Rijadu Salihin I/3: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
tag fix
 
Rreshti 1: Rreshti 1:
{|border="1" alignt="left" width=100% cellpadding="1" cellspacing="0" style="background: #f9f9f9; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse; font-size:90%"
{|border="1" alignt="left" width=100% cellpadding="1" cellspacing="0" style="background: #f9f9f9; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse; font-size:90%"
|-
|-
!colspan="2"|<br><big>Pjesë nga [[Rijadu Salihin I]] nga Imam Neveviu<big><br><br>
!colspan="2"|<br><big>Pjesë nga [[Rijadu Salihin I]] nga Imam Neveviu</big><br><br>
|-
|-
|colspan="2" |
|colspan="2" |

Versioni aktual i datës 8 maj 2018 21:21


Pjesë nga Rijadu Salihin I nga Imam Neveviu


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4
Nr. Hadithi
101. Trans­me­tohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i kënaqur me robin i cili kur han diçka e falënderon All-llahun, e po ashtu edhe kur të pijë diçka e falënderon All-llahun”. (Muslimi)
102. Trans­me­tohet nga Ebu Musa r.a. se Pej­gam­be­ri s.a.v.s ka thënë: “Secili musliman e ka ob­ligim një sadaka”. Iu tha: “E çka mendon nëse nuk e gjen?” Tha: “Do të punojë me duart e tij, do t'i sjell dobi vetes dhe do të japë sadaka”. Pastaj iu tha: “E çka nëse këtë nuk mundet?” Tha: “Do t'i ndihmojë të nevojshmit që është i dëmtuar”. Pastaj iu tha: “E çka mendon nëse edhe këtë nuk mun­det?” Atëherë (Pej­gam­be­ri) tha: “Do të urdhërojë për vepra të mira apo të hajrit”. Thanë: “E nëse edhe këtë nuk e bën dot?” Tha: “Do të përmbahet nga e keqja, sepse edhe ajo është sadaka”. (Muttefekun alejhi)

All-llahu i Lartmadhërishëm thotë.

“Tâ Hâ. Nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar”. (Tâ Hâ, 1-2) dhe thotë:

“...All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi.” (el-Bekare, 185)

103. Nga Aisheja r.a. trans­me­to­het se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. hyri në dhomën e saj ku gjendej një grua dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, që përmendet për namazin (e tepërt) të saj”. (Pej­gam­be­ri) Tha: “Mos e obligoni veten sa nuk keni mundësi, se pasha All-llahun, Ai nuk mërzitet përderisa ju të mërziteni”. Ai (Pejgamberi) më së shumti e donte fenë (adhurimin) e atij personi i cili ishte i vazhdueshëm në të.

“All-llahu nuk do t'i ndër­prejë thevabet e Tij dhe shpërblimin për veprat tuaja dhe nuk do të mërzitet për këtë siç ndodh kjo me krijesat, përderisa ju të mos mërziteni e ta ndërpritni ibadetin. Andaj është e domosdoshme që prej ibadeteve vullnetare të merrni vetëm ato që mund t'i kryeni vazhdimisht e pa ndërprerje, në mënyrë që edhe shpërblimi i All-llahut mbi ju të rrjedh pandër­pre­rë”.

104. Trans­me­tohet nga Enesi r.a. i cili thotë: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pej­gam­be­rit s.a.v.s. dhe pyetën për ibadetin e Pej­gam­be­rit s.a.v.s. - e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pej­gam­be­ri s.a.v.s. All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet”. Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjith­një tërë natën do të falem”. I dyti tha: “Unë vazhdimisht do të agjë­roj”. I treti tha: “Unë do të izolo­hem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem”. Kur vjen i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha All-llahun, unë jam më i drojtur dhe më i devotshëm ndaj All-llahut se sa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Sunneti im, ai nuk më përket mua”. (Muttefekun alejhi)
105. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur ata që mbingarkohen (gjuhësisht dhe në veprim)”. Këtë e tha tri herë. (Muslimi)
106. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa) ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje normale) andaj drejtohuni, afro­huni (njëri me tjetrin), dhe përgëzoni, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni le­htësimet fetare në ibadete)”. (Buhariu)

Sipas një transmetimi të Buhariut ky hadith përfundon kështu: “Silluni të moderueshëm, afrohuni njëri me tjetrin, ecni (për namaz) gjatë ditës dhe natës dhe ndani një pjesë të ditës dhe natës për nafile. Mbahuni mesatar, mbahuni mesatar do t'ia arrini qëllimit”. Kuptimi i përgjithshëm i hadithit është: “Vetveten ndihmojeni në kry­erjen e ibadeteve të All-llahut ashtu që ato t'i kryeni në çastet e komoditetit dhe dis­ponimit, në mënyrë që t'u janë të këndshme e jo të rënda e të mërzitshme, që t'ia arrini që­llimit. Në fe bëhuni racionalë - t'i arrini qëllimet me sa më pak mundime e lodhje, mu ashtu sikur edhe në punët e kësaj bote”.

