruar prostitucion jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Kjo veper penale u parashikua per shkak te shfrytezimit te prostitucionit me teper ne vende te tjera se ne Shqiperi. 515. Projekti per ndryshimet e reja ne Kodin Penal do te sjelle dhe miratimin e nje dispozite te re mbi trafikimin e femrave per prostitucion. Sipas kesaj dispozite te parashikuar, trafikimi i femrave per prostitucion, me qellim fitimi material, ose cdo perfitimi tjeter, denohet me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here ose sh oqerohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhune fizike ose psikike te viktimes per te punuar a kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda, denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet ose me burgim te perjetshem.. 516. Lidhur me pornografine, Kodi Penal e parashikon si veper penale kur prodhimi, shperndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike behet ne ambjentet e te miturve. 517. Nje nga arsyet qe e kane shtyre Qeverine shqiptare ne hapat e saj per hapjen e Qendres Antitrafik ne qytetin e Vlores, eshte ne rradhe te pare edhe ndalimi i trafikut te grave dhe femijeve, sidomos te atyre personave te destinuar per tregun e prostitucionit ne vendet fqinje. I. Forma të tjera shfrytëzimi (neni 36) 518. Deri me tani nuk ka te dhena per forma te tjera te shfrytezimit pervec formave te cilat jane shqyrtuar ne nenet e mesiperme te Konventes, ne vecanti shfrytezimit ekonomik dhe seksual. Sigurisht qe perveç shfrytezimit ekonomik dhe seksual te parashikuara ne dispozitat e meparshme, mund te lindin edhe forma te tjera te shfrytezimit. 105 J. Shitja, trafikimi dhe rrëmbimi (neni 35) 519. Kodi Penal, i ndryshuar ne vitin 1998 dhe ndryshimet e pritshme ne vitin 2001, parashikojne si veper penale rrembimin ose mbajtjen peng te femijes nen moshen 14 vjeç, veper qe denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet. Po kjo veper, kur ka shkaktuar vdekje ose zhdukje te femijes se mitur denohet me burgim jo me pak se njezet vjet, ose me burgim te perjetshem. Gjithashtu, Kodi Penal parashikon si veper penale dhe fshehjen ose nderrimin e femijes me nje tjeter, e kryer nga personeli mjekesor, veper qe denohet me burgim nga tre deri ne tete vjet. 520. Ne ndryshimet e fundit qe pritet te pesoje Kodi Penal, gjate vitit 2001, parashikohet si veper penale trafikimi i femijeve. Sipas ketyre ndryshimeve, trafikimi i femijeve me qellim fitimi material, ose cdo perfitim tjeter, do denohet me burgim nga dhjete deri ne njezet vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, apo shoqerohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhune fizike ose psikike te viktimes per te punuar a kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda, denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet ose me burgim te perjetshem. 521. Nje forme tjeter e trafikut te femijeve eshte edhe ajo qe behet nepermjet biresimit, sidomos biresimit nderkombetar. Praktika ne rastin e Shqiperise ka treguar se eshte i nevojshem nje bashkepunim me i madh nderkombetar per te zbuluar rastet e abuzimit ne fushen e biresimit dhe per te permisuar situaten. 522. Ne ligjin nr.7650, date 17.12.1992 “Per biresimin nga shtetas te huaj”, ka nje dispozite penale sipas te ciles pranimi, kerkesa per marrje, ose marrja e parave dhe e te mirave materiale nga ana e prindit, kujdestarit, ose e çdo personi tjeter, per vete apo per te tretet, ne procesin e biresimit te nje te mituri denohet deri me pese vjet heqje lirie. 