Autorët antikë për Ilirët/1: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 7 korrik 2006 11:56

<-- - Autorët antik për Ilirët - -->


Homeri

  • Nga vepra e tij Iliada libri XXI rradhët 150-161

---

"Kush je ti prej burrave qe kundër meje guxon të vish?
Është fatëkeq ai djalë që mërinë time kundërshton"
Atij menjëher ju përgjegj i biri i shkëlqyer i Pelegoni:
"O Peleid zemërgjërë, për fisin tim pse pyet?
Jam nga Paionia pjellore dhe e largët,
burrave paionë heshtëgjatë ju prij; kam
njëmbëdhjet ditë që kam ardhur në Ilion.
Fisi i im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjërë
(prej Aksit që me ujë shumë të mirë tokëm vëshon)
që lindi Pelegonin, shtizorin e përmendur; prej këtij thonë
se Linda unë. Tashti të luftojmë o Akil i ndritur".

---

  • Nga vepra e tij Odisea libri XIX rradhët 270-277

---

Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut;
diku, në tokat pjellore të thespotëve
jeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme
Kështu më tha mreti i thespotëve Feidoni.
i cili pasi u bëri fli perëndive të pavdekshëm
kishte pregatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisur
për të çuar Odiseun në atdheun e tij.

<-- - Autorët antik për Ilirët - -->