107. Trans­me­tohet nga Enesi r.a. i cili ka thënë: “Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka hyrë në xhami, kurse aty ishte një litar i zgjatur në mes dy shty­llave të xhamisë. (Pej­gam­be­ri) Tha: “Ç'është ky litar këtu?” (Të pranishmit) Thanë: “Ky litar është i Zejnebes r.a. (njëra nga bash­këshortet e Alejhisselamit), kur të përgjumet gjatë namazit ajo mba­het për të”. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: “Zgjidheni, secili prej jush le të falet me disponim, e kur të përgjumet, le të bie e të flejë”. (Muttefekun alejhi)
108. Nga Aisheja r.a. trans­me­to­het se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit (nafile), le të flejë gjersa t'i kalojë gjumi. Sepse nëse dikush duke u falur kotet, ai nuk e di nga kthehet dhe çka bën, andaj mundet që në vend të kërkimit të faljes (istigfar) e qorton vetveten”. (Muttefekun alejhi)
109. Trans­me­tohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah r.a. i cili ka thënë: “Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdâ-në r.a. Një ditë Selmani i shkoi për vizitë Ebu Derdasë dhe kur e sheh Ummu Derdanë të ve­shur thjesht i thotë: “Ç'është puna jote?” (Ajo) Tha: “Vëllai yt, Ebu Derda nuk ka dëshirë për gjërat e kësaj bote”. Pastaj vjen Ebu Derda, i përgatit ushqim vëllait të vet dhe i thotë: “Ti ha, kurse unë jam duke agjëruar”. (Selmani) Tha: “Unë nuk do të ha derisa edhe ti të mos hash me mua”. Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit për të falë namaz (nafile) kurse Selmani i tha: “Bjer dhe fli”. Ebu Derda ra të flejë, pastaj së shpejti u zgjua të falet. Selmani prapë thotë: “Bjer dhe fli!” Kur nata ishte në përfundim Selmani i tha Ebu Derdasë: “Tash zgjohu!” Pasi e falën sabahun, Selmani i thotë vëllait të vet: “Ti vërtet ke detyra ndaj Krijuesit tënd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tënde. Jepja dhe plotësoja secilit të dre­jtën e tij”. Pastaj shkon te Pej­gam­be­ri s.a.v.s. dhe ia rrëfen ngjarjen. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. thotë: “Selmani ka thënë (dhe vepruar) të drejtën”. (Buhariu)
110. Trans­me­tohet nga Ebu Rib'ij Handhale ibn Rebi' el-Use­jdijji, një nga shkruesit e të Dër­guarit s.a.v.s. se ka thënë: “Më ta­koi Ebu Bekri r.a. dhe më tha: “Si je o Handhale?” I thashë: “Han­dhale ka bërë hipokrizi!” (Ebu Bekri) Tha: “Subhanall-llah (Lavdi i qoftë All-llahut), çfarë po flet?” Unë i thashë: “Ne shkojmë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i cili na flet për Xhennetin dhe Xhehen­nemin aq qartë si t'i shihnim me sytë tanë, ndërsa kur dalim nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ne jepemi pas dëfrimit me gratë, me fëmijët dhe gjëra të tjera dhe ha­rrojmë shumicën nga ajo që dëgju­am”. Ebu Bekri r.a. tha: “Pasha All-llahun, edhe ne veprojmë ashtu!” Pastaj unë dhe Ebu Bekri u nisëm derisa erdhëm tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur unë i thashë: “Ka bërë hipokrizi Han­dhale o i Dërguari i All-llahut!” I Dërguari s.a.v.s. tha: “Ç'është ajo?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut ne ishim te ti dhe ti na e tërhoqe vërejtjen me Xhehennem dhe Xhennet aq qartë sikur t'i shihnim me sytë tanë, por kur kemi dalë prej teje, ne e kemi vazhduar dëfrimin me gratë, fëmijët dhe gjërat tjera të kësaj bote, saqë kemi harruar shumë nga ato që i kemi dëgjuar prej teje”. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Pasha Atë që e posedon shpirtin tim, sikur të ishit të përhershëm - ashtu çfarë ishit tek unë, dhe sikur këtë vazhdimisht ta përkujtoni, juve do t'ju përqa­fonin dhe do t'ua kapnin duart engjëjt në shtratin tuaj dhe në rrugët tuaja, mirëpo o Handhale, orë pas ore!” Këtë e përsëriti tri herë”. (Muslimi)
111. Nga Ibni Abbasi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: “Derisa Pej­gam­be­ri s.a.v.s. na e mbante hut­benë, një njeri qëndronte (në këmbë), andaj (Alejhisselami) pyeti për të dhe (të pranishmit) i thanë: “Ebu Israili është zotuar se do të qëndrojë në diell, e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë”. Atëherë Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: “Urdhërojeni të flasë, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij”. (Buhariu)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“A nuk është koha që be­simtarëve t'u zbuten zemrat kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur'ani), e të mos bëhen si­kur ata të cilëve qysh më herët u është dhënë Libri. Atyre u është zgjatur koha, andaj zemrat e tyre janë bërë të ashpra.” (el-Hadid, 16) “Pastaj, vazhduam gjur­mët e tyre me pej­gam­berët tanë, pasuam me Isanë, të birin e Merjemes, dhe atij i kemi dhënë Inxhilin, kurse në zemrat e pasardhësve të tij kemi derdhur butësi dhe mëshirë, kurse murgësinë e kanë shpifur vetë, nuk ua kemi caktuar Ne, vetëm për të arritur kënaqësinë e All-llahut. Mirëpo, ata nuk ku­jdesen për këtë si duhet.” (el-Hadid, 27)

“Dhe mos u bëni si ajo, e cila e këputi pëlhurën e vet pas një qëndrese të fortë.” (en-Nahl, 92)

“Dhe adhuro Zotin tënd sa të jeshë gjallë!” (el-Hixhr, 99)

Prej haditheve të kësaj teme është edhe ai që trans­me­tohet nga Aisheja r.a. e cila pohon se Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Feja më e dashur tek All-llahu është ajo, pronari i së cilës është vazh­di­misht i angazhuar në të”. (Shih hadithin nr. 103 të këtij libri në kaptinën paraprake).