523. Ligji nr.8193, date 06.02.1997 “Per transplantimin e organeve”, ka nje dispozite sipas se ciles ndalohet shitblerja e transplanteve si dhe çdo lloj veprimtarie qe favorizon reklamimin, tregtimin dhe trafikun e paligjshem te transplanteve. Ne paragrafin e dyte te kesaj dispozite parashikohet se keto veprimtari denohen sipas dispozitave te Kodit Penal. 524. Ne Shqiperi, vitet e fundit, eshte folur per trafikun e femijeve dhe te transplanteve, sidomos nga shtypi. Por, konkretisht nuk eshte arritur te zbulohet ky rrjet trafikantesh, nese ekziston. Perkundrazi, rastet e rrembimit te femijeve u kthyen nje kohe ne nje mjet fitimi per rrembyesit e tyre. Praktika gjyqesore njeh mjaft raste te tilla, por dhe shume raste te tjera nuk kane arritur te zbulohen ende nga organet kompetente, pasoje kjo edhe e mungeses se kualifikimit te personave qe punojne ne keto organe, meqenese per Shqiperine jane pothuajse krime te reja, por edhe per mangesi te mjeteve te nevojshme per zbulimin e tyre. 106 K. Fëmijët që i përkasin minoriteteve apo grupeve indigjene (neni 30) 525. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise parashikohet e drejta e pakicave kombetare per te shprehur lirisht, pa u ndaluar as detyruar, perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t’i ruajne e zhvillojne ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre. 526. Kjo dispozite nuk specifikon te drejtat e femijeve, qe u perkasin pakicave kombetare, por i perfshin ato, ne termin e perdorur nga Kushtetuta, “personat qe i perkasin pakicave kombetare”. 527. Ne Shqiperi, te drejtat e permendura ne nenin 30 te Konventes per te Drejtat e Femijes, ne parim, jane te garantuara per femijet e çdo grupi etnik, fetar ose gjuhesor, te cilet mund ta gezojne realisht lirine individuale te besimit dhe ndergjegjes, te arsimimit, te organizimit dhe grumbullimit. Pakicat kombetare jane trajtuar pothuajse me te njejtat te drejta qe kane edhe shtetasit shqiptar dhe nuk ka perbere asnjehere problem trajtimi i tyre. 528. Per me teper, ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 396, date 22.08.1994 “Per arsimin tetevjeçar ne gjuhen amtare te personave te pakicave kombetare”, parashikohet e drejta e personave, qe u perkasin pakicave kombetare, te mesojne ne gjuhen e tyre amtare, ne njesi shkollimi dhe institucione arsimore shteterore te caktuara. 529. Ne kuadrin e programit shkollor, nxenesve te pakicave kombetare, ne keto njesi, u krijohen mundesi per te studiuar historine, traditat dhe kulturen e tyre. Vendimi i Keshillit te Ministrave parashikon edhe rastet kur n e qendra banimi jetojne persona qe iu perkasin pakicave kombetare, por qe nuk plotesojne numrin per te hapur shkolle te veçante per ta, ketyre personave u krijohet mundesia te mesojne ne menyre fakultative gjuhen te tyre amtare, ne kuadrin e sistemit shteteror te arsimit te detyruar. 530. Me ligjin nr 8496, date 03.06.1999, Shqiperia ratifikoi “Konventen Kuader te Keshillit te Europes per Mbrojtjen e Minoriteteve”, duke marre persiper angazhimin per zbatimin e kesaj Konvente. 531. Mbrojtja ligjore ne Shqiperi e garantuar si nga legjislacioni i brendshem, ashtu edhe nga instrumentat nderkombetare te miratuara, mbron çdo individ nga akte te diskriminimit, armiqesise, apo dhunes dhe parashikon sanksione te renda penale per ata qe i kryejne ato. 532. Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, ne pjesen e tij te posaçme, ne nenin 73, parashikon se “Zbatimi i nje plani te paramenduar qe synon shkaterrimin teresisht apo pjeserisht te nje grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kunder anetareve te grupit dhe i shoqeruar me veprat qe vijojne, si: vrasje me 107 dashje te anetareve te grupit, demtime te renda fizike dhe psikike, vendosja ne kushte jetese te renda qe shkaktojne shkaterrimin fizik, zbatimi i masave qe synojne pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshem i femijeve te nje grupi ne nje grup tjeter,denohet me burgim jo me pak se dhjete vjet ose me burgim te perjetshem a me vdekje”. 533. Ndersa neni 74, i ketij Kodi, parashikon se “Vrasjet, shfarosjet, kthimi ne skllever, internimet dhe debimet, si dhe çdo lloj torture apo dhune tjeter çnjerezore te kryera per motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare, denohen jo me pak se pesembedhjete vjet ose me burgim te perjetshem”. Çdo individ, i cili eshte viktime e diskriminimit etnik apo racial, qofte ky i hapur apo i fshehte, mund t’i drejtohet gjykates per mbrojtje juridike. Ne praktiken gjyqesore shqiptare nuk ka ndonje padi te ngritur nga pjesetare te pakicave kombetare lidhur me akte diskriminimi, armiqesie, apo dhune per shkak te perkatesise se tyre etnike, kulturore, gjuhesore, ose fetare. 534. Nje zhvillim te dukshem pas viteve ‘90 ka marre veprimtaria kulturore e artistike e pjestareve te pakicave kombetare. Te gjitha pakicat kane krijuar dhe nder ta veprojne aktivisht organizata e shoqata te ndryshme, te cilat luajne nje rol te madh ne njohjen e historise, traditave dhe kultures se ketyre pakicave. 535. Ne tekstet e reja per shkollat e pakicave kombetare greke e maqedonase, “Gjuhe e lexim letrar”, “Gjuhe shqipe e lexim letrar”, te pergatitura e botuara nga Shtepia Botuese e Librit shkollor, ne gjuhet e pakicave dhe ne gjuhen shqipe, jane perfshire pjese te zgjedhura nga folklori i pakices greke dhe maqedonase, nga shkrimtare e poete te ketyre pakicave, si dhe nga shkrimtare e poete te shquar te letersise greke dhe maqedonase te periudhave te ndryshme. 536. Gjithashtu, jane shtuar botimet per lexime jashteshkollore nga letersia e pakicave dhe letersise greke dhe maqedonase. Nje kontribut te rendesishem japin edhe Biblioteka dhe Qendra e Kultures Greke, shoqatat arumune, organizata te ndryshme joqeveritare, Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, Muzeu Kombetar, Galeria e Arteve etj, te cilet kane organizuar here pas here veprimtari te ndryshme me nje pjesmarrje te gjere te personaliteteve me te shquara shqiptare dhe te pakicave nga fushat e letersise, artit, kultures, historise etj, per te perkujtuar ngjarje te rendesishme te jetes se pakicave dhe kombeve ame te tyre, te personaliteteve te tyre te shquara, per te promovuar botime e libra etj. 537. Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me nje agjensi private, ne qershor te vitit 2000, organizoi ne Tirane Festivalin e Femijeve te Pakicave Kombetare, i titulluar “Pellumbi i Bardhe”, ku u perfaqesuan me grupet e tyre artistike te femijeve te gjitha pakicat kombetare dhe pakicat linguistike qe jetojne ne Shqiperi. 538. Nje numer projektesh, organizuar ne rrethe te ndryshme te vendit nga Qeveria shqiptare, ne bashkepunim me organizata te ndryshme nderko mbetare dhe ne menyre te veçante me Fondacionin “Soros”, synojne te permiresojne 108 pjesemarrjen dhe integrimin e femijeve te familjeve rome ne shkolle. Keto projekte, qe perfshijne organizimin e tyre ne veprimtari kulturore e sportive, ne te cilat marrin pjese se bashku, si femijet shqiptare, ashtu edhe ata rome, kane kontribuar, gjithashtu, ne promovimin e respektit, e ndjenjave te miqesise dhe bashkepunimit midis tyre. 539. Ne Dropull, ne Prefekturen e Gjirokastres, zhvillon veprimtarine e saj “Shoqata e Krijuesve Minoritare”, ku marrin pjese shkrimtare, poete, piktore e artiste te njohur minoritare. Ansambli Folkorik “Dropulli”, qe eshte nje nga ansamblet me ne ze ne Shqiperi, merr pjese aktive jo vetem ne jeten kulturore e artistike te vendit, por ajo, me perkrahjen e drejtperdrejte te Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bashkise, Qendres Kulturore dhe sponsoreve te ndryshem private, ka dhene nje numer te madh koncertesh edhe jashte vendit, ku me te spikaturat padyshim kane qene ato te dhena ne Greqi. 