Tokajon/Gur e pluhur/3: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Rreshti 19: Rreshti 19:


=====Si u kriju gurë qymyri?=====
=====Si u kriju gurë qymyri?=====
{{dygishta}} Gurë qymyri - qymyr guri, që përdorim për ngrohje, shtrihet në nënshtresat e dheut. Qymyr guri është krijuar si shtresë, moti - disa miliona vite - si shtresë e mbeturinave të cofëtinave dhe të bimëve. Qymyr guri përbëhet nga shtresat e krijuara nga bimët, shtresa varrosura mes gurëve dhe baltës. Nga rëra dhe balta është krijuar masa e ngurtë - që anon në qymyr të kafet, guri dhe në fund ka ardhur deri tek shtypja e qymyrit dhe gurit.
{{dygishta}} Gurë qymyri - qymyr guri, që përdorim për ngrohje, gjendet në nënshtresat e dheut. Qymyr guri është krijuar si shtresë, moti - disa miliona vite - si shtresë e mbeturinave të cofëtinave dhe të bimëve. Qymyr guri përbëhet nga shtresat e krijuara nga bimët, shtresa te varrosura mes gurëve dhe baltës. Nga rëra dhe balta është krijuar masa e ngurtë - që anon në qymyr të kafet - guri, dhe në fund ka ardhur deri tek shtypja e qymyrit dhe gurit.