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Çkado që ju jep Pej­gam­be­ri merreni, e çka t'ju ndalojë - përmbahuni (largohuni) prej asaj”. (el-Hashr, 7)

“Ai nuk flet me hamendje. Ajo nuk është tjetër vetëm se shpallje që shpallet”. (en-Nexhm, 3-4)

“Thuaj, nëse e duani All-llahun, pasomëni, edhe juve All-llahu do t'ju dojë dhe do t'ua falë mëkatet.” (Ali Im­ran, 31)

“Ju keni shembull të mrekullueshëm në Pej­gam­be­rin e All-llahut, kush shpre­son në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër.” (el-Ahzab, 21)

“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë de­risa për gjykatës në mosma­rrëveshjet e tyre nuk të pra­nojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre nuk ndiejnë aspak pe­shë, dhe derisa të përulen plotësisht”. (en-Nisa, 65)

“...Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni All-llahut dhe Pej­gam­be­rit, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër.” (en-Nisa, 59)

Dijetarët kanë thënë se kjo do të thotë: në Kur'an dhe Sunnet. Dhe sërish në Kur'an thuhet:

“Kush e respekton Pe­j­gam­be­rin e ka respektuar edhe All-llahun.” (en-Nisa, 80)

“Kurse edhe ti, pa dyshim udhëzon në rrugë të drejtë, në rrugë të All-llahut.” (esh-Shurâ, 52-53)

“...Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhrin e Tij, mos t'i godasë ndonjë ngatërresë apo mos t'i godasë ndonjë dënim i dhembshëm”. (en-Nur, 63)

dhe thotë:

“Dhe përkujtoni ajetet edhe urtësitë e All-llahut, të cilat lexohen në shtëpitë tuaja.” (el-Ahzab, 34).

Ajete të kësaj kaptine ka shumë. Ndërsa sa u përket haditheve, janë si vijon:

112. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Kini kujdes atë që po ua lë; ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimeve të tyre me pej­gam­berët e tyre. Kur t'ju ndaloj prej diçkaje, lar­gohuni prej saj, ndërsa kur t'ju urdhëroj për diçka, atë përm­busheni sa të keni mundësi”. (Muttefekun alejhi)
113. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Krejt ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që nuk do”. I thanë: “E kush nuk do, o i Dërguari i All-lla­hut?” Tha: “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhennet, ndërsa kush më kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do”. (Buhariu)
114. Trans­me­tohet nga Ebu Musa r.a. se ka thënë: “U dogj një shtëpi në Medine bashkë me njerëzit e saj natën. Kur u infor­mua për rastin e tyre, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet ky zjarri është armik juaji, andaj kur të flini, fikeni”. (Muttefekun ale­jhi)
115. Trans­me­tohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka urdhëruar që gjatë ngrënies të lëpihen gishtat dhe të fshihet ena me ushqim dhe ka thënë: “Vërtet ju nuk e dini se ku është bereqeti”. (Muslimi)

Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Kur t'i bie në tokë kafshata e ushqimit ndonjërit prej jush, le ta marrë, le t'ia heq pjesën e cila është zhytur, pastaj le ta hajë dhe le të mos ia lëjë dja­llit: askush prej jush mos t'i fshijë duart me shami para se t'i lëpijë gishtat e vet sepse nuk e di në cilin prej ush­qimeve të tij është bereqeti”. Në transmetimin e tretë të tij thuhet: “Vërtet djalli prezen­ton në secilën prej punëve tuaja, madje prezenton edhe në ushqimin tuaj. Kur t'ju bie ndonjë kafshatë, le t'ia fshijë pluhurin, pastaj le ta hajë e mos t'ia lëjë djallit”.

116. Trans­me­tohet nga Ibni Ab­basi r.a. i cili ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u ngrit në mesin tonë dhe duke na këshilluar tha: “O njerëz, ju vërtet do të tuboheni tek All-llahu i Madhërishëm të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë sunet: “Ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë do të përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë” (el-Enbija, 104). Kujdes, krijesa e parë e cila do të vishet në Ditën e Gjykimit është Ibrahimi s.a.v.s. Disa njerëz të ummetit tim do të sillen në Ditën e Gjykimit dhe do t'i grabisin të majtit (engjëjt e Xhehennemit), e unë do të them: “O Krijuesi im, këta janë shokët e mi. Pastaj do të më thuhet: “Ti vërtet nuk e di çfarë kanë bërë ata pas Teje”, kurse unë do të them siç ka thënë Robi i mirë (Isai a.s.): “Kam qenë dëshmitar derisa isha në mesin e tyre, e pasi që ma more shpirtin, mbete Ti mbikëqyrës i tyre? Dhe Ti je dëshmitar i çdo sendi. Nëse i dënon, dënon robërit Tu, e nëse ua fal, me të vërtetë Ti je i fortë e i urtë” (el-Maide, 117-118), e pastaj do të më thuhet: “Qysh se je ndarë ti prej tyre ata kanë vazhduar si murteda (tradhtarë të Islamit)”. (Muttefekun alejhi)

- Dhe çka thotë ai që bën thirr­je për këtë dhe urdhëron në vepra të mira ose ndalon kundër të këqijave -

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë de­risa për gjykatës në mosma­rrëveshjet e tyre nuk të pra­nojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre nuk ndiejnë aspak pe­shë, dhe derisa të përulen plotësisht”. (en-Nisa, 65)

“Kur të thirren besimtarët tek All-llahu dhe Pej­gam­be­ri i Tij, që ai t'i gjykojë, fjala e tyre që do të thonë është: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Ata janë të shpëtuar”. (en-Nur, 51)

I kësaj teme është edhe hadithi i përmendur në fillim të kaptinës së kaluar (nën nr. 160) i transmetuar nga Ebu Hurejre r.a. por edhe hadithet tjera.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“...Çka ka tjetër pas të vërtetës, përveç humbjes?” (Junus, 32)

“...Në Libër nuk kemi lënë gjë mangut.” (el-En'âm, 38)

“...Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni All-llahut dhe Pej­gam­be­rit.” (Do të thotë Kur'anit dhe Sunnetit.) (en-Nisa, 59)

“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij.” (el-En'âm, 153)

“Thuaj, nëse e duani All-llahun, pasomëni mua, edhe juve All-llahu do t'ju dojë dhe do t'ua falë mëkatet.” (Ali Imrân, 31)

Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura.