540. Shoqata “Druzhba Prespa” ne Komunen e Liqenasit ne Prefekturen e Korçes, drejton dhe organizon veprimtarine e grupeve popullore te fshatrave minoritare maqedonase. Kjo shoqate ka organizuar Festivalin e Liqenasit dhe nje sere turne artistike ne Shqiperi dhe ne rrethinat fqinje te ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, ku me kenget, melodite, vallet dhe sidomos me kostumet popullore, kane deshmuar vlerat e tradites popullore dhe ruajtjen e saj. 541. Ne Komunen e Vrakes, ne Prefekturen e Shkodres, zhvillon veprimtarine e saj shoqata kulturore e pakices malazeze “Moraça Rozafa”, e cila ka realizuar nje sere veprimtarish kulturore e artistike, duke mbajtur gjalle kenget, vallet, ritet e veshjet tradicionale te tradites popullore malazeze. 542. Romet jane te organizuar ne shoqatat e tyre “Amaro - Drom” themeluar ne mars 1991, “Amaro Divas” themeluar me 1996, “Romani Baxt” themeluar me 1991 dhe “Grupi per Zhvillimin e Kultures Rome”. 543. Shoqata “Amaro-Drom” eshte e perbere nga nje berthame qendrore ne Tirane dhe, sipas informacionit nga zyra e tyre ne Tirane, veprimtarite e tyre mbeshteten nga kater qendra koordinuese, kryesisht ne Fushe Kruje, Lushnje, Fier, Korçe. Me rendesi eshte te permendim se kjo shoqate ka, gjithashtu, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinise. Shoqata ka gazeten e saj “Ylli i Karvanit” qe del njehere ne muaj. Shoqata luan nje rol te madh ne ruajtjen e gjuhes, folklorit te tyre te pasur dhe artit te muzikes. Ajo ka krijuar nje sere grupesh me instrumentiste, kengetare dhe valltare te talentuar, qe kane marre pjese ne shume veprimtari kombetare dhe nderkombetare. Shoqata “Amaro Drom” ka aktivizuar gjithashtu edhe nje ekip futbolli, i cili ka marre pjese ne disa veprimtari kombetare. 544. Veprimtari te ngjashme zhvillon edhe shoqata “Amaro Divas”. Ajo, gjithashtu, ka grupin e saj artistik dhe ka hapur nje kurs per mesimin e instrumentave muzikore. Edhe kjo shoqate boton revisten e saj mujore, qe mban te njejtin emer sikurse edhe vete shoqata. 109 545. Pas viteve 1990, arumunet (vllehet) jane organizuar ne shoqatat e tyre “Armeni-Alban”, “Shoqata e Vllehve Voskopoje” dhe “Aefallofisi”. Keto shoqata luajne nje rol te rendesishem ne ruajtjen e gjuhes, kultures dhe traditave te tyre. Ata kane gjithashtu gazeten e tyre “Fratia-Vellazeria”, qe del nje here ne muaj, ne gjuhen shqipe dhe arumune. 546. Ndryshimet demokratike gjate dekades se fundit bene te mundur rivendosjen e lirise se ndergjegjes dhe besimit fetar. Ne kete kuader ne vend u rihapen te gjitha objektet fetare te kultit dhe njerezit u lane te lire te praktikojne fene dhe ritet e tyre fetare. Sipas statistikes me te fundit zyrtare te vitit 1953, popullsia ne Shqiperi perbehet nga muslimane - 50%, bektashiane – 20%, orthodokse - 20% dhe katolike - 10%. 547. Ndryshimet demokratike ne Shqiperi, gjate dekades se fundit, krijuan nje mjedis te favorshem per zhvillimin dhe nismat e sektorit joqeveritar, ne kuadrin e shtetit ligjor. Te gjitha pakicat kombetare qe jetojne ne Shqiperi e kane shfrytezuar kete mundesi per t’i dhene nje impuls te ri ruajtjes dhe zhvillimit te elementeve kryesore te identitetit te tyre, gjuhes, traditave, fese dhe trashegimise se tyre kulturore. 