Tokajon/Njeri e kufi/1: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Rreshti 50: Rreshti 50:


===== A është nxehtë në Afrikë? =====
===== A është nxehtë në Afrikë? =====
{{dygishta}} Anë e përtej mesit të Afrikës ''shkon'' vija e ekuatorit dhe nëntë të dhjetat e sipërfaqes ndodhen në trope. Gjatë tërë vitit sundojnë temperatura të larta - për ne. Dallimi në mes dimrit dhe verës afrikane është aq i vogël sa që mund të themi se nuk ka dallim - pos në letër. Sahara gjigante është copa më e nxehtë e sipërfaqes së dheut të Tokës.


===== Cili është qyteti më i madh afrikanë? =====
===== Cili është qyteti më i madh afrikanë? =====

Versioni i datës 9 korrik 2008 00:06

Tokajon

Njeri e kufi
      Përse kufi ?
Sa është e madhe Afrika?
        Kontinenti afrikan zë një sipërfaqe prej 30 milion kilometrave katrorë. Në këtë hapësirë lirisht mund të hynin Amerika veriore dhe Evropa. Nga veriu në jug zgjerohet deri në gjerësi prej 8000 kilometrave, nga lindja në perëndim mbi 6000 kilometra. Me këtë sipërfaqe, Afrika radhitet si kontinenti i tretë në planet - pas Azisë dhe Amerikës.
A është Afrika, xhungël e madhe a?
        Jo. Pjesa më e madhe e tokës së afrikanëve është shkretëtirë - 40 për qind, ose tokë e mbuluar me bari - të quajtura savane, po ashtu 40 për qind. Pyjet janë kryesisht pyje të dendura dhe po thuaj se nuk zënë një të pestën e sipërfaqes së kontinentit të zi - boja dalluese në olimpiadë.
Ku ndodhet "Mali në hënë"
        N[ kufi të dy shteteve të ndodhura në qendër të kontinentit, Ugandës dhe Zairit, qëndron vargmali i quajtur Ruvenzori (Ruwenzori). Majat e mbuluar me borë të këtij vargmali, arrin lartësi deri në 5000 metra. Ptolimeu - gjeograf i Greqisë antike, këto male i paraqiti në letrat e tij rreth vitit 150 para erës sonë dhe i dallojë si Bjeshkë në hënë. Ky hartues, burimin e lumit Nil, e paraqiti diku në këto male – grekët antik kanë qenë të pranishëm edhe në këto anë.
Kujë i thonë “Fushë-Riftë”?
        Fusha e madhe e quajtur Rift shpesh thirret si rrjeti i rrafshnaltave jug-afrikane. Kjo fushë është pjesë e dalluar e veçorive gjeografike të Afrikës. Sipërfaqja e saj shtrihet me mijëra kilometra nëpër pjesën jugore, e nëpër disa vende futet në thellësi nga një kilometër e gjysmë dhe gjerësi prej 40 kilometra. Si duket deri te krijimi i kësaj fushe ka ardhur pas lëkundjeve e tundjeve të dheut nga vullkanet. Disa vende të fushës, paksa më të thella, janë të mbushura me ujë. Disa nga këto thellësira të mbushura me ujë, paraqesin liqenet më të mëdhenj të Afrikës. Për shembull liqenet Mobutu-Sese-Seko, Eduardi, Malavi dhe Tangajika. Po ashtu edhe Deti i kuq, dallohet si thellësirë e tillë.
Çfarë lartësie mbi dete ndodhet Afrika?
        Afrika në krahasim me Azinë dhe Amerikën veriore duket si një rrafsh. Pjesët në veri, në perëndim dhe në qendër nuk e kampin dot lartësinë mbidetare prej 600 metrave. Pjesa më e madhe veriore i takon rrafshit të madh të Saharës. Lartësitë më të mëdha të këtij ‘’rrafshi’’ ndodhen në lindje dhe jug. Në këto anë ndodhet fusha ‘’Rift’’me rrafshnaltat me kaçuba, rrafshnalta jug afrikane si dhe ‘’Kilimanxharon’’.
A ka shumë toka të shkreta Afrika?
        Tokat e nxehta dhe të shkreta afrikane e përbëjnë 40 për qind të kontinentit. Sahara gjigante, zë gati tërë pjesën veriore - 1 e treta e kontinentit. Pos kësaj, në jug perëndim sipërfaqen e tyre mbi tokë shtrin edhe shkretëtira e Nambit dhe shkretëtira e Kalaharit.
Cili lumë afrikanë është më i gjati?
        Nili. Nili është lumi më i gjatë afrikanë por edhe më i gjati në tokë. Pas tij vije lumi i Zairit – Kongos, Nigeri dhe Sambezi.
Ku ndodhen "ujëvarat e Tugelës"?
        5 Ujëvarat e Tugelës ndodhen në lumin Tugela, njëra pas tjetrës - varg. Më e larta e tyre kapë 410 metërshin dhe që të pestat bashkë kapin 947 metërshin. Së bashku krijojë ujëvarën e dytë më të lartë të tokës.