Sa u përket haditheve mbi këtë temë, ato janë të shumta dhe të njohura, por ne do të kufizohemi vetëm në disa prej tyre:

117. Trans­me­tohet nga Aisheja r.a. e cila thotë se ka thënë i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s.: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)

Sipas transmetimit të Mus­limit: “Kush vepron diç që nuk është në pajtim me fenë tonë, ajo (vepër) është e refu­zuar”.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, na dhuro gëzim në gratë dhe fëmijët tanë, dhe bëna të marrin shembull (nga ne) ata që ruhen”. (el-Furkan, 74)

“Edhe ata i bëmë udhërrë­fyes që të udhëzojnë sipas urdhrave tona.” (el-Enbija, 73)

118. Trans­me­tohet nga Ebu Amr Xherir ibn Abdull-llah r.a. i cili ka thënë: “Në pikë të ditës ishim tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur i erdhën një grup njerëzish të zhveshur, të mbuluar me guna të leshta ose me aba, me shpata të varura për trup. Ishin kryesisht nga fisi Mudar. Fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. u zbeh kur e pa mospasjen e tyre. Ai pastaj hyri dhe prap doli e pastaj e urdhëroi Bilalin i cili e thirri ezanin edhe ikametin, e pasi u falën, e mbajti një hutbe ku tha: “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj që ju krijoi prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë, dhe, prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra. Frikësojuni All-llahut të cilit i luteni dhe mbani lidhjet familjare! Se All-llahu, vërtet, gjithmonë mbi ju vigjilon”. (en-Nisa, 1), dhe ajetin e fundit të sures el-Hashr: “O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe të shikojë secili se ç'ka bërë për nesër.” (el-Hashr, 18), të ndajë sadaka secili njeri; prej të hollave të tij (ar e argjend), prej petkave të tij, një tas grurë, një tas hurmash”, saqë tha: “Po qoftë edhe me gjysmë hurme”. Pastaj erdhi një njeri prej Ensarëve që solli një bo­hçë të lidhur të cilën nuk mund ta mbante, bile nuk e mbante dot, e pastaj pasuan një nga një derisa i pashë dy grumbuj me ushqim dhe rroba, kurse fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. shkëlqente si e praruar me ar. Pastaj i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Kush sjell një shprehi a tra­ditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpër­blimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”. (Muslimi)

(Komenti i fjalëve të përkthy­era nga teksti është lëshuar si i panevojshëm - v.p.).

119. Trans­me­tohet nga Ibni Mes-udi r.a. se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë person nuk mbytet padrejtësisht, e që birit të Ademit (Kabilit) të mos i bie hise nga gjaku i tij, sepse ai i pari e ka filluar vrasjen”. (Muttefekun ale­jhi)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe thirr në Zotin tënd (në besimin në Zot)” (el-Ka­sas, 87)

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira.” (en-Nahl, 125)

“...Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe de­votshmëri.” (el-Maide, 2)

“Dhe le të ketë nga ju të atillë që do të thërrasin në të mirë.” (Ali Imran, 104)

120. Nga Ebu Mes'ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij el-Bedrij r.a. trans­me­tohet se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kush i tregon apo e udhëzon dikënd në të mirë, do të ketë shpërblimin aq sa edhe ai që e kryen atë”. (Muslimi)
121. Trans­me­tohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thërret në rrugë të drejtë, ka shpërblim për të aq sa ka edhe ai që e ndjek, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre që e kryejnë, por edhe ku­shdo që thërret në lajthitje (në rrugë të shtrembër) do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e ndjekin, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre”. (Muslimi)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe de­votshmëri.” (el-Maide, 2)

Dhe thotë:

“Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Për­veç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe të cilët porosisin për drejtësi dhe i rekomandojnë njëri-tjetrit durim”. (el-Asr, 1-3) Imam Shafiu ka thënë: “Vërtet shumica e njerëzve janë të paku­jdesshëm (në gaflet) nga kuptimi i kësaj sureje”.

122. Trans­me­tohet nga Ebu Ab­durrahman Zejd ibn Halid el-Xhuhnij r.a. i cili ka thënë: “I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përgatit (me pajisje lufta­rake) një luftëtar në rrugë të All-llahut, edhe ai ka luftuar (e ka shpërblimin si të atij që ka luftuar). Kush mbetet dhe kujdeset për familjen e një luftëtari duke i bërë mirë, edhe ai ka luftuar”. (Muttefekun alejhi)
123. Trans­me­tohet nga Ibni Ab­basi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka takuar një grup të kalorësve në Revha (vend afër Medines) dhe u ka thënë: “Cili popull jeni ju?” Thanë: “Ne jemi muslimanë”. Ata e pyetën: “Kush je ti?” (Pej­gam­be­ri) Tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut”. Pastaj një grua e ngriti fëmijën e saj kah Pej­gam­be­ri dhe i tha: “A edhe për këtë ka haxhxh?” Pej­gam­be­ri tha: “Po, kurse ti ke shpërblim”. (Muslimi)
124. Nga Ebu Musa el-Esh'arij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Arkëtari i be­sueshëm musliman është njëri nga dhënësit e zeqatit (vlera e tij është si e atij që e jep v.k.) po qe se e zbaton urdhrin dhe jep apo paguan në mënyrë të plotë me gjithë dëshirë duke ia dorëzuar atij për të cilin është urdhruar”. (Muttefekun alejhi)

Në një transmetim tjetër: ”I cili jep atë që i urdhërohet, mu ashtu siç i urdhërohet, po ashtu është bamirës (mutesad­dik)”.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër.” (el-Huxhurat, 10)

Pastaj duke rrëfyer për Nuhin a.s. thotë:

“...Ju këshilloj.” (el-A'raf, 62)

Dhe për Hudin a.s.