548. Duhet thene se ne familjet e pjesetareve te pakicave kombetare, qofshin keto greke, maqedonase apo malazeze, por edhe ne familjet e pakicave linguistike te romeve dhe arumuneve, gjuha amtare eshte transmetuar nga brezi ne brez. Ndonese sipas Kushtetutes (neni 14), “gjuha zyrtare ne Shqiperi eshte gjuha shqipe”, pakicat kombetare, sipas nenit 20 te Kushtetutes, kane te drejte te ruajne, te zhvillojne e “te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare”. 549. E drejta per te perdorur gjuhen amtare privatisht dhe ne publik eshte e garantuar edhe ne praktike. Individet nga pakicat kombetare e perdorin gjuhen e tyre lirisht ne jeten e perditshme, me njeri-tjetrin, ne mbledhjet publike, ne shoqatat e tyre, ne fushatat elektorale, ne shtypin e tyre, ne botimet e tyre me karakter kulturor, letrar, historik apo shkencor, ne media, si dhe ne ceremonite fetare. Nje faktor i rendesishem per ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhes amtare te pakicave jane edhe shkollat e shumta publike, apo private qe funksionojne per shkollimin e femijeve te pjestareve te ketyre pakicave. 550. Edhe romet ne Shqiperi kane mundur te ruajne gjuhen e tyre tradicionale, te cilen e flasin ne mjedisin e tyre. Romet e shkruajne gjuhen e tyre ne raste teper te rralla, pasi ne Shqiperi nuk ka patur shkolla romesh. 551. Gjuhen e tyre tradicionale, te cilen e flasin ne mjediset e tyre, e kane ruajtur edhe arumunet. Ajo eshte ruajtur me shume e me mire veçanerisht ne grupet kompakte, qe jetojne ne fshatra dhe, deri diku, ne brezin e vjeter dhe te mesem te atyre qe jetojne ne qytete. 110 552. Veshtrim i shkurter historik i pakicave kombetare qe jetojne ne Shqipe ri. Ne Shqiperi tradita historike ka ecur ne rrugen e njohjes si pakica kombetare te atyre pakicave qe kane nje komb ame, me te cilin kane karakteristika te perbashketa, si: konstitucionin shpirteror, gjuhen, kulturen, zakonet e traditat, besimin fetar etj. Si pakica te tilla jane konsideruar pakica greke, maqedonase dhe malazeze. Romet dhe arumunet jane njohur dhe respektuar si pakica linguistike. 553. Pakica kombetare greke Ne jug te Shqiperise, ne kufi me Greqine, jeton nje popullsi greke, qe perben pakicen kombetare me te madhe ne numer. Sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989, numri i kesaj popullsie eshte 58.758 banore. Pjesetaret e ketij komuniteti jetojne kryesisht ne rrethet Gjirokaster, Sarande dhe Delvine. 554. Pakica kombetare maqedonase Pakica kombetare maqedonase ndodhet e perqendruar ne zonen e Prespes. Kjo zone eshte e shtrire ne skajin juglindor te Shqiperise, ne kufi me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise dhe Greqine. Siperfaqja e zones se Prespes eshte 213.9 km2. Popullsia e kesaj zone eshte 4.878 banore, qe do te thote 240 banore per km 2 555. Pakica kombetare malazeze Pakica kombetare malazeze eshte e perqendruar kryesisht ne disa fshatra te vegjel ne zonen e Vrakes (fshatrat Gril, Omaraj, Borici i Vogel), ne veri te qytetit te Shkodres (ne Veriperendim te Shqiperise), prane liqenit me te njejtin emer dhe prane kufirit me Malin e Zi. Te dhena statistikore mbi numrin e kesaj pakice ne regjistrimin e vitit 1989 nuk jane te specifikuara dhe te sakta. Gjithsesi, sipas te dhenave nga vezhgimi i bere vitin e kaluar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kjo pakice perbehet nga rreth 2000 vete dhe ka ruajtur