Tokajon/Planeti/1: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Rreshti 43: Rreshti 43:
=====Çka ndikon hëna në tokë?=====
=====Çka ndikon hëna në tokë?=====
{{dygishta}} Forcat tërheqëse të Hënës d.m.th gravitacionin e Hënës, ne e ndiejmë gjatë gjithë kohës. Hëna është shkaktare e krijimit të ''baticës'' dhe ''zbaticës'' në tokë. Po ashtu, Hëna është përgjegjëse për ''zënien e diellit'' ashtu që një pjesë e Tokës futet nën hijen e Hënës.
{{dygishta}} Forcat tërheqëse të Hënës d.m.th gravitacionin e Hënës, ne e ndiejmë gjatë gjithë kohës. Hëna është shkaktare e krijimit të ''baticës'' dhe ''zbaticës'' në tokë. Po ashtu, Hëna është përgjegjëse për ''zënien e diellit'' ashtu që një pjesë e Tokës futet nën hijen e Hënës.
po ashtu ndriqon token naten sepse rrezet e diellit biejn ne hene e hena i reflekton ne drejtim te tokes


=====Sa është e madhe toka?=====
=====Sa është e madhe toka?=====

Versioni i datës 10 shtator 2010 01:04

Tokajon

Planeti Toka
      Çka d.m.th planet?
        Trupat qiellor që sillen rreth yjeve quhen planetë. Toka jonë është një trup i tillë qiellor që sillet rreth e rrotull diellit - një yll i madhësisë mesatare.
Sa planetë janë?
        Për rreth e rrotull diellit, sillen nëntë planetë. Më së afërmi diellit ndodhet Merkuri, pakë më larg ndodhet Afërdita prapa të cilit gjendet Toka jonë, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe në skaj të sistemit diellorë ndodhen edhe disa trupa qiellorë e ndër ta Plutoni deri vonë nga shkencëtarët është llogaritur si planet. Këto planetë, në net të errëta mund të shihen në qiell, si pika ndriçuese, po si yjet.
Po yjet tjerë, kanë planetë?
        Në gjithësi ndodhen me miliona yje. Me gjasë, disa nga ta kanë edhe planetë. Shkencëtarët besojnë të kenë gjetur diku larg një yll me një planet të ngjashëm me madhësinë e tokës. Ky planet është larg nesh diku 30 000 vit-drite.
Cili yll është më afër diellit?
        Vërtetimi i ekzistimit të planetëve jashtë sistemit tonë për shkak të largësisë është i vështirë. Ylli më afër diellit quhet Proksima Centauri dhe është katër vit-drite larg. Rrezes së dritës së lëshuar nga Proksima Centauri, i nevojitet katër vite që të mbërrijë në tokën tonë.
Çka është shndritja e Tokës?
        Për deri sa qëndronin në hënë, astronautët shihnin se si toka shndriste ngjyrshëm sikurse hëna kur shndritë natën. Për këtë flisnin për shndritjen e tokës. Yjet janë shumë të nxehtë dhe ndriçojnë vetë ndërsa planetët e bëjnë vetëm thyerjen e dritës së yjeve.
Si lindi toka?
        Dielli dhe planetët e tij, përafërsisht kanë lindur në të njëjtën kohë. Më parë pluhuri dhe gazi silleshin në një pikë të gjithësisë si një mjegull e cila me kalimi e kohës bëhej gjithnjë e më e dendur. Pjesa më e madhe e kësaj mjegulle sillej përreth qendrës së diellit ndërsa pjesa tjetër e mbetur përreth qendrave të planetëve.
A është e moçme a toka?
        Sipas diturive që kemi gjithësia është krijuar para diku 15 miliard viteve. Toka është diçka më e re - përafërsisht 4,6 miliard vite.
Çka është hëna?
        Trupat qiellor që sillen rreth planetëve quhen hënëza. Hëna - prej të cilës janë quajtur edhe trupat tjerë të tillë, sillet rreth tokës dhe ikja e saj pengohet nga forcat tërheqëse të tokës. Ngjashëm me hënën tonë janë edhe hënëzat e planetëve tjera - Merkuri dhe Afërdita nuk kanë. Llogaritet që Saturni të ketë së paku 22 hënëza.
Pse s´ka jetë në hënë?
        Prerja tërthore e hënës është e gjatë vetëm 3476 kilometra. Forcat tërheqëse të qendrës së saj d.m.th forcat e gravitacionit janë gjashtë herë më të vogla se në tokë. Këto forca tërheqëse nuk janë të afta që të mbajnë gazet në atmosferën e hënës. Për këtë atmosfera e hënës është pa ajër, dhe jeta pa ajër nuk është e mundshme - së paku për njohurit tona.
A është hëna e moçme sa toka?
        Po. Hëna ka lindur në të njëjtën kohë sikurse dielli dhe planetët e sistemit diellorë, pra diku para 4,6 miliard viteve. Në fillim ishte si mjegull, pastaj mori formën e një bosi të guacave të zjarrta që dal-ngadalë me ftohjen e tij u ngurosën në formën që ne sot e njohim. Si duket koha e ftohjes ishte më e shkurtë se ajo e guacës së Tokës pasi që Hëna është më e vogël se Toka.
Sa shpejtë sillet e rrotullohet hëna?
        Hëna rrotullohet rreth boshtit të vet brenda 29 ditëve dhe 12 orëve, ndërsa sillet për rreth tokës duke u rrotulluar brenda 27 ditëve dhe 8 orëve.
A mund ta shohim hënën plotësisht?
        Njëra anë e Hënës është gjithnjë e dukshme nga Toka. Pas krijimit të Hënës, gravitacioni i tokës e tërhoqi ashtu që ajo fillojë të ngadalësojë rrotullimin e sajë dhe në anën e kthyer nga Toka ju krijua një "mullung". Pasi që Hëna përgjatë sjellës së saj rreth Tokës rrotullohet rreth vetë vetës po ashtu një herë, nga Toka mund të shihet vetëm njëra anë e saj. Ana tjetër e Hënës është bërë e dukshme për njerëzimin pasi që fluturueset e gjithësisë u sollën rreth saj. Regjistrimet - të dhëna për fotografi, e para të sipërfaqes së hënës u bënë më 1959 nga fluturakja sovjetike e quajtur Luna.
Çka ndikon hëna në tokë?
        Forcat tërheqëse të Hënës d.m.th gravitacionin e Hënës, ne e ndiejmë gjatë gjithë kohës. Hëna është shkaktare e krijimit të baticës dhe zbaticës në tokë. Po ashtu, Hëna është përgjegjëse për zënien e diellit ashtu që një pjesë e Tokës futet nën hijen e Hënës.
Sa është e madhe toka?
        Toka për nga madhësia është planeti i pestë në sistemin diellorë. Nëse e pështjellim atë me një konopë atëherë për të prekur skajet e tij, njëri tjetrin, ai konop duhet të jetë i gjatë 40 705 kilometra. Edhe pse perimetri i tokës është më i madh se ai i Merkurit, Marsit apo Afërditës, ky perimetër është shumë i vogël në krahasim me atë në Jupiter. Perimetri i Jupiterit është 318 herë më i gjatë se i tokës çka d.m.th se hapësira që zë Jupiteri mjafton që në të futeshin që të gjitha planetët tjera.
A trashet toka?
        Për m´u trashë ajo nuk trashet, po, me u ranu ajo ranohet. Lindja e tokës është forma e saj që ne e njohim. Kjo formë ndryshon me kalimin e kohës. Sot, llogaritet që pesha e tokës të jetë diku gjashtë trilionë tonelata. Gurët, metroidët dhe trupa tjerë qiellorë që bien e zënë vend në tokë, bëjnë që pesha e Tokës të rritet.
A është toka e rrumbullakët?
        Jo. Por gati e rrumbullakët. Ngjashëm me portokallin, edhe polet e saja janë të shtypura aq sa e bëjnë që ajo të jetë një rrumbullak i shtypur. Kjo shtypje është në të vërtet tërheqja që shkaktohet nga forcat e brendshme me pikë nisje në qendër të rrumbullakut e të cilat shkencëtarët i quajnë forca centrifugale.
Ku shtrihet Ekuatori mbi tokë?
        Ekuatori nuk mund të shtrihet mbi tokë, sepse është krijesë e mendjes së njeriut. Ekuatori është një marrëveshje sipas së cilës është paramenduar një vizë rreth mesit të tokës. Kjo vizë e paramenduar është pika fillestare e gjerësisë gjeografike d.m.th. shkalla zero e gjerësisë. Pikat e këtij rrethi janë pikat më të largëta nga qendra e tokës të cilat kur të vendosen njëra pas tjetrës formojnë një unazë.
Çka është poli?
        Poli është pika qendrore e njërës nga anët e kundërta. Dy anët, ajo veriore dhe ajo jugore e kanë nga një qendër të tillë.
Po vendet tropike?
        Tropet shtrihen diku 2600 kilometra larg ekuatorit, në veri e në jug të tij. Në veri rreth gjerësisë gjeografike veriore 23 27' V, dhe në jug nga pika në gjerësinë gjeografike lindore 23 27' L. Tropet janë hapësirat më të ngrohta të planetit, për shkak se këto anë i rrahin më së shumti rrezet e diellit.
Çka janë hemisferat?
        Ekuatori si një vijëz e paramenduar e ndanë tokën në dyshe. Ai paraqet pikën zero dhe e ndanë veriun nga jugu. Një vijëz e ngjashme, e paramenduar që prekë polin verior dhe jugor (në shkallën zero gjegjësisht 180 të gjatësisë) e ndanë pjesën perëndimore nga pjesa lindore. Këto pjesë quhen hemisfera perëndimore dhe hemisfera lindore.
Sa "gjon e gatë" është toka?
        Nga poli në pol 12 719, dhe në ekuator 12 756 kilometra. Dallimi është për shkak se në pole ajo është e shtypur.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të

