2 i Samuelit - Kapitulli 9: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Zeke (diskuto | kontribute)
New page: {{Koka|Dhjata e Vjetër|2_i_Samuelit_-_Kapitulli_8|2 I SAMUELIT|2_i_Samuelit_-_Kapitulli_10}} <center>'''Kapitulli 9'''</center> 1 Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Sau...
 
Zeke (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
 
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Koka|Dhjata e Vjetër|2_i_Samuelit_-_Kapitulli_8|2 I SAMUELIT|2_i_Samuelit_-_Kapitulli_10}}
{{Koka|Dhjata e Vjetër|2_i_Samuelit_-_Kapitulli_8|2 I SAMUELIT|2_i_Samuelit_-_Kapitulli_10}}
<center>'''Kapitulli 9'''</center>
<center>'''Kapitulli 9'''</center>
{| border="1" width="100%" cellpadding="1" cellspacing="0" style="margin: 1em 0 0 0; background: #DCDCDC; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse; font-size:100%"
|
<center>[[2 i Samuelit - Kapitulli 1|1]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 2|2]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 3|3]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 4|4]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 5|5]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 6|6]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 7|7]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 8|8]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 9|9]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 10|10]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 11|11]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 12|12]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 13|13]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 14|14]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 15|15]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 16|16]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 17|17]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 18|18]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 19|19]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 20|20]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 21|21]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 22|22]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 23|23]] | [[2 i Samuelit - Kapitulli 24|24]]</center>
|}
1 Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Saulit, ndaj të cilit mund të sillem mirë për hir të Jonathanit?".
1 Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Saulit, ndaj të cilit mund të sillem mirë për hir të Jonathanit?".



Versioni aktual i datës 12 maj 2007 14:57

Dhjata e Vjetër
< 2 I SAMUELIT >
Kapitulli 9
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24

1 Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Saulit, ndaj të cilit mund të sillem mirë për hir të Jonathanit?".

2 Kishte një shërbëtor në shtëpinë e Saulit, që quhej Tsiba, dhe atë e çuan te Davidi. Mbreti i tha: "Ti je Tsiba?". Ai u përgjigj: "Jam shërbëtori yt".

3 Pastaj mbreti pyeti: "A ka njeri tjetër të shtëpisë së Saulit, të cilit mund t'i kushtoj mirësinë e Perëndisë?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Éshtë akoma një djalë i Jonatanit, që është sakat nga këmbët".

4 Mbreti i tha: "Ku është?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Éshtë në shtëpinë e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar".

5 Atëherë mbreti David dërgoi ta marrë nga shtëpia e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar.

6 Kështu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra përmbys me fytyrën për tokë. Davidi i tha: "Mefibosheth!". Ai u përgjigj: "ja shërbëtori yt!".

7 Davidi i tha: "Mos ki frikë, sepse kam ndër mend të sillem mirë me ty për dashurinë që kisha për Jonatanin, atin tënd; do të të kthej tërë tokat e Saulit, të parit tënd, dhe ti do të hash gjithnjë në tryezën time".

8 Mefiboshethi ra përmbys dhe tha: "Ç'është shërbëtori yt, që ti të përfillësh një qen të ngordhur si unë?".

9 Atëherë mbreti thirri Tsiban, shërbëtorin e Saulit, dhe i tha: "Tërë ato që i përkisnin Saulit dhe tërë shtëpisë së tij, po ia jap birit të zotërisë tënd.

10 Kështu, pra, bashkë me bijtë dhe shërbëtorët e tu, do të punosh tokën për të dhe do të mbledhësh prodhimet e saj, me qëllim që i biri i zotërisë tënd të ketë bukë për të ngrënë; por Mefiboshethi, bir i zotërisë tënd do të hajë gjithnjë në tryezën time". Tsiba kishte pesëmbëdhjetë bij dhe njëzet shërbëtorë.

11 Tsiba i tha mbretit: "Shërbëtori yt do të bëjë të gjitha ato që mbreti, zotëria im, i urdhëron shërbëtorit të tij". Kështu Mefiboshethi hante në tryezën e Davidit si një nga bijtë e mbretit.

12 Mefiboshethi kishte një djalë të vogël që quhej Mika; dhe tërë ata që rrinin në shtëpinë e Tsibas ishin shërbëtorë të Mefiboshethit.

13 Mefiboshethi banonte në Jeruzalem, sepse hante gjithnjë në tryezën e mbretit. Ishte sakat nga të dy këmbët.