=====Si u krijuan malet?=====
=====Si u krijuan malet?=====

Versioni i datës 29 prill 2009 18:18

Tokajon

Gur e pluhur
      Çka është guri e pluhuri ?
Ku është dallimi mes Stalaktitit dhe Stalagmitit?
       Ah! Po. Fjalët e përdorura nga gjeografët, Stalaktite dhe Stalagmite, natyrisht që shprehin kuptime të caktuara qe duhen dalluar ndermjet tyre. Së pari, të dyja fjalët përdoren kur flitet për shpella sipërfaqja e brendshme dhe e e epërt e te cilave pikon. Uji që pikon ka në përbërjen e tij një sasi minerali të quajtur Kalkit. Kur uji thahet, mbetet vetëm ky mineral që merr formën e nje koni te ngjashëm me kornilat e borës skaj kulmit të shtëpisë. Për deri sa kornilat nga shkencëtarët quhen Stalaktite, mullarët (konet e krijuara nga pikja e pikave) i quajnë Stalagmite. Kur këto takohen diku, në mes të lartësisë së shpellës, krijojnë shtyllat. Format qe krijojnë nuk janë gjithnjë konike, por si do që të jetë, me kalimin e kohës, bashkohen dhe krijojnë një shtyllë - cilindër me sipërfaqe të parregullt.
Si hyhet në vrimat e gurit të kalkut?
        Nuk e di se si. Por shpesh shpellologët zbresin brenda gurëve të kalkut nëpërmjet një hyrje të krijuar nga uji, brenda një kohe të gjatë. Ndoshta me konop ndoshta me shkallë.
Pse është e njohur ujdhesa Capri ?
        Ujdhesa mesdhetare Capri - që i takon Italisë së sotme - është e njohur për shpellën e kaltër. Kjo shpellë mbart këtë emër për shkak se rrezet e diellit që depërtojnë ne te nëpërmjet ujit, e ndriçojnë në të kaltër.
A ka lule në shpella?
        Lule guri, po. Disa thërmia të minerale nëpër shpella krijojnë forma të ngjashme me lulet. Disa nga këto lule mbijnë mbi tokë duke shtrirë shtratin e tyre dhe duke lulëzuar, disa duket si këpurëdha të kthyera mbrapsht.
Si u kriju gurë qymyri?
        Gurë qymyri - qymyr guri, që përdorim për ngrohje, gjendet në nënshtresat e dheut. Qymyr guri është krijuar si shtresë, moti - disa miliona vite - si shtresë e mbeturinave të cofëtinave dhe të bimëve. Qymyr guri përbëhet nga shtresat e krijuara nga bimët, shtresa te varrosura mes gurëve dhe baltës. Nga rëra dhe balta është krijuar masa e ngurtë - që anon në qymyr të kafet - guri, dhe në fund ka ardhur deri tek shtypja e qymyrit dhe gurit.
Si u krijuan malet?
        Sipas shkencëtarëve kemi tri lloje të maleve, të cilat veçohen për nga mënyra krijimit të tyre: Malet e vullkaneve, malet valore dhe blloqet e maleve.
Çfarë lartësi ka Mount Everesti?
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Mount Everest, (nepalisht: Sagarmatha, tibetisht: Chomolangma) është maja më e lartë malore në botë. Gjendet në Himalaje Lindore, në anën kineze të kufirit me Nepalin. Maja arrin lartësinë rreth 8848 metra.
Cili mal ka lartësi më të madhe?
        Mali që gjendet në Havai. Ky mal ngjitet nga nëntoka e oqeanit paqësorë 10 203 metra lartë. Mirëpo vetëm 4205 metra ndodhen mbi sipërfaqen e tokës.
Kur janë krijuar Alpet?
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Alpet janë krijuar në periudhën terciare (është periudhë e erës kenozoike) e cila ndahet në njësi më të vogla – paleogjen dhe neogjen. Faleminderit Ekspert. Ishte kjo gjuha e Ekspertit që në të folmen tonë i bie para 15 milion viteve. Alpet janë krijuar kur sasi të mëdha të tokës së ngritur në veri e në jugë ju kanë afruar njëra tjetrës. Gjatë kësaj kohe janë shtyrë nga fuqi të mëdha të ardhura nga lëvizjet e pllakave dhe të ngriturat e tokës janë rrudhosur duke formuar një varg të rrudhosur të maleve. Vendi ku sot ndodhen Alpet më parë ishte i mbuluar me ujë të një deti të madh.
Cilët janë më të vjetër malet e larta apo të ulta?
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Malet e vjetra janë më ulëta se malet e reja. Faleminderit Ekspert. Ashtu është, malet e vjetra janë më të ultë sepse nuk bënë që të nën vlerësohet forca e erës, e shiut dhe forcat tjera të erozionit. Sot, këto me të vërtet janë të ultë në krahasim me malet e reja. Në anën tjetër, malet e reja janë krijuar rishtazi - për moshën e tokës - dhe erozioni ende nuk i ka gdhendur
Çfarë mali është Sierra Nevada?
        Sierra Nevada është vargmal i krijuar si era. Ky vargmal ndodhet në Amerikën veriore dhe është krijuar si blloqe malesh - blloqe gurësh. Malet e tilla krijohen në të çara të kores së tokës që ndodhen në gropat gjeologjike. Gjatë tërmeteve nga të çarat e tilla dalin blloqe të shumta të gurëve të mëdhenj, disa nga ta edhe shtypen në tokë. Edhe në këtë mënyrë çap-tapë - si era vjen e shkon e krijohet mali.