kompaktesine e vet si pakice kombetare, gjuhen, kulturen, fene, traditat e shtetit ame etj. 556. Romet Te dhena stastistikore lidhur me numrin e romeve qe jetojne ne Shqiperi, mungojne, pasi nje regjistrim i pergjithshem i tyre nuk eshte bere asnjehere. Ata perbehen nga kater fise kryesore: Kallbuxhinj (Tirane, Elbasan, Pogradec, Korce, Bilisht, Gjirokaster, Sarande); Meçkare (Lushnje, Fier, Vlore); Kurtofet - te shperndare; Cergaret - nomade. Persa i perket pozites se romeve, mund te thuhet se ata nuk jane objekt i nje trajtimi diskriminues si komunitet me vete. Por, gjithsesi, problemi i romeve eshte problemi i nje komuniteti me nje nivel teper te ulet jetese. Ne nje kuptim, çeshtja e romeve paraqet probleme te njellojta me ato qe shtrohen ne shkalle rajonale. 557. Arumunet Midis pakicave, ne Shqiperi jetojne edhe arumunet (te njohur kryesisht si vllehe). Trevat shqiptare, ne hapesira dhe ne kohe te caktuara, kane ndjere popullimin e nomadeve arumune. Per here te pare te dhenat per numrin e pakices arumune ne Shqiperi jepen ne regjistrimin e vitit 1950. Ne kete regjistrim shenohen 2381 111 banore te popullsise vllahe. Kurse, ne regjistrimin e vitit 1955, numri i popullsise vllehe rezulton ne 4249 banore. Ne regjistrimet e mevonshme nuk rezultojne me te dhena per numrin e arumuneve ne Shqiperi. 558. Me qellim ruajtjen dhe forcimin e identitetit kulturor te pakicave kombetare dhe qe ato te jene ne kontakt te vazhdueshem me zhvillimet politike, shoqerore, ekonomike e kulturore dhe jo vetem me ato brenda vendit, por edhe me ato ne fushen nderkombetare, legjislacioni shqiptar parashikon akses te plote n e gjuhen e tyre amtare, si ne median e shkruar, ashtu edhe ne ate elektronike. 559. Liria e shprehjes, sikurse parashikohet ne Konventen “Per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut” te Keshillit te Evropes, perben nje te drejte themelore kushtetuese ne Shqiperi. Neni 22 i Kushtetutes garanton lirine e shprehjes dhe lirine shtypit, radios dhe televizionit per te gjithe, perfshire edhe pakicat kombetare dhe ndalon censuren paraprake te mjeteve te komunikimit. Mbi bazen e ligjit ekzistues anetaret e pakicave kombetare, ashtu sikurse te gjithe shtetasit shqiptare kane te drejte, pa asnje pengese te krijojne median e tyre te shkruar ne gjuhen amtare. Shtypi i pakicave kombetare, ashtu si edhe i gjithe shtypi ne Shqiperi, nuk i nenshtrohet censures paraprake. 560. Aktualisht pakica greke, qe jeton ne rrethet e Gjirokastres, Sarandes, Delvines etj, ka keto revista e gazeta : “Lajko Vima”, gazete qe e ka zanafillen e vet qe nga viti 1945; “I Foni tis Omonias” (Zeri i Omonias), e perjavshme; “2000”, gazete ne tre gjuhe greqisht, anglisht, shqip; “Oaz” dhe “Progres”.revista te ilustruara. Gazetat dhe revistat e permendura me siper shperndahen falas ne çdo fshat. Gjithashtu, ne zonen e kesaj pakice hyjne nga Greqia dhe 15 tituj te tjere gazetash e revistash ne gjuhen greke. 561. Shtypi maqedonas dhe ai malazez gjithashtu, vjen pa asnje pengese ne pakicat maqedonase, apo ate malazeze ne Shqiperi. Arumunet kane gazeten e tyre “Fratia - Vellazerimi”, e cila del njehere ne muaj ne gjuhen shqipe dhe ate arumune. 562. Akses ne median elektronike, pakicave kombetare u garanton ligji nr. 8410, date 30.09.1998 “Mbi Radio Televizionin Publik dhe Privat ne Republiken e Shqiperise”. Ligji shpall lirine e veprimtarise se radio -televizionit dhe pavaresine editoriale te tyre (neni 4 dhe 5). 