“...Dhe unë për ju jam këshilltar besnik”. (el-A'raf, 68)

Ndërsa prej haditheve të kësaj teme janë:

125. Trans­me­tohet nga Ebu Ru­kajje Temim ibn Evs ed-Darij r.a. se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Feja është sinqeriteti”. Thamë: “Ndaj kujt? Tha: “Ndaj All-llahut, Librit të Tij, Pejgamberit të Tij, udhëheqësve të muslimanëve dhe njerëzve tjerë prej tyre”. (Muslimi)
126. Trans­me­tohet nga Enesi r.a. se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Askush nga ju nuk beson (plotësisht) përderisa nuk dëshiron për vëllain e vet atë që e dëshiron për vetveten”. (Mutte­fekun alejhi)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe le të ketë nga ju të atillë që të thërrasin në të mira dhe kërkojnë të bëhen punë të mira dhe të pengojnë nga veprat e këqija. Ata do të jenë të shpëtuar”. (Ali Imran 104)

“Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë, ngase ju kërkoni të bëhen vepra të mira dhe pengoni nga të pamirat.” (Ali 'Imran, 110);

“Ti merri me të mirë! Urdhëro për vepra të mira dhe largohu nga injorantët”. (el-A'raf, 199)

“Kurse besimtarët dhe be­simtaret janë miq të njëri-tjetrit: porosisin për vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqija.” (et-Tewbe, 71)

“Janë mallkuar mosbe­simtarët nga Izraelitët, në gjuhën e Davudit dhe të Is­asë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjue­shëm, dhe gjithmonë e tepronin”. (el-Maide, 78)

“Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj kush të dojë - le të besojë, kush të dojë - le të mos be­sojë.” (el-Kehf, 29)

“Ti prediko atë që të ur­dhërohet.” (el-Hixhr, 94)

Dhe thotë:

“...Ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqija, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkatarët, për shkak se gjithmonë kanë qenë të mbrapshtë”. (el-A'raf, 165) Ajetet për këtë temë janë të shumta dhe të njohura, kurse hadithet janë si vijon:

127. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë këtë - atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”. (Muslimi)
128. Trans­me­tohet nga Ibni Mes'udi r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë pe­j­gam­ber të cilin e ka dërguar All-llahu te një popull para meje - nuk ka qenë, e të mos ketë pasur ha­varijunë prej ummetit të vet dhe shokë që iu kanë përmbajtur sun­netit të tij dhe kanë ndjekur poro­sitë e tij. Pastaj kanë pasuar pas tyre gjenerata (pasardhës) të cilët kanë folur atë që nuk e kanë vepruar dhe kanë vepruar atë që nuk u qe urdhëruar. Andaj secili që lufton kundër tyre me dorën e vet është besimtar, kush lufton kundër tyre me gjuhën e vet është besimtar, edhe ai që lufton kundër tyre me zemrën e vet është besim­tar. Kush prej këtyre të triave nuk bën asgjë, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e hardallit”. (Muslimi)
129. Nga Ebu-l-Velid Ibadete ibn es-Samit r.a. trans­me­tohet se ka thënë: “Iu zotuam të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për dëgjim dhe respektim në vështirësi dhe në le­htësi në vende të gëzimit dhe të mërzisë dhe për përparësi të tij mbi ne në gjithçka, dhe se nuk do të grindemi as s'do t'ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç nëse vërehet kufër (mosbe­sim) i hapët për të cilin kemi ar­gumentin e All-llahut të Madhëruar. (Dhe i jemi betuar Pej­gam­be­rit) Që të flasim vetëm të vërtetën kudo që të jemi dhe se nuk do t'i frikësohemi qortimit të askujt në lidhje me All-llahun”. (Muttefekun alejhi)
130. Trans­me­tohet nga nëna e besimtarëve, Ummi Seleme Hind bint Ebi Umejje Hudhe­jfe r. anha, se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Me të vërtetë do t'ju udhëheqin disa sundues të cilëve do t'ua kuptoni (gabimet) dhe do t'ua mohoni. Kush e urren (të ke­qen) me zemër është pastruar prej mëkatit, kush e gjykon (refuzon) me gjuhë, është sigu­ruar nga mëkati, ndërsa kush pajtohet dhe i ndjek…” - as'habët thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet të luftojmë kundër tyre?” Tha: “Jo, përderisa falin namaz me ju”. (Muslimi) (Kuptimi: Kush urren me zemrën e tij, por nuk mund të refuzojë me dorë e as me gjuhë, është pastruar nga mëkati dhe e ka kryer de­tyrën e tij. Kush e refuzon brenda mundësive të veta, është siguruar nga ky mëkat, ndërsa kush pëlqen me veprimin e saj (të keqes) dhe i ndjek - ai është mëkatar)
131. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Ruajuni nga të ulurit nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dër­guari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të biseduar mes veti”. Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s tha: “Nëse nuk mund t'ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jepjani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ulja e shikimit, mospengimi në të, kthimi i selamit, të urdhëru­arit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja”. (Muttefekun alejhi)
132. Trans­me­tohet nga Ibni Ab­basi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pa një unazë prej ari në dorën e një njeriu, ia hoqi atij atë (nga dora), ia gjuajti dhe pastaj tha: “Dikush nga ju po ia mësyen gacës së zjarrit dhe po e mban në dorën e tij!” Pasi shkoi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i thanë atij njeriu: “Merre unazën tënde dhe shfrytëzoje!” Tha: “Jo, pasha All-llahun, unë kurrë nuk e marr pasi që e hodhi i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s” (Muslimi)
133. Trans­me­tohet nga Ebu Seid el-Hasan el-Basrij se Aidh ibn Amër r.a. hyri tek Ubejdullah ibn Zijad dhe i tha: “O biri im i vogël, vërtet unë e kam dëgjuar të Dër­guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Bariu më i keq është ro­jtari i Hutames (Xhehennemit), ruaju të mos bëhesh prej tyre”. (Ubejdull-llahu) Tha: “Ulu, se vërtet ti je prej firës të shokëve të Muhammedit s.a.v.s”. (Transmetuesi apo Ubejdull-llahu) tha: “Vallë, a kanë qenë ata firë? -Vërtet fira janë ata pas tyre e jo vetë ata”. (Muslimi)
134. Nga Ebu Abdull-llah Tarik ibn Shihad el-Bexhelij el-Ahmesij r.a. trans­me­tohet se një njeri e pyeti Pej­gam­be­rin s.a.v.s. kurse këmbën e pat vendosur në zenxhi: “Cili xhihad është më i mirë?” (Pej­gam­be­ri) Tha: “Fjala e vërtetë tek sunduesi keqbërës”. (en-Ne­saiju me isnad sahih)
135. Trans­me­tohet nga Ibni Mes'-udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mangësia e parë që i ka goditur Beni Israilët ka qenë se një njeri kur e takonte një tjetër i thoshte: “O ti, frikësoju All-llahut dhe lëre këtë që po vepron, sepse kjo nuk të është e lejuar. Pastaj të njëjtin njeri e ta­kon nesër, e ai në të njëjtën gjendje, dhe kjo megjithatë nuk e pengon që me të të hajë, të pijë dhe të ulet bashkë. Pasi që vepruan kështu (Beni Israilët), All-llahu ua rrahu zemrat e njërit për tjetrin”. Pastaj tha (lexoi ajetet 78-81 të sures el-Maide): “Janë mallkuar mosbesimtarët nga Izraelitët, në gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjue­shëm dhe gjithmonë e tepronin. Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqijat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq! I sheh shumë sish si miqësohen me ata që nuk besojnë. Është me të vërtetë shumë keq çka i përgatisin ata vetvetes: për t'u hidhëruar All-llahu në ata, ndaj ata janë në vuajtje të përhershme. E sikur t'i besonin All-llahut dhe Pej­gam­be­rit edhe asaj çka i shpallet atij, ata nuk do të bënin miqësi me ata, mirëpo shumica sish janë ngatë­rrestarë”. Pastaj (Pej­gam­be­ri pas leximit të ajeteve) tha: “Kujdes, pasha All-llahun ju me siguri ose do të urdhëroni në vepra të mira dhe do të ndaloni nga të këqijat, ose do ta rrëmbeni dorën e zu­llumqarit dhe me forcë ta detyroni në të vërtetën - dhe ta kufizoni vetëm në të vërtetën, ose All-llahu do t'ju bie (rrah) me zemrat e njërit për tjetrin, e pastaj me siguri do t'ju mallkojë, siç i ka mallkuar ata”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit thotë se është hadith hasen)