Rrethe e rrotull, diellit tonë, sillen tetë planete dhe trupa tjerë qiellorë. Planetët me hapësirë më të madhe është Jupiteri dhe Saturni.
Hëna është e ftohtë dhe e pa jetë. S´ka atmosferë dhe korja e sajë është e mbushurë me gropa që kanë lënë pas vllkanët dhe rënjet e meteroideve.
Sipas shumicës së shkenctarëve gjithësia u krijua me "krismën e vjetër" - një eksplotim i energjisë me përmasa të pa krahasueshme me njohurit tona. Nga ajo krismë gjithësia fillojë të zgjerohet në hapësirën e zbrazët. Materia copat e imtëta të materies u mblodhen përreth pikave të ndryshme duke krijuar yje dhe galaksi. Dielli ynë, është vetëm një yllë i përmasave të mesme ndër 100 milardë yje që hyjnë në përbërjen e galaksisë sonë të quajtur Rruga e kulloshtes apo Rruga e qumshtit.
Dy hemisferat e tokës, përendimorja dhe lindorja.
Polet gjeografike dhe ekuatori si dhe shmagja e boshtit të tokës nga boshti i sistemit diellor.
Anash ekuatorit, vijat e tropeve të planetit.
N0-90, E0-90
Këtu diku, duhet të jenë trojet tona.
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të