A bie borë në Afrikë?
        Në Kilimanxharo apo në Uhuru ("Liria"), po - së paku, majet e tyre janë të mbuluara me borë. Por edhe në pjesë veriore të Afrikës, në dimër nganjëherë bie bora. Nuk është që nuk bie borë edhe pse në bisedë të lirë mund të thuhej ashtu.
Madagaskari, çka është?
        Ujdhesa Madagaskar, tek ne, është e popullarizuar jo vetëm nga filmi i vizatuar me të njëjtin emër por edhe parë. Diçka që është e popullarizuar duhet të ketë diçka të veçantë. Kjo ujdhesë është më e madhja e kontinentit afrikan dhe zë sipërfaqe tokësore prej 587 000 kilometrave katrorë. Është ujdhesa e katërt e madhe e planetit.
Kur kanë lind njerëzit e parë në Afrikë?
        Thonë se njeriu i ka rrënjët, trupin dhe kokën me prejardhje nga Afrika. Shkencëtarët këto pohime i mbulojnë me gjetjet e eshtrave të të parëve tanë - të parëve të njerëzimit. Gjetjet në Afrikë dëshmojnë gjallërimin e qenies njerëzore në këto anë, në kohën kur në anët tjera të planetit sundoni gjallesa primitive. Eshtrat e gjetur po ashtu dëshmojnë se krijesat e bila kanë jetuar diçka para dy milion viteve. Në këto anë, para dy milion viteve është paraqitur njerëzimi në plotë kuptimin e fjalës. Ata për ushqim gjuanin kafshët dhe mblidhnin bimë. Për kryerjen e këtyre nevojave ata u dalluan si qenie e parë që ç'piku diçka. Si duket ishin veglat e gurit të këtyre njerëzve të gjetura në Afrikë, ato që i shtyn disa mendimtarë në përfundimin Puna e bënë njeriun, njeri - edhe nevoja e bënë njeriun, njeri ndoshta do të ishte e drejt.
Cila është ujëvara më e njohur afrikane?
        E njohur për një veçori vetjake të ujëvarave është Ujëvara Viktoria. Në afërsi të kufirit, Zambi-Zimbabve, lumi Zambezi derdhet nga lartësia e ujëvarës Viktoria. Është ujëvara më e njohur afrikane, e lartë 108 metra dhe e gjerë 1,5 kilometra. Në lumin ku reshin vijat e pikave të ujëvarës ngritën stërpikat e ujit dhe ushtima e jehona e ujëvarës dëgjohet larg saj. Kjo ujëvarë e quajtur nga evropianët Victoria nga vendasit quhet Mosi-oa-tunja që në gjuhen shqipe do të thotë Rrufe tymi.
Pse thahen rrafshnaltat afrikane?
        Afrika veçohet nga kontinentet tjera për pa rregullsitë kohore të reshjeve. Disa pjesë të saj si p.sh. ato të pyjeve të dendura, në perëndim, gjatë tërë vitit janë të lagshta. Në anën tjetër, në pjesët e thata, për vite të tëra nuk ka reshje. Shumë pjesë të Afrikës përjetojnë vetëm dy stinë - periudhat e reshjeve. Po që se, në njërën nga këto dy periudha të reshjeve nuk reshë, ndër afrikanët paraqitet uria - për shkak të korrurave të dobëta. Në anët përreth Saharës, si p.sh në Etiopi, mos reshjet shkaktojnë thatësi të cilën e paguajnë me jetën e tyre shumë njerëz e gjallesa.
Kam lexuar shprehjen "Harmatta", çka është?
        Një erë afrikane e cila fryn nga dhjetori deri në shkurt, nga brendia e Saharës në drejtim të perëndimi dhe veri perëndimit të kontinentit. Nuk është erë ngrohtë dhe është e thatë për shkak se shkretëtira nuk është aq e nxehtë - "freskia e Saharës". Hamatani me veti merr rërë nga Sahara dhe e dërgon në vendet përreth saj - nganjëherë deri në Evropë.
A është nxehtë në Afrikë?
        Anë e përtej mesit të Afrikës shkon vija e ekuatorit dhe nëntë të dhjetat e sipërfaqes ndodhen në trope. Gjatë tërë vitit sundojnë temperatura të larta - për ne. Dallimi në mes dimrit dhe verës afrikane është aq i vogël sa që mund të themi se nuk ka dallim - pos në letër. Sahara gjigante është copa më e nxehtë e sipërfaqes së dheut të Tokës.
Cili është qyteti më i madh afrikanë?
Si gjallëronin njerëzit e kaçubave në shkretëtirë?
A bartin meshkujt afrikanë mbulesa fytyre?
Ka shumë endacakë, Afrika?

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të