Këto ishin fjalët e Ebu Da­vudit. Kurse sipas Tirmidhiut hadithi do të theksonte kështu: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pasi që Beni Is­railët ranë në padëgjueshmëri, dijetarët e tyre i ndalonin prej mëkateve, por ata nuk ndalo­heshin, ndërsa dijetarët e Beni Israilëve edhe përkundër kësaj janë ulë me ta në ndejet e tyre, kanë ngrënë dhe kanë pirë me ta, pastaj All-llahu ua rrahu zemrat e njërit për tjetrin dhe i mallkoi përmes gjuhës së Da­vudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për arsye se janë bërë mëkatarë dhe kanë bërë armiqësi”. Pastaj u ul i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. pasi që ishte i mbështetur dhe tha: “Jo, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, derisa ju ata të mos i detyroni me forcë për të vërtetën dhe derisa të mos i kufizoni vetëm në të vërtetën”.

136. Trans­me­tohet nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. se ka thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë, kujdesuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai që është i humbur nuk do t'ju bëjë dot asgjë!” (el-Maidetu, 105), dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet kur njerëzit e vërejnë zu­llumqarin e nuk e kapin për dore (për ta ndalë e penguar) ekziston rreziku që t'i dënojë All-llahu përgjithësisht për atë shkak”. (Ebu Davudi, Tir­midhiu dhe Nesaiu)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“A ju po urdhëroni të tjerët të bëjnë vepra të mira e veten e harroni? Ju edhe Li­brin e lexoni. A s'po men­doni pak?” (el-Bekare, 44)

“O besimtarë, përse flisni atë çka nuk e punoni? Sa e urrejtur është tek All-llahu të flisni atë që s'e bëni!” (es-Saff, 2-3)

E gjatë lajmërimit për Shujabin s.a.v.s. thotë:

“...Unë nuk dëshiroj të dallohem nga ju në atë që ua ndaloj.” (Hud, 88)

137. Nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Harithe r.a. trans­me­tohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit do të sillet një njeri dhe do të hedhet në zjarr (Xhehennem), e organet e barkut do t'i dalin jasht dhe do të sillet rreth tyre sikur që sillet go­mari në rrotulluesen e mullirit. Banorët e Xhehennemit do të mblidhen rreth tij e do t'i thonë: “O ti filan, çfarë të ka ndodhur? A nuk ke urdhëruar për vepra të mira dhe ke ndaluar nga të këqi­jat?” Ai do t'ju thotë: “Po, gjith­sesi, kam urdhëruar për vepra të mira, por vetë nuk i kam kryer, dhe kam ndaluar nga të këqijat, por vetë i kam punuar”. (Muttefekun alejhi)

All-llahu i Madhërishëm thotë.

“All-llahu urdhëron që gjërat e besuara t'ua jepni atyre që u takojnë, pronarëve të vet.” (en-Nisa, 58)

“Ne ua kemi dhënë ama­ne­tin qiejve, tokës dhe ma­le­ve, por ato refuzuan ta pra­noj­në se u frikësuan, kur­se njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i pa­drejtë dhe injorant!” (el-Ahzab, 72)

138. Trans­me­tohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, ndryshon dhe kur i besohet diçka, tradhton”. (Muttefekun alejhi)

Në një transmetim thuhet edhe: “Po edhe nëse agjëron, fal namaz dhe pohon se është musliman”.