Ku ndodhet bjeshka më e lartë në tokë?
        Bjeshkët më të larta të planetit qëndrojnë: në vargmalet e Himalajës - në Azi, anëdetit të Amerikës latine - Andet, dhe në Amerikën veriore - Roky Montains.
Cili vargmal ka maje më të latë?
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Vargu në Himalaje është vargmali më i madh malorë në tokë, i cili shtrihen në kontinentin e Azisë. Vargmali është i gjatë 2570 km, i gjerë 250-300 km. Maja më e lartë në Himalaje është Mont Everesti (8848 m). Kufiri i borës në Himalaje shtrihet në lartësitë 4500-2200m. Është me rëndësi të thuhet se malet Himalaje janë burim i shumë lumenjve. Dallohen me maja të shumta malore, 11 prej tyre kalojnë lartësinë mbi 8000m.
Pse bjeshkët janë të mbuluara me borë?
        Në maje të bjeshkëve, ajri është shumë i ftohtë. Temperaturat bijën nga pesë gradë për çdo 1000 metra lartësi. Për këtë përgjatë tërë vitit, majat e bjeshkëve të larta janë të mbuluara me borë. Edhe në pikë të verës, atje lartë është ftohtë - akull.
Cila është lartësia e Andeve?
        Ekspert Gjeografi na shkruan: Po e di. Maja më e lartë në Ande është Cerro de Pasco na 4.950m. Por më e rëndësishme është shtrirja , gjatësia se sa lartësia e tyre. Andet (Kordileret) janë vargmale të rrudhosura të cilat kanë shtrirje përgjatë bregdetit perëndimorë të Oqeanit Paqësorë në një gjatësi prej 7200 km.
Çka është vargmali?
       Ekspert Gjeografi na shkruan: Vargmalet janë male të reja të përbëra nga harqet e kurorave malore. Janë krijuar nga procesi i rrudhosjes tektonike të gjeosinklinaleve të përqendrueshme gjatë orogjenezës alpine nëpër disa faza me paroksizëmnë oligo-miocen. Vargmalet kanë drejtim të caktuar të shtrirjes, i cili përputhet me drejtimin e shtrirjes së rrudhave dhe shtresave. Ky tip malesh karakterizohet për një lartësi të madhe dhe shtrirje më të gjatë në rruzullin e Tokës ( Pirenejtë, Atllasi, Alpet, Albanidet, Diaridet, Karpatet, Kaukazi, Himalajet, Kordileret, Andet etj.).
A ka konkurrencë Mount Everesti?
        Prej meje jo, por ndoshta prej majës së dytë të Himalajës - së paku ashtu mendojnë disa. Si do që të jetë sipas matjeve të fundit nëpërmjet satelitëve, maja e dytë - shpesh e quajtur Chogori - nuk ja arrin të kalojë 8607 metërshin.
Cila është bjeshka më e thiktë në tokë?
        Shumë bjeshkë në disa pjesë kanë ramje apo pjerrtësi të madhe. Mirëpo në disa pjesë tjera pjerrësia e tyre zbutet. Për bjeshkë më të thikta merret të jetë Mont Rakaposhi (7772 metra) në Pakistan. Për brenda një largësie prej 10 kilometrave, mali ngjitet 6000 metra. Pra, nga 1 metër ngritje për çdo 1 metër ecje.
Si vije deri tek rrëshqitja e tokës?
        Deri tek rrëshqitja e tokës vije kur rrëketë toka!? Në mesë të kësaj periudhe ndodhë diçka tjetër. Nga mali te poshtë fillon që të rrëshqasin shtresa të ngurta të dheut apo shtresa të baltës. Shkaktar i saj kryesisht janë aktivizimet e vullkaneve. Lëvizjet e tokës pastaj shkaktojnë tundjen e maleve dhe nga to bien shtresat që ende nuk kanë lëshua rrënjë. Rrëshqitjet e tilla mund të përdhosin fusha të tëra - ka ndodhur edhe qytet.
Çka është fusha e varrosur?
        Nuk e di. Mirëpo duke lexuar Ekspert Gjeografin pashë shpjegimin e fjalës së gjeografëve : Epirogjeneza dhe erdha në konkludim se kjo ka të bëjë diçka me fushat e vorrosura. Këto fusha duhet të ketë qenë pjesë e një fushe, një copë e së cilës është "vorrosur" (rrëshqitur - një nivel më poshtë) si pasojë e epirogjenezës, ashtu që anash "fushës së vorrosur" kanë mbetur dy pjesët tjera. Rasti më i popullarizuar është vorr fusha e Afrikës në jugë të saj. Kjo fushë shtrihet për disa mijëra kilometra, nga veriu nëpër jug në lindje të Afrikës. Shkencëtarët thonë se për shkak të varrosjeve të tilla, pas disa miliona vjetësh, nga kontinenti i Afrikës do të shpartallohet disa pjesë.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Ekspert gjeografi na shkruan:
  • Epirogjenez/ë, ~a. Lëvizje ose luhatje të kores së Tokës, që zhbvillohen shumë ngadalë, por që janë të përhershme ( shekullore) dhe manifestohen me ngritjen e një pjese të kores së Tokës, e cila në pjesë tjetër shkakton uljen dhe anasjelltas.
  • Lumi i Nerodimës është i njohur për bigëzimin e tij. Ndonëse ky fenomen gjeografik është artificial, është i vetmi në kontinentin tonë.
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të