563. Ne nenin 39 te ligjit te siperpermendur ndalohet “transmetimi i programeve qe nxisin dhunen, luften agresive, urrejtjen kombetare dhe raciale” etj, ndersa ne nenin 36 parashikohet qe “programet radiotelevizive te respektojne dinjitetin personal dhe te drejtat themelore te njeriut, paaneshmerine, plotesine dhe pluralizmin e informacionit, te drejtat e femijeve dhe te adoleshenteve, rendin publik dhe sigurine kombetare, gjuhen dhe kulturen, te drejtat kushtetuese e njerezore te shtetasve, te pakicave kombetare ne perputhje me konventat nderkombetare qe ka nenshkruar Republika e Shqiperise dhe diversitetin fetar shqiptar” 112 564. Kurse ne nenin 37 thuhet: “Perdorimi i gjuhes shqipe eshte i detyruar per te gjithe programet, perveç veprave muzikore me tekst ne gjuhe te huaj, emisioneve per mesimin e gjuheve te huaja, emisioneve drejtuar posaçerisht pakicave kombetare dhe programeve te subjekteve radiotelevizive lokale te liçensuara per transmetim ne gjuhen e pakicave”. Mbi kete baze, hapja e stacioneve lokale radiofonike apo televizive nga pjestaret e pakicave kombetare ne gjuhet e tyre amtare, eshte e garantuar. 565.Sipas Kushtetutes (neni 14) gjuha zyrtare ne Shqiperi eshte gjuha shqipe. Keshtu qe i gjithe dokumentacioni ne organet e pushtetit qendror dhe organet e njesive administrative te pushtetit lokal perpilohet ne gjuhen zyrtare. Ndersa komunikimi verbal ndermjet pjesetareve te pakicave dhe autoriteteve te administrates se pushtetit lokal ne zonat e banuara prej tyre, duke qene se edhe keto autoritete ne shumicen dermuese jane minoritare, sipas zgjedhjes se tyre te lire mund te behet ne gjuhen amtare. 566.Neni 28, pika 1 te Kushtetutes, parashikon se kujtdo “qe i hiqet liria, ka te drejte te njoftohet menjehere ne gjuhen qe ai kupton, per shkaqet e kesaj mase, si dhe per akuzen qe i behet”. Ndersa ne nenin 31 te saj, pika c, parashikohet se gjate procesit penal kushdo ka te drejte “te kete ndihmen pa pagese te nje perkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhen shqipe”. 567.Kodi i Procedures Penale ne piken 2, te nenit 8, parashikon se ne te gjitha fazat e procedimit gjyqesor “Persona qe nuk dine shqip perdorin gjuhen e tyre dhe, me anen e perkthyesit, kane te drejte te flasin e te marrin dijeni per provat e aktet, si dhe per zhvillimin e procedimit”. 568.Gjithashtu, neni 98, pika 2, lidhur me perpilimin e akteve te procedures penale, parashikon se “Personi qe nuk flet gjuhen shqipe pyetet ne gjuhen amtare dhe procesverbali mbahet edhe ne kete gjuhe. Ne te njejten gjuhe perkthehen aktet procedurale, qe jepen me kerkese te tij”. 569.E drejta per te deponuar ne gjuhen e vet i njihet edhe nje deshmitari ne proces. E drejta per perdorimin e gjuhes se tyre apo e perpilimit te akteve ne gjuhen e tyre amtare, u njihet personave qe nuk dine gjuhen shqipe edhe ne procesin gjyqesor civil. 570.Ne nenin 27 paragrafi i dyte i Kodit te Procedures Civile parashikohet se “Personat qe nuk dine shqip perdorin gjuhen e tyre. Ata marrin dijeni per provat dhe per gjithe zhvillimin e gjykimit me ane te perkthyesit”. Ndersa ne nenin 116, ne paragrafin e dyte, thuhet se “Gjykata, per pyetjen e personave qe nuk dine gjuhen shqipe ose per perkthimin e dokumentave te shkruara ne gjuhe te huaj, therret perkthyesin”. 571.Se fundmi, sipas nenit 5 te ligjit nr. 8328, date 16.04.1998, “Mbi te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”, “trajtimi i te denuarve nuk duhet te kete 113 diskriminim per shkak te seksit, kombesise, races, gjendjes ekonomike dhe shoqerore, pikpamjet politike dhe besimeve fetare”. 