139. Nga Ebu Hubejb Abdull-llah ibn ez-Zubjer r.a. trans­me­tohet se ka thënë: “Kur ka dalë Zubejri në ditën e betejës rreth devesë (Jevmu-l-xhemel: beteja e njohur e cila u zhvillua në mes të Ali b. Ebi Talibit dhe Aishes r. anhuma), më ftoi mua dhe shkova pranë tij e ai më tha: “Biri im, sot vriten vetëm zullumqarët dhe të dëmtuarit, dhe unë e shoh veten se do të vritem si i dëmtuar. Brenga ime më e madhe janë borxhet e mia. A e di se bor­xhet tona kur t'i paguajmë, prej pasurisë tonë nuk na mbetet as­gjë?” Pastaj tha: “Biri im, shite pasurinë tonë dhe paguaj borxhet tona. Më ka porositur që ta lë për vete një të tretën, kurse një të tretën e saj për bijtë e tij. Do të thotë për bijtë e Abdull-llah ibn ez-Zubejr të tretën e të tretës. (Pastaj) Tha: “Nëse mbetet diç nga pasuria jonë pas pagimit të borxhit, atëherë një e treta e një të tretës për bijtë e tu. Hishami tha: Zubejri atëherë posaçërisht i ka zgjedhur disa nipa, ndoshta Hubejbin dhe Abba­din, sepse ai atëbotë kishte nëntë djem dhe nëntë vajza”. Abdull-llahu pas­taj tha: “(Babai im) Edhe më tut­je më porositi rreth borxhit të tij e më tha: “Biri im, nëse diç nga kjo nuk mund ta kryesh, atëherë kërko që të ndihmojë mbrojtësi im. Tha: Pasha All-llahun, nuk e kup­tova ç'deshi derisa i thashë: O ba­bai im, cili është mbrojtësi yt?” Tha: “All-llahu”. Tha: Sa herë që jam gjetur në vështirësi me bor­xhin e tij, unë thosha: O Mbroj­tësi i Zubejrit, paguaje borxhin e tij - dhe i paguhej. (Pastaj) Tha: Kur u vra Zubejri nuk la asnjë dinar e as dirhem, por vetëm një tokë të pa­punueshme dhe njëmbëdhjetë shtë­pi në Medine, dy shtëpi në Basra dhe nga një në Kufe dhe Egjipt. (Pastaj) Tha: “Ai edhe pse ka qenë aq borxhli, kur ndonjë njeri ia bin­te për ruajtje (pasurinë e tij), Zu­bej­ri i thoshte: “Jo, unë nuk mund ta pranoj për ta ruajtur, unë fri­ko­hem që mos ta humbas”. Ai asnjë­he­rë nuk ka kryer funksion të emi­rit, as nuk e ka mbledhur ta­timin, hara­xhin a tjetër. Ai gjithnjë ka qenë në beteja bashkë me të Dër­gu­arin e All-llahut ose me Ebu Bek­rin, ose me Umerin, ose me Uthmanin r.anhum. Abdull-llahu tha: “Unë kam llogaritur sa borxhe ka dhe kam gjetur se ai ka dy mijë e dyqind mijë (dy milionë e dyqind mijë)! Një ditë i vjen Hakim ibn Hizami Abdull-llah ibn Zubejrit dhe i thotë: “O djali i vëllait tim, sa ka vëllai im borxh? Unë ia fsheha dhe i thashë: Njëqind mijë. Hakimi tha: Pasha All-llahun, unë nuk po shoh se pasuria juaj mund ta paguaj këtë. Abdull-llahu i tha: “Çka mendon ti, nëse borxhi është dy milionë e dyqind mijë? Tha: Unë nuk po shoh se ju mund ta kryeni këtë, e nëse nuk mund të bëni asgjë prej saj, më ftoni në ndihmë. Tha: Zubejri e pat blerë një tokë me kaçuba me 170.000?! kurse (djali i tij) Abdull-llahu e shiti për një milion e gjashtëqind mijë pastaj u ngrit e tha: “Kujt i ka diçka borxh Zubejri, ja ta marrë borxhin prej kësaj toke (me ka­çuba). Atëherë erdhi Abdull-llah ibn Xhafer, të cilit Zubejri ia kishte borxh 400.000, andaj i tha Ab­dull-llahut “Nëse doni, këtë po ua lë juve. Abdull-llahu tha: Jo, (pastaj Ibni Xhaferi) Tha: “Nëse dëshironi, kjo pagesë le të mbetet për fund, nëse kanë ngelur akoma? Abdull-llahu tha: “Jo”. (Ibni Xha­feri) Tha: “Më ndani një pjesë (të tokës)”. Abdull-llahu tha: “E jotja është prej këtu deri atje”. Ab­dull-llahu e shiti një pjesë të saj dhe me të e pagoi borxhin kurse atij i mbetën 4,5 sehma (masë sipër­fa­qesh). Pastaj shkoi te Muaviu tek i cili ishin Amër ibn Uthmani, el-Mundhir ibn ez-Zu­bejri dhe Ibni Zem-a. Mu­aviu i tha: “Sa kushtoi toka (gabe-ja)?” (Ab­dull-llahu) Tha: “Çdo sehm nga 100.000”. (Mu­aviu) Tha: “Sa ka mbetur prej saj?” Tha: “Katër se­hmë e gjy­smë”. Atëherë Mundhir ibn Zubej­ri tha: “Unë po e marr një sehm për 100.000”. Amër ibn Uthmani tha: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000”. Kur­se Ibni Zem-a thotë: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000”. Mua­viu tha: “Edhe sa ka mbetur?” I thanë: “Një sehm e gjys­më”. (Muaviu) Tha: “Edhe unë po e marr atë për 150.000”. (Abdull-llahu) Tha: “Abdull-llah ibn Xhaferi ia shiti Muaviut pjesën e tij për 600.000”. Pasi Ibni Zubej­ri e kreu pagimin e borxhit të tij, atëherë fëmijët (trashëgimtarët) i thanë: “Na e ndaj trashëgiminë to­në!” (Abdull-llah ibn Zubejri) Tha: “Pasha All-lla­hun, nuk do ta ndaj mes jush derisa katër vjet të mos e shpall dhe të thërras: Veni re, kujt i ka borxh Zubejri, të vije t'ia pagu­aj­më”. Kështu për çdo vit thërriste në “mevsim” (kohë e caktuar kur tu­bohen njerëzit, si haxhxhi etj.), dhe pasi kaluan katër vjet ua ndau (trashëgiminë) dhe e mbajti një të tretën (sipas testamentit të babait). Zubejri kishte katër gra, secilës i takoi nga një milion e dyqind mijë, kurse shuma e për­gjithsh­me e pasurisë së tij ishte pesëdhjetë milionë e dyqind mijë”. (Buhariu)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“...Për zullumqarët nuk ka mik as ndërmjetës që përfi­llet”. (Gafir, 18)

Dhe thotë:

“...Ndërkaq zullumqarët as­kush nuk i ndihmon”. (el-Haxhxh, 71)

Sa u përket haditheve për këtë temë, në radhë të parë është hadithi i theksuar më parë nga Ebu Dherr-i r.a. në fund të kaptinës për “Përpjekjen, mundimin, luftimin (el-Muxhahede)”.

140. Trans­me­tohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ruajuni dhunës (padrejtësisë), sepse dhuna është errësirë në Ditën e Gjykimit, rua­juni koprracisë, sepse vërtet kop­rra­cia i ka shkatërruar ata popuj që kanë qenë para jush: ajo i ka shtyrë për derdhjen e gjakut të tyre dhe i ka shtyrë që ndalimet (hara­met) t'i bëjnë të lejuara (hallall)”. (Muslimi)
141. Trans­me­tohet nga Aisheja r.anha se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush bën zullum sa një pëllëmbë tokë, do të jetë i ngarkuar me shtatë (pëllëmbë) tokash”. (Muttefekun alejhi)
142. Trans­me­tohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Vërtet All-llahu e duron gjatë zullumqarin, ndërsa kur ta rrëmbejë nuk i shpëton dot”, pastaj lexoi: “Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është fort i dhembshëm”. (Hud, 102) (Mutte­fekun alejhi)
143. Trans­me­tohet nga Muadhi r.a. se ka thënë: “Më dërgoi i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. e më tha: “Ti do t'i vish një populli prej Ehli Kitabit ( të cilëve u është shpallë Libri, të krishterëve apo jehudëve), andaj thirri ata në dëshmi se nuk ka zot përveç All-llahut dhe se vërtet unë jam i dërguari i All-lla­hut. Nëse ata kësaj i binden atëherë mësoi ata që All-llahu i ka urdhëruar me pesë namaze çdo ditë e natë, e nëse edhe këtë e pra­nojnë, atëherë mësoi ata që All-llahu i ka obliguar me sadaka (zekat) të cilën do t'ua marrish pasanikëve të tyre e do t'ua japësh të varfërve të tyre, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë ruaju (mos merr) nga gjërat e çmueshme të pasurisë së tyre. Dhe ruaju nga mallkimi (nëma) e të dëmtuarit, sepse në mes mallkimit të tij dhe All-llahut nuk ka perde (pen­ge­së)”. (Muttefekun alejhi)
144. Trans­me­tohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa'd es-Saidij r.a. se ka thënë: “Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e angazhoi një njeri nga Ezdi të cilin e quanin Ibni Lutbijje- për ta mbledhë zekatin. Kur ka ardhë (ky) ka thënë: “Kjo është juaja, kurse kjo është dhuratë për mua”. Atëherë i Dërguari i All-lla­hut s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam anga­zhuar një njeri nga ju të ma kryejë punën me të cilën më ka ngarkuar All-llahu, e ai vjen dhe më thotë: Kjo është juaja, kurse këtë e kam dhuratë që më është dhuruar mua. E përse nuk ka ndenjur në shtëpinë e prindërve të vet që ta marrë atje atë dhuratë, nëse është i sigu­rt? Pasha All-llahun, çdokush nga ju që pa të drejtë merr pjesë të zekatit, do të vijë në Ditën e Gjyki­mit duke e bartur në qafën e vet. Nëse e ka marrë devenë do ta bartë në qafë dhe ajo me pëllitje do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë lopën, do ta bartë në qafë dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë delen, do ta bartë në qafë dhe ajo me blegërimën e vet do ta kumtojë turpin e tij”.

Pas kësaj (I Dërguari) i ka ngri­tur duart e veta aq sa e kemi parë bardhësinë e sqetullave të tij, pastaj ka thënë: “O All-llahu im, a e plotësova kumtesën?”. (Muttefekun alejhi)

145. Trans­me­tohet nga Ebu Hurejre, r.a. se Pej­gam­be­ri s.a.v.s ka thënë: “Kush i ka bërë një pa­drejtësi (zullum) vëllait të vet në nderin e tij apo në diç tjetër, le t'i kërkojë falje atij po atë ditë, para se mos të bëhet çështja për dinarë e dirhemë (para se të vihen veprat në llogari): nëse e ka një vepër të mirë - do t'i paguhet me të padre­jtësia; por nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do t'i me­rren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t'i jepen atij (që ka bërë zullum)”. (Buhariu)
146. Trans­me­tohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muha­xhir (i mirëfilltë) është ai që i brak­tisë plotësisht ndalimet e All-lla­hut”. (Muttefekun alejhi)
147. Trans­me­tohet nga Ebu Um­ame Ijas ibn Tha'lebe el-Harithij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush ia merr të drejtën një musli­mani me dorën e tij të djathtë, All-llahu ia përcak­ton Xhehennemin dhe ia nda­lon Xhennetin”. Një njeri i thotë: “Edhe nëse është ndonjë çështje e lehtë, o i Dërguari i All-llahut!? Tha: “Po, qoftë edhe një rrem nga druri i misva­kut”. (Muslimi)
148. Nga Ebu Hurejre r.a. për­cillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall”. Tha: “I fali­mentuar i um­metit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, por njëkohësisht ai ka sharë atë, ka shpifë këtë, ka ngrënë pasurinë e atij, ka derdhur gjakun e këtij, ka rrahë tjetrin, atëherë i jipen këtij e atij (atyre që i ka dëmtuar v.k.) prej të mirave të tij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t'u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t'i ngarkohen këtij, pa­staj edhe ky do të hedhet në zjarr”. (Mus­limi)
149. Trans­me­tohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t'i shtrojë ar­gumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. An­daj kujt t'ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëpu­tur një pjesë të zjarrit (të Xhehen­nemit)”. (Muttefekun alejhi)
150. Trans­me­tohet nga Ibni Umeri r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Be­simtari është vazhdimisht në hapë­sirën e fesë së tij, përderisa nuk derdhë gjak në mënyrë të pale­juar”. (Buha­riu)

Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4