Tokajon/Njeri e kufi/3: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Rreshti 24: Rreshti 24:
=====Cili është qyteti i Afërditës së re?=====
=====Cili është qyteti i Afërditës së re?=====
{{dygishta}} Qytet ujdhesa, lulëzimin e së cilës e sollën pasardhësit e largët të Afërditës ndodhet në Itali. Italianët e quajnë Venedik dhe ndodhet në një lagunë të Adriatikut. Ndërtesat e qytetit janë të ndërtuara mbi shtylla në mes të cilave rrjedhë uji i kanaleve e në mes të tyre barkat lundrojnë më të dashuruarit në të.
{{dygishta}} Qytet ujdhesa, lulëzimin e së cilës e sollën pasardhësit e largët të Afërditës ndodhet në Itali. Italianët e quajnë Venedik dhe ndodhet në një lagunë të Adriatikut. Ndërtesat e qytetit janë të ndërtuara mbi shtylla në mes të cilave rrjedhë uji i kanaleve e në mes të tyre barkat lundrojnë më të dashuruarit në të.
=====Malet e Mel Gibsonit a janë të larta?=====
{{dygishta}} Malet e malësorëve skocezë në krahasim me bjeshkët tona nuk e meritojnë titullin ''Highlander''!? ''Bjeshka'' skoceze mezi arrijnë 1343 ''metërshin'' në majën e tyre të quajtur ''Ben Nevis''. Malet skoceze janë shumë të moçme dhe i ka gdhendur koha ndër miliona vite. Për këtë më të drejtë bjeshka skoceze quhen kodër.
| valign="top" width="300px" bgcolor=#ABCDEF|
| valign="top" width="300px" bgcolor=#ABCDEF|
<center>
<center>

Versioni i datës 10 korrik 2008 23:18

Tokajon

Njeri e kufi
      Përse kufi ?
A është Evropa me të vërtet kontinent?
        Evropa është kontinent edhe pse në shikim të parë i ngjanë një siujdhese të madhe të Azisë. Kuptohet e kemi fjalën për kontinentin Evropa pa predikime politike të "Europës". Kontinenti ynë është një copë e tokës së Azisë sepse ndërmjet këtyre dy kontinenteve nuk ka det. Mirëpo këto dy kontinente janë të ndara me pengesa të shumta natyrore. Në mes tyre ndodhet vargmali Ural, lumi Ural si dhe deti Kaspik.
Cili është lumi më i gjatë evropian?
        Vollga. Ky lum është 3531 kilometra dhe gjarpëron nëpër Rusin e ditëve tona dhe së fundi grykëson në detin Kaspik.
Pse Evropa perëndimore nuk ngrihet në dimër?
        Ana gjeografike e perëndimit të Evropës nuk ngrihet për shkak të rrymës detare që gjeografët e quajnë rryma e Golfit. Kështu edhe pse bie fjala, Norvegjia ndodhet në pjesët ku duhej që të ishte e ngrirë, kjo nuk ndodhë dhe në këto anë është shumë më ngrohtë se në anën përballë saj, në Amerikën veriore. Rryma e ngrohtë që vije nga gjiri Persik lëvizë nëpër oqean dhe kur vije pranë bregdetit të Evropës perëndimore, e ngrohë ajrin, ajër të cilën e fryn era në brendi të kontinentit.
Ku ndodhen Veriorët?
        Të moçmit tanë nuk kanë pasur njohuri të shumta për pjesen veriore të Evropës - ska pasur as germa as shkronja në këtë hapësirë. Veriun e Evropës ata e kanë ndarë në dy anë, ana e gjermanëve dhe ana e sllavëve - dy partë kanë qenë të bardhë si djathi - pa fije të gjakut. Me kalimin e kohës edhe dalin emra si Prusia e Skandinavia që anonin nga ana e gjermanëve. Në ditët tona si evropian veriorë meren Skandinavët dhe vendet e tyre si Norvegia, Danimarka, Suedia dhe Islanda. Nganjëherë nën këtë shprehje përfshihet edhe Finlanda por përjashtohen veriorët që anonin nga ana e sllavëve. Pse, nuk e di.
Ku jetojnë skandinavët e vërtetë?
        Skandinavët jetojnë në veri të Evropës, në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Islandë. Kjo është e qarrtë sa i përket këndvështrimit politike. Sa i përket popullit vendas skandinav d.m.th atyre që njohin vetëm kufirin natyror dhe nuk i tërheqë jeta politike, ata jetojnë ende. Janë endacakë në një hapësirë të quajtur Lap ( Lappland). Hapësirë e tokës në mes të Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Banorët e kësaj hapësire të quajtur Lapët(Lappen) ose Samët(Samen) enden ngjashëm me endacakët e Saharës. Edhe në këtë anë sikurse në rrethinën e Saharës, sistemet shtetërore ju kanë ngushtuar hapësirën dhe bëjnë përpjekje për integrimin e tyre në rrjetin shtetërorë.
Përnjëmend është mal "Klinika e Shvarcvaldit", a?
        Klinika në malin e zi, apo "Klinika Shvarcvald" nuk është mal por ka të bëjnë me malin. Ky mal ku është vendosur filmi, ndodhet në vargmalet e Gjermanisë jugore. Është i mbuluar me pyje të dendura me lisa gjemborë, kapërcen Danubin dhe në anën perëndimore të këtij mali gjarpëron lumi Rajn. Si duket mbiemrin "Zi" e ka nga banorët për pamjen që krijojnë lisat gjemborë. Përndryshe është pylli i katërt për nga madhësia në Gjermani dhe në të kaluarën ky pyll mbulonte pjesën më të madhe të Evropës veriore.
Ku është mesi i dheut të tokës?
        Aty ku për shekuj ka lulëzuar këmbimi. Aty ku u bë këmbimi i njohurive mbi punimin e tokës dhe shkrimi i njohurive - alfabeteve. Aty ku njerzit thonë se me ditë ra dielli e të tjerët e quajnë Mediteran.
Cili është qyteti i Afërditës së re?
        Qytet ujdhesa, lulëzimin e së cilës e sollën pasardhësit e largët të Afërditës ndodhet në Itali. Italianët e quajnë Venedik dhe ndodhet në një lagunë të Adriatikut. Ndërtesat e qytetit janë të ndërtuara mbi shtylla në mes të cilave rrjedhë uji i kanaleve e në mes të tyre barkat lundrojnë më të dashuruarit në të.
Malet e Mel Gibsonit a janë të larta?
        Malet e malësorëve skocezë në krahasim me bjeshkët tona nuk e meritojnë titullin Highlander!? Bjeshka skoceze mezi arrijnë 1343 metërshin në majën e tyre të quajtur Ben Nevis. Malet skoceze janë shumë të moçme dhe i ka gdhendur koha ndër miliona vite. Për këtë më të drejtë bjeshka skoceze quhen kodër.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të