572.Rregullorja e Burgjeve te Republikes se Shqiperise, miratuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.96, date 09.03.2000, ne nenet 13, 45, 53 dhe 63, gjithashtu parashikon njoftimin e personave te denuar ne gjuhen qe ata kuptojne mbi rregullat e burgut, menyren e vuajtjes se denimit, te drejtat dhe detyrimet e te burgosurve etj. Te gjitha te drejtat e parashikuara me siper vlejne edhe per femijet qe i perkasin minoriteteve etnike, kulturore, fetare, apo gjuhesore. 573.Pjesetaret e pakicave kombetare qe jetojne ne Shqiperi jane te lire te vendosin dhe mbajne emrat dhe mbiemrat e tyre sipas traditave ne gjuhen e tyre dhe gezojne te drejten e njohjes zyrtare te tyre. Regjistrimin e emrave te tyre dhe te anetareve te familjeve te tyre, pjestaret e pakicave kombetare e bejne ne Zyrat e Gjendjeve Civile te Bashkive apo Komunave ku ato jetojne. 574.Sipas ligjit, regjistrimi ne regjistrat e Zyres se Gjendjes Civile behet nga nepunesi i kesaj zyre sipas prononcimit fonetik prej tyre, por gjithmo ne mbi bazen e ortografise te alfabetit latin, sikurse shkruhet gjuha shqipe, qe eshte njekohesisht edhe gjuha zyrtare ne Shqiperi. Ky rregull zbatohet gjithashtu edhe per faktin se te tre pakicat kombetare, qe jetojne ne territorin e Shqiperise, gjuhet e tyre amtare i shkruajne mbi bazen e ortografise se alfabetit grek, apo cirilik. Per pasoje, regjistrimi i emrave dhe mbiemrave te pjesetareve te tyre, te mbeshtetur ne ortografine cirilike, do te krijonte probleme te shumta dhe peshtjellim ne marredheniet e tyre me pjesen tjeter te administrates publike dhe institucioneve te tjera te ndryshme ne Shqiperi. 575. Ne Shqiperi eshte bere dhe behet kujdes i veçante e i vazhdueshem per arsimimin e pakicave kombetare. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ne nenin 20, ne paragrafet 1 dhe 2, per pakicat kombetare thuhet: "Personat qe u perkasin pakicave kombetare ushtrojne ne barazi te plote para ligjit te drejtat dhe lirite e tyre. Ata kane te drejte te shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t'i ruajne e zhvillojne ato te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare". 576. Te drejta te barabarta per te gjithe ofron edhe legjislacioni ne fushen e arsimit. Neni 3 i ligjit nr. 7952, date 21.06.1995, “Per Sistemin e Arsimit Parauniversitar”, garanton te drejta te barabarta per te gjithe shtetasit “per t’u arsimuar ne te gjitha nivelet e arsimimit qe percaktohen nga ky ligj, pavaresisht nga gjendja sociale, kombesia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjendja shendetesore dhe niveli ekonomik”. 577. Arsimimi pakicave kombetare perfshin tre nivele shkollimi, njesoj si edhe per shqiptaret: ai parashkollor, 8 -vjeçar dhe te mesem te pergjithshem. Ne vitin 1998, ne shkollat e pakicave u futen edhe lendet e reja: Njohuri per Historine e Popullit Grek dhe Njohuri per Historine e Popullit Maqedon. 114 578. Ne shkollat 8-vjeçare te te dy pakicave, per vitin shkollor 2000-2001, mesojne gjithsej 1845 nxenes, qe perbejne 0,37% te te gjithe nxenesve te arsimit 8- vjeçar dhe japin mesim 297 mesues gjithsej, nga te cilet 267 jane minoritare. 579. Gjithashtu, ne zonen ku jeton pakica kombetare greke dhe ajo maqedonase, funksionojne 35 kopshte me 628 femije. Ne keto kopshte per femijet kujdesen 43 edukatore minoritare. Raporti nxenes-mesues, per te dy pakicat, eshte 6 nxenes per mesues, nderkohe qe ky raport per shkollat shqiptare te arsimit 8 vjecar eshte 19 nxenes per mesues. Ky raport eshte i vogel per shkollat e pakicave per arsye se megjithese ka rene shume numri i nxenesve neper shkolla per shkak te largimit te tyre ne emigracion, ato jane mbajtur hapur.

Lidhje të jashtme

Raporti origjinal